E enjte, 28.03.2024, 10:16 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Katër lojëra të rrezikshme brenda kombit

E merkure, 12.06.2013, 08:05 PM


Katër lojëra të rrezikshme brenda kombit

Nga Gjon KEKA

Nëse një popull kthehet përsëri në jetën e tij gjalluese,  aktive të natyrshme nga një sëmundje e rëndë,  atëherë ai do të duhej dyfish të rifitonte shëndetin duke u përmbledhë fortë në veten e tij, duke u forcuar dhe mbajtur veten mbi shkëmbin e kombit të tij,  rrënjët e tij,  pastaj me një shikim mirënjohës duke drejtuar sytë lart drejt qiellit dhe falënderuar për shëndetin e tij si këtu në tokë personalitetet mbikohore që sakrifikuan për lirinë dhe jetën e tyre, shëndetin e tyre, të ardhmen e tyre,  pra të përulen dhe falenderojn ata që derdhen gjakun e tyre për lirinë dhe shëndetin e tyre,  nga kjo ata do të mund të merrnin edhe vendime të mira e të sigurta për të ardhmen. Sepse vetëm popujt e mençur mbesin besnikë ndaj këtyre vlerave themelore të popujve, ndaj personaliteteve ndaj rrënjeve dhe punojnë shëndetshëm drejt të ardhmes së mirë si për ta ashtu edhe për brezat që vijnë. Kështu duke rrespektuar, duke u gjunjëzuar përballë personaliteteve mbikohore të kombit shqiptar europian si Gjergj Kastrioti Skënderbeu ecja në vizionin e tij dhe rrugën e tij të natyrshme kombi ynë do të ringjallet dhe do ta dëbonte sëmundjen e mbetur që nga koha e pushtimit të perandorisë barbare otomane.

Megjithkëtë tani në këtë kohë ne si komb po përballemi edhe me një shkëputje të brendshme, shkëputje kjo e re helmuese dhe që ka dy natyra të përbindëve atë të mbetjeve sulltaniste dhe atë që vjen nga jashtë por që është i njejti helm. Janë pikërisht këto që po fusin në gjirin e kombit tonë shqiptar europian doktrina pa shpirt,  helm ideologjik sulltanist-islamik dhe përçarje në mes vëllezërve shqiptarë-arbëror të një gjaku të cilët për gjatë gjithë historisë kanë qenë të bashkuar në qëllimin e tyre kombëtar dhe kanë mbajtur vizionin dhe gjakun e Gjergj Kastriotit në jetën e tyre të brendshme kombëtare në të gjitha lëvizjet e jetës së tij, shoqërore,  kulturore e politike.

Janë pikërisht këto që duan që pas gjithë përpjkejeve të përbashkëta të historisë të derdhin gjak të pafajshëm duke u ndihmuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, pra janë këta që duan që nga gjiri i kombit tonë të dalë një rrëke gjaku shqiptar të pastër arbëror duke prish kohezionin, unitetin e brendshëm dhe qëllimin e orinetimin e shqiptarëve drejtë rikthimit me dinjitet në familjen e lashtë europiane.

Po këta janë ata ndjellës të së keqes,  ata armiqë të tërbuar të arritjeve të kombit shqiptar europian, të lirisë, të vlerave të përjetshme të tij, të historisë së ndritshme kombëtare, të personaliteteve mbikohore që kanë pas ndikim të madh në historinë e përgjithshme të europës,  pastaj të kushtetutës dhe të jetës demokratike të kombit tonë në përgjithësi. I gjithë ky shpërthim i erës helmuese sulltaniste dhe mbetjeve të saj në hapësirën tonë kombëtare europiane është i rrezikshëm për frymëmarrjen europiane, kulturën, politikën,  shtetet dhe jetën demokratike si dhe të tërë qënjes sonë në këtë kontinent, prandaj shtrohet pyetja se si kjo po ndodh para syve tanë, para syve të shqiptarëve të ndershëm,  patriotë, me identitet, para politikanëve të përgjegjshëm dhe vizionarë?

Eshtë pikërisht kjo racë e huaj,  kjo mbetje sulltaniste që nga një paralele që i është ofruar panatyrshëm të jetë në trojet tona autoktone godet qënjen dhe personalitetet mbikohore të kombit tonë shqiptar arbëror.

Tani shihen katër loëjra të rrezikshme brenda kombit tonë:

E para futja e doktrinave të huaja diabolike sulltaniste dhe frymës së saj të errët e përçarëse brenda kombit tonë shqiptar europian.

E dyta infektimi i rinisë duke i futur ata në hipnozë dhe mësuar se si ta mohojnë atdheun e tyre, prejardhjen e tyre dhe personalitetet mbikohore kombëtare të tyre dhe të kapen pas një atdheu iluziv të doktrinave pa shpirt, të huaja dhe ideologëve të rremë,

E treta tendencat për ta vendosë një çerdhe të sulltanizmi për t'i dhënë imazh oriental-islamiko-politik sipas ideologjisë së tyre të errët e demoniake vendit,  dhe

E katërta urrejtja e furishme ndaj shtyllës më vitale apo zemrës së kombit shqiptar Gjergj Kastrioti, pa të cilën kombi ynë mbetet përgjithmonë pa diellin dhe thesarin e tij të madh të historisë së tij kombëtare, por edhe të historisë së përgjithshme europiane.

Si mund të njolloset një personalitet mbikohore dhe lider vizionar si Gjergj Kastrioti ku gjithmonë shqiptarët-arbërorë e kanë parë atë si të Shenjtin e të Shënjetëve të arbërit.

Kështu që këto mbetje sulltaniste, individë të ndryshëm me tendenca apo mercenarë duke qenë në rrugën e tyre qorre mundohen të mbjellin frymën e verbërisë edhe  tek popujt tjerë, individët dhe njerëzit,  si dhe ofrojnë sajesa antihistorike, modele mohuese të identitetit të popujve,  janë apo këta që me pasione të errëta janë  bërë armiqë të kushtetutës,  të paqes, të rendit shoqëror dhe institucioneve demokratike sepse ata nuk njohin asnjë princip demokratik as rymën e demokracisë dhe shtetit modern europian.

Fatmirësisht shqiptaro-arbërorët i kanë lidhjet e tyre historikë të natyrshme, harmonike, të dokumentuara,  të provuara edhe në kohë të ndryshme, pastaj edhe në kohë regjimesh, pushtimesh barbare ata kanë mbajtë në vetëvten e tyre të brendshme shpirtërore këtë lidhje kohore vertikale e horizontale të pandërprerë nga rrjedha e tyre e pastër e kohës që nga zanafilla.

Shqiptarët si komb gjithnjë kanë qenë të matur,  vigjilentë,  patriotë dhe të vlefshëm për të mbajtur kombin në vijën e tij të natyrshme vertikale dhe horizontale, por ata asnjehërë nuk kanë lejuar që individë apo mbetje të huaja të fusin lidhjet e tyre apo fijet e barutit të doktrinave ideologjike pa shpirt brenda kombit tonë me prirje të rrezikshme ideologjiko-politike dhe të mbrapshta, ata gjithnjë janë përballuar me ligjin dhe rendin. Prandaj edhe sot në këtë shekull do të duhet që çekani i ligjit të rrah fortë, që njerëzit që prishin rendin shoqëror, fusin zjarrin brenda për të përçarë një popull të marrin dënimin e shtetit sipas ligjit dhe vendi pastaj të ecën i sigurtë drejt të ardhmes. Ky është dhe ka qenë gjithmonë parimi i secilit komb dhe shtet që të kryej detyrat e demokracisë, të mbrojë vlerat, personalitetet mbikohore kombëtare, të kujdeset për rendin dhe të zhvillojë të gjitha kapacitetet demokratike e institucionale duke ruajtur themelet e fuqishme historike e kombëtare mbi të cilat qëndron shteti.

Ndërkaq në anën tjetër ne si komb fatmirësisht nuk kemi nevojë për shtylla të kalbura të cilat janë listuar sipas dorktrinave ideologjike pa shpirt, nga mbetjet sulltaniste e bizantine që nga koha e pushtimeve te huaja barbare. Sepse ne kemi shtyllat tona të përjetshme kombëtare mbi të cilat qëndron kombi ynë dhe mbi të cilat ne marrim mesime të dobishme dhe ecim të sigurtë në rrugën e të ardhmes me identitet si dhe i lëmë brezave shembullin e tyre të përjetshëm për të ecur edhe ata në rrugën e paraardhësve tanë. Me pakë fjalë vetëm fryma e natyrshme e dalë nga rrënja e kombit shqiptar-arbëror sjell lirinë,  frymën e drejtësisë dhe unitetit që përshkon një popull të tërë. Kjo frymë është pikërisht ajo që ne duam të zgjojmë dhe të ushqehemi në kombin tonë.

Eshtë pikërisht fuqia e origjinës dhe përsosmërisë personale të personaliteteve mbikohore të admiruar,  të përjetshme të kombit që janë bërë pjesë e barabartë e lartësisë nga fama e mirë ë tyre në kurorën e botës së civilizuar dhe demokratike.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora