E marte, 20.04.2021, 05:46 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Gabimi i radhës i Lutfi Hazirit

E merkure, 12.06.2013, 07:22 PM


LUTFI HAZILRI e Berat Buzhala - Letër e hapur Shefit të Misionit të EULEX’it, Bernd Borchardt."

GABIMI I RADHËS I LUTFI HAZIRIT

Pas leteres së djeshme dergue EULEXit, mendoi se Lutfi Haziri duhet te perjashtohet nga LDKja.

O Lutfi Haziri, tashi une po te drejtohem pa leter zyrtare, do ta baj kete edhe njihere qysh e kam shkrue ne ...vitin 2010, po pse bre Burr nuk po del në PDK, po pse bre Burr nuk po shkon te Azem Syla e Kadri Veseli, po pse o Burr nuk po shkon te shpija e Hashimit e merru vesh me te e ta jep nji copë..... Ti o Lutfi ka disa vite që je prishesi nder ma të mëdhenjet të LDKse, e shite Gjilanin, bane te pamunduren me qendrue në koalicion edhe PaS Zanzibarit, banë perdite të munduren qe LDKja te futet nen sqetullen e PDKse, Ti o Lutfi je njeri që kurr nuk fole për vrasjet e aktivisteve dhe figurave madhore te LDKse dhe Institucioneve të Republikes si në lufte si pas lufte, ti aSNJIHERE NUK I PERMENDE TE VRARET e LDKse, ti asnjihere nuk e permende gazetarin dhe bashkeqytetarin tuaj Bardhyl Ajetin, ti asnjihere nuk e permende vrasjen e Bekim Kastratit e Besim Dajakut, jo asnjihere nuk kerkove që drejtesia të punoi për keto raste. Ti o Lutfi, tash tregon pafytyresin tande duke kercnuar një gjerman si udhëheqes të EULEXIT, ti tani me haptas del në mbrojte te krimit dhe banditizmit, ti nuk po kerkon pastertin e luftes, por po kerkon amnistin e te dyshimteve, ti nuk po kerkon drejtesi por po po kerkon largimin e EULEXIT, pse o njeri pse e ben kete, athue mos je i zhytyn deri në fyt edhe ti ne afera, athue mos ta kane zanun bishtin me derë SHIKU, e di se nuk do te tregosh mik i dikurshem, e di se as nuk guxon dhe as nuk don, por ke kujdes i nderume se keto Foto që i postova ketu do jenë në ndergjegjen tuaj me vite, se për ta asnjihere nuk pate as kohe e as deshire te thirresh ne ligj dhe të kerkosh nga EULEXI zbARDHEJNE E KETYNE VRASJEVE. OLutfi, popullit i duhet EULEXI, kesaj shoqerie i duhet EULEXI, pra na duhet edhe vite te tera EULEXI te jete ne Kosove, se nese ata shkojne une do ta kem friken se pari nga TI!

Sot dersa po shkruaj, me kane dergue postë elektronike disa njerez dhe familjar nga Kosova, familjare te atyre që janë vra pas luftes sidomos, dhe të gjithë ata me dhimbje zemre më thonin se si është e mundur që një njeri që kinse ka qenë afër Presidentit  Rugova, të shkruaj këso letrash kundër EULEXIT, kur ne familjarët ( me thonin ata) vetëm në EULEX kemi shpresa se dikur vrasesit dhe urdhërdhenesit e tyre që na i vrane te dashurit tone  do ti zbuloi dhe denoi. Vërtet kisha një dhimbje dhe kisha një mllef në brendin time, dhe edhe me kërkesen e tyre une si gazezar dhe publicistë po ti shkruaj këto fjalë ty L. Haziri, duke të të thënë se djali i Smajl Hajdarit më shkroi kështu konkret po e botoi: " O Lutfi H. : T'fala po te bajnë Xhemail Mustafa ,Smajl Hajdaraj,Shaban Manaj,Ismet Rraci,Tahir Zemaj,Haki Ymeri,....,etj etj "Faleminderit për kontributin tënd kundër drejtësisë ", ja se deri ku e kew prue veten Z. Haziri që familjarët e figurave madhore te Kosoves që u vranë nga Dora e zezë të të drejtojnë edhe të fala të këtij lloji. Jo Z. Haziri populli shumicë i Kosoves nuk e deshiron largimin e EULEXIT, jo populli i Kosoves nuk e deshiron largimin e Natos, qytetaret e vertet te Kosoves perkundrazi e Duan qëndrimin e tyre sa më gjatë të jetë e mundur në Kosovë, se përndryshe njerëz si Ti që kerkon largimin e tyre ka diç që i frikëson. Me këtë letër që ke dergue së bashku me atë Buzhalen, ti Z. Haziri je vue në anën e bandave dhe në anën e atyre që Kosovën e Duan larg Evropës, Ti Z. Haziri ishe ndër deputetet e pakët që votoje edhe futjen e Islamit dhe shamijave arabe nepër shkolla tona, pra gjithnji ne këto vitete fundit ti o Z. Haziri ke shkaktue vetëm dëme për dhe reth të ardhmës së Kosoves, andaj kësaj radhe me kaq do e lemë këtë leter, APO kunder leter për shkarravinat e juajaj me ate Buzhalen, nese nuk të pelqen APO i frikesoheni EULEX it atehere ne nuk ju kemi faje asesi jo.

Pa Respekt Xhevat Rexhaj



(Vota: 8 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora