E enjte, 28.03.2024, 11:29 AM (GMT)

Mendime

Rudi Berisha: Mërgimi - shpresa e vetme e rinisë

E merkure, 12.06.2013, 06:34 PM


MËRGIMI SHPRESA E VETME E RINISË KOSOVARE

Prishtinë 05 qershor 2013

Nisjet në mëngjesin e hershëm të rinisë nga Kosova tani më janë bërë përditshmëri dhe një rutinë si ditët që vinë dhe shkojnë. Çdo ditë rina shqiptare në Kosovë po largohen nga atdhe i tyre, shpesh e pyes vetën për këndë luftuan dëshmorët, për një liri të pa rini, për një jetë pa të ardhme ekonomike.

Rinia kosovare çdo ditë ikë nga trojet e veta, çdo ditë më qindra autobus dhe vetura të mbushura përplot më djem dhe besa edhe vajza po i barti për ti larguar nga atdhe dhe për ti humbur a po për t’u tretur në dhe të huaj. Kur i pyes këta djem të ri se ka po shkoni, më përgjigjen: së këtu nuk ka asgjë, po ikim diku në mërgim për një jetë më të mirë, ata përgjigjen : këtu vetëm hajnat, kriminelet jetojnë dhe kanë para, dhe ne si jetojmë, pa punë, pa pare, është bërë jeta monotone nuk po rrihet, për neve asgjë nuk po ndreqet, vetëm politikanët po fitojnë etj, etj.

Vërtetë kjo rrugë është e dhimbshme, janë mbushur përplot burgjet e Hungarisë më djem të Kosovës, nëna më fëmijë të vogël, familjar të shumët ikin nga Kosova, dikur të shikoja kështu kisha mëndur se serish po kriska lufta në Kosovë. Por sot mendja të shkon tek varfëria, a vërtetë nuk do ketë asgjë në Kosovë,  a po vetëm thjeshtë është bindje e gabuar e këtyre që po ikin a po është një propagandë e atyre që po merren më kontrabandë të njerëzve që të largojnë sa më shumë dhe të fitojnë sa më shumë lekë për veti, vërtetë dikush po fiton në kurriz të këtyre të varfërve për ti emigruar në vende të Evropës diku. A kanë dorë tradhtarët e kombi shqiptar këtu ? ...

Rrugët të cilat i shpie deri tek mendimi për t’u larguar nga Kosova djemtë tanë janë të shumta: papunësia, shkollimi i ulët dhe jo kushte për të vazhduar disa që janë të mirë në mësime, shitja e pasurisë publike dhe jo blerja e kudrave të aftë për biznesin e tyre, ngufatja e rinisë është duke ndodhur edhe nga institucioneve e vendit, mos dëgjimi i institucioneve zërat e rinisë kosovare, dhe mbi të gjitha jeta shumë e zymtë dhe e ngadaltë e zhvillimit ekonomik që po ec në Kosovë është njëra nga arsyet që po largohet rinia nga këtu.

Një vëmendje më të madhe duhet ta kenë institucionet kosovar, po ashtu një rëndësi më të madhe ti kushtojnë kësaj rrugë të ikjes së rinisë për në mërgim edhe mediat kosovare.

Nga disa burime që kemi në Parisë, është thënë: se atje të duket sikur më jetuar në Kosovë nga rinia kosovare, po atje djemtë tanë punojnë punë të ndryshme, djemtë tani gjumin e kalojnë nën-qiellin e hapur, në karrige në parqe dhe mbi të gjitha paguajnë një shumë të konsideruar euro për të mbërritur deri atje. Tani shtetet më frekuentim më të madh të azilkërkuesve nga Kosova është Franca, Austria, Zvicra, Norvegjia, Suedi, Kanada e shumë e shumë vende tjera të botës si dhe azilkërkues ka edhe në Hungari, por në Hungari ka edhe goxha të burgosur ku mbajnë dy a po më shumë javë burgje dhe më pas i kthejnë prapë në Kosovë.

Kjo rrugë duhet të lind një debat, mërgimi nuk është e ardhmja e rinisë kosovare, rinia duhet të ketë të ardhmen në atdheun e vet e jo në dhe të huaj.

Unë ju bëjë thirrje medieve kosovare pse jo edhe ato shqiptare të përqendrohen më shumë rreth kësaj teme, dhe të ftojnë në debat personalitete të larta pse jo edhe kryeministrinë e Kosovës për të marr përgjigjeje rinia kosovare për pyetjet e ngritura më lartë.

Ardhmëria e vendit është rinia, rinia është shtylla kryesore dhe lukumativa shtytëse e shtetit. Pa rini nuk ka zhvillim ekonomik, pa rini nuk ka fuqi punëtore, pa rini nuk do ketë ngritje në të ardhmen në cilësinë arsimore, rinia është trungu i dijes dhe vlera më sublime e një shteti, andaj të ruajmë rinin do ta ruajmë të ardhmen.

Po flas më zë ...

Më një zë të ngjizur për juve kuvendar të parlamentit të Republikës së Kosovës, merreni seriozisht çështjen e largimit të rinisë Kosovare nga atdheu i Kosovës. Nëse ju keni kushte të mira, nëse fëmijët tuaj kanë standarde të larta ne nuk kemi as njërën e as tjetrën. Ndalni rinin nga largime, atëherë do ti ndalni lotët e nënave që sot vajtojnë për fëmijët e tyre që po largohen nga atdheu i Kosovës...

STOP  MËRGIMIT    MALLKUAR

I sinqerti: Rudi Berisha



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora