E premte, 19.04.2024, 05:59 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Fatkeqësisht, përsonalja-para parimit!

E marte, 11.06.2013, 09:04 PM


Fatkeqësisht, përsonalja-para parimit!

Me shti kryet ngushtë,e nxjerr me fjalë,me shti fjalën ngushtë, e lan me krye.(proverb shqiptar)

Nga Zejdush Kastrati

Paralajmërimi i kryparlamentarit, Jakup Krasniqit, për tu “shkurorzuar” edhe  zyetarisht nga Pdk-ja, subjekt politik,  në të cilin siq dihet,  ishte edhe njëri nga themeltarët, dhe  i cili,  po sipas ,z. Krasniqi,  ka pasur 1001 arsye për të qeverisur mire, e në realitet  ka keqëqeverisuar, është një hap dhe veprim,    për momentin,ndoshta, më së miri, është,  ti thuhet: “hajrli qoft, baca Jakup,të punoft shneti…”?!

Ka kohë, që koluareve, e në veqanti dy-tre muajve të fundit,  në Kuvendin e Kosovës, janë përfoluar e lakuar edhe disa emra individësh, përkatësisht deputetësh, të cilët,  do të jenë, pjesë, e ekipit, apo subjektit politik, të cilin, do ta formonte, dhe zyrtarizonte, së shpejti,  z Krasniqi.

Pa përmendur ata emra të përfolur, një gjë është shumë e qartë, dhe shumë e vërtet, dhe që vështirë,  për momentin, edhe  mund, të kontestohet.

Pos shumë të pakënaqurve, në këtë Kosovë,disave , që janë edhe nëpër institucione , por edhe jashtë  këtyre instutucioneve,nëse  kryeparlamentari,Jakup Krasniqi, beson dhe  shpreson, se ke mbështetje, bile,nga kjo kategori,(ndoshta)është qështje dhe temë për tu diskutuar,por, të shpresosh dhe besosh, se  nga disa deputet të Kuvendit të Kosovës,jo vetëm nga  Pdk-ja, (qofsha i gabuar), për mua,  është, sikur të më bindëte, dhe të  besoja, se po ky kryeparlamentar, së shpejti, do të bëhët, kryetar, i SHBA-ve,apo do të udhëtonte për në hënë!

Jam dëshmitar okular, i shumë ngjarjeve dhe skenarëve, të cilët, po në këtë Kuvend,  që udhëhiqej po nga z Krasniqi,kur gjithnjë,poz pozicionimit me pjesmarrje në seancë, u votua, ashtu, si deshën të tjerët, e jo, si paraprakisht, u deklaruan( me siguri edhe ,para Krasniqit) edhe ata deputetë, që po përfolen, se do të jenë, pjesë, e ekipit të ri, të një  subjekti, që  themelon, kryeprlamnetari ,andaj ,dyshoj në sinqeritetin dhe objektivitetin e tyre,por edhe për shumë arsyera tjera.Realisht këta të pakënaqur ,menjiherë si po u plotsohen disa kerkesa, apo  u janë plotësuar më herët,por vetëm po u përmenden, dhe automatikisht,  po sillen, si po u  thot “shefi i shefave” apo edhe ndonjë tjetër,duke mos përjashtuar edhe  kryemisnistrin Thaci … ?

Pra, fillimisht,  mendoj, se të llogaritësh në mbështetjen dhe në fuqinë  e këtyre deputetëve, për z Krasniqi, është një kalkulim i gabuar, dhe pa ndonjë efekt e rezultat konkret,meqë, si, te , gjithë shqiptarët,  kaherë, e pothuaj, në të gjitha rastet,interesi përsonal, është vu prioritet dhe është  primar, dhe para  parimit e moralit, që është dëshmuar, në shumë raste, edhe në seancat, e këtij Kuvendi,andaj, mendoj, se  z Krasniqi, e ka menduar  dhe shoshitur edhe këtë qështje, dhe, nuk është, për tu befasuar, se një skenar i këtillë, mund ti ndodh, që në start,me rastin e konstituimit të subjektit të ri politik të proklamuar!

Element dhe faktor kyq, që Partia e re politike, e cila pritet të themelohet nga Jakup Krasniqi, që të jet faktor dhe fuqi, e  gjithashtu edhe  atraktive, për anëtarsim dhe për  elektorat ,është fuqia materiale, përkatësisht, fondi i grumbulluar monetar që duhet ta posedoj që në start, për shtrirje dhe masovizim e joshëje,  dhe që, nëse bazohemi, tek disa subjekte, të cilat, u patën themeluar, dhe që patën dështuar në zgjedhjet e para(shembull Fer-i),ai fond, duhet të kaloj, minimumin prej  1o milion euro, e që nuk besoj, se z Krasniqi, ka arritur, që gjatë këtij mandati, të tij, të grumbullojë, e të mos flasim, të ketë, mbështetje, nga donatorë të ndryshëm, qofshin ata vendor, apo ndërkombëtarë.

Kur jemi tek elementi i interesit përsonal, apo parasë, ,kjo më së miri, mund të ilustrohet e faktohet,  tek AKR-ja e Behxhet Pacollit,  e regjistruar si subjekt politik pranë KQZ-së, por që dihet e është dëshmuar se funksionon komplet si një kompani private, dhe ku vetëm paraja dhe interesi,janë agumenti, që  tek PRESIDENTI, Pacolli, kanë shkuar edhe politikanë, edhe analistë edhe gazetarë,edhe patriotë ,por edhe shumë  të dyshimtë,edhe të moralshëm, por edhe të pamoralshëm,meshkuj e femra,sheherli e katundarë,kurse, tek Krasniqi, nuk besoj, se do të ketë, “dyndje”, pasi, që pikërishtë, do të mungoj   paraja, për ti joshur,e për të tjera, nuk ia vlen të flasim.

Nëse bazohemi, edhe tek mbështetja, që duhet, patjetër, ta ketë,  cdo subjekt politik, që tenton ,të jetë, pjesë aktive, e ngjarjeve dhe procesve, nëpër të cilat,  po kalon dhe duhet të kaloj vendi ynë,atëherë edhe pa mbështetjen e faktorit ndërkëmëtarë,është  shumë vështirë, se mund të faktorizohet dhe pozicionohet ky subjekt politik, e që nëse kronologjikisht  i analizojmë ngjarjet dhe skenat që kanë përcjellë shumë herë Kuvendin e Kosovës, të kryesuar,  po nga z Krasniqi, e disa herë edhe të bllokuar nga ai,mund të ndodh, që, edhe, me involvimin e të tjerëve ,pengesat  do të jenë evidente dhe me peshë.

Krahasimet nuk janë punë e mirë, dhe, herë-herë, vlersim i qëlluar,por në këtë Kosovën e pasluftës,por edhe  gjithë periudhën e  pluralizmit politik,mund të numrohen edhe shumë figura tjera nga skena politike që gjithnjë duke u thirrur në etikën, moralin,parimin,  por disa, duke përmendur,  edhe atdhedashurinë,u ndanë nga subjekti ku vepronin,disa  në mënyrë poaqësore, e disa, edhe me rebelime,por e vërteta është se  kariera e tyre   politike,mund të themi, se përfundoi dhe perendoi për disa edhe  përgjithmonë.

Një gjë  dhe një fat i tillë, nuk kisha dashur,  ti ndodhte Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi,sepse shumë gjëra dhe shqetsime, që po i përmend  në prononcimet, e tija, z Krasniqi, qëndrojnë,por  nëse bazohemi në realitetin e krijuar dhe në të cilin po jetojmë,  ku e keqja e ka mund të mirën, gënjeshtra po e mund të vërtetën,hajni po thot kape hajnin,i padituri po shet mend e po dikton proceset,ata që  promovonin Jugosllavinë ,me mburrje tash po flasin e trumbetojnë në emër të Republikës së Kosovës,dhe nëse vazhdohet kështu,me siguri, shumë shpejt, këtë Kosovë, do ta udhëheqin disa, që për ta, pikësynim është  vetëm mbushja e  xhirollogarisë bankare, dhe si ta mbrojnë dhe menaxhojnë,  vetëm hapsirën,por , hiq më shumë, se sa  të vendosin sigurt,vetëm prapaincën e tyre.

Dorën në zemër. Për këtë gjendje fajet  më ë të mëdha, i kanë, edhe disa nga  shokët   e Jakup Krasniqit,  por ,duke, mos e përjashtuar, edhe ate  përsonlisht.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora