E premte, 29.03.2024, 12:47 PM (GMT)

Mendime

Driton Tali: ''Marrëveshje historike''?!

E hene, 10.06.2013, 06:45 PM


Dikur e kundërshtonim kategorikishtë dhe protestonim kundër saj, tashti e quajmë “marrëveshje historike”?!

“Në fund nëse ne e bëjmë punën si duhet gjatë dy viteve të ardhëshme, askush nuk do të kujtojë këtë përplasje mbi gjashtë pikat…”

Daniel Fried, ishndihmëssekretar i Shetetit të ShBA-së me 27 nëntor 2008.

Nga Driton Tali

Që jemi popull i cili nuk mban mend gjatë, këtë e kemi dëshmuar shumë here, por ama t’i harrojmë edhe ato që ndodhën rishtazi (tashti para tri-katër viteve), kjo mendojë se është e tepërt edhe për neve shqiptarët. Si është e mundur që në nëntorë të vitit 2008 të bënim demonstratë të madhe kundër “Planit gjashtëpikësh pikësh” të Ban Ki-moonit, kurse tashti “Marrëveshja e 19 prillit” (që është prodhim i atij plani) quhet “Marrëveshje historike’. Kur Ban Ki-moon dhe Ashton  e quajnë ashtu ajo edhe mund të kuptohet, ama kur Qeveria jonë e quan, dhe për më shumë disa (b)analistë dhe udhëheqës të disa OJQ-ve (OJQ?) kjo vërtet të iriton.

Them Qeveria, sepse kryeministri Thaçi disa here e pati shpallur të vdekur “Planin per rinegocimin në gjashtë fusha” (polici, drejtësi, dogana, kufij, telekomunikacion dhe infrastrukture si dhe trashëgiminë serbe). Kushdo që don ta freskojë memorjen mund të futet në google dhe t’i lexojë deklaratat e z Thaçi, si bie fjala, me 30 nëntor 2008 (pra vetëm katër ditë pasi Këshilli i Sigurimit e miratoi në mënyrë unanime “Planin gjashtëpikësh pikësh”), në fshatin Reçan (të Komunës së Prizrenit), pati deklaruar “harrojeni gjshtëpikëshin, ai është i pa zabtueshëm në Kosovë. Kosova ka qëndrim të qartë, i cili mbështetet në respektimin e vullnetit të popullit dhe në respektimin e dokumentit të presidentit Ahtisaari, duke respektuar Kushtetutën dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”. Kurse tashti kërkon që të ndryshohet Kushtetuta për t’i përfshirë konditat e reja të dalura nga “marrëveshja historike” siç po i referohen pra. E mos të ceken deklaratat kundër rinegociatave në gjashtëfushat të cila i ka dhënë Kuvend, sepse janë të panumërta dhe shumë irituese, por edhe degraduese për neve për faktin se po lejojmë të qeverisemi kështu. Për më tepër, paraqitja e fundit e Arsim Bajramit (profesorit të së Drejtës kushtetuese) në seancën e 21 prillit, ishte shumë degraduese (shih transkriptin e seancës kuvendore të 21 prill 2013, fq 14-17), jo vetëm për të por edhe për të gjithë të tjerët prezentë, bile edhe neve si qytetarë. Si mundet një profesor universiteti me thënë: “... definitivisht po shihet se ky asociacion i komunave nuk është një entitet kushtetues, nuk është një entitet shtetëror, por është një mekanizëm i bashkëpunimit.., i paraparë me legjislacionin e Kosovës dhe definitivisht po shihet se ky entitet nuk është asnjë autoritet ekzekutiv, asnjë autoritet legjislativ, asnjë autoritet gjyqësor... kurse fushëveprimi i kompetencave të këtij asociacioni do të jetë kryesisht fushëveprimi i qeverisjes lokale, i paraparë dhe i zbërthyer me Pakon e Ahtisarit”. Për mos ta zgjatur me këtë “analizë” (të këtij prof dr që ligjëron “të Drejtën kushtetuese” e që për asistent e ka djalin e motrës tij),  sepse pyetja logjike e kësaj hipokrizie do të ishte: pse pra atëhere u rinegociua në nivelin më të lartë shtetëror dhe pse do të ndërrohen mëse 30 ligje dhe Kushtetuta e Kosovës?!

Se si po qeverisemi ndër të tjera e ilustrojnë edhe deklaratat të cilat i dhanë disa udhëheqës kosovarë si bie fjale, ish ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë Thaçi 1,  z Skender Hyseni, i cili menjëhere  pas asaj mbledhje të  Këshillit të Sigurimit ku u miratua  “Plani gjashtë pikësh”,  e përshëndeti nëpërmes BBC. Kurse tashti LDK shprehë dyshimet e veta lidhur me marrëveshjen Thaçi –Daçiq?! Derisa  z Albert Rohan deklaroi se "ka shumë gjasa që plani gjashtëpikësh të çojë drejtë ndarjeve në fushën administrative dhe strukturore te policise, doganave dhe të drejtësisë, që do të jenë në kundërshtim me planin e Ahtisarit…”.

Në këtë gjurulldi, patjetër duhet përmendur edhe qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, të përsëritur disa here, (si p.sh., me 22 shkurt 2009) “Qeveria e Serbisë e ka hedhur poshtë planin e Marti Ahtisaarit në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, dhe tërheq vërejtjen se “Plani gjashtë pikësh” (i Ban Ki-moon, plotësim i imi) është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Qeveria serbe ngul këmbë në zbatimin e “Planit gjashtë pikësh” të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara si kusht për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ne mund të merremi vesh se si do ta quajmë një dokument të ri, por në thelb ai duhet të ketë Planin gjashtë” pikësh i cili mundëson pjesëmarrjen e përshtatshme të komunitetit serb në institucione por pa krijuar ndjenjën se ata janë detyruar në institucionet e Kosovës së pavarur".

E këtë dokumet të ri tashti shumë veta po e quajnë “Marrëveshje historike”, duke harruar se kundër kësaj  mearrëveshje patën protestuar disa dhjetra mijëra qytetarë të  Kosovës (në emër të cilëve u nënshkrua kjo marrëveshje). Për fund do ta citojë ish ndihmësin e  Sekretarit të Shtetit (ShBA), Daniel Fried, i cili lidhur me “Planin gjashtë pikësh”, atëhere pati deklaruar se “në fund nëse ne e bëjmë punën si duhet gjatë dy viteve të ardhëshme, askush nuk do të kujtojë këtë përplasje mbi gjashtë pikat…”.  Ashtu edhe po ndodhë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora