Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ksenofon Dilo: Sheperi i atdhetarëve të shquar

| E hene, 10.06.2013, 07:52 PM |


PER   SH E P E R I N E   ATDHETAREVE   TE    SHQUAR.

Nga Ksenofon M. Dilo

C’do tu themi brezave per vendin e Cajupit, Ilia Dilo Sheperit, Aristidh Rucit , Jani Dilos, Pano Xhamballos, Jorgji Cakos etj. kur Demokracia dhe Liria gjene vend tani me veshtiresi  ?!

Sheperi, nje vend qe i bashkonte njerezit .  Shkonje ne Sheper dhe, sikur takonje me tere historine e ketij fshati qe eshte mbeshtetur ne shpatullen e Dhembelit  .  Ngjitesh lart ketij Mali dhe shikon ç’do shtepi qe ka dhe nje histori ... se,si thote dhe shkrimtari Agim Shehu “Edhe guret e lendinave ne Sheper  kane skicime statujash mbi vete.”

Po  sot ?...

Sot?...! Sot, dhimbja shkul ofshama te pangushellueshme... Se togu me demokracine nuk vonuan te vine dhe zhgenjimet... :Liri Demokraci nenkupton rritjen e varferise e padrejtesise!!

Si dita pa Diell ka  mbetur sot  vendi   qe ka nxjerre njerez  qe kane bere epokre.

Kane mbetur atje vetem gjurme te shemtuara nga e kaluara dritheruese qe mbolli  zine dhe mjerimin ...i shnderruari ne  femije nga kopeshti 45 vjeçar i epokes se çmendurise enveriste- ramiziste

me nje injorance plot  respekt  mban  pèrvehte enderra  me sy hapur ...  Perbindesh ,sepse i tillè eshte institucioni qe e gatoi, e sot  fiton  shume pasuri po, humbi shpirtin e tij...

Mashtron,genjen dhe genjen me vullnet te plote .. .Nje galaktike e tillè produktesh abuzon me ligjet ,nuk ka ndergjegje dhe moral    drejtesia  ne te gjitha proçeset e saja...  Nuk ka gje me te rrezikeshme se retorikat e bukura...ku fakti nuk puqet me to.

Etapa e ardheshme e familjes njerezore nuk mund te shkele ne rrenjet e pemes se saj ...   Midis shpreses dhe zhgenjimit eshte sheperjoti.  Me i  pershtatshmi ndoshta s’jam te shpreh shqetesimin: “Sheperi tani s’eshte me Sheper!” Gozhde ne zemer e ka kete cdo sheperiot, se dikur plot dashuri e deshire per ta zbukuruar fshatin eshte ndier dy fish krenar: Njeri dhe Sheperiot.

Njeriu,-thone ne Sheper,-rrenjet i ka ne trualin e vet edhe sikur te mendoi te veçohet kurre se heq dot vulen e tij. Jam bere sic jam se keshtu me beri fshati im,toka ime,gjuha dhe prejardhja ime.Te gjitha jane brenda vehtes time. Ngado qe vete kudo qe shkoj:jam nje shqiptar,  nje sheperiot.

Me ngrohtesi kujtoj te paret rrugeve te kurbeteve qe enderronin te ktheheshin nje dite ne kete vend ku do te gjenin pak shlodhje, pak qetesi.Me mallin zhurites shkroi poeti i madh:

…”Po njeriu vete cin do ne jete

Do vendin e tij. “

Dhe,   e  vetmja shprese e ndjejshme :                                                                                       Ku rron me nje shprese

dhe kerkon te vdese?

Ne vendin e tij.

Ku i duket balta

me e embel se mjalta?

Ne Shqiperi.”                  (CAJUPI)

Dashuri kjo , si gjithe dashurite e verteta per te cilat ja vlen te jetosh. Kerkon te sakrifikosh,te luftosh ashtu si ka luftuar burri sheperiot qè pa iu trembur vdekjes u dha me trup me shpirt per qellimin e madh: “Per nje shqiptar te lire ne nje Shqiperi te lire e te lumtur”.

Cante dhe rrugen e kurbeteve me trimeri sheperioti. Ecte pa frike ne detin e madh e te panjohur. Luftonte ne dhè te huaj me urine,me gjuhen qe nuk e dinte,me semundjet,me veshtiresite e panumerta...Arme vetem guximin, zgjuaresine, ndershmerine, sedren sheperiote “per te qene i çalltisur”... Ta bente jeten e veshtire pak me te mire :  te kthehej nje dite te ndreqte shtepine,te bente motren me paje,te blinte nje cope are .

Iknin e iknin ne mendje ruanin çastin e kthimit,te shikonin fshatin ashtu si e lane,fidanin qe kishin mbjelle,miqte qe kishin,buzeqeshjen e tyre dhe te tokes qe i kishte rritur.  Ktheheshin  ne prehrin e nenes se tyre dhe,nese NENA nuk ishte mè,  fjalet e  embela u kujtoheshin.

Me sakrifica, shtepite e vogla fare te kohes se Cajupit,u bene me dy kate ,si pèrgjigje atyre europiane;rruget e gjera me kalldreme shkelqenin nga pastertia “Balli i fshatit dikur i zhveshur,i shemtuar u kthye ne nje dekor gjelberimi- mori pamje europiane”(shkruante Anastas Duka) dhe i jepte keshtu vizitorit nje mesazh:ja ç’ben puna dhe dashuria per “dhene”-( qe e  “ka lidhur  me  dy emrat me te shtrènjte:  Meme dhe  At-dhe”) edhe ne vendin aq malor  ,     qe  mbèshtetet  te mali i Biseit  .  Ngjan si kurrizi i nje dragopi  , sa i vete prane dhe me i  larte duket   ...Rrit natyren...dhe sheh historine e fshatit,qe nuk mund te  varrose te shkuaren e tij.

Burreria ketu, buzeqesh me pranine e saj reale.  C’do shtepi ka historine e saj . Del dhe  ngjitesh ne Kokojke ,dominonjese ne tere pejsazhin dhe merr me vehte optimizmin : SHQIPTAR ! ...e sa mè lart aq me teper fuqi vjen dhe kenaqesi . Maja e Biseit (Dhembelit)  e patundur – Ruan Sheperin...

Monarku natyror i qiellit-  shqiponja -  nje  krijese qe i frymezon njerèzit ngrihet lart, me lart se  ç’do tjeter   krenare kontrollon... e gateshme te sulmoje po, kurre  mishin e ngordhur .    Shkembenjte e moçèm :  radhojt e Biseit, Kreherit ,  shpella e dyfekut kane vene veshin e degjojne...

Sheperjoti  zoti i vendit me veçori dalluese:   zhvillimi  frut i veprave te mira . Motoja e jetes :”Me  i miri  - Ai,qe jep kontribut me shume per ATDHE.”..Limit i veshtrimit te tij – sy shqiponje !

Nen ate dekor ,vetullat e fshatit si i quanin atje, vizitori do te gjente biblioteken e ILIA DILO  SHEPERIT . Ne nje shtepi te vjeter -  nje biblioteke e skeduar, emadhe,nje thesar intelektual qe dokumentonte lashtesine.  Mbishkrimi te nje liber i njè gjeneral italian gjat luftes se dyte boterore shpreh habinè:”...Kurre nuk mund te imagjinoja te gjeja ... nje Njeri ... qe te ish oqean diturie...”Vepra gjuhesore per gjuhesine. Vepra shkencore per historine. Me argumenta rrezoheshin   falsifikimet e shovinisteve qe i kane bere historise.Po sa gjera na u zhduken!

... Matematikisht dihet, ku ka maksimum ka dhe minimum .  Sheperi kish kulmin e patriotizmit dhe te antipatriotizmit. Gjate luftes ne Sheper, Mugosha! Gjarpri sllavo-komunist leshoi feshkellimen: “Ja po lind nje bote e re;o me ne,o kundra nesh!”

...Dite pas dite,vit pas viti,çdo gje iu dorezua shkaterrimit.

Natyra nuk fal:e tradhetojme dhe na tradheton. Ai dekor kembe-Bisei, ajo mbulese gjelberimi ne Kokojke,ato shtepira secila me nje arkitekture te rralle,ata lisa ne Carrok,nuk formojne me nje peizazh te lakmueshem,por nje skene drame ku pertej sfondit te zi mbreterojne dhimbja dhe shkaterrimi,ulerima therese e bishave nga etja per gjak,se ne ate toke rrjedh gjaku qe ka sperkatur Ilia Dilo sheperi.” Sado me pelqente te rendja si me pare n’atè mjedis, si ç’beja kur isha i vogel duke u sjellè pèr qark shtepise ku eshte skalitur emri ILIA DILO SHEPERI –thote Henriku -...ndersa tani ...s’do me pelqente te enderroj nje moshe femijerie...ato shtepi  vit pas viti i mbuloi zia !... Ne ç’do hap qe te hedh gjithçka te ngjeth e te trishton...Ne ate mjedis u pergjak Hallè Kalopia, e shoqja e Male Ilia Dilo-s...e,...fshihet atje tragjedia e nje proçesi kriminal “  Kuqalashet gezojne lumturine kafsherore . Ne program kane asgjesimin e se kaluares e krijimin e nje grumbull germadhash  pèr te ardhmen ne kete toke ATDHETARIZMI !

Edhe  Kokojka , tashme  kthyer ne rrepire,ndjen dhimbje... Ne monologun e saj duket sikur   ben ze e thote “C’patet me tere kete madheshti shqiptare ?! ...Veretet mi prete tere ato qindra e qindra peme frutore  qe kishin tere ate hijeshi, tere ata lisave tek une u vute sopaten por...forcèn nuk ma kini hequr dot ! Ka nje parim ne bote qe respektohet kudo:

Forca qendron ne themel, pra, nè rrenje...

Me   ardhjen e demokracise (!) nuk vonuan te vinin dhe zhgenjimet Njerezit   ngado  pyesin  :

Kur do  ti kthehet  drejtesise  jeta qe i kane marre?!

Akoma mentalitete te vjetra e te deshtuara do vazhdojne?!

Akoma terror pèr te çkurajuar DEMOKRACINE?

Ne kete rezonance mjerimi kumbon zeri:

Akoma “rebelim”  nè emer te Demokracisè?!...

Do vije kurbetlliu se,kerkon fisnikerine dhe mikpritjen sheperiote qe i kane zbukuruar fshatin,po tani valle çdo gjeje? Dora kriminale ketu e njerezve te sjelle nga larg , pa asnjè aprovim zyrtar-   e vlefshme vetem per krime,  orientuar nga vidhat e makines se diktatures qe bluajnè kocka e kullon gjak, zgjatet me tendenca vajtimprurese per te te vrare me cdo mjet,me acid shiringe e me kam, me shpifje e urrejtje, me “gjasme” ligje e bandite...

Te te vrasin ate qe do me shume: NENEN,jeten,familjen,endrren,pronen,dinjitetin,krenarine, Shqiperine... E kur  thuhet e verteta ne sy te linçojne,  mbyllin çdo dere e mundohen te  perballin me shpifje te paimagjinuara as nga imagjinata e me rrugaçit.

Do vijne  emigrantet po ç’do shohim?       Nje Sheper te mbrujtur nga ulerima therese e mjerimit se. edhe dushmani nuk vriste gra,plaka e femij...kuqalashet edhe foshnja ne bark te nenes...

Mbi nje rruge, nen nje arre nje kollone e gurte  qe  njihet me emerin   t e rr o r i -  kur pluralizmi shihej si nje aventure komuniste pèr demokracine  e njerezit fillojne ti tremben vrasjeve e shendetit mendor te komunisteve  - tregon  per nje Meme Shqiptare  ... (ndertuar  nga duart e te paharruarit Leko Duda,nga ai qe provoi kataklizmen e luftes se klasave qe,  me bukurine e mendimit dhe veprimit tregoi se jeta ka domethenien e vete dhe ahere kur perkohesisht mund te duket se i mungon cdo kuptim) Nje pllake mermeri ne te,  ka  te skalitura(per kete labe te vertete,simbol i idealit te vertete  te grave zagorite, qè legjenda e saj u be objekt shqiptar)  keto fjale:

“ NENA juaj,  MOTRA juaj,

Ketu ngrire ne mermer,

Per gjithe fisin rri e vuaj,          (Ne karrige Nene  KALIOPI ,ne duart e                           Se s’u lodhen duke e prere,       Males dhe Orestit –Etieni. Sheper 1938)

pjellat  e   ferrit”.

E verteta me e tmerreshme se ç’do legjende .  Ne vend te kujtimeve-zhgenjime....demokracia ..si dhurate e shtypjes se te deklasurve. Kristalizuar  kish mendimin kjo Nene qe, si MEME vuante per bijte e saj e te te gjitheve: “Keta   bejne gjithnje te kunderten e asaj qe thone”...

Shkaterrime,si ne kohen e inkuzicionit. Kriminele bredhin te lire !!!Veprime te tilla aq te shemtuara  te drejtesise ,fshehin baballaret e krimit , varrosin vlerat demokratike, e kontribojne pèr ta bere  djalerine shqiptare ne tip te robotit Lenin-Stalin.

Koha !

Me “kohe” kupton sheperioti materializimin e strategjise komuniste te luftes se klasave  pèr te persekutuarin ne tri fjale:  Persekutim – Tjetersim –  Perçmim. .. Ja si heq e vuan i persekutuari !

 

Barbarizma si keto ,forme kafsherie – dobesi ! Kete e tregon rrezatimi i atij  gjaku(te pafajshem) ne  kete toke,sa  dhe, te vdekurit nuk prehen te qete...

C’m’i thua  tani kesaj paturpesie ti , kushdo qofsh ,  kur ligesia  e mafiozeve hapi humnere pa asnje shkak)...ne Sheper e trajektoren e ka zgjatur sa vret dhe te ardhmen e njeriut e shperblen kriminelet me toka!? Drejtesia shkelesia me e madhe e te drejtes se jetes!!!  Nje kontradikte e turpèshme !.... Edhe ta mendosh ta largosh nga mendja me fjalet e Nastradinit”Bej o Zot te jem ne ender” nuk mund te shqitesh dhimbjen....qe te ndjek si hija trupin

A nuk eshte kjo nje kolonializim    i kamufluar ?

A thuaj ate qe nuk e bene dot shekujt ta finalizoje e tashmja  qe,ne emer te zvillimit zhduken tradita dhe virtyte ,ne vendin ku ...edhe prej sejcilit varr  rrjedh nje histori?!

Ne  Sheper ku vorreza tenton te mbaje  te vdekurit midis nesh ,te pakten ne kujtesen tone ,lashtesia ka lènè gjurme te pashlyera  -  deshmimtare  burreria? Lirine sheperjoti si kudo shqiptari e ka identifikuar me familjen, pronen, nderin, dinjitetin pèr  te cilen ka luftuar historikisht .

“Luften qe prish njerezine

Nuk do ta donja kurre.

Po te me prekin pak kufine

Do te luftoja si burre”   ( CAJUPI )

Mos harro...  ti qe aprovove ligjin komunist te tokes   ka dhe gjyq historia ,    nuk njohe  pronarin e ligjeshem, ç’pronesove fshatarin e mesem, na e le Sheperin pa  sheperjote - nje çerdhe gjarperinjsh dhe , humbe zerin e CAJUPIT dhe te atdhetareve sheperjote. Perjetime diskriminimi...Parafytyrohet demokracia : liri e komunisteve dhe e te besuarve te tyre- per tu pasuruar !

Pak vone u behet si do ta ndjeje vehten shqiptari – shqiptar,sheperjoti – sheperjot pa prone,pa token e vet ?!

Po si mund te shkohet pèrpara pa ditur se nga vime?!

I prishe kufijtè, prishe Atdheun, e ktheve ne nje shtet qe mbron kriminelet . Ahere,ç’do tu themi te rinjve per kete vend te burrerise,pèr keta atdhetare te shquar qe ç’do gje qe kane  bere èshte njè gur themeli pèr njè lloj pavdekesie ...sa,dhe sulltanin e detyruan tu linte te lire fene,etj (deshmon fermani i tij nè kishe),ose per ata 200 trima zagorite(shumica sheperjote) qe  priteshin para se te sulmohej mbi Janine dhe me kenge ne goje

“Moj hrbi e larme e brezit

Tund kollonat e Serezit ...”  u hodhen ne frontin me te veshtire.

Me trimèri te pashoqe ne luften e Vlores me 1920 nèn udheheqjen e Aristidh Rucit   me shoke sa ,dhe stralli mirrte zjarr kur hidheshin ne sulm djemt e Dukes ! C’do tu  flasim per  trimin Pano Xhamballoqe,nuk donte shqiptari te vriste shqiptarin.

C’do tu themi per burrin qe , “ ish dhe mbeti gur mademi “ trimin e paepur qe luftoi si Ai “Pèr nje shqiptar te lire dhe te lumtur, ne nje SHQIPERI te lire” per komandantin e betejave  kunder italianeve, gjermaneve ne Barmash ,Struge- Qafe-thane(ku ka luftuar  dhe Koço Dilua) te udhehequra  burrerisht nga  Ai,   qe ish luftetar, njerezor,burreror -ishte JANI DILO   , jeta e  te cilit eshte nje testament i guximshem per  te drejtat e detyrat e shqiptarit per Atdhe.” Fliste- Jani Dilo tregojner—e, dukej sikur Dielli ngrihej me lart”

Mekat per Te dhe per SHQIPERINE qe lihet ne harrese !

Flasin per te , te huajt,deshmon arshiva sekrete amerikane... ” Duke  i marre te gjitha parasysh,dhe duke gjykuar gjendjen MITHAT  FRASHERI... duhet te mbetet nje figure honorifike.Roli aktiv i kesaj levizjeje duhet te drejtohet nga nje prej zevendesve te tij JANI DILO...”(Raporti i Cias 1949)

Me idealin e larte ,me tere  sinqeritetin  e  realitetin e vertete do qe te ngadhnjoje  njeriu -Njeri     Emigrantet  sot qe punojne ne dhé te huaj,qe u ndrin syrgjynosur kujtimi i Llagaturatit, krojeve te fshatit,qe nuk kane ndjere se  jane vetem prej nje familjeje   por, nga i tere fshati e duan dhe do bejne diçka per kete vend qe quhet SHEPER.

Aq lehte nuk mund te tradhetohet toka e vaditur me djerse, lot e gjak. Nuk mund te tradhetohet toka e misionareve te atdhetarizmes. Sa e sa kujtime na lidhin me kete toke,gatuar me eshtrat e te pareve tane!

Me shqetesimet e saj s’prehen te qete te dashurit tane qe dhe ne varr i moren shume halle... Te çfrytezosh fatin dhe te nxjerresh mesime  nga gabimet  eshte  me inteligjentja qe ben njeriu ne jete.

Toke e embel,me e embel se mjalta !     E  kush  nuk  ta   degjon   zerin   tend:  te luftosh komunizmin do te thote te leftosh  Mashtrimin !

...E kush nuk e kupton renkimin tend : ...fati me goditi pa pritur,ne befasi !  shkurret komuniste  i rrit  hipokrizia , pangopesia per pasuri e pushtet  e,  ngrene mure te larte sikur nuk ekzistojne te varferit... Dje te vrisnin duke te shtypur ,  sot te vrasin duke te perqafuar ... Shkurret komuniste rriten nga lenda e hipokrizise qe u shton oreksin per me shume pasuri dhe pushtet

” Dhimbja e perkohshme. –thone ne Sheper,- Dorezimi- dhimbje e  perhershme”...  Te persekutuarit luftojne vetem me shpirtin e lirise .    E madherishmja s’eshte  te mos rrezohesh por, te ngrihesh perseri. Me vullnet  behet njeriu i madh ose i vogel  “ nuk ekziston nje nate, sado e gjate qofte ,te pengoje Diellin te ndriçoje”

Heshtja   pèr  kete  vend qe mban eshtrat e njerezve qe kane vdekur per te – perbuzje !

Heshtja tani - krim !   Heshtja mban mbishkrimin tradheti per ç’do shqiptar

” E  vetmja  gje  qe   i duhet te keqes te triumfoje,–thote filozofi anglez Edmond Burk,– eshte i ndiferenca e njerezve te mire “