E premte, 29.03.2024, 01:54 PM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Banketi dhe finalja

E diele, 09.06.2013, 04:23 PM


Banketi dhe finalja na dhanë kënaqësi.

Tregim nga Shahin Ibrahimi

Më shumë se tre javët e fundit po diskutohej kudo në medja dhe në shoqëri për finalen e Çester ligës apo të kupës kampioneve siç jemi mësuar ta quajmë. E prisnim me shumë interes mbasi ishin dhe dy ekipe Gjermane të denja për njëra tjetrën, që fituan dhe derbin në mund ta quaj kështu,me Spanjollët e Realit dhe të Barcelonës. Kohët e fundit ekipi  Borusjes së Dortmundit kishte fituar dy kampionate dhe kupën e Gjermanisë, ndërsa Bajerni i Mënyhut fitoi kampionatin e fundit dhe ishte për të tretën herë radhazi në finalen e kupës së kampionëve dhe dëshironte ta mirrte me doemos. Kështu ndeshja pritej me interes në qarqet sportive dhe në tifozeritë e dy ekipeve. Një mbrëmje rreth tetë ditë para finales së shumë pritur, mbasi jam dhe tifoz i vjetër i Bajernit, kur u ktheva në shtëpi shikoj mbi komo të dhomës së gjumit një ftesë. E hapa me kureshtje dhe u gëzova për dërguesin e saj. Ishte një mbesa ime do fejonte djalin dhe na kishte thirrur për darkë ta nderonim me pjesëmarrjen tonë. Ishte një darkë familjare se do të fejonte djalin e vetëm, dhe menduan ta festojnë. E lexova me vëmëndje për datën dhe lokalin që do ta bënte. Lokalin e dija ku ishte por kur lexova datën dhe kohën për darkë mendova menjëherë për ndeshjen. Urova me vete ftesën dhe shpreha kënaqësinë që ja arriti ditës të gëzohej dhe t`ja kalonim mirë, me një urim të trashëgohen siç e kanë anët tona. Me thënë të drejtën u zura ngushtë dhe thashë me vete çfarë koiçidence, data dhe ora e njëjtë , me të vetmin ndryshim njëra në lokal tjetra në stadium. E dija që lokali kishte një televizor të madh, që bënte të mundur ta shikonim ndeshjen mbrënda tij. Ditët kaluan shpejt, i pranishëm në banket duhej të isha, dëshira për të parë ndeshjen ishte e madhe. Të premten mbas dite shkova në lokal dhe piva një kafe me një shok, më tepër për të parë pozicionin e televizorit dhe lokalin për ndonjë ndryshim. Pozicioni i tij ishte i përshtatshëm dhe kishte kënd shikimi nga e gjithë lokali, kështu u sigurova,  për ndeshjen mbasi do ta ipte dhe një kanal që del pastër në lagjen tonë. Të premten mbas dite shkuam për urim në shtëpi dhe në kishin nevojë për ndonjë ndihmë, për ndonjë mangësi të mundëshme në pregatitje. Dolëm të kënaqur dhe prisnim të nesërmen e darkës. Në një atmosferë gëzimi të ëmbël na pritën të gjithëvë të ftuarve. Krushqit erdhën të lodhur nga rruga e gjatë, që ju kishte kaluar pa probleme. Njerëz të thjeshtë dhe të dashur. Rutina e pritjeve të tilla është për çdo fejesë, por atje ishte ndryshe. Miqtë ishin nga Kosova dhe kishin kaluar disa vjet në kurbet në Gjermani dhe tani ishin kthyer përfundimisht në vend lindje. Kishin se çfarë të bisedonin dhe në veçanti shprehnin mirënjohjen popullit Shqiptar për mik pritjen  në kohën e luftë së vitit 1999, ku ata me familje ishin mirëpritur nga një familje në periferi të qytetit të Fierit, mbasi atje i kishte çuar shtabi i shpërndarjes. Na mbajtën me të hëngur rreth gjashtë muaj me gjithëse ishin dhe vetë fukarenj tha ndër të jerat një gjashtëdhjet vjeçar. Miqtë mundohesha me i respktuar, ndërsa mendja shpesh herë më shkonte tek sporti dhe pozicionin për të parë ndeshjen. Ndër të tjera u përmend dhe finalja, se kishte ndër miqtë tifoza me të dy ekipet, kështu ngushëlloja veten se nuk isha i vetëm që mendoja për ndeshjen. Debatet u kufizuan se kush do ta mirrte nga ekipet, por të kënaqur mbasi kupa do udhëtonte nga stadiumi “Uemli” i Londrës drejt Gjermanisë. Megjithëse kishin ardhur nga rruga e me autobus miqtë ndjeheshin mirë, ndjehej gëzim në fytyrat e tyre mbasi vajza që fejohej ishte fëmija e parë e familjes. Familja e tyre simbas tyre më parë ka banuar në fshatin Kalaj që ndodhet rreth katërmbëdhjetë km. larg Prishtinës. Këtë fshat e kanë krijuar Shqiptarët para rreth 350 vjetësh, kanë shkuar nga Mati për punë hasmërie. Emrin e fshatit e quajtën Kala dmth për tu mbrojtur, dhe më vonë u shpërndanë në Prishtinë e Podujevë.

Familjet e tyre janë njohur në Plazh, mbasi miqtë nga Kosova kishin ardhur për pushime në Plazh dhe më vonë njohja kaloi në krushqi, mbasi u mirkuptuan midis tyre. Koha kaloi shpejt, rreth orës 20 e 30 filluam të shkonim drejt lokalit duke biseduar miqësisht. Isha ndër të parët që zura vënd përballë televizorit në tavolinën ku na kishin caktuar, për të parë dhe hapjen e finales.

Indiferent për të tjerët mbasi ndeshja më dha emocionet e sajë, shikoja të afërmit që po sistemoheshin nëpër tavolinat. Mbas rreth gjysëm ore që kish filluar ndeshja u hap banketi me fjalën e mirseardhjes nga babaj i djalit, që i uroj çiftit gëzim dhe shkuashmëri, të pranishmëve mirseardhjen dhe të kalonim një mbrëmje të gëzuar. Lokali ishte i madh dhe komod me aspiratorë dhe shërbim të kulturuar. Televizori që ishte shumë i dëshiruar për shumë njerëz atë natë ishte i madh, dhe në një vënd të lartë që mund të shikohej nga e gjithë lokali. Mbrëmja dhe sporti shijonin njëra tjetrin, tifozët më të preukupuar për ndeshjen prishnin qetësinë me tifozllikun e tyre, gjë që e mbulonte melodia e orkestrës. Gëzimet ngriheshin duke ngritur godat dhe uronin më tepër në përgjithësi. Mbas fjalës së hapjes u ngit familja dhe hapën dhe vallen, që më vonë vazhdoi nga vetë të pranishmit në mënyrë demokratike pa rregulla, pastaj me gotë me pije në dorë takoi të gjithë të pranishmit simbas zakonit. Muzika shoqëronte valltarët që mundoheshin të kënaqnin veten, dhe të kërcenin sa më bukur, që më vonë kur të shikonin veten në video të ngelnin të kënaqur. Spikaste muzika e jugut dhe e shqipërisë së mesme, por muzika e lehtë për të rinjtë gumëzhinte zhurmshëm. Atë darkë me u treguar i sinqertë rreth dy orët e para të asaj mbrëmjeje, vetëm sa isha present , se me ndjenja, shpirt dhe sy isha i përkushtuar tek sporti. Bajerni e filloi mirë, luajti qartë, raste kishin të dy ekipet, pjesa e parë doli barazim. Me fillimin i pjesës së dytë ekipi i Bajernit u bë më kërkues për golin,dhe si përfundim shënoi, dhe kërkonte golin e sigurisë por u ndëshkua me golin nga pika e njëmbëdhjetë metërshit. Përsëri mankthi u rrit por më mërzitën dhe ata që nuk ishin tifoza me fjalë të kota dhe sporadike. Disa herë prishëm qetësinë e të tjerëve nga shpërthimi i ndjenjave duke gërthitur, por muzika na mbulonte me tisin e saj të ëmbël. Njëzet minutat e fundit të pjesës së dytë ishin me gjith mënd rrënqethëse, se goli nuk dihej kujt do i dilte, pamvarsisht se Bajerni po zotëronte mesin e fushës, dhe po sulmonte rrezikshëm. Kur menduam se do të kishte shtesë loja, dhe në vetvete morëm zhgënjim, na buzëqeshi fati. Erdhi goli aq i shumë pritur, Ruben me një ikje spektakolare na dhuroi golin e qetësisë dhe njëkohësisht golin e fitores ekipit të Bajernit. Goli na dha buzëqeshje dhe shtoi gëzimin e darkës më shumë. Borusia dha shënja lodhjeje, por sulmonte rrezikshëm dhe minutat shtesë e vuri dy herë në vështirësi portierin e Bajernit, dhe ishte merita e tij me pritje të mira, që Bajerni mori kupën e kampianeve të Europës për vitin 2013. Më tej marrja e kupës për mua ishte thjesht një formalitet, që do vazhdonte dhe e shikoja si reklamë trofeut aq të dëshiruar për Bavarezët ku shprehën kënaqësinë e fitores. Mbas mbylljes së lojës me fitoren e Bajernit, që na solli qetësinë, iu kthyem darkës. Kreva disa detyrime që duhej ti kisha bërë, me një falje që tashmë dihej nga të gjithë. Tani që po shkruaj më duket vetja tjetër njeri, dhe si ja lejova vetes të bija pre e kënaqësisë prej tifozi. Por çfarë të bëjmë ne Shqiptarët, kështu jemi gatuar ne, e shijojmë të mirën dhe të bukurën qoftë dhe një ndeshje në televizor. Nuk është eufori as ego ky shkrim por është realiteti i asaj mbrëmjeje. U ngrita disa herë më vonë duke takuar dhe uruar të pranishmit që më dhanë kënqësinë e asaj nate.

Pjatat i shikonim si pa rëndësi, iku koha për ne kur mendonim që do shkonim në darkë dhe do hanim më mirë se në shtëpi. Tani në të tilla gëzime përzgjidhet dhe biseda që të jetë sa më e embël dhe më pranë realitetit. Gjithë banketi u muar në kamer, kështu organizimi ishte i përsosur, vallet të bukura dhe mbi të gjitha triumfoi harmonia dhe rrespskti për vete dhe të tjerët. Nuk mungonin dhe urimet në distancë por me zë të ulët. Dalja e çiftit në valle ishte me gjithë mënd e bukur, në filim e shoqëroi familja pastaj shoqëria. Në përfundim të vallëzimit të çiftit ku u hodheën shumë lekë nga të ftuarit se kështu e kemi zakon, u pre torta dhe çifti dha puthjen e lumturisë dhe të besnikërisë bashkshortore. Freskia ndihej përherë mbasi ndizeshin kodisionerët që pastronin ajrin nga tymi i cigars. Ora kaloi nga tre e mengjezit dhe më të moshuarit dhe nënat me fëmijtë filluan të largoheshin, duke marrë me veta kënaqësinë që ju fail ajo darkë familjare, duke përshëndetur dhe uruar. Pak më vonë u largua dhe krushqia me një përcjellje dinjitoze gjithë rrespekt duke u ngritur në këmbë të gjithë. Ata i morën nëpër shtëpitë e tyre, për të pushuar ata që kishin dhoma të lira brënda fisit. Me të drejtë ata ishin dhe të lodhur nga rruga, ora e vonë dhe dëfrimi i kishte dërrmuar fare. Ishte gdhirë kur menduam të mbyllnim darkën. Duke qeshur i uronim çiftit jetë të lumtur dhe mbarësi. I urojmë familjes Memetllari dhe Latifi gëzim, harmoni familjare, respekt dhe ja shpërblefshim për të mira këtë gëzim që na falën.

Durres, 30- 05- 2013



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora