E premte, 19.04.2024, 06:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Rrjetet sociale dhe ato pornografike të rrezikshme për fëmijët

E diele, 09.06.2013, 10:00 AM


Rrjetet sociale dhe ato pornografike të rrezikshme për fëmijët

Nga Dr. Ilir Muharremi

Rrjetet sociale mundësojnë komunikim të dobishëm në informimin global të vlerave, antivlerave, njoftimeve, informatave të rëndësishme në fusha të ndryshme gjithnjë duke spikatur frekuenca të kontakteve private , intime, individuale tek individi. Individualizmi bëhet tejet superior gjatë pranisë së rrjeteve sociale, apo thënë më ndryshe, prezantimit të botës në kompjuter. Çdo informatë është e arritshme, madje pa ndonjë selektim, kualifikim, reduktim, horizonti zgjeron shtigje të pakufishme brenda ueb faqeve të ndryshme për të cilat nuk ndalohet mosha. Mirëpo, nëse një fëmijë qëndron përpara kompjuterit duhet të mbikëqyrej nga një i rritur sepse lundrimi në internet mund të jetë i rrezikshëm, ngacmues, provokues që zgjon kureshtje për hulumtim më të gjerë. Kontakti me botën virtuale shpesh bëhet edhe naivë, ngaqë të vegjlit janë kurioz të vështrojnë faqe pornografike, bizare, të dhunshme të cilat krijojnë imazhe të rrezikshme të një kopjimi direkt në kokën e tyre. E tëra kjo ndodh ngaqë në shkolla mungon edukata seksuale, dhe interneti shërben si një ndihmës i madh i këtij problemi. Një numër i madh i fëmijëve në vend dhe jashtë vendit është frekuentues i flaktë i rrjeteve sociale, e në veçanti Facebook. Të dhënat që i japin për hapjen e faqes private nuk janë edhe të sakta, ngaqë rregull për këtë faqe është mosha e caktuar duke kufizuar të vegjlit të jenë pjesë e saj. Mirëpo, kjo realizohet me trillimin e moshës sepse një pjesë e madhe e tyre gjejnë vend për shfrytëzimin e rrjetit facebook në kafiteri, shtëpi të një miku, internet-kafe, si dhe në shkollë. Digjitalizimi është pushtues më i madh i një paralajmërimi global që ndikon negativisht në imagjinatën e të vegjëlve. Mbi 82 për qind e përdoruesve, thuhet në të dhënat e Statistikës, e kanë shfrytëzuar internetin për të krijuar profile përdoruesi, për të dërguar mesazhe, ose edhe përmbajtje të tjera nëpër rrjetet sociale.

Interneti pasojë negative

Fëmijët si pasojë e përdorimit të fshehët të ueb faqeve pornografike, në të ardhmen do të pësojnë dëmtime emocionale-psikike, pasi që kontakti virtual seksual i hershëm dhe i fshehtë shkakton gjendje pasigurie duke krijuar personalitet të lëkundur. Kjo temë dikur ishte tabu, dhe nëse shfaqeshin imazhe në ekrane televizive me skena të nxehta erotike, kryefamiljari ndërronte programin, ngaqë e konsideronte si gjë të rrezikshme për fëmijët dhe të pranishmit në këtë ambient. Por, ajo që është e ndaluar, e kufizuar, zgjon më shumë kureshtje për eksplorim dhe njëmend shpërfaq një absurd të ndjeshëm emocional, andaj vetëdija do të përqendrohet më shumë për vërtetimin e këtij problemi. Rreziku tjetër është se manifestohet edhe me prirjet për të mos qenë i gatshëm për të hyrë në bashkëshortësi, pasi imazhi i femrës së preferuar manifestohet nëpërmjet ikonave të ndryshme. Mundësia për tu futur në sekuenca pornografike është tejet e madhe. Me një të rënë të tastaturës, secili madje edhe nga të rriturit mund të hyn në një botë milionëshe të sekuencave  seksuale. Çdo fëmijë që abuzohet virtualisht nga këto ueb faqe nuk është e patjetër të traumatizohet në të njëjtën mënyrë. Kjo është sikurse alkooli, jo të gjithë që e përdorin bëhen të varur prej tij. Kështu që çdo fëmijë nuk bëhet i varur prej këtyre ueb faqeve. Kërcënimi është ngase fëmijët fillojnë të imitojnë sekuencat dhe shprehja e marrëdhënieve seksuale mund të jetë tejet e hershme. Kjo dëmton fëmijën pasi organizmi i tij nuk është zhvilluar mjaftueshëm për tu ballafaquar me situatën seksuale. Pornografia e hershme krijon një farë varësie ndaj seksit. Çdo veprimtari e hershme seksuale e fëmijës, në shpërfaq dy mundësi: eksperiencën dhe ekspozimin. Ai është devijuar apo është ngacmuar seksualisht ose është ekspozuar pornografisë.

Foto video pornografike deformojnë edukimin seksual

Nganjëherë nëpër shume ueb faqe shfaqen viruset që dëmtojnë kompjuterin, duke pas për qëllim sulmin ndaj “Folderëve”, “Failave” etj. Ka raste kur në mënyrë spontane, të pa planifikuar, nga klikimet e shumta, rastësisht, në ekranin e vogëlushit shfaqen sekuencat pornografike, ngase interneti është i stërmbushur me këtë fenomen virtual. Fëmijët - meshkuj kur i ekspozohen pornografisë , imagjinata e tyre pushtohet nga agresiviteti ndaj femrave dhe fillojnë të krijojnë perceptime të shtrembëruara rreth seksualitetit. Nxitja e parakohshme ndaj ndjesive agresive seksuale e dërgon në një vetëdije të pa përgatitur, konfuze, mbistimuluese që krijon edhe varshmëri ndaj këtyre dukurive të parakohshme. Dëshirat seksuale janë të fshehura në moshat e hershme dhe ata duhet të jenë më të fokusuar në përformansa shkollore. Atëherë, shtrohet pyetje se çfarë duhet bërë për t’i mbrojtur pasi që nuk ekziston ndonjë filtër që i ndalon këto ueb site? Prindërit nuk duhet të jenë të ndrojtur për shpjegimin e rrezikut që lundron në botën virtuale. Fëmijët duhet edukuar seksualisht në mënyrë që t’i mbrojmë. M.Sc. Griselda Zaimaj, psikologe thekson se : “Për eliminimin e rasteve të tilla duhet që prindërit të jenë shumë të kujdesshëm. Monitorimi nga ana e prindërve të orëve që fëmija qëndron në faqet e internetit është shumë e rëndësishme”.

Abuzimi me imazhe pornografike

Pornografia në internet prek edhe karakteret e të rriturve të morali të tyre, duke i bërë më të ashpër në konservatorizmin etik ku konceptet mbi këtë fenomen mishërohen me abuzimin e idealit, botës virtuale të përpjekur të praktikohet në atë reale, e që i dërgon në disa faza sadizmi që burojnë nga imagjinata regjisoriale për të shprehur epshin. Andaj, pornografia abuzive e internetit prek të gjithë e në veçanti të vegjlit, shqetësimi duhet të jetë jo vetëm i prindërve, por edhe  i mësuesve, i prokurorëve, i gjykatësve, i policëve, i ligjvënësve, pra i të gjithë shoqërisë dhe shtetit. Rritja e fëmijëve të prekur nga ky fenomen i bënë pervers  në marrëdhënie me shokët dhe shoqet e tyre. Nga kjo na del se ata zhvillohen dhe rriten me personalitet të shkatërruar ngaqë seksualiteti është pjesë tejet e rëndësishme për krijimin dhe përvetësimin e personalitetit. Por, çfarë fshihet realisht pas këtyre incizimeve?! Aty nuk pikojnë vetëm imazhe të thjeshta, por përdhunime, tortura, degradime, abuzime, brutalitet etj.  Këto janë imazhe ekstaze të një abuzimi të përsëritur, të pakufishëm, të verbuar nga realja objektive, që hynë në konflikte dramatike, dhe në këtë mënyrë nxitë spektatorin e madh dhe të vogël, të ndjen atë çfarë është duke u transmetuar. Heronjtë përpiqen të jenë ideal, sa më shtazor duke kërkuar një rrugë estetike me koncept regjisorial të kuptimeve të reja. Këto imazhe përpiqen të jenë të lidhura ngushtë me jetën shoqërore dhe zhvillimin e saj duke ndryshuar historikisht. Ata janë në dijeni se spektatori gjithnjë nuk është i përshtatshëm dhe nuk përputhet me moshën dhe kohën. Normat e reja morale, shoqërore, janë kundër këtij fenomeni kinematografik ngaqë heronjtë kapërcejnë të gjitha normat e kërkuara. Imagjinojeni, një fëmijë i vetmuar, në dhomën e tij, përpiqet fshehurazi të shikon këtu imazhe në kompjuterin e tij. Prindi në padijeni se ç’bënë vogëlushi, futet në dhomë me një lodër në duar apo ndonjë ëmbëlsirë, për ta gëzuar fëmiun. Por, kjo nuk është mënyra e kujdesit, ngaqë bota digjitale, tashmë është më tërheqëse dhe më e rrezikshme për të vegjlit. Prindi duhet të mësoj të vërtetën ashtu siç është dhe të përpiqet në mënyrë sa më rigoroze të kontrolloj fëmiun se çka është duke shikuar në internet.

Si të mbrohemi nga ky fenomen?

Prindërit, në shumicën e rasteve kohën e kalojnë jashtë shtëpisë duke punuar, mirëpo, ajo që i bënë të tërhequr nga fëmijët e tyre është mos angazhimi në botën e tyre private. Çdo nënë ose baba duhet të jetë vigjilent. Të hyjnë në ato rrjete sociale të cilat i ka përdorur vogëlushi dhe t’i kontrollojë në mënyrë tejet koncize. Prindërit nganjëherë përpiqen t’i tregojnë fëmijëve se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet bërë. Por, kjo është e gabuar. Ata duhet të flasin për atë që e dinë. Vetë informimi i tyre për ueb faqet e vogëlushëve duhet të jetë i kthjelltë. Të jenë të informuar saktë për keqbërësit e fëmijëve tani, që të mund t’i luftojnë dukuritë e tyre negative.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora