Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gëzim Llojdia: Kantautori Vladimir Koçiraj

| E diele, 09.06.2013, 04:55 PM |


”NËSE NUK PUNON PËR VENDIN TËND”

KANTAUTORI VLADIMIR KOÇIRAJ sjell vidoklipin e fundit. Autore tekstesh, pjesmarres ne Big- Brodher.

NGA GËZIM LLOJDIA

Shkurt nga jeta

Në alkiminë e gjuhëve, stilet dhe formulat letrare bashkëjetojnë. Sentencë e kohëve të sotme.

Kantautori dhe bërësi i teksteve të këngëve Vladimir Koçiraj ka  ditur që me format letrare e muzikore  të ndërtoje një emër në shtetin fqinjë. Historia e  emigrantëve shqiptarë ngjason si dy pika uji. Vladimir, shkurt Ladi, ose  ironia e Miguel Angel Garcia se kronikat e mis aventurës për një flokëverdhë me sy blu papritmas u bën ' të zinj ', me flokë të dredhur dhe  mospërfillje, ,që tregon kohën dhe hapësirën kur u dyndën emigrantët   në shtetin me formën e çizmes. Dhe ende këndvështrimet në realitetin 'të ditës sonë mbetën në  histori,ditë-ikjet e tyre,  Vladimiri i gomave ' që do të shqiptohet:” i ikuri nëpër stere me goma”, pra nga vendkalimet nga Shqipëria në Itali. Ideja për t’u larguar nga Shqipëria, thotë Ladi , më lindi në muajt e fundit të vitit 1990 dhe në fakt para se të merrja rrugën për në Itali, natën e fundit të vitit mora atë të Greqise, ku qëndrova pak më shumë se 20 ditë. Nga fundi i janarit të vitit 1991 u riktheva në Shqipëri dhe zbulova se disa prej anijeve të peshkimit kishin filluar të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane.Ai esinqerisht përshkon kështu, aventurën e tij:”Anija ishte një anije peshkimi e Sarandës, e cila nuk ishte për në Itali por thjesht ishte ankoruar disa qindra metra pranë molit. Në qytetin e Himarës nuk kishte ngelur këmbë njeriu, kishin ikur të gjithë në Greqi. Mes njerëzve të grumbulluar pranë molit ndodheshin disa peshkatarë dhe detarë nga Vlora. Nuk kishim me çfarë të shkonim tek anija e ankoruar në ujë pak më tutje. Diku në një rrugë aty afër ishte i parkuar dhe i braktisur një kamion të cilit i premë një gomë dhe i morëm kamerdaren. E frymë dhe mbi të hipën tre detarë vlonjatë të armatosur të cilët gjetën në gjumë ekuipazhin e anijes nga Saranda. Morën anijen dhe e afruan në mol ku hipëm të gjithë. U nisëm nga ora 4 e mëngjesit, ishte e premte 8 mars 1991.Një pyetja ime përt fëmijërinw e tij,gjen një përgjigje të thjeshtë: si në fshatë.

Emigrimi

Ladi shprehet:Në hyrje të portit të Brindisit na doli përpara për të na ndaluar një nga ato anijet gjigante që të fuste frikën. Nga bordi i saj mes të tjerëve ishte dikush që fliste me megafon dhe na urdhëronte të ktheheshim mbrapa duke na thënë: "Tornate indietro! Brindisi è pieno".Në qershor të 1991-shit filloi të bëhej shpërndarja në gjithë Piemonten. Në fillim të korrikut unë bashkë me 6 të tjerë u transferuam në Bra, një qytet i vogël në provincën e Cuneos me gati 30 mijë banorë. Muajin e parë ishin nën kujdesin e komunës, pastaj gjithsecili për vete. Unë ngaqë flisja italisht e kisha pak më të lehtë se të tjerët. Brenda atij muaji gjeta tri vende pune, për vete dhe për 2 të tjerë. Shumë shpejt u sistemuam të gjithë. Flinim në një hyrje të vogël, të përbërë nga një dhomë dhe një banjë, ofruar kjo nga një prift, Don Lino. Krevatet ishin ato model ushtarak.Unë gjeta punë në një kompleks të madh që prodhonte pllaka dhe pajisje sanitare, të tjerët të gjithë në ndërtim, përveç njërit që nisi punë si pjatalarës në një restorant luksoz. Kohë më vonë duhej të lironim hyrjen e ofruar nga Don Lino pa ditur se ku do të shkonim dhe pa pasur asnjë mbështetje, nga askush. Unë bashkë me një tjetër gjetëm sistemim në një manastir ku studionin një grup djemsh nga e gjithë Italia për t'u bërë priftërinj. Dhoma ku duhet të flinim ishte shumë e pistë dhe e lartë gati 6-7 metra, plot me merimanga në tavan. Për të rrëzuar merimangat që aty duhej t'i qëllonim me llastiqe. Në fund të një korridori të gjate ishte ajo që ne përdornim si kuzhinë. Vendosëm një bombulë gazi dhe një nga ato gjysmë sobat, që funksiononte një ditë po e një ditë jo. Gatuanim rrallë, më shumë hanim bukë me gjalpë, domate dhe kuti peshku (tono). Me rubinetin e ujit të ngrohtë të kuzhinës lidhëm një tub gome që përdornim si dush.Me familjen lidheshim nëpërmjet letrave që unë ruaj edhe sot diku në një sirtar...Ky rrëfim është një pjesë e vogël e jetës sime, në ditët e para dhe të vështira të emigrimit. Shumë kujtime të tjera i mbaj në zemër dhe ndoshta një ditë do t'i tregoj në një libër.

Tanimë kanë kaluar 20 vjet. E gjatë gjithë kësaj kohe kam përjetuar edhe momente të tjera me të vërtetë shumë të vështira.

Lidhja me muzikën

Shtruar,Ladi më rrëfen:Kam pasur dhuntin e të shkruarit. Që kur? Nga kohët e vegjëlisë.Kam marrë pjesë në një konkurs për poezinë.Radio e vetme kombëtare,”Radio Tirana”,ka recituar poezinë time.I kushtohej Vlorës.Vargjet , që shkrova ishin thëllim.Në të vërtetë ngjizeshin në brendi, të brendisë.Thosha kështu:” Brigjet të mbajnë ngrohtë/mes gjirrit të tyre/dhe të dhurojnë/prej tyre,ckanë/Adriatiku i lashtë/ujë të kristaltë.Cdo mëngjes fytyrën të lante/ dhe ti zbukurohesh/si gjimnaziste capkëne/ me sy të kaltër dhe flokë kacurrel/nga netët baluket të mbajnë/copëza hëne/nga ditët – sytë ke mbuluar me diell”.

Kantautor

Vitit 1991, në veri të Italisë, në kufi të Francës.Cuneo,quhej katundi.Zhvillohej për vit një konkurs, që orgnizohej në tre krahina të Italisë Veriore.Duke marrë shkas nga ky konkurim shkruajta një tekst kënge për nënën. Nënës sime i kam dedikuar një këngë, që titullohet: "Më fal o nënë!" kënduar si në shqip dhe në italisht, për të cilën në festivale dhe konkurse të ndryshme jam vlerësuar me disa çmime.Historia e këtij teksti dhe kënge mbetet   e vecantë për mua.Kur emigrova në’ 91,nëna më vdiq por unë nuk dija gjë.Shkrova këngën,2 muaj pasi shpirti i saj kishte shtegëtuar drejt qiellit, mësova lajmin e trishtë.Një redaktor lokal quhej  B.Konteramo më njohu me një grup muzikantësh vendas ,tre vetë ishte grupi, bënin këngë.Ju shpreha idenë time për ta kthyer tekstin në këngë.E bëmë këngë dhe hymë në konkurrim.Mora cmimin e tretë për tekstin.Cmimi special.E gjithë kënga ishte në gjuhën italiane.Këtë këngë, një këngëtar italian Xhixhi Molino e ka kënduar në shqip.Është këngëtari i parë  italian, që mori pjesë në Top-Festë dhe këndoi shqip.Viti 2005.Sepse dihet kahu i kundërtë.D.m.th shqiptarët, që këndojnë italisht në mjaftë kompeticione.”Libera di Sicilia” më ka kushtuar një faqe të tërë .Është një gazetë.Si ka mundësi një shqipëtar ,shkruan poezi italisht?

Vidoklipi i fundit:”Nëse nuk punon për vendin tënd”

Historia ime i ka të gjitha brenda: vuajtjen, trishtimin, gëzimin, arsyen, qëllimin, mundimin, bukurinë e rrëfimit. Historia ime është ajo e gjithë shqiptarëve që morën rrugën e kurbetit. Duket sikur është e ngjashme me të tjerat, por kur e dëgjon me vëmendje kupton që kjo histori më përket vetëm mua.Kanë kaluar 20 vjet dhe unë përjetoj ato momente sikur të kenë ndodhur dje.

U ktheva nga emigrimi.Fëmijtë: një djalë dhe një vajzë shkojnë në shkollë.Po mundohem të bëjë një jetë këtu.Disa të dhëna të vidioklipit të fundi:Teksti V.Kociraj.Këndon:V.Kociraj.Referenin e këndon këngëtari italian Xhixhi Molino.Korri përbëhët nga zëri i këngëtarit dhe një fëmijë 8 vjec.Kënga është regjistruar në Itali.Studio regjistruese:”Mikrofazë”.Kjo studoi, ka një histori të cuditshme.Përvecse mbështet këngëtarin italian Nikola Fabi vendodhja e saj gjëndet në banesën ku kam jetuar unë në Cuneo, kufi me Francën në veri të Italisë.Kur shkova herën e fundit në atë zonë ku kisha jetuar ,aty çuditërisht mësova se banesa ime ishte kthyer në një shtëpi regjistrimi disqesh.

Shkova atje dhe më thanë:”Vladimir,ty po të prisnim!

Vidoklipi është bardhë e zi ,si realiteti ynë i sotmë.Klipi është realizuar në Vlorë dhe në lagunën e Orikut të lashtë.Klipi ndahet në dy pjesë.Një fëmijë, që  vizaton dhe i ngjitë në murre vizatimet.Ngre kokën për të parë dhe shikon befasisht se vizatimet janë kthyer në logo partie.Pjesa e dytë:një fshatar  hedh farën në ugar. I mbijnë në vend të prodhimit trungje me logo partish.

Ja kënga e plotë e vidioklipit:”Jam poet, nuk jam kengetare/Nuk kam zerin e bilbilit/Jam thjesht koke e kembe shqiptare/Jam nga Vlora e Ismailit/Nuk dua ta them për mburrje/Por pse mos ta them/Ne dialektin e veriut dikush tjeter do  te thoshte/“Vlona,krenari e venit tem“/Gjakun e kam kuq si flaka/Pasuria ime eshte fjala/Pi kafe te Pirro Xhaka/Ha pilaf te Pilo Lala/Sepse unë s’jam miliarderë/Nuk jam biznesmen i kapur/Ne Zvicër s’kam qen asnjëherë/Nuk kam korrur droge me draper/Dhe tani, dua te flas me ty/Me degjo,me shif ne sy/Quhesh Edi apo Sali/Nuk dua t’ia di/Je i majte apo i djathte/S’ka rendesi/Ne opozite a ne qeveri/S’ka rëndësi/Apo sikur dhe LSI/Po,ska rëndësi/Unë pra nuk dua t’ia di/Nëse nuk punon per vendin tënd/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Une pra nuk jam miljardere/Nuk jam biznesmen i kapur/Por kam shoke e miq me vlere/Për ta derën e mbaj hapur/Jam i thjesht,jam si ti/Kam gjak nga gjaku i Shqipërisë/Ne komunizmin bardh e zi/Ne një kohe te shkuar,atëherë/Enderroja..ngjyrat e demokracise/Qe nuk erdhi asnjehere/Prandaj due te flas me ty/Me degjo,me shif ne sy/Quhesh Edi apo Sali/Nuk dua t’ia di/Si i majte dhe i djathte/Nga njeri-tjetri nuk ndryshoni/O njerëz..ngriheni kokën lart/Ejani këtu dhe thoni/Duhet te ikësh ti nuk bene/Duhet te ikësh ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Nuk punon për vendin tënd.?/Duhet te ikesh,ti nuk bene/Kupen e ke mbushur plote/Ndaj une po te keshilloj/Mos u beje tradhetor/Se pastaj,do te pendohi/Ke ngrene desh e ke ngrene torta/Jetes ja ke ndjer lezetet/Por nje gje duhet te dish/Ikin vitet,ikin motet/Ti nje dite nuk do t’jesh me/Shqiperia veç do t’mbetet/Ne s’kemi sy te shohim afer/Dhe mbajmë sytë nga Amerika/Unë e di dhe ju e dini/Se ç’është ndryshe politika/Si e majte dhe e djathte/Nga njeri-tjetri ju s’ndryshoni/O njerëz ngriheni kokën larte/Mblidhuni ketu dhe thoni/nuk punon për vendin tënd.?/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/( Kupën e ke mbushur plote/Ndaj unë po te këshilloj/“mos u beje tradhetor/Se pastaj do te pendohi.!” Vladimir Koçiraj  (Vlore,Mars 2013)