E premte, 19.04.2024, 09:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Referencë

E diele, 09.06.2013, 10:57 AM


Referencë

 

" Elegjia e Marienbadit "   *

 

Nga  Përparim Hysi

 

E shkroi Gëte "Elegjinë e  Marienbadit"

E shkroi... e  qau me lotë

S'i  bëri dot ballë tufanit

Poeti Madhështor si Zot !

 

Ra brënda si një adoleshent

Sado që qe mbi  7 dekada

Jo. Poeti për  asgjë nuk pyet

Ka zënë retë e bardha.

 

Tufani lisin e përkuli

( A nuk qe Gjeniu lis ?! )

Dy këmbët në një këpucë ia vuri

Urlika që qe si Miss.

 

Urlika qe 19- vjeçare

Ta shihje: si trëndafil !

Poeti pleqërinë s'e përfill fare

Përtërirë: është kthyer bandill.

 

U zgjuan ndjenjat e tulatura

Çastet intime si  me "racion"

Nëpër vargjet shihet e "vuajtura"

Nga një dashuri mbushur pasion.

 

Dhe të vjen keq, kur dashuria

Ndërpritet, natyrshëm, me lamtumirë

Prej kësaj lindi elegjia

Që pasi e lexon, nuk ndihesh mirë.

 

Dorëzohet poeti dhe shkruan me DorëZoti :

 

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

 

" Më sjell përqark dëshira kot së koti

S'më mbetet tjetër veç  kjo çurgloti... "

 

* Elegjia e Marienbadit" e shkruar në shtator 1823 kur Gëte qe 74 vjeçar.

 

Tiranë,   8 qershor 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora