E marte, 23.04.2024, 03:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kushtrimi i shqiptarëve

E diele, 09.06.2013, 05:30 PM


Demir KRASNIQI:

 

KUSHTRIMI  I  SHQIPTARËVE

 

Lëshojnë kushtrim    gjithë  shqiptarët –

Moj Europë , mblidhi  të parët !

Fshijë gabimet historike –

Përjetëso  Shqipërinë etnike !

 

Refren:

Boll na kanë nda ,

Boll na kanë copëtua ,

Boll na kanë përça ,

Boll na kanë sundua !

 

Jem një popull autokton –

Duam atë që na takon !

Me standardin e dyfishtë –

Na copëtuat padrejtësisht !

 

S’ duam  Shqipëri  t’ Vogël , as t’ Madhe –

Duam  Shqipërinë tonë natyrale !

T’ i bashkojmë trojet etnike  ,

Ta ndërtojmë  Shqipërinë unike !

 

Pse veç populli  ynë shqiptarë ,

Nëpër shekuj është i ndarë ?!

Pse shqiptarët janë privuar

Nga e drejta për t’u  bashkuar ?!

 

Pse  shqiptarët mes vëllazërive –

Janë të ndarë përmes kufijve ?!

Pse shqiptarëve  n’ troje t’ veta –

Iu  mohohet e vërteta ?!

 

Është e drejta jonë kombëtare ,

Është e drejta ndërkombëtare –

Të bashkohemi  t’ gjithë shqiptarët

Nën   një  trung që na e lanë të parët !

 

Shqiptarët  kanë traditë , kulturë ,

Kanë një himn e një flamur ,

Kanë një gjuhë , një alfabet –

Duan t’ rrojnë t’ gjithë në  një shtet !

 

Gjilan, më 08.06.2013.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora