E enjte, 25.04.2024, 09:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Devolli, nje trevë shqiptare e rilindur

E shtune, 08.06.2013, 09:33 PM


Realitet

"SHQIPERIA  do të bëhet  nga Shqiptarët..."

...Devolli, nje trevë shqiptare e rilindur

Nga Luan Kalana

fakte:

-Fusha pjellore,hambari i Shqiperisë,në prodhimin e drithërave...

-një thesar ,miniera e re,e hekur-nikelit në Bitinckë...

-"lugina e Molleve",me plantacione e pyje drurë frutore,gështenja,lajthi,qershi...

-famoze në prodhimin për eksport,si mobiljet,pellushet,perdet kortina,e të tjera..

-rafshnalta më lartë e vendit1000 mbi nivelin e detit,me pllajën e Dëmbravës...

-dendësi më e  lartë e popullsisë,rekord në vend...

-42 fshatra të dendura,rëzë vargmaleve të Moravës dhe Malit tëThatë..

-Bilishit,nje qytet i rilindur e modern,me vila alpine luksoze,...

-trevë turistike, dhe me liqenin e Prespes se Vogel,për pushuesit ne verë...

-Shpella e Trenit,muze natyror arkelogjik,dëshmi e prejardhjes pellazgjike,Ilire..

-Dardha,piktoreske ne verë,me kampingun e skijeve ne dimër...

-dogana e Kapeshticës,nyje portale e lidhjes me Europen,...

-me tradita te pasura shpirterore,kulturore e artistike....

-model i vëllazerimi,i bashkëjetesës fetare:-krishtere,ortodokse,myslimane e bektashjane...

-me devolleshat duararta,artiste dhe nikoqire,me lakrorët e byrekët e tyre të famshëm...

- me folklor të pasur,këngëtare popullore dhe vallja kombëtare "devolliçja"...

-vendi i artistëve të mëdhenj,vendlindja e vëllezërve  Belushi,...

-i poetëve ,Dritero Agolli Nderi I Kombit, dhe i Skënder Rusit Qytetar Nderi....

-"Muze i gjallë kulture në botë",-e cilësuar nga të huaj.

Treva e Devollit në skajin më jugëlindor të Shqipërisë, e njohur si lugina,fusha e Devollit,emër që e ka marrë nga Lumi,që buron nga malet e Gramozit dhe e përshkon atë luginë, nga jugu në veri deri ,sa del nga gryka  e Cangonjit midis malit te Moraves dhe malit te Ivanit si nje urë komandimi e një aeroprti gjigand,në fushën e Korçës, një nyje portale e lidhjes së Shqiperisë në Ballkan, me Europën.

Zyrtarisht njihet ,Rrethi i Devollit, me qendër administrative qytetin e Bilishtit , nënperfekturë e Qarkut të Korçës,duke u lidhur me rrugë internacionale, autostradë me qytetin e Korçës dhe me shtetin Grek, si dhe rruga nacionale  Billisht- Miras e asfaltuar qe lidh luginën nga veriu në jugë,për në Dardhën turistike,veç asaj qe lidhet ajo me Korçën.

Ndodhet në kufi me shtetin Grek,në lindje  me Dogannë e Kapështices,si dhe me Rep. e Maqedonise(ish.Jugosllavi),në jugë,me liqenin e Prespës së Vogël.

Kufizohet me rrethin  e Korçës,në perëndim,nga  mali i Moravës dhe me fshatrat Zëmblak dhe Gollobërdë..

Koncepti gjeografikisht,përfshin  teritorin e pellgut të lumit Devoll,pasi të gjitha ujrat rjedhin në këtë lumë,me perjashtim të fshatit Trestenik dhe të pllajës së Llabanicës, në lindje,ku ujrat rjedhin në  lumin Shag,duke u derdhur në detin Jon ,Greqi.

Përjashtohet  fshati Dardhë nga ndarja administrative e Rrethit,,rëzë mali të Gramozit,mali më i lartë në jugelindje të vendit,pjesë e rrethi te Korçës,megjithëse ujrat rjedhin në lumin e  pellgut të Devollit.

Lugina  me fushën e saj pjellore,qe bën dhe "karamele",një shprehje e famoze e begatisë së saj,është një nga rafshnaltat më të larta të vendit,950 m mbi nivelin e detit,me pllajën  e Dëmbraves mbi 1000 m e lartë,dhe fushën e  vogël te  fshatiti të Rakickës ne veri,mbi Malin e Thate,rreth 1150 m mbi nivelin e detit.

Kjo trevë është e pasur me burime ujore, veç lumit të Devollit,dhe liqenit të Prespës të Vogël,gati një treta e terotrit te saj ; kanali i Ventrokut që  buron nga ky  liqen,duke shkuar paralel me lumin Devoll, në rëzë të fushës të Korçës.

Me ujëmbledhesa ,rezevuarë ,liqene artificiale,..ndër më të medhenjtë ai i Sellcave në Bilisht,i Terstenikut ne fushen e Llabanices,i Poloskes,i Verlenit,i Koshnices e të tjere si dhe burime ujore të ftohta si ai Shen Kostadinit  në malin e Moravës,ai Pepellashit në grykën e Kapeshtisëc,burimi i Zalleve në fushën e Vishocicës,i poçrovës në Menkulas  e shumë  të tjerë...

Nga banorët vendas,shfrytëzohen si pika dhe vende turistike,për pinike e toure :-Liqeni i Prespes se Vogel,me Gryken e Ujkut,Guri i Spiljes,Kalaja e Trojanit dhe Shpellen  Trenit ,e njohur arkeologjikisht si shpella e lashtë pellazgjike,deshmi autotektike ILIRE e këtyre trojeve,pavarësisht nga huazimet e shumta te emrave sllave ne këte trevë.

Rezervati i Cangonjit,me pyllin e geshtenjave te Bickes,dhe me kafshet e egra, si fazanet,lepujt dhe derrat e eger.

Mali Moraves,me Gurin e Cjapit dhe me shume vende piktoreske dhe me druret pyjore ahun dhe lajthishten.

Mali i Gramozit,me majat alpine te veshur me bore dhe ne vere,dhe me Dardhen turistike si ne vere me klimen e frsket ,ashtu ne dimer me kampingun e skijeve.

Eshtë shumë i degjuar,vendi i shenjtë i Inonishtit,ne Teqenë e Kuçit,që më shumë shfrytezohet si pikë turistike dhe për piknike jo vetëm nga banorët vendas por dhe nga të huajt.

Pothuajse se të gjtha vendet e kultit fetar  ne çdo fshat,jane shndruar në pika turistike,kishat,xhamite,vakefet...duke përfshire edhe  restaurimin  të një pjesë  te tyre  ne keto vitet e fundit,pas shembjes te sistemit komunsit, i cili i kish të ndaluara besytnite fetare dhe instuticionet e saj,  jane ndertuar edhe te reja,duke qenë karakteristike,

një bashkësi  vëllazerore ,fetare të besimeve krishtere-ortodokse,myslimane dhe bektashjane në kete trevë.Familjet ka dhëne e kanë marë me martesa midis besytnive fetare,një bashkëjetese vëllazerore,një model,simbol, traditë e lashtë në historinë shoqerore.

Treva e Devollit ,Rrethi i Devollit,njihet si lugina me dendësi më të madhe të popullsisë e te fshatrave,jo vetëm ne Shqiperi por edhe në Europë,megjithese në vitet e demokracisë,jane larguar shumë familje nga fshatrat në emigracion,me rreth  42 fshatra të mëdhenj,më shtepi te dendura dy e tre katëshe,ngjitura njera me tjetrën, rrëze malit të Moravës dhe Malit te Thate,duke përfshire dhe qytetin e Bilishtit.

Nga perëndim drejt lindjes reze Malit e Thate,janë vendosur fshtrat ,Maçurisht ,Progër ,Rakickë ,Shuec ,Zagradec ,Tren , Bitinckë,Vernik(i vetmi fshat minoritar maqedonas),Kapështicë,...ngjitur me të në fushë ,fshati Vishocicë dhe në lindje Tresteniku.

Do të vazhdojnë nga lindja për në jugë kodrave te Shagut,fshati Kurilë, Braçanj, Ponçarë, Vidohovë, Cetë, Arrëzë, Nikolice e Dardhë.

Në mes të fushës, atje ku ngrihet pllaja e Dembraves,si një kat i dytë i fushës së Devollit ,jane nga veriu ne jugë fashatrat, Kuc, Poloskë,Borsh, (Shen Kollas) Fitore,e reze lumit Devoll,Dobranji,duke mbaruar me fshatin Miras (Bozhigrad),atje ku fillon fusha e Devollit.

Nga veriu ne jugë, në rezë te malit te Moravës si një gjerdan i fushes ,fillojnë fshatrat Cangonj , Bickë, Vranisht ,Pilur ,

Eçmenik, Stropan, Baban, Gracë, Hoçisht, Verlen-(Perparimaj), Grapsh, Gjyras, Bradvicë, Cipan, Ziçisht, Sul, Koshnicë,Qytezë,Sinicë,...e mbarojnë me Dardhën turistike.

Fusha e Devollit bashke me ate te Korçës,bejnë hambarin e Shqiperisë,thesarin bujqësor,pas fushes se Myzeqesë,ne prodhimin e drithërave të bukës,misrit,patates ,panxharit te sheqerit ,fasules dhe te gjitha llojet e perimeve,bashke me qepën e Bozhigradit aq e  dëgjuar gjitheandej.

Pemtaria,me drurët frutore ,kryesisht Mollët,dardha,kumbulla dhe vreshat jane te kultivuara me plantacione te reja,bashkë me qershite,geshtenjat dhe lajthishten e Moraves e te Dembraves,arat dhe kumbulla e eger,tipike per nxjerjen e rakisë karakteristike.

Kjo luginë thiret dhe me nje epitet te vjetër,"Lugina e Molleve",qe ne vjeshte fianalizohet me dasmat e shumta,ne çdo fshat,një traditë qe burimohet dhe nga emigrantët,te cilet  vijnë e i bëjnë dasmat në vendlindje,në kohën e Dasmës te Mollëve...

Blegtoria,ze vendin e dytë,ne prodhimin bujqesor me ato blegtorale nga mbareshtrimi i Lopëve,delja e dhite,me fermat moderne blegtorale me raca te reja.

Kultivimi i prodhimit te peshkut  natyral nga liqeni i Prespes ,nga lumenjte dhe serat artificiale,ka mare zhvillim te ri me peshkun e krapit dhe te ngjalave te Shuecit. .

Jane shtuar fermat e bleteve dhe prodhimi i mjaltit,po thuajse ne gjithe luginen.

Zejtaria dhe prodhimet artizanale në fshatra por kryesisht e përqendruar në qytetin tregetar të Bilishti,ne unazën e qytetit,dallohet në perpunimin e drurit,te poçerisë ne Grapsh, një nga më të hershmet në vend,te pellusheve,peliçeve,postiqeve,punimit të leshit,te trikove efanellave ,te grepit,korthinat,në shtëpia e të përqendruar në rrobaqepsi moderne ,te perdeve e te kortinave,  të cilat zenë vend kryesor në prodhimet e eksportit.

Bujqit  devollinj janë të dëgjuar dhe për mjeshtra artista  të ndërtimit,në punimin dhe skalitjen e gurit,të drurit e të mobiljeve,në prodhimin e gëlqeres per ndërtimi, me furat e Progërit e të Trenit,si dhe lëndë e parë ,rëra xhamore në kodrat e Ziçishtit ,që përpunohet në fabriken e qelqit ne Korçë.

Toka e nëntoka e Devollit eshte e pasur,me burime minerale,tipike hekur-nikeli te nje cilesie të lartë,në vargmalin e Malit e Thatë, me minierën e re të Bitinckës.

Devollinjte e devolleshat, janë  banorë që dallohen për tarditat liridashëse dhe patriotike në histori,trima dhe punëtore te te pashembullt e te mëdhenj, por dhe me shpirt dhe talent artisti dhe inteligjent,arsimdashës,me shkollat e para shqipe aq te degjuara në vend,... e te tjera.

Ata dallohen si mjeshtra bujq e muratorë të palodhur,"hard workin",që ngrenë keshtjella në  gjithë botën ku e kanë mbushur me emigrantë të shumtë devollinj,për traditat e pasura kulrturore e artistike,folklorin dhe vallen "devolliçe"...,por dhe njerës humanë ,mikpritës ,te besës,dhe bujarë të shquar.

Bukurinë dhe pasurinë Devollit, ia hijeshojnë vajzat e gratë duararta devollesha, artiste e nikoqire të rralla,veç të tjerash,edhe me gatimet e tryre, si lakrorët e byrekët guzhinës se tyre, aq shumë të

preferuar nga vizitorët vendas dhe turistët.

Devolli dhe qyteti i  vogël provincal i Bilishtit,gati si një qytet me ndërtesa e vila alpine, i rilindur në njëzet vjetët e fundit te demokracisë, shtrihet rrëzë malit te Gogogllavës,e me hapje në fushën e Devollit,rreth tre km larg Doganës te Kapështicës,me stadiumin e ri ,në hyrje te qytetit,te ekipit "Bilishti Sport",...

Një trevë me interes jo vetëm për bisesmenët dhe investitorët e huaj,por dhe për turistët e pushuesit e huaj.,veçanërisht vitet e fundit në verë, me shtëpitë e vilat e pushimit në liqenin e Prespës,Buzëliqenas (Zagradec e Shuec)..

Në stinën e verës dhe atë të vjeshtës  gjallërohet me një peisazh të rallë alternim ngjyrash e  piktoresk dhe me prodhime të bollshme,me një mikroklimë mesdhetare kontinentale, të freskët.

Kjo trevë ,fshatrat dhe vetë qyteti i Bilishtit, plotëson të gjitha kushtet e ekonomisë tregut me biznese te llojeve te ndyshme e të shumtë,bujqesore,blegtorale,ndërtimore, artizanale e tregëtare,me elementet te infrasturkturës të një qyteti modern  ,me restorante e motele të shumtë, me Banka e filale të firmave  ndryshme  dhe me  çmime e oferta të leverdishme për konsumatorët,me një mbështetje e përkrahje solidare e afrimiteti  nga bisnesmenët vendas dhe nga organet e pushtetit lokal,me një rend e qetësi publike shembull ne vend. ( ....per më shumë hollesira shih web  Bashkia e Bilishtit  dhe Devolli net,...)

Lum kush shkon dhe viziton Devollin, këtë trevë të begatë dhe turistike,që transformohet çdo ditë nga investitorët por kryesisht emigrantët vendas,duke u thirrur  nga të huajt, një Zvicër e vogël në Ballkan ,që kur kthehesh, largohesh me ndjenjën e mikut  më të dashur e të paharuar,nga një vend i përmalluar, Muze i gjallë kulture në Botë.

Le të jetë kjo guidë e shkurtër,një dritare prologu e hapur, për evidentimin e vlerave historike,shoqërore e kulturore,të thesarit të çmuar të pasurive natyrore e shpitërore të treves te Devollit dhe të devollinjve, artistë e punëtore të medhenj,si pjesë e pandarë, krenarie e Kombit tonë.

Luan Kalana

ish mësues i Gjuhes shqipe,ne Devoll..



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora