E enjte, 28.03.2024, 08:11 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Nga 500 mijë emigrante femra në Greqi, 350 mijë janë shqiptare

E enjte, 15.05.2008, 04:53 PM


Nga Gazeta 55
    
Femrat shqiptare shihen nga shoqëria greke si më të konsoliduara dhe të lidhura pas familjes pasi fëmijët e tyre shkojnë në shkollat greke, marrin kulturën e vendit ku janë dhe arsimohen masivisht si dhe shfrytëzojnë mundësitë e integrimit shoqëror në shoqërinë greke. Kjo ndodh me vështirësi tek komunitetet e tjera të femrave.

Sondazhi për emigracionin e gruas realizuar nga Qendra Kërkimore për Cështjet e Barazisë në Greqi tregon se gratë dhe femrat shqiptare përbëjnë 67,2% të totalit prek gati 500 000 emigrantesh femra që numërohen në këtë vend. Sipas kësaj qendre, 2/3 e emigranteve kanë mbërritur në Greqi në 10-vjeçarin e fundit. Përveç shqiptareve, 16,5% të grave emigrante vijnë nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, 11,3% nga vendet ballkanike dhe 5,1% nga Polonia dhe Filipinet. Vështirësitë e emigranteve shqiptare sipas investigimit të Qendrës në fjalë kanë të bëjnë me punën e tyre në të zezë, me vështirësitë në sigurimin e dokumenteve të qëndrimit dhe burokracive që i detyrojnë ato të jenë të ligjshme vetëm disa muaj në vit pasi pjesa tjetër kalon duke pritur dokumentat, e kështu me radhë. Vetëm 8,1% e grave emigrante kanë ndjekur ndonjë program të përgatitjes profesionale apo edukimit, shumica e tyre kanë mësuar gjuhën greke nga televizioni apo edhe duke lexuar. Pronarët nuk duan të sigurojnë në punë femrat dhe një në dy gra tashmë nuk zgjedh më rrugën e punës së siguruar sepse kostoja e sigurimit bie mbi vetë ato. Një në katër gra e ka të pamundur të gjejë një punë stabël.
Por pjesa e femrave shqiptare sipas vëzhgimit të Qendrës Kërkimore për Cështjet e Barazisë janë më të lidhura me familjen dhe 98% e tyre kanë ardhur në Greqi së bashku me familjet dhe jo vetëm sic ndodh me gratë e mbërritura nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Në shumicën e tyre femrat emigrante në Greqi janë të moshës 30-49 vjeç, 66% e tyre kanë nga një ose dy fëmijë. Femrat shqiptare shihen nga shoqëria greke si më të konsoliduara dhe të lidhura pas familjes pasi fëmijët e tyre shkojnë në shkollat greke, marrin kulturën e vendit ku janë dhe arsimohen masivisht si dhe shfrytëzojnë mundësitë e integrimit shoqëror në shoqërinë greke. Kjo ndodh me vështirësi tek komunitetet e tjera të femrave emigrante për shkak të punës që shumica e tyre bën si kujdestare për moshat e treta dhe që u duhet të punojnë gjithë kohën brenda shtëpive, ku edhe flenë apo rrinë. Kjo i largon ato nga kontakti me jetën shoqërore. Por problemi serioz që lind me fëmijët e emigranteve shqiptare është mënyra se si do të trajtohen ata në të ardhmen, si qytetarë të barabartë me nënshtetësi të shtetit ku lindin dhe arsimohen apo do të vazhdojnë të jenë fëmijët e një kategorie të dytë. Këtë problemtikë e ka nënvizuar edhe profesori, z. Fakiolas që ka marrë pjesë në vëzhgimin e QëndrësNë vëzhgim përmendet se edhe pse femrat emigrante kujdesen për të moshuarit, rrisin fëmijët, mbajnë shtëpitë, të ardhurat e tyre janë më të pakta se ato të meshkujve dhe të pamjaftueshme për sa i përket përballimit të kostos së jetesës në Greqi. Gjithsesi pjesmarrësit në vëzhgimin e fenomenit bëjnë fjalë për njohje të kontributit të femrave emigrante në shoqërinë greke.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora