E shtune, 20.04.2024, 01:06 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Ramadani: Betejë për të dëshmuar rrënjët antike

E shtune, 08.06.2013, 09:34 PM


Maqedonia: Betejë për të dëshmuar rrënjët antike

Nga Blerim RAMADANI

Nëse kthehemi në retrospektivë, çështja maqedonase qysh  nga sundimi otoman, ka dominuar historinë dhe politikën e Ballkanit gjatë këtyre njëqind viteve. Maqedonia, historikisht ka qenë burim i konfikteve dhe jostabilitetit në Ballkan. Megjithatë, edhe sot qëndron kjo krizë identiteti  dhe mosmarrëveshje në mes grekëve dhe maqedonasve se cili ka të drejtë ta identifikon veten si maqedonas. Ky problem i vjetër (i ri),  për fat të keq, ka minuar ëndërrat dhe ambiciet e shtetit të Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes Europiane dhe organizatave ndërkombëtare. Bllokimi i tillë vjen si kundër ofenzivë e palës greke ndaj aspiratave të maqedonasve për arsye se maqedonasit nga ana tjetër, janë angazhuar që të afirmojnë egzistencën e tyre si popull unik, me një histori, kulturë dhe identitet unik, duke fituar nga rasti që ky fakt të njihet ndërkombëtarisht.

Lufta për kontroll mbi teritorin e Maqedonisë

Sipas të dhënave historike, deri në vitin 1913, popullsia e Maqedonisë përbëhej nga një numër i madh i grupeve të ndryshme etnike, gjuhësore dhe fetare, duke përfshirë të krishterët që flisnin sllavisht dhe greqisht, muslimanë që flisnin shqip dhe turqisht, vllehët, çifutët dhe romët. Edhe pse  nacionalizmi dhe popullata  ndjeshëm u rrit, autoritetet osmane, megjithatë, vazhduan të ndajnë popullatën e perandorisë në njësi administrative, apo milete, mbi bazën e identitetit fetar dhe shumë pak mbi bazën e përkatësisë etnike, gjuhës apo kombësisë. Hegjemonia të cilën grekët e ushtronin mbi miletin ortodoks të krishterë u sfidua seriozisht për herë të parë nga krijimi i Kishës së pavarur bullgare në 1870. Bashkësitë ortodokse në Maqedoni kishin mundësinë e zgjedhjes ne mes kishës greke dhe bullgare. Kjo shënoi një intensifikim të “ Betejës për Maqedoninë”, në të cilën grekët, bullgarët dhe një masë më të vogël serbët dhe përshkak të pretendimeve iredentiste erdhi në konflikt se kush do të fitoj kontroll mbi popullin dhe territorin e Maqedonisë. Nga viti 1890, tre shtete ballkanike bënin luftë guerile nëpërmjet grupeve të parregullta të cilat sulmuan turqit, luftuan njëri-tjetrin, dhe terrorizonin popullatën lokale. Përveç kësaj, nëpërmjet ndërtimit të kishave dhe shkollave si dhe  caktimin e priftërinjve dhe mësuesve, secili shtet kryente fushatë dhe propagandë intensive, qëllimi i të cilës ishte që të rrënjosë sensin e identitetit kombëtar në mesin e të krishterëve ortodoksë të Maqedonisë. Lufta mbi “Kontrollin e Maqedonisë” arriti kulmin e saj në Luftërat Ballkanike të 1912-13, i cila përfundoi me ndarjen e Maqedonisë midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqinë e (më vonë Jugosllavisë). Komb i ri maqedonas, pati zhvillimin e saj të plotë në kuadër të Federatës së Titos’s.

Qëndrimi grek dhe bullgar

Qeveria greke gjithmonë ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e kombit maqedonas. Sipas qëndrimeve të nacionalistëve grek, nuk mund të ketë komb maqedonas pasi që nuk ka patur kurrë një shtet të pavarur maqedonas. Kombi Maqedonas është “krijesë artificiale”, një “shpikje” e Titos, dhe Stalinit, të cilët vendosën që të ngrisin një republikë maqedonase brenda Jugosllavisë komuniste pas vitit 1945 dhe me këtë “pagëzuan” një mozaik nacionalitetesh” me emrin grek “maqedonas”. Si dhe, sipas tyre, gjuha që flisnin maqedonasit e vjetër ishte greke, gjuha sllavishte që flasin “shkupianët” nuk mund të quhet “gjuhë maqedone”. Vitet pas 1990 ishin dramatike për Maqedoninë.  Nga veriu Maqedonia kërcënohej nga Serbia, e cila tash më ishte në luftë me Bosnjën dhe Kroacinë, nga jugu kërcënohej nga Greqia, e cila tregoi agresivitet politik dhe ekonomik duke pretenduar mbi emrin “Maqedoni” ,  bllokoi pranimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.  Megjithatë, Greqia u ndje  “e tradhtuar” nga Bullgaria, e cila u tregua më e butë duke njohur Maqedoninë si shtet i pavarur por refuzoi të njohë kombin Maqedonas duke pretenduar se ato janë bullgarë. Veprimi i tillë bërëi që raportet ndërmjet dy vendeve  të “acaroheshin”. Por, sot politika bullgare, kthehet  e njejtë si para 20 vitesh.  Qëndrimi bullgar korenspondon me atë grek. Sofja përsërit qëndrimin zyrtar duke i bërë presion Shkupit me “arsyetimin” e rishikimit të mardhënieve fqinjësore, duke kërcënuar Maqedoninë  me veto.

Përse është vështirë të gjindet zgjidhje?!

Nacionalistët ekstrem Maqedonas dëshirojnë të demonstrojnë vazhdimësinë midis maqedonasve të lashtë dhe atyre modern, ato mohojnë se janë sllavë dhe pretendojnë të jenë pasardhës direkt të Aleksandrit të Madh dhe maqedonasve të lashtë. Ndërtimi i identitetit kombëtar maqedonas filloi në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë me shprehjet e para të nacionalizmit maqedonas nga një pjesë e vogël  e intelektualëve si Kërste Misirkov, i cili në vitin 1903 bëri thirrje për "njohjen e sllavëve në Maqedoni si një komb i veçantë - "Maqedonas”. Vazhdimësi e kësaj ideologjie ekstreme është edhe kryeministri, Nikolla Gruevski. Qeveria, nën  udhëheqjen e tij  frymëzon dhe arsimon brezin e ri që të “kuptojnë” se rrënjët e tyre kulturore rrjedhin nga maqedonasit klasik. Që  të duket më bindëse,  ideologjia duhet të arrihet  me  masa konkrete. Për më tepër. i tillë është Projekti Shkupi 2014, të cilin e “udhëheq”  “Luftëtari në kal” duke aluduar në Aleksandrin e Madh, kjo më shumë provokoi zemërimin e grekëve. Ata, Maqedonas më të  moderuar të cilët llogariten si të më të arsimuar  dhe të “përfaqësuar” edhe nga presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili në një deklaratë për audiencën e atëhershme theksoi se maqedonasit modern  nuk kanë lidhje me Aleksandrin e Madh, por janë popuj sllavë të cilët mbërritën në Maqedoni në shekullin e gjashtë. Opinioni publik u mobilizua nga fushata e mas mediave greke. Edhe pse shtypi grek është plotësisht të lir, ato u solidarizuan, u koordinuan dhe përkrahën politikën  zyrtare, duke nxitur ndjenjat nacionaliste të audiencës. U ngrit diskutim dhe propagandë e  madhe për këtë çështje, sa që nuk u kursye asgjë. Në fushatë morrën pjesë aktive të gjithë lobet nacionaliste (përfshirë edhe lobin më me ndikim në Amerikë), partitë politike kryesore, Kisha Orthodhokse, përfshirë edhe intelektualë dhe akademik. Të njejtën vijë ndoqi edhe shteti maqedonas duke mobilizuar të gjitha shtresat e shoqërisë për të përkrahur politikën qeveritare. Pikërisht, politika dhe propaganda e këtillë e qasjes rreth problemit e bën edhe më të vështirë gjetjen e zgjidhjes.

Shqiptarët në Maqedoni

Kombësia maqedonase gjithmonë ka qenë më e diskutueshme në Ballkan. Politika shqiptare në Maqedoni ka qenë tepër aktive rreth çështjes së emrit dhe identitetit maqedonas. E njejta gjë mund të thuhet edhe për intelektualët shqiptar. Shqipëria e ka njohur  Shkupin, dhe që atëherë mirëmban marrëdhënie normale. Harta etnike e Maqedonisë sot mbetet komplekse dhe jostabile përshkak të dy elementeve. Përdorimi i identitetit“maqedonas” ,të cilin nuk e pranon Greqia dhe Bullgaria si dhe  rritja e përqindjes së shqiptarëve etnik. Në një intervistë për një gazetë të Beogradit, Kiro Gligorov, parashikoi se që nga viti 2015 shqiptarët në Maqedoni do të përbëjnë 50% të popullatës. Të njejtin mendim e ndanë edhe ish Kryeministri, Lupço Georgievski. Duke u thirrur në një studim të Universitetit të Sorbonës, akademiku Abdulmenaf Bexheti, paralajmëroi se në vitin 2020 popullata shqiptare në Maqedoni do të jetë e barabartë me popullatën maqedonase, ndërkaq në vitin 2025, shqiptarët për nga numri do t'i tejkalojnë maqedonasit. Këtë hipotezë e “mbështet” edhe raporti i fundit i Bankës Botërore, i cili nënvizon se shqiptarët në rajon janë popull në shtim.

Ndërkombëtarët rreth identitetit maqedonas

Në fillim të vitit 1993, përpjekjet e ndërmjetësimit rreth emrit u morrën përsipër nga OKB-ja, ku Greqia nuk kishte fuqinë e vetos.  Ajo u ra dakord të pranojë shtetin e ri në OKB-së nën emrin e përkohshëm të ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Suksesi grek me Unionin Europian është një shembull tipik i shteteve anëtare të vogla, të cilat kanë mekanizëm për bllokimin e kompetencave të Unionit, por njëkohësisht kjo nënkupton edhe nevojën që Unioni duhet të bëjë reformë institucionale, me qëllim që politikat e saj ti shmangen një “paralize” siç ndodhi me Maqedoninë. A bisedohet për identitetin apo për emrin?! Kjo është dilema që e lodh opinionin  në Maqedoni. Sipas Kryetarit të shtetit, Ivanov, duhet të bisedohet vetëm  për emrin dhe identiteti të mos preket. Sipas tij, propozimi i fundit i Nimic prek edhe identitetin.  Nërkombëtarët,  në parim nuk i kan kushtuar edhe aq rëndësi identitetit maqedonas edhe pse për ndërkombëtarët me rëndësi ka qenë përkushtimi tyre për gjetjen e një zgjidhje me fqinjin jugor, e cila do të kënaqte të dyja palët. Duke e ditë ndjeshmërinë e krizës së identitetit, Komisioni gjatë shkëmbimit të raporteve me Maqedoninë, aktivizon herë pas here të ashtuqujturën politikë “të karremit”. Të kujtojmë që një periudhë të gjatë Komisioni Evropian në Raportet e tij vjetore, rreth përparimit të Maqedoninisë, kishte kohë që kishte hequr dorë nga përdorimi i termit “maqedonas” duke e zëvendësuar ate në disa raste me termin “shtetëror” apo “zyrtar”. Pas ankesave të bëra në adresë të Komisionit, nga ana e zyrtarëve të shtetit, përfshirë këtu edhe vetë Kryeministrin, Gruevski si dhe Kryetarin e shtetit, Ivanov. Kësaj nisme  j’u bashkangjitën edhe kisha orthodokse, historian dhe institucione të ndryshme të vendit. Ky veprim i UE-së i hidhëroi së tepërmi maqedonasit për këtë mënjanim sipas tyre të qëllimshëm. Veprimi i këtillë detyroi europianët të rikthejnë përdorimin e mbiemrit “maqedonas” në përmbajtjen e Raporteve Vjetore. Mirëpo, një vit më vonë Euroambasadori, Orav, gjatë një fjalimi në Parlamentin Evropian në takimin me Komitetin për punë të jashtme në të cilin  u këmbyen  mendime për vendin, kishte përmendur termin "sllavomaqedonas" gjatë emërtimit të popullit maqedonas. Është interesante metodologjia dhe teknika që përdor Unioni Europian.  Bashkësia ndërkombëtare  është pajtuar që identiteti është çështje e ndjeshme, por ajo dëshiron të përdor një strategji “step by step” për të mos ndezur opinionin dhe politikën ditore në Maqedoni, duke dashur të bindë palën maqedonase të kthehet te formula e ish Krytarit Gligorov ”maqedonasit modern janë sllav”, e cila ndihmoi njohjen e Maqedonisë ndërkombëtarisht dhe fitoi statusin e vendit kandidat.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora