Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fushata zgjedhore ne kendveshtrimin e politologut Gjon Keka

| E premte, 07.06.2013, 07:16 PM |


Gjuha politike dhe konfliktualiteti, Shqiperia ka nevoje per transformime rrenjesore

ZOTI KEKA, SHQIPERIA ESHTE NE PRAG TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE. NE KENDVESHTRIMIN TUAJ, SI JU DUKET KJO FUSHATE?

Thënë të drejtën fushata sipërfaqësisht është më e organizuar kjo

për faktin se shohim më shumë angazhim të cilësdo parti politike dhe

liderëve të tyre, beteja e madhe vetëm sa ka nisur ,por uroj që kjo

betej të mos përfshihet me rrugë të gjakosura dhe dëmtim të

imazhit,ndërsa sloganet mbesin të njëjta edhe përkundër imazheve të

reja në këtë proces.

Një fushat demokratike e civilizuar është fushat që sjell fryte të

dobishme shoqërisë në ndërtim,dhe asaj që aspiron drejt rrugës së

integrimit në familjen europiane.Poashtu në këtë proces ka edhe

defekte ,pengesa të paarsyeshme ,si ajo e anëtarëve të pakompletuar të

komisionit qendror zgjedhore ,pastaj ligjet dhe shumë çështje tjera të

cilat vetëm sa e pengojn procesin e tanishëm dhe atë që do vij më pas

në prag të ditës së zgjedhjeve.është tepër e nevojshme që partitë

politike të arrijn konsensusin e nevojshëm për të gjitha fushat gjatë

kohës së procesit zgjedhor ,ashtu edhe ajo e KQZ ,sepse kjo do të

ndihmonte rrjedhën e natyrshme të procesit zgjedhor ,pastaj do të

rriste tonet pozitive dhe besueshmërinë në shoqërinë e cila pret që

vendi të kaloj këtë fushatë dhe këtë betejë demokratike sa më normale

ashtu që vendi të zgjedh përfaqësuesit e saj kredibil dhe të

përgjegjshëm me vizion dhe që drejtojn porceset në rrugën e duhur

drejt reformave të thella ,pastaj progresit të brendshëm dhe atij të

integrimit sa më të shepjt në unionin europian.

Shqipëria nuk ka kohë për të humbur ,ajo duhet të lëviz krahët dhe

t'i bashkohet sa më parë familjes së saj të lashtë europiane, e gjithë

kjo do të arrihej duke bashkëpunuar, duke dhënë fryte të përbashkëta

si i gjithë spektëri politik, dhe të gjithë të tjerët nga fushat e

ndryshme , poashtu edhe populli që vendi të ecën në rrugën e sigurtë

drejt të ardhmes.

Duhet ditur se demokracia vetëm numëron votat ajo nuk i peshon

ato,prandaj janë të gjithë faktorët e brendshëm politik ,shoqëror

,pastaj institucionet gjegjëse të shtetit që duhet të akceptojn këtë

peshë të domosdoshme ,por duke mos përdor asnjë peshore tjera jashtë

asaj reale dhe të mendimit të lirë të popullit për të zgjedhur

përfaqësuesit e tij në mënyrë legjitime.

NDERKOHE DUKEN QARTE EDHE KONFLIKTET DHE ASHPERSIMI I GJUHES

POLITIKE MES PALEVE KUNDESHTARE. CILI ESHTE MENDIMI JUAJ PER KETE?

Në një proces zgjedhor që mëton të jetë demokratik ,tonet e ngritura,

argumentet kundërargumentet, motot e ndryshme, pastaj edhe shpalosja e

vizionit partiak dhe programit bëhet herë pas herë edhe duke

ashpërsuar edhe gjuhën politike të palëve në betejën zgjedhore dhe kjo

është e natyrshme.Por nëse ky proces kalon nga fusha zgjedhore në atë

të konfliketeve ,vrasjeve, dhunës ,rrahjeve ,kërcënimeve etj etj

,atëherë nuk mund të flasim për një proces normal zgjedhor e as për

një betej të natyrshme të palëve në fushën e demokracisë dhe

zgjedhjeve parlamnetare ,por një një njollosje të tërë petkut zgjedhor

e demokratik ,pra një ndërrim fushash nga ajo e fushës së zgjedhjeve

demokratike në atë të fushës së zgjedhjeve të gjakosura,jodemokratike

dhe me gjemb në kurrizin paszgjedhor.

Edhe fushata zgjedhore ka nivelin e saj të organizimit ,të tonit të

natyrshmë politikë e moral, të kulturë demokratike ,qytetare dhe

politike ,të zhveshjes nga ëndërrat e bukura dhe të vetkënaqjes ,për

oksigjenin e domosdoshëm demokratik, ,sepse populli ka nëvoj për

ndryshime dhe ndryshimet ,ai mund t'i sheh pikërisht në ofertat e

palëve ,pra në programet partiake ,vizionin dhe mundësit që premtimet

të realizohen.Populli i lirë nga sipmatitë hipnotizuese për partitë

dhe liderët duhet të shikoj më shumë në peshën e moralit,të

përgjegjësisë ,aftësisë dhe vizionit bindës të palëve ,sepse ndryshimi

lind kur syri dhe dora bashkëpunojn fuqishëm pra kur veshi dhe goja

janë në harmoni dhe kur mendja dhe trupi janë unike në veprimet që

bëjnë. Ndryshimi duhet të lind në zonën më të fjetur të

mendjes,prandaj edhe sot ndryshimi të lind edhe aty ku ka mungesë të

thellë të saj.Shqipëria ka nevoj për transformime rrënjësore dhe këtë

ajo mund ta bëjë duke ndryshuar vullnetshëm.

PAS 22 VITESH DEMOKRACI, ENDE NUK ARRIHEN TE REALIZOHEN FUSHATA TE QETA, POR GJITHMONE KONFLIKTUALE. PSE NDODH KJO SIPAS JUSH?

Ndërrimi i sistemeve ka qenë gjithnjë proces i vështirë dhe me sfida

të mëdha por edhe me kosto të konsiderueshme e që gjithnjë ka shkuar

mbi kurrizin e popullit. Proceset tranzitive janë ato procese ku

demokracia merrë domethënien e përditshmërisë, ku shteti fillon ta

vesh pushtetin e tij legjitim ,ku shoqëria fillon ta ndërroj lëkurën

politike dhe të sistemit dhe të gjitha fushat marrin një trajtë për

mundësit e mëtejme të përpunimit nga po këto fillesa të natyrshme.Por

nëse të gjitha këtyre u mungon fryma demokratike dhe pricipet bazë të

saj atëherë ajo shoqërië lidh këmbët e këtij procesi dhe hapat e

lëvizjeve për të ndërtuar një institucione demokratik ,për ta pasur

zgjedhje të shëndosha ,të lira të fshehta dhe demokratike ,për një

shtet kushtetues ,sundim të ligjit dhe rendit etj janë të penguara në

vazhdimësi.

Prandaj nisur nga kjo edhe përkundër asja që Shqipëria ka mbërri në

njëzetë e ca vite demokracia ,demokracia ende nuk ka mbërri në

themelet e vendit akoma, kjo tregon se Shqipëria në vetvete nuk i ka

vënë akoma themelet e palëkunudëra të saj mbi principet e demokracisë

dhe të një shteti kushtetues,demokratik e modern në kuptimin e

mirëfillt.

Edhe problemet gjatë kohës së fushatave tregojn një nga anomalit dhe

mungesën e frymës së demokracisë ,kulturës politike ,komunikimit të

shëndosh të palëve si dhe të pasioneve të zjarrta politike dhe për

pushtet.Kjo do të thotë se edhe përkundër njëzetë e ca viteve me rroba

demokracia Shqipëria ende nuk ka përmbushur standartet e natyrshme

demokratike të zgjedhjeve ,pra standartet ndërkomëbtare me të cilat

ajo do të tregonte se përveq rrobave të demokracia ka edhe në thellësi

të shpirtit dhe trupit të saj,pra identifikimit origjinal apo autentik

të demokracisë dhe standardeve të pranuar apo të njohura të saj edhe

ndërkombëtarisht.

Janë pikërisht këto disa nga arsyet të cilat tregojn simptomet e

qarta të këtyre problemeve si në betejën para zgjedhore pra fushatave

defektoze dhe me ngarkesa të politikave fyese e konfliktuoze nga palët

ë ndryshme ,ashtu edhe në mungesën e unitetit dhe konsensusit ,por

edhe të kulturës për çështje vendimtare dhe të përbashkëta në interes

nacional.

Prandaj Shqipëria duhet të mbështetet në tërësi në principet e

demokracisë ,të arrij kulturën e domosdoshme politike ,të kuptoj

natyrën e fushatës zgjedhore si një mundësi për të gjithë ,të shfaqjes

së secilës palë në mënyrë të lirë dhe të qetë të programeve dhe ideve

e vizioneve pa ngarkesa dhe konfliktualitet të panatyrshëm ,koha që

Shqipëria të mësoj në këtë fushë ,pra të fushatave të qeta zgjedhore

ka kaluar ,tani është koha që Shqipëria të praktikoj këtë fushë pa të

cilën standartet mbi të cilat përmbushet një fushë e tillë është e

pamundur, pra duhet praktikuar që fushata dhe zgjedhjet të jenë të

qeta ,të lira dhe demokratike.

NDERKOHE QE DHUNA VERBALE ESHTE E PRANISHME,POTHUAJSE SA HERE QE ZHVILLOHEN ZGJEDHJET ELEKTORALE NE VEND..SI SHPJEGOHET KY FENOMEN I THEKSUAR NE SHQOERINE TONE?

Sikur ata ta mposhtnin luftën e brendshme dhe të kapeshin pas

unitetit, interesave të përbashkëta nacionale , pastërtisë së qëllimit

dhe vizionit që duhet patur ,ky fenomen nuk do të ekzistonte.Janë

poashtu edhe problemet e ndjenjave të ngacmuara të secilës palë ,apo

shoqërisë që çojnë në pakënaqësi dhe paraqitje negative të veprimave

të tyre gjatë fushatave ,kjo tregon ë njërën anë të medaljes

mentalitetin ,kulturën e palëve në këtë betejë dhe në anën tjetër të

medaljes pakënaqësit e shumëta të cilat shfaqen pikërisht në këto

beteja apo në këtë fushë zgjedhore,sepse pikërisht nëse negativitetit

i jepet hapësirë në këto fushata atëherë nuk mund të dallohen më

gjërat se kush është në betëjë ajo e menatalitetit të palëve apo e

pakënaqësisë së të tjerëve.Ndërkaq në kuadër të kësaj mendoj se së

pari ky fenomen është psikologjikisht çështje e mentalitetit ,mënyrë

se si është rritur dhe ku është përkundur kjo shoqëri.Duhet nënvizuar

poashtu këtu një gjë se është pikërisht perandoria barbare otomane si

pushtuese që ka lënë një varg sëmundjesh patologjike të cilat shoqëria

jonë ende nuk ka guxim t'i shëroj ato edhe pse ilaçi tanim është i

njohur botërisht se si Shqiptarët t'i thonë lamtumirë mentalitetit

bizantin dhe sulltanist.

Ndërsa duhet ditur se të gjithë palët që duan një fitore të tyre

duhet ta kenë të qartë se pa përmbushjen e standardave të natyrshme

është e pamundur nëse nuk ka një fushat të qetë ,zgjedhje të lira dhe

demokratike.është e rëndësishme që të krijohet një marrëdhënie e

shëndetshme e palëve me këtë afat kohor pa e dëmtuar ,pa e njollosur

,por duke i dhënë akoma më shumë rreze kulture dhe fuqie procesit

zgjedhor në përmbushjen e qëllimit të natyrshëm pra të daljes nga kjo

fushë të fituesit sipas votës së qytëtarit dhe vullnetit të lirë e

demokratik të popullit në përgjithësi.

PO FLITET PER NJE LLOJ ROTACIONI SA ESHTE I MUNDUR DHE ÇKA DO TE THOTE KJO NE KETE PROCES ?

Ajo që duhet thënë së pari është se Shqipëria nuk ka nevoj për

moduese kozmetike, por për reforma të thella në të gjitha fushat, pra

Shqipëria ka nevoj për moduse të dobishme e frytdhënëse.Me këtë modus

pra të rotacionit Shqipëria në këto zgjedhje mund të lëviz në dy

drejtime, e para që zgjedhjet të prodhojn një qeveri gjithpërfshirëse,

dhe e dyta atë të identifikimit të lidershipit në këtë proces. Poashtu

me anë të rotacionit i cili në thelb është i shëndetshëm për lëvizjen

e procesve nëse kjo niset nga parimi i ndryshimit të vërtetë e jo atij

kozmetik apo pro forma.Rotacioni është parim ,është qasja normale

,është kundërvënia e një peshe nga jashtë për të sjell ndonjë

“ndryshim” nga brenda ,pra rotacioni është lëvizje e stilit politik të

sistemit qeverisës, por jo edhe të thelbi të qeverisjes.

Prandaj duhet parë natyrën dhe planin se si ky rotacion do të sjell

ndryshime të justifikueshme në sistemin qeverisës dhe atë të

administratës shtetërore. Nëse ideja e rotacionit ka të bëjë me

ndryshime të mëdha dhe të vërteta atëherë ai është i shëndetshëm dhe i

dobishëm,por nëse ideja e këtij rotacioni është afatshkrutër atëherë

nuk flitet për ndryshime dhe nuka as justifikim për to.Ndërkaq

gjithashtu mund të jenë produkt nga rotacioni edhe kabinetet në hije,

frenimi i abuzimit të pushtetit ,forcimi i grupit opozitar dhe

ndryshimi i udhëheqjes etj.

Ajo që është e rëndëishme në këtë proces ëhstë që zgjedhjet të fitojn

legjitimitetin ,të jenë të lira ,demokratike dhe transparente ,duke

kuptuar gjithnjë se vota është vlera e ndryshimit të një gjendje

,qytetarët kanë mundësi të zgjedhin sipas vullnetit dhe mendimit të

tyre të lirë zgjedhësit e tyre .Sepse të zgjedhësh do të thotë të

përcaktosh vlerën.

Intervistoi:

Eglantina Alliaj