| E premte, 07.06.2013, 08:16 PM |
Gjuha
politike dhe konfliktualiteti, Shqiperia ka nevoje per transformime rrenjesore
ZOTI KEKA, SHQIPERIA ESHTE NE PRAG TE ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE. NE KENDVESHTRIMIN TUAJ, SI JU DUKET KJO FUSHATE?
Thënë të
drejtën fushata sipërfaqësisht është më e organizuar kjo
për
faktin se shohim më shumë angazhim të cilësdo parti politike dhe
liderëve
të tyre, beteja e madhe vetëm sa ka nisur ,por uroj që kjo
betej të
mos përfshihet me rrugë të gjakosura dhe dëmtim të
imazhit,ndërsa
sloganet mbesin të njëjta edhe përkundër imazheve të
reja në
këtë proces.
Një
fushat demokratike e civilizuar është fushat që sjell fryte të
dobishme
shoqërisë në ndërtim,dhe asaj që aspiron drejt rrugës së
integrimit
në familjen europiane.Poashtu në këtë proces ka edhe
defekte
,pengesa të paarsyeshme ,si ajo e anëtarëve të pakompletuar të
komisionit
qendror zgjedhore ,pastaj ligjet dhe shumë çështje tjera të
cilat
vetëm sa e pengojn procesin e tanishëm dhe atë që do vij më pas
në prag
të ditës së zgjedhjeve.është tepër e nevojshme që partitë
politike
të arrijn konsensusin e nevojshëm për të gjitha fushat gjatë
kohës së
procesit zgjedhor ,ashtu edhe ajo e KQZ ,sepse kjo do të
ndihmonte
rrjedhën e natyrshme të procesit zgjedhor ,pastaj do të
rriste
tonet pozitive dhe besueshmërinë në shoqërinë e cila pret që
vendi të
kaloj këtë fushatë dhe këtë betejë demokratike sa më normale
ashtu që
vendi të zgjedh përfaqësuesit e saj kredibil dhe të
përgjegjshëm
me vizion dhe që drejtojn porceset në rrugën e duhur
drejt
reformave të thella ,pastaj progresit të brendshëm dhe atij të
integrimit
sa më të shepjt në unionin europian.
Shqipëria
nuk ka kohë për të humbur ,ajo duhet të lëviz krahët dhe
t'i
bashkohet sa më parë familjes së saj të lashtë europiane, e gjithë
kjo do të
arrihej duke bashkëpunuar, duke dhënë fryte të përbashkëta
si i
gjithë spektëri politik, dhe të gjithë të tjerët nga fushat e
ndryshme
, poashtu edhe populli që vendi të ecën në rrugën e sigurtë
drejt të
ardhmes.
Duhet
ditur se demokracia vetëm numëron votat ajo nuk i peshon
ato,prandaj
janë të gjithë faktorët e brendshëm politik ,shoqëror
,pastaj
institucionet gjegjëse të shtetit që duhet të akceptojn këtë
peshë të
domosdoshme ,por duke mos përdor asnjë peshore tjera jashtë
asaj
reale dhe të mendimit të lirë të popullit për të zgjedhur
përfaqësuesit
e tij në mënyrë legjitime.
NDERKOHE DUKEN QARTE EDHE KONFLIKTET DHE ASHPERSIMI I GJUHES
Në një
proces zgjedhor që mëton të jetë demokratik ,tonet e ngritura,
argumentet
kundërargumentet, motot e ndryshme, pastaj edhe shpalosja e
vizionit
partiak dhe programit bëhet herë pas herë edhe duke
ashpërsuar
edhe gjuhën politike të palëve në betejën zgjedhore dhe kjo
është e
natyrshme.Por nëse ky proces kalon nga fusha zgjedhore në atë
të
konfliketeve ,vrasjeve, dhunës ,rrahjeve ,kërcënimeve etj etj
,atëherë
nuk mund të flasim për një proces normal zgjedhor e as për
një betej
të natyrshme të palëve në fushën e demokracisë dhe
zgjedhjeve
parlamnetare ,por një një njollosje të tërë petkut zgjedhor
e
demokratik ,pra një ndërrim fushash nga ajo e fushës së zgjedhjeve
demokratike
në atë të fushës së zgjedhjeve të gjakosura,jodemokratike
dhe me
gjemb në kurrizin paszgjedhor.
Edhe
fushata zgjedhore ka nivelin e saj të organizimit ,të tonit të
natyrshmë
politikë e moral, të kulturë demokratike ,qytetare dhe
politike
,të zhveshjes nga ëndërrat e bukura dhe të vetkënaqjes ,për
oksigjenin
e domosdoshëm demokratik, ,sepse populli ka nëvoj për
ndryshime
dhe ndryshimet ,ai mund t'i sheh pikërisht në ofertat e
palëve
,pra në programet partiake ,vizionin dhe mundësit që premtimet
të
realizohen.Populli i lirë nga sipmatitë hipnotizuese për partitë
dhe
liderët duhet të shikoj më shumë në peshën e moralit,të
përgjegjësisë
,aftësisë dhe vizionit bindës të palëve ,sepse ndryshimi
lind kur
syri dhe dora bashkëpunojn fuqishëm pra kur veshi dhe goja
janë në
harmoni dhe kur mendja dhe trupi janë unike në veprimet që
bëjnë.
Ndryshimi duhet të lind në zonën më të fjetur të
mendjes,prandaj
edhe sot ndryshimi të lind edhe aty ku ka mungesë të
thellë të
saj.Shqipëria ka nevoj për transformime rrënjësore dhe këtë
ajo mund
ta bëjë duke ndryshuar vullnetshëm.
PAS 22
VITESH DEMOKRACI, ENDE NUK ARRIHEN TE REALIZOHEN FUSHATA TE QETA, POR
GJITHMONE KONFLIKTUALE. PSE NDODH KJO SIPAS JUSH?
Ndërrimi
i sistemeve ka qenë gjithnjë proces i vështirë dhe me sfida
të mëdha
por edhe me kosto të konsiderueshme e që gjithnjë ka shkuar
mbi
kurrizin e popullit. Proceset tranzitive janë ato procese ku
demokracia
merrë domethënien e përditshmërisë, ku shteti fillon ta
vesh
pushtetin e tij legjitim ,ku shoqëria fillon ta ndërroj lëkurën
politike
dhe të sistemit dhe të gjitha fushat marrin një trajtë për
mundësit
e mëtejme të përpunimit nga po këto fillesa të natyrshme.Por
nëse të
gjitha këtyre u mungon fryma demokratike dhe pricipet bazë të
saj
atëherë ajo shoqërië lidh këmbët e këtij procesi dhe hapat e
lëvizjeve
për të ndërtuar një institucione demokratik ,për ta pasur
zgjedhje
të shëndosha ,të lira të fshehta dhe demokratike ,për një
shtet
kushtetues ,sundim të ligjit dhe rendit etj janë të penguara në
vazhdimësi.
Prandaj
nisur nga kjo edhe përkundër asja që Shqipëria ka mbërri në
njëzetë e
ca vite demokracia ,demokracia ende nuk ka mbërri në
themelet
e vendit akoma, kjo tregon se Shqipëria në vetvete nuk i ka
vënë
akoma themelet e palëkunudëra të saj mbi principet e demokracisë
dhe të
një shteti kushtetues,demokratik e modern në kuptimin e
mirëfillt.
Edhe
problemet gjatë kohës së fushatave tregojn një nga anomalit dhe
mungesën
e frymës së demokracisë ,kulturës politike ,komunikimit të
shëndosh
të palëve si dhe të pasioneve të zjarrta politike dhe për
pushtet.Kjo
do të thotë se edhe përkundër njëzetë e ca viteve me rroba
demokracia
Shqipëria ende nuk ka përmbushur standartet e natyrshme
demokratike
të zgjedhjeve ,pra standartet ndërkomëbtare me të cilat
ajo do të
tregonte se përveq rrobave të demokracia ka edhe në thellësi
të
shpirtit dhe trupit të saj,pra identifikimit origjinal apo autentik
të
demokracisë dhe standardeve të pranuar apo të njohura të saj edhe
ndërkombëtarisht.
Janë
pikërisht këto disa nga arsyet të cilat tregojn simptomet e
qarta të
këtyre problemeve si në betejën para zgjedhore pra fushatave
defektoze
dhe me ngarkesa të politikave fyese e konfliktuoze nga palët
ë
ndryshme ,ashtu edhe në mungesën e unitetit dhe konsensusit ,por
edhe të
kulturës për çështje vendimtare dhe të përbashkëta në interes
nacional.
Prandaj
Shqipëria duhet të mbështetet në tërësi në principet e
demokracisë
,të arrij kulturën e domosdoshme politike ,të kuptoj
natyrën e
fushatës zgjedhore si një mundësi për të gjithë ,të shfaqjes
së
secilës palë në mënyrë të lirë dhe të qetë të programeve dhe ideve
e
vizioneve pa ngarkesa dhe konfliktualitet të panatyrshëm ,koha që
Shqipëria
të mësoj në këtë fushë ,pra të fushatave të qeta zgjedhore
ka kaluar
,tani është koha që Shqipëria të praktikoj këtë fushë pa të
cilën
standartet mbi të cilat përmbushet një fushë e tillë është e
pamundur,
pra duhet praktikuar që fushata dhe zgjedhjet të jenë të
qeta ,të
lira dhe demokratike.
NDERKOHE QE DHUNA VERBALE ESHTE E PRANISHME,POTHUAJSE SA HERE QE ZHVILLOHEN
ZGJEDHJET ELEKTORALE NE VEND..SI SHPJEGOHET KY FENOMEN I THEKSUAR
NE SHQOERINE TONE?
Sikur ata
ta mposhtnin luftën e brendshme dhe të kapeshin pas
unitetit,
interesave të përbashkëta nacionale , pastërtisë së qëllimit
dhe
vizionit që duhet patur ,ky fenomen nuk do të ekzistonte.Janë
poashtu
edhe problemet e ndjenjave të ngacmuara të secilës palë ,apo
shoqërisë
që çojnë në pakënaqësi dhe paraqitje negative të veprimave
të tyre
gjatë fushatave ,kjo tregon ë njërën anë të medaljes
mentalitetin
,kulturën e palëve në këtë betejë dhe në anën tjetër të
medaljes
pakënaqësit e shumëta të cilat shfaqen pikërisht në këto
beteja
apo në këtë fushë zgjedhore,sepse pikërisht nëse negativitetit
i jepet
hapësirë në këto fushata atëherë nuk mund të dallohen më
gjërat se
kush është në betëjë ajo e menatalitetit të palëve apo e
pakënaqësisë
së të tjerëve.Ndërkaq në kuadër të kësaj mendoj se së
pari ky
fenomen është psikologjikisht çështje e mentalitetit ,mënyrë
se si
është rritur dhe ku është përkundur kjo shoqëri.Duhet nënvizuar
poashtu
këtu një gjë se është pikërisht perandoria barbare otomane si
pushtuese
që ka lënë një varg sëmundjesh patologjike të cilat shoqëria
jonë ende
nuk ka guxim t'i shëroj ato edhe pse ilaçi tanim është i
njohur
botërisht se si Shqiptarët t'i thonë lamtumirë mentalitetit
bizantin dhe sulltanist.
Ndërsa
duhet ditur se të gjithë palët që duan një fitore të tyre
duhet ta kenë
të qartë se pa përmbushjen e standardave të natyrshme
është e
pamundur nëse nuk ka një fushat të qetë ,zgjedhje të lira dhe
demokratike.është
e rëndësishme që të krijohet një marrëdhënie e
shëndetshme
e palëve me këtë afat kohor pa e dëmtuar ,pa e njollosur
,por duke
i dhënë akoma më shumë rreze kulture dhe fuqie procesit
zgjedhor
në përmbushjen e qëllimit të natyrshëm pra të daljes nga kjo
fushë të
fituesit sipas votës së qytëtarit dhe vullnetit të lirë e
demokratik
të popullit në përgjithësi.
PO
FLITET PER NJE LLOJ ROTACIONI SA ESHTE I MUNDUR DHE ÇKA DO TE THOTE KJO
NE KETE PROCES ?
Ajo që
duhet thënë së pari është se Shqipëria nuk ka nevoj për
moduese
kozmetike, por për reforma të thella në të gjitha fushat, pra
Shqipëria
ka nevoj për moduse të dobishme e frytdhënëse.Me këtë modus
pra të
rotacionit Shqipëria në këto zgjedhje mund të lëviz në dy
drejtime,
e para që zgjedhjet të prodhojn një qeveri gjithpërfshirëse,
dhe e
dyta atë të identifikimit të lidershipit në këtë proces. Poashtu
me anë të
rotacionit i cili në thelb është i shëndetshëm për lëvizjen
e
procesve nëse kjo niset nga parimi i ndryshimit të vërtetë e jo atij
kozmetik
apo pro forma.Rotacioni është parim ,është qasja normale
,është
kundërvënia e një peshe nga jashtë për të sjell ndonjë
“ndryshim”
nga brenda ,pra rotacioni është lëvizje e stilit politik të
sistemit
qeverisës, por jo edhe të thelbi të qeverisjes.
Prandaj
duhet parë natyrën dhe planin se si ky rotacion do të sjell
ndryshime
të justifikueshme në sistemin qeverisës dhe atë të
administratës
shtetërore. Nëse ideja e rotacionit ka të bëjë me
ndryshime
të mëdha dhe të vërteta atëherë ai është i shëndetshëm dhe i
dobishëm,por
nëse ideja e këtij rotacioni është afatshkrutër atëherë
nuk
flitet për ndryshime dhe nuka as justifikim për to.Ndërkaq
gjithashtu
mund të jenë produkt nga rotacioni edhe kabinetet në hije,
frenimi i
abuzimit të pushtetit ,forcimi i grupit opozitar dhe
ndryshimi
i udhëheqjes etj.
Ajo që
është e rëndëishme në këtë proces ëhstë që zgjedhjet të fitojn
legjitimitetin
,të jenë të lira ,demokratike dhe transparente ,duke
kuptuar
gjithnjë se vota është vlera e ndryshimit të një gjendje
,qytetarët
kanë mundësi të zgjedhin sipas vullnetit dhe mendimit të
tyre të
lirë zgjedhësit e tyre .Sepse të zgjedhësh do të thotë të
përcaktosh vlerën.
Intervistoi:
Eglantina Alliaj