E premte, 29.03.2024, 04:58 AM (GMT)

Kulturë

Namik Selmani: Midis Londrës dhe Matit

E enjte, 06.06.2013, 07:50 PM


MIDIS LONDRËS DHE MATIT

Nga Namik Selmani

Kontaktet e shumta dashamirëse që kam patur e kam ende me miqtë e vjetër e të rinj të Matit m’u shtuan edhe më tepër kur njoha nga afër një matjan të mirë, që quhet Xhavit Gasa, Ajo kafe e zakonshme në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës në Tiranë me Xhavitin na vuri në një kurth të bukur. Një kurth që e duan të gjitë në këmbë, në duar, në shpirt. Sikur preu fjongon e jo thjesht të një miqësie të re, por edhe për tharmin e disa  tregimeve të gjata . Xhaviti, edhe pse në moshë relativisht të madhe i gëzohej vëllimit të tij të parë me poezi që e mante në duar si një tufë margaritarësh. Me një titull simbolik “Jehona e dhimbjes” E në këtë kuvendim sa njerëzor aq edhe poetik,  ai nisi të tregonte, të fliste, të tregonte pa urrejtje për atë dhimbje që kishte kaluar në vitet para 1990. Veç në fjalët e tij nuk kishte urrejtje, .por një trishtim. Një trishtim për kohën që e kishte thinjur para kohe, që i kishte vrarë ëndrrën e bukur të poezisë. Dhe unë e dëgjoja. Paksa edhe rrënqethesha trupërisht në atë rrëfim. Bëhesha një çast edhe një Migjen modern për vitet e vrara të Xhavitit. Ai fliste thjesht, bukur, me një buzëqeshje njerzore në fytyrën e tij që ishte zbukuruar në grykën e  lumit të Matit në një fshat me emrin Zenisht. Në mes asaj qetësie që kishte si me porosi në sfond një muzikë të bukur, ai po më dukej si një njeri që ishte edhe vetë dramaturg, edhe regjisor, edhe aktor, edhe pëshëpritës, edhe poet, edhe bujk i mirë, por edhe një qytetar korrekt anglez,  pasi kishte disa vite që jetonte në Angli. Xhaviti është një nga degëzim njerëzor i fisit Gasa në Burgajet, fis nder me te vjetrit ne Burgajet, fis puntor,mikprites e bujar, e sot është shpërndarë ky fis kudo me martesat, lindjet, punët dhe emigracionin që e prekin si të gjithë shqiptarët që jetojnë në këto vite lirinë e lëvizjes. Ma dha edhe poezia e tij në një vëllim me një ballinë titulli që nuk do të doja të shihja në asnjë libër tjetër poetik të kolegëve të mi poetë “Jehona e dhimbjes” e ka titulluar ai librin, bash si të qe një pasaportë shpirtërore e jetës së tij, e vëllezërve të tij , e prindërve të tij duke u bërë një nga zëdhënësit më të bukur të asaj beteje që bënte komunizmi me një shtresë të madhe njerëzish, vetëm sepse ata ishin kundër këtij sistemi  ose që kishin pak më shumë pasuri të siguruar me djersën  e ballit të tyre. O, sa i trembte kjo djersë e njerëzve të zot!..

Të shkruash për Xhavit Gasën duhet të mendohesh mirë. Jo se ai është një njeri misterioz. Jo se ai është një lloj heroi që shumë gazetarë kërkojnë me ngulm në udhët e jetës . Jo se ai është një person i jashtëzakonshëm. po pikërisht në atë përkushtim atdhetar, më atë forca të madhe shpirtërore që ai ka patur në jetë, në atë dashuri ta jashtëzakonëshme për Zenishtin, Matin e mbarë Shqipërinë ai të bën që të shkruash për të sa më parë e sa më shumë. Jo, ai është një njeri që lexohet lehtë në karakterin e tij. Është një njeri që nuk e kthen kurrë atë që premton, atë që thotë. Edhe pse është më i vogli në brezin e burrave dhe grave të fisit Gasa, ai në këto vite që e ka ngjitur edhe më lart emrin e nderuar të familjes Gasa. Ka bërë punë të rënda  të vështira pa e humbur asnjëherë karakterin e tij, dinjtetin e tij  Eshtë një njeri shumë mirënjohës për të gjithë ata që  e kanë ndihmuar. Përballë dhimbjes që e ka ndjekur në emër të kulakërisë atij i është dashur që të mësojë shumë, të ngrihet edhe më shumë mbi këtë dashakeqësi. E ka nisur me vështirësitë e mëdha që ai ka bërë për t’u arsimuar.

Kur e pyesim për biografinë  e familjes së tij ai na tregon: ”Jam fëmija i fundit i Elmaz Gases, pas Bajramit, Feritit, Seferit dhe Bukurisë, lindur në Zenisht në vitin 1956. Me një fëmijëri të vështirë. Prindërit na rritën me një mijë halle. Varfërisë iu shtua edhe lufta e egër e klasave. Shkollën fillore dhe 8-vjeçare e mbarova me rezultate të shkëlqyera në vendlindje  Zenisht. Kam nisur të shkruaj poezitë e para që në shkollën 8-vjeçare. Në vitin 1968 dërgova një poezi për elektrifikinimte emisioni letraro-artistik i pionierëve që transmetohej çdo të shtunë në mëngjes në Radio Tirana. Kjo  poezi u transmetua në Radio Tirana, unë nuk e dëgjova. Kur shkova në shkollë të gjithë shokët dhe shoqet më përgëzuan, sepse e kishin dëgjuar. Vetëm mësuesja më qortoi rëndë dhe më tha që të mos guxoja të dërgoja tjetër herë.Unë në atë kohë isha fëmijë dhe nuk e  kuptoja qortimin e mësuëses, që ishte motra e kryetarit të gjykatës së Matit. Që në fëmijëri përejtova emrin “Kulak”. Ky emër i rëndë i trishtueshëm më ndiqte në çdo hap të jetës. Në shtëpi, në rrugë,ë punë ,mes shokësh, kudo. Aq më tepër që unë isha vetëm 20 vjeç. Një njëzetvjeçari dhe  gjithë brezit të ri që nuk e përjetuan atë ferr, do t'ju uroja që kurrë mos paçin fatin tim të brezit tim të asaj kohe. Mes dhimbjeve të mëdha shpirtërore ai kujton vdekjen e një motre që ishte vetëm 3 vjeç. Diktatura shpesh gjente raste të tilla që të tregonte edhe më mirë dhëmbët e saj . E pra motra e tyrë tre vjeçare që duhet të varrosej me shumë njerëz, u varros vetem me pak vetë. Po të jetonte tani ajo do të ishte tre vjet më e madhe se  Xhaviti. Një varrosje vetiare sidomos në fshat ishte një turp i madh, por që nuk bëhej për faji e tyre por për ata që vendosnin edhe te varri i i njerëzve, qofshin kta edhe fëmijë trevjeçarë. Kjo ngjarje ka mbetur në kujtesën e të gjithë vëllezërve sidomos e Xhavitit që e quan ngjarjen më të dhimbshme të familjes së tyre.  Ata rrinin atje jashtë si një lloj barrikadë e dhimbshme për vdekjen e motrës së tyre .Megjithatë kujton edhe një ngjarje të bukur që ndihmoi edhe falë zgjuarësisë së babait të gruas së vëllait të tij Bajramit që quhej Rrahman.. Rrufija ishte një familje jo kulake dhe nuk duhet të martohej me Barjamin, por babai i saj, Rrahmani sajoi një largim nga shtëpia të vajzës. Kur shokët e Frontit i kërkuan llogari ai e justifikoi se “vajza kishte ikur vetë e nuk mund ta gjykonte dot për këtë veprim e nuk e kthente dot në shtëpi” Kështu martesa u bë e nuk u bë dot ndëshkimi që ata kishin planifikuar për Bajramin dhe për vëllezërit e tij.. Duket se dinjiteti i tyre ishte i lartë përballë këtyre planeve kaq të egra që tregonin sa përherë e më shumë organet e shtetit e të parties-shtet.

Brenda këtij ferri politik të prekur në të gjithë ata që e preknin atë, ai kujton edhe shumë miq të mirë, kuadro që mundoheshin që t’i largoheshin këtyre kurtheve.

Sfida më e madhe  dhe më e fuqishme ishte ajo e shkollës, meqë nuk mund të vazhdonte në shkollën në Burrel, u detyrua të shkonte në Kamëz të Tiranës. Po ku të rrinte? Ku? Kush do ta mbante afër këtë djalë 14-vjeçar të goditur rëndë nga qënia kulak Për këtë djalë që e donte  diturinë, por nuk kishte krahë që të ecte përpara.  E pikërisht në këtë vend ai gjen një familje që do të bëhej srehë. Kamza ishte më vend afër Tiramës.  Kishte edhe intelektulaë të mirë që dëgjonin dhe nuk shikonin dhe që fort këtë mjegullnajë tragjike që kërkonte të mbillte pushteti i kohës .Dhe streha më  e dashur, më e ngrohtë, më e  mirë u bë familja  e kushuririt të tij Ali dhe Nazime Preni. Për këtë ai i quan pas prindërve këta njerëz . Për këtë thotë: “Përveç prindërve dhe vëllezërve të mi që më rritën në ato kushte të vështira dhe më edukuan, ishin dhe ato ku  unë pata fatin të jetoja ishte një familje tjetër, që ishte familja e dytë dhe më e dashur për mua. Këto ishin Ali e Nazime Preni. Kjo familje kishte lidhje të forta me familjen time, edhe në kohën më të egër të luftës së klasave nuk na braktisën kurrë. Ata më morën mua në Tiranë që kur mbarova klasën e tetë, dhe më mbajtën katër vjet deri sa mbarova shkollën e mesme. Megjithëse kishin gjashtë fëmijë për të rritur me dy paga shumë të ulta, kurrë nuk pranuan t’u merrnin prindërve të mi asgjë për mua. Ato katër vite kanë qenë vitet me të lumtura të jetës sime. Kjo familje më dha mundësine e shkollimit në një shkollë shumë të mirë siç ishte shkolla e Kamzës në atë kohë. Në këtë shkollë m’u dha mundësia edhe të vazhdoja ëndrrën time për të shkruar poezi. Pata fatin të njoh nga afër dhe shkrimtarë të shquar si Kolë Jakova, Petro Marko që vinin shpesh dhe bënin takime e biseda te kjo shkollë. Shtepia e Kulturës së Kamzës botoj  në atë kohë një almanak me krijime të autorëve të kësaj  Shtëpie Kulture. Aty u botua edhe një poezi e imja për Nënën.E ruajta këtë libër si relike te çmuar, deri sa një ditë dikush e mori te koka e divanit ku kisha vendosur librat e mi dhe grisi vetem fleten ku ishte shkruar poezia dhe emri im. Kjo ndodhi disa vite pasi kisha mbaruar shkollën dhe shërbimin ushtarak, te shtëpia ime në Zenisht. Deri këtu futej dora e pistë e atij sistemi ogurzi. Pra pikënisja ime për t’u formuar si njeri me dije dhe kulturë ishte familja e të paharrurëve Ali e Nazime Preni. Edhe pse ata sot nuk jetojnë, ata kanë lënë pas fëmijë të mrekullueshëm. Edhe këta kanë krijuar familje të mrekullueshme dhe lidhjet tona jane temrekullueshme.Dhe më tej kur kërkon që të punojë në Burrel, në Zenisht do të përballej me një realiet tjetër. Natyrisht jo edhe aq poetik sa në Kamëz. Në shtëpi kishte nënë Vashën, kishte vëllezërit , por në arë, në punë kishte njerëz që e ndiqnin në çdo hap që hidhte, në çdo fjalë që fliste. E megjithatë ai na kujton disa njerëz që i kanë lënë mbresa të miraNga këta portrete ai kujton me shumë mirënjohje disa prej tyre:  “Po filloj me pozitivet. Shumica e kuadrove që kishin mbaruar studimet e larta në fillim të viteve 80, nuk ishin shumë të përshirë në këtë luftë poltike. Kishin një frymë më demokratike. Më binte në sy se ata që pranoheshin në parti ndryshonin shpejt qendrim, bëheshin më aktivë në luftën e klasave. Njeriu i parë që më ngriti moralisht ishte Agetina Hysi, një agronome e ardhur nga qyteti, direkt nga bangat e shkollës në kooperativë. Ajo ishte shumë e hapur, e çiltër dhe nuk donte t'ia dinte për çështje biografie, përkrahte çdo njeri që punonte mirë. Ajo nuk kishte forcën dhe mundësinë të më bënte kuadër, por më aktivizonte si punëtor të specializuar. Nuk mund të lë pa përmendur edhe ish kryeagronomin Ibrahim Përlesha, agronomet Siba Ruçi, Jakup Dungu, Terezina Ruci, apo kryeagronomin e ujërave Avni Muça, agronomin e stacionit bujqësor Shaqir Ballabani. Pata fatin të punoj vetëm pak kohë me të ndjerin Qamil Xhika, agronom, docent dhe shkencëtar i kulturave bujqësore. Ai kërkoi më këmbëngulje që të punoja pranë tij në bazën eksperimentale, por pashallarët e kuq nuk më lejuan. Nuk dua tepërmend emrat e atyre që më persekutuan jo vetëm mua, por dhjetra e mijëra si unë në gjithë Shqipërinë. Ata ishin vegla të bindura që u vunë në shërbim të atij sistemi të gabuar, dhe do të ndjeja veten më të keq se ata nëse sot do të kërkoja të hakmerresha ndaj tyre. Nuk duhet të kthehemi në një lufte të re klasash.”

Pjesa më e bukur dhe më e ndritshme, po aq sa edhe e hijëzuar  e tij ka qenë dhe mbetet dëshira për t’u marrë me poezi. Libri i tij i botuar vetëm para dy viteve quhet “Jehona e dhimbjes” në ballinën  e tij është një bunker i rrethuar ngatelat me gjemba dhe një qiellnajë ku fluturojnë pëllumba. Këto pëllumba më duken si ëndërrat e Xhavitit që dalin nga një bunker i madh, natyrisht përmes dhimbjes së madhe. Ndryshe nga të gjithë librat e tjerë që botohen edhe me qindra e me mijëra, ai nuk ka vënë në faqen e parë një foto të moshës që ka, por një foto të viteve të rinisë me flokë të zinj, me disa sy të medituar për atë që lexues do të shohë më tej. Një xhaketë më kuadrata dhe një sfond gri pas krahëve.

Megjithatë të bën përshtypje një mendimi i tij: “Për mua nuk është shumë e rëndësishme përshkrimi i jetes në emigrim. Për mua është e rëndësishme përshkrimi i vuajtjeve dhe përballjes me këto vuajtje në kohën e diktaturës. Është një Xhavit që, megjithëse kishte mbaruar shkollën bujqësore, punonte 10-12 orë në ditë, në punët e rënda të bujqësisë, në shi, në baltë, në pikun e vapës përvëluese duke mbajtur mbi shpatulla peshën e luftës së klasave, duke u poshtëruar moralisht nga drejtuesit e kohës, duke filluar nga brigadierët që ishin analfabetë që dridhnin zinxhirët e Xhaviti i shkolluar hapte kanale. Një Xhavit që kishte shpirt poeti e poezitë dhe ky shpirt vritej pa mëshirë. Një Xhavit që në dimrin e egër të vitit 1985 ku bora kishte arritur mbi 1.5 m, e unë nuk kisha asnje qindarkë në xhep dhe asnjë copë bukë në shtëpi do të më vinte Veli Dobra, vëllai i madh i kunatës Rrufie dhe do t’i ofronte ndihmën e tij, duke i dhënë 500 lekë(të vjetra) .Me modestinë e tij Veliu që Xhaviti të mos ndjehej në siklet i tha: “Xhavit, unë shpërndaj pagat e punëtorëve dhe ti nuk kishe lekë për të marrë se nga dëbora e madhe nuk kishe ku te punoje unë t’i solla keto lekë. Jo për t’i falur se ti nuk je bërë i tillë, por po t’i jap borxhe të m’i kthesh kur ti të kesh mundësi. Jam përballur disa herë me diktaturën për të kërkuar vetëm atë çfarë më takonte jo privilegje, por nuk e gjeta kurrë ata e kishin gurin edhe arrën në dorë. Shqyr që guri i rëndë i tyre nuk me mori shpirtin brenda të cilit kisha shumë  ëndrra. I kërkon që ai t’i  vërë një notë vetes së tij, ai na thotë me modesti se notën duhet që t;ia vënë të tjerët.  E vlersoj veten me fat qe kam qene gjithmone gjakftohte dhe i vetepermbajtur, nuk kam urryer askend, por jam zemruar e zemrinin e kam kaluar me durim e gjakftohtesi.Keto veti nuk me kane lene te pi as duhanin as piet alkolike. Babai qe e pinte shume duhanin me thoshte shpesh se duhani eshte shok i mire vetem per nje moment, pjesen tjeter eshe i pa bese se te vret pak e nga pak, deri sa te mbysi.

“ Në zonën ku jetoj unë Londër, vepron Shoqata “Mather Teresa Union Albanian” Kjo Shoqatë drejtohet nga Zonja  Ruspi. Veprimtaria kryesore e saj është shkollimi në gjuhën shqipe i fëmijëve të komunitetit, të cilët bëjnë 3 orë mësim në javë. Kjo  bëhet çdo dite te shtunë, sepse shkollat angleze janë pushim dhe në një nga këto shkolla me lejen e autoriteteve mësojnë fëmijët shqiptarë, ku kontribojnë vullnetarisht disa mësuese shqiptare, shumica e këtij komuniteti janë matjanë. Kjo Shoqatë ka ngritur me këta fëmije edhe një grup të vogel artistik ku fëmijët recitojn, këndojnë pjesë të autorëve shqiptarë nga letërsia dhe këngët popullore. Ka edhe një grup me valltarë të vegjël që kërcejne vallet e bukura shqiptare.Unë bashkëpunoj me këtë Shoqatë duke shkruar poezi dhe tekste këngësh për fëmijë. Një ndihmë të çmuar jep edhe këngëtari Hamit Ruka me kompozimet e tij.  Pas një shfaqjeje që u dha para pak kohësh dhe ku Xhaviti kishte krijuar disa vargje për gjuhën shqipe. Kryetarja e Shoqatës “Nënë Tereza” Zamira Rruspi me bashkëshortin  e saj Hysen Ruspi   i tha: “I nderuar Z Xhavit, faleminderit për vargjet e bukura që ke thurur dhe vazhdon të thurësh për gjuhën shqipe, për vendlindjen dhe për historinë e saj, që interpretohen aq bukur nga fëmijët tanë.   "Me respekt Zamira dhe  Hysen Ruspi"   Për publikimin e këtyre aktiviteteve ka dhënë ndihmesë edhe z Fatmir Terziu, të gazeta e tij “Albanian News”, si dhe Lutfi Vata, President i shoqatave shqiptare në UK. Te gazeta Fjala e lirë, drejtori dhe botuesi i kesaj gazete z Fatimr Terziu redaktor dhe botues i librit të dytë të Xhavit Gasës "TROKËLLIMA E POETIT"  shkruan: "Mes krijuesve shqiptarë që ‘koha’ u nguli dhëmbët është edhe poeti nga Burreli, Xhavit Gasa. Kështu ai ka kohë që me emrin dhe krijimtarinë e tij i është shtuar asaj aradhe të pasur e të ndjeshme matjane në fushën e krijimtarisë.  Vëllimi i tij poetik “Jehonat e dhimbjes” edhe pse në titull ka një prekje emocionale të lidhur me të shkuarën, në thelb poezia e tij nuk është ‘qaramane’. Vargu i tij është më së shumti lirik, një shugurim jetik i shprushitur në valën e jetës së tij, në dihamën e trokitjeve të zemrës së tij".

Xhavit Gasa vazhdon të trokollijë me vargjet e tij të bukura, ndjesore, tërë aromë shqiptarie po aq sa edhe me njëlloj universialiteti mes hapësirave poetike. Një trokëllimë që nis diku në një Luginë Diellore si do ta quaja me plot gojë Matin e tij të lindjes,Zenishtin ku çiftelia është bërë njësh me bukën e sofrës. Ka në poezitë e tij një frymë atdhetare të Pjetër Budit që është nga Mati. Vjen nga oda ku flet shumë për hije mbretërish (Burgajeti vendlindja mbretit Ahmet Zogu është vetëm pak minuta larg Zenishtit) dhe ndalet  në stacione të dritëzuara të Anglisë.

Doja të bëja urimin më të ngrohtë.Në të dy këto libra është një tjetër simbolikë e udhës njerëzore e poetike të Xhavit Gasës. Në librin të dytë poetik "Trokëllima e poetit" që lexohet me një frymë për ngrohtësinë e mesazhet që ai jep, mësojmë se Xhaviti është në të njëjtën kohë edhe bujk lavërtar edhe arkitekt i fjalës së mençur dhe i  një ëndrre të pa realizuar e të vrarë nga vitet e egra të dikaturës,është edhe klithmues i padrejtësive politike, sociale, por edhe historike të kombit tonë.

Zë i viteve që kanë ikur, zë i së tashmes që na krijon tashmë një simfoni të re  kujtese, një simfoni njerëzore, një sfidë të re..Zë për të ardhmen, të cilën e dimë se do të jetë më e gëzuar, më e lumtur.. këtë na e thotë edhe entuziazmi dhe optimizimi i një njeriu kaq të mire e patriot si Xhavit Gasa që jeton midis Londrës dhe Matit!!!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora