E premte, 29.03.2024, 12:12 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Ëndrrat e krijuesit neokomunist

E enjte, 06.06.2013, 07:17 PM


Demir KRASNIQI :

ËNDRRAT E KRIJUESIT NEOKOMUNIST

- Parodi humoristiko satirike

 

Kujtoj vitet e fëmijërisë –

Drejt shkollimit kur jam nisë ...

Kur s’ na linin mësuesit rehat –

Lexo libra – shkruaj referat !...

 

Përmendësh mësonim poezitë ,

Përmendësh mësonim biografitë ...

Nuk guxonim mësuesin me e pritë ,

Nuk na linin rehat me u rritë !

 

Ato vite kur i kujtoj ,

Vet me veti po mendoj –

Si të shkruaj vepra me nam ,

Që t’i krijoj vetit famë ?!

 

Ka shumë kohë që s’ flejë në shtrat ,

Nuk e bëjë gjumin rehat ,

Rri gjithë natën si lugat –

Shkruaj vepra për nasihat !...

 

Shkruaj tregime , shkruaj romane –

Për shumë ngjarje të kësaj ane !...

Shpërndaj libra me autograme –

Ndoshta m’ fusin n’ “Plan – Programe !”...

 

Shkruaj tregime e poezi ,

Për të rritur dhe për fëmijë ...

Kam në zemër nostalgji –

Ndoshta m’ fusin n’ “Antologji!”...

 

Fëmijët n’ shkollë s’ do t’ rrinë rehat –

M’i  bëjnë veprat referat !

M’i mësojnë vjershat përmendësh rafal –

M’i recitojnë si papagall !

 

Mësuesit do t’i  qesin mendsh –

Biografinë , t’ ma mësojnë përmendësh !

Brez pas brezi do t’ m’ kujtojnë ndershëm –

Do të bëhem i pavdekshëm !

 

Dikur , isha komunist ,

Tash do t’ bëhem karrierist !

Do t’ lexoj në festivale –

Nëpër ara e nëpër male !...

 

Do t’ lexoj nëpër mitingje –

Si boksierët kur dalin n’ ringje !

Marr mirënjohje e marr shpërblime –

Ma i dalluari për krijime !...

 

Do ta mbështjell kokën me lesh –

Që t’ dallohem kur t’ dal në shesh !

Do t’i  lidhi flokët bistekë –

Që t’ më njohin n’ bibliotekë !

 

Do t’ nënçmoj krijuesit tjerë –

Ata , n’ shkrime nuk marrin erë !

Nuk do t’ rri me ta n’ qytet –

Para tyre – unë jam mbret !

 

T’ falëm nderit , o kompjuter –

Duron shkrime për  beter  !

T’ falëm nderit , e dashura letër –

Ç’ duron ti – s’ duron kush tjetër !

 

Gjilan, më 05.06.2013.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora