E marte, 23.04.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Secili qytet me Universitet

E enjte, 06.06.2013, 08:54 PM


  KOSOVË  SECILI  QYTET  ME  UNIVERSITET, ME BUXHET  EDHE PA BUXHET

Nga Dedë Preqi

Është ndjenjë e gëzimit dhe krenarisë, kur në Republikën e Kosovës lulëzojnë sot plot shkolla dhe Universitete të ndryshme, të cilat na mungonin dikur sikur buka,  rastet janë të shumta dhe specifikash të ndryshme, ashtu siq thotë edhe bota e civilizuar, se shqiptarët ishin të diskriminuar dhe në përdorimin e gjuhës së vet, të së drejtës për shkollim  dhe arsim.

Dikur Kosova kishte vetëm një Universitet, të hapur në vitin 1969, i cili në fillim ishte shumë i  varfër nga nfrastruktura e kuadrit dhe kualifikimëve, por ishte i fortë nga kualiteti arsimor e pedagogjik, nga i cili kaluan shumë gjenerata studentësh të njohur dhe doktor shkencash e akademikë të shumtë.

Mirëpo,  në kohën e okupimit serb, Universiteti  dhe shkollat shqiptare në Kosovë, u shdërruan në „shkolla podrume“, sepse dyert  e  Universitetit  dhe shkollave u mbyllën nga forcat policore serbe, që i udhëheqi sistemi totalitar i kohës, dhe në mënyrë të veqantë malltretohen  nxënësit, studentët  dhe intelektualët shqiptarë, me çrast në shenjë  revolte e pakënaqësie nxitën trazira në popull dhe në tërë Kosovën.

Sot në Kosovën  e lirë e sovrane, në prag të maturës, po përgaditët një ushtri e madhe të rinjsh, të cilët do t’ia mësyejnë studimeve në Universitete e shkolla  të ndryshme të Kosovës,  duke i drejtuar sytë, shpresën dhe zemrën, që përmes kësaj rinie  mvarët  edhe  ardhmëria e vendit.

Në kontekstin e demokratizimit të vendeve e të njerëzve, sot pa droje dhe pa paragjykime hapën kufinjtë kulturorë, arsimorë por, edhe ata historikë e politik ndërmjet popujsh të ndryshëm,  ashtu edhe ndërmjet shqiptarësh, për faktin se edhe shqiptarët janë pjesë e njohur e kombeve të botës, të cilët kanë identitetin e vet kombëtarë,  lirinë e shprehjes, arsimimit dhe kulturës , si të barabartë me njerëzit e kombeve të lira të botës.

Arsimi  në Kosovën e pasluftës

Periudha e fillimit pas përfundimit të luftës  1999, e më tutje, karakterizohet me disa reforma të reja të arsimit nga gjitha nivelet, që nga edukimi  parashkollor e deri te Universitetët, duke iu afruar deri dikund standartëve bashkëkohore, por me ndihmën e shumë donacionëve Evropiane e Ndërkombëtare, dhe nga kjo periudhë fillon të zhvillohet  edhe sistemi privat i arsimit, i cili në një mënyrë e lehtëson reformimin  e arsimit të përgjithshëm  dhe atij profesional, dhe Marrëveshja e Bolonjës në Arsimin e Lartë.

Hapja e Universitetëve  të reja  në Kosovë, krijon mundësi dhe kushte të reja  në arritjen e mundësisë së studimëve me standarte evropiane dhe amerikane, si edhe krijohet nevoja për shngarkimin e numrit të madh të studentëve nga kryeqyteti, duke u shpërndarë në qendra tjera të qytetëve të Kosovës, ku mund të përfshihen edhe studentët për rreth rajonit.

Kosova si njëri nga shtetët më të reja në botë, është një vend  me një mesatare të re të popullsisë dhe një vend mjaftë dinamik, por që ka popullsinë më të varfër në Evropë, i cili më se 30 %  të popullsisë  jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, nga të cilat vende janë krijuar marrëdhënie të mira dhe mundësi të reja për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në marrëdhëniet e arsimit të lartë, duke u krijuar shumë kolegje (Universitete) private  në Kosovë, nga shumë vende të huaja.

Hapja e Universitetëve publike një qështje politike

Pas një liste të gjërë të Universitetëve të huaja dhe vendore në Kosovë, tani  nga Ministria e Arsimit në Kosovë,  është planifikuar që  të hapën edhe disa të tjera kolegje Universitare,  në qytetin e Gjilanit dhe të Gjakovës, kurse tani janë mbetë edhe disa qytete të vogla pa Universitete, por në këto rrethana të kësaj qeverie, ndoshta do të lulëzon secili qytet me Universitet,  me buxhet edhe pa buxhet.

Mirëpo, sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në Kosovë, ka pak  kolegje(Universitete)  të cilat  i plotësojnë kushtet e akreditimit  si Universitet, dhe ato kolegje që punojnë  sot, nuk i plotësojnë këto  kritere , bazuar në ekipet e ekspertëve të kësaj fushe, të cilët e kanë verifikuar gjendjen  e këtyre Institucioneve në vend.

Është edhe diçka tjetër, apo më shqetësuese për shoqërinë kosovare, që sipas statistikave të vendit, varfëria  arrinë shkallën e saj  29.2 %, dhe  ajo ekstreme  8.2 %, prandaj,  projektet  e shumë planëve kozmologjike  nga qeveria  momentale, duhet të bazohen në kushtet ekzistuese të popullit të Kosovës, duke mos ndërmarrë plane të cilat e ngrisin nivelin e varfërisë, nëse kjo qeverisje nuk ka  prapavija të tjera, sepse sa herë  që afrohen zgjedhjet e reja, propozohet , apo premtohet ndërtimi i një rruge, një ure, apo një shkolle dhe Universiteti.

Reforma më e pranueshme e kalimit të kësaj gjendje është mundësia e punësimit të atyre që kërkojnë punë, të cilët janë shumica me kualifikime të larta dhe me diploma universitare pa punë fare, në mënyrë që të krijojnë kushte për mbijetesë dhe jo të mbetën rrugëve me diploma në xhep.

As një popull në botë, por as populli shqiptarë, i cili është i etur për liri dhe dije, nuk do ta kundërshtonte hapjen e një Universiteti në vendin e vet, por  hapja e shumë Universitetëve dhe mbyllja e dhjetra  fabrikave në vend,  nuk  do koment,  se  është  më shumë  se një degradim i  shoqërisë dhe rinisë kosovare, se ta quajmë një përpektivë, apo zhvillim të saj.

Duke u bazuar në këto rrethana  të kësaj qeverie,  me ministrin  e Arsimit R. Buja dhe kryeministrin  Thaqi,  deri në zgjedhjet  e ardhshme,  Universitete   meritojnë edhe qytet tjera  të Kosovës, sikur që është Deqani, Klina, Kaqaniku, Vitia, Graqanica, Rahoveci, Skënderaj, Suhareka, ndoshta edhe ndonjë vend tjetër, nga e kanë preardhjen të parët e qeverisë.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora