E shtune, 20.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Gashi: Mos ja vrani Zotin Kosovës!

E merkure, 05.06.2013, 09:03 PM


MOS JA VRANI ZOTIN KOSOVËS

Persiatje

Nga Agim Gashi

Të përkrahet e keqja është gjëja më e lehtë.Thuhet edhe sipas Librit të Shenjët Kuranit se ata që përkrahin të keqen dhe ndjellin ndasi, urrejtje e përbuzje, janë me dreqen. Lahivela, edhe hoxhollar dreqen na u flugen e na hypen në shpinë bashkë me hajdutet, korrupcionistet, lavirgjitë e tradhëtarët që shesin atdheun për një kokerr rrush.Po pse more po i qon dreqi me i ba vetëm keq këtij atdheu i cili ndër shekuj u mboll me varre? Sejcili që vie nga ndonjë shtet ku është shkolluar, mundohet që popullit tia veshë kulturën dhe traditat e huaja, të atij shteti pra, duke e gjveshur popullin e shkretë nga më sublimja, ajo pak dashuri që i ka mbetë për atdheun. Paraja e tradhëtisë dhe paraja e vjedhur nga djersa e popullit janë haram o hoxhollar-bizar e potiticient babzinjë.

Mbi njëqind vite e kishim Serbinë mbi kokë ku shumica e hoxhollarëve ishin analfabet dhe në sherbim të armikut. Patriotët hoxhollarë si Mulla Idriz Gjilani, Mulla Idriz Kokrruku e disa që i njofta edhe përsonalisht nuk përngjanin aspak në hoxhollarët e sotshëm të cilët asnjëherë në xhamia nuk folen për kombin e atdheun.As atëherë nuk munden me ndryshue aq shpejt mendjen e popullit sa hoxhollaret e sotëm me mjekrra të paguar nga sektet dhe fiset e stepave afrikane e aziatike. Varfërinë që ia sollen politikanët këtij populli, e shfrytzuan sektet fetare dhe ja tani duke uzurpuar xhamitë më të mëdha në Kosovë, po ua shpërlajnë mendjen e kësaj rinie e cila diti të qëndroj edhe para takseve të armikut e mos ti trembet syri për liri.Sot më nuk luftohet për lirinë e shqiptarit por për liri të arabëve. Atdheu e populli ka frikë nga disa të ashtuquajtura Forume Rinore të Myslimanëve që u formuan mu nga këto sekte e të cilat mbllaqisin para të shpërlara nga mafitë fetare e kriminale, pse jo edhe terroriste.

Çdo lidhje e fort me këto sekte radikale, janë në dëm të atdheut, në dëm të zhbërjes së popullit shqiptar,zhbërjes së atdheut së lirisë. Këto janë të lidhura direkt edhe me Serbinë ku mud të thuhet lirisht se edhe gjatë luftes ndoshta përdoreshin si masha kundër UÇK-së. Paraja serbo-ruso-sektashe ka hy në xhepat e një pjese të kësaj kategorie. Sharja në mënyrë më vullgare e Ministreshës Vlora Çitakut nuk më pëlqeu edhe pse për Vloren nuk ndjej ndonjë simpati si politiciente, por Vlora është grua shqiptare e cila se meriton një fyreje të tillë nga sektet e huaja që lirisht flasin me gjuhen e terrorizmit ndërkombëtar dhe me gjuhën e djallit.

Populli pyet:Ku është shteti, ku është Kryeministri, Presidentja, ku je ti Vlora Çitaku që i pranon edhe fyerjet e tilla? Ku e keni mendjen Ju tani? Te marrja e pushtetit dhe te pasurimi në kurriz të këtij populli të gjunjëzuar? Deri kur më do të durohet që të ndytet kjo tokë me leshra sektesh në emër të një lirie fetare e cila nuk egzistonte kurr në tokat e Arbërit?

Ne kemi tri fe të pastra, tolerante dhe të lidhura me Zotin.Shërbimet e tyre i bënë me shekuj pa e urryer askend. Nuk kam dëgjuar as në kisha e as xhamia të flitet me urrejtje kunder vllëzërve të një gjaku sikurse sot. Sejcili mbante besimin e vetë dhe ia nderonte besimin tjetrit duke i shkuar e duke i uruar festat.Të na kujtohet dikur pajtimi i gjaqeve në Kosovë. Priftërinjë e hoxhollarë sëbashku si vllëzër dilnin në foltoret e popullit dhe në emrin e Zotit kerkonin pajtim.Dilte Hoxha i Bubavecit, dilte Mulla Idriz Kosova së bashku me Don Lush Gjergjin, Imzot Mark Sopin...të përqafuar thirrnin popullin për pajtim, dashuri e mirësi për me qenë të fortë kunder armikut.

Çka po zihet sot? Pse kerkohet linçimi i njerzëve? Pse shahet Nëna Tereze? Pse shahen nënat, nuset dhe gratë shqiptare? Pse shteti spo kujdeset sëpari për ruajtjen e qenjes kombëtare si gjë primare? Më primarja është kombi dhe atdheu! Sa jemi në gjendje ta ruajmë? A po na rrezikohet shtetformimi por edhe egzistenca jonë?

Patjeter, sepse kurr më i rrezikuar populli shqiptar nuk ka qenë. I rrezikuar nga hajdutet dhe kriminelët e atdheut dhe nga sektashët hoxhollarë që flasin në emrin e Zotit me para haram!

Vllëzër, kujdes atdheun na e lanë miliona dëshmorë të luftës sonë në shekuj. Këta që po na flasin nuk janë bijt e atdheut.

Atdheu nuk duhet duke ia vra historinë, traditën, doket dhe Zotin!

 

Kështu ishte dikur

 

Kështu po veprohet sot

 

Krenaria e dikurshme



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora