E premte, 29.03.2024, 02:10 AM (GMT)

Kulturë

"Koka e Deas së Butrintit, është falur nga mbreti Zog"

E merkure, 14.05.2008, 04:59 PM


Padre Prof. Berto Rolfo*

SHËNIM I REDAKSISË (Shekulli): Artikulli i mëposhtëm lidhet me botimin në kolonën Enciklopedi të një përgjigjeje lidhur me të famshmen Kokë të Deas së Butrintit. Redaksia dëshiron të shtojë se të dhënat për përgjigjen e replikuar janë marrë nga Fjalori Enciklopedik, botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë 1985, ku nuk përjashtojmë të ketë fraza të lidhura me konjunkturat politike të kohës!

Si komunitet i Etërve Jozefin që punojnë në Fier, në preferencë nga të përditshmet e tjera, çdo ditë blejmë gazetën "Shekulli", sepse është një gazetë serioze dhe nuk prezanton propagandë të padrejtë dhe joedukuese në formimin e të rinjve. Ju them këtë, sepse pasi e kemi lexuar në komunitet gazetën, ditën tjetër e vendosim mbi tavolinën e revistave që ndodhen në hyrje të Qendrës së Formimit Profesional, në dispozicion të personelit dhe të të rinjve, gjë të cilën ju mund ta konstatoni duke ardhur të na vizitoni.

M'u dha mundësia për t'ju shkruar, sepse në 09 prill 2008, në rubrikën Enciklopedia, në përgjigjen për pyetjen e një lexuesi ku kërkohet "Kur u kthye në Shqipëri Dea e Butrintit", thuhet mes të tjerash që "u grabit nga italianët".

Saktësia historike që fshin edhe fjalën "u grabit", gjendet në një libër dhe ky është: "Butrinti, miti i Eneas - gërmimet e Luigjit" (Ugolini 1937 / XV Instituti Grafik Tiberino).

Zbulimi arkeologjik i Butrintit është vepër e autorit të librit në vitet 1923 deri në vitet '30. Një traktat kulturor midis Italisë dhe Shqipërisë në 1926, ratifikon që çdo objekt i gjetur në zbulimet arkeologjike t'i ngelej vendit përkatës dhe asgjë nuk duhej të emigronte.

Vetë Ugolini, në faqen 60 të librit, shkruan për marrëveshjen arkeologjike: "Misioni (arkeologjik n.d.r) nuk merr me vete as kopje të dytë të objekteve të gjetura". Më poshtë (gjithmonë në faqen 60) është shkruar: "I vetmi ekzemplar arkeologjik i hyrë në Itali është Koka e Deas së Butrintit, e dhuruar nga Mbreti Zog, Shkëlqesisë së Tij Mussolinit".

Kjo është e vërteta!!!... Që më pas, Italia dëshiroi t'ia rikthente vendit përkatës të origjinës, unë jam plotësisht i lumtur.

Nuk është i vjedhur, por i dhuruar, prej vetë mbretit shqiptar, Zogut. Ndërsa të gjithë admirojmë të mrekullueshmen Kokën e Deas së Butrintit në Muzeun e Tiranës, po shfrytëzoj rastin t'ju bëj ftesë për të na vizituar në Qendrën e Formimit Profesional në Fier dhe t'i mbani një orë mësimi mbi gazetarinë shumë të dashurve kursantë tanë Shqiptarë në Qendër. Ju falënderoj që keni lexuar letrën time.

*Drejtor i Qendrës Profesionale



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora