E premte, 19.04.2024, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Bejtullah Sadiku: Reagim në artikullin e z. Aurel Dasareti

E marte, 04.06.2013, 10:01 PM


Reagim në artikullin e z Aurel Dasareti: "Shqipërinë do ta mbroj edhe pas vdekjes"

Shkruan: Bejtullah Sadiku, Krefeld, me dt.30.05. 2013, Germany

"Idetë e mëdha nuk lindin nga truri, por nga zemra"!

I nderuari miku im Aurel Dasareti!

Si gjithmonë, edhe kësaj radhe, Ju shkëlqeni si nga truri gjithashtu edhe nga zemra, flisni për një njëmendësi kaq objektive e shumë vizionare, sa që edhe përmes titujve të këtillë si ky "Shqipërinë do ta mbrojë edhe pas vdekjes", udhëzoni, sugjeroni, këshilloni dhe orientoni drejtë të tanishmen dhe të ardhmen.

Nisur nga ky aspekt, në popull thuhet: " fjalët e thëna i merr era, të shkruarat ngelin dokument", që gjenerata e gjenerata do t`i shfletojnë, përpunojnë, ndryshojnë dhe zbatojnë në praktikë. Kështu e kërkon edhe puna jonë e shqiptarëve, ngase për aq sa vetë për shkaqe subjektive e objektive nuk mund të jemi të rehatshëm e të lirë, neve jemi anë e mbanë të rrethuar nga ata që na pengojnë dhe kundërshtojnë, që pos se s´na lënë të qetë e të lirë në altarin tonë, ata/ato me mish e shpirt luftojnë se si me na ngatërruar e penguar në zhvillim, përparim e jetë të denjë si gjithë ata që këtë ia duan vetes.

Pengesat dhe ngatërresat e këtilla, vazhduan me shekuj të tërë, duke bërë edhe luftëra speciale prej më të ndryshmeve, si ato të drejtpërdrejta në arena e fushëbeteja të llojit dhe specifikave të veta e deri në ato më bashkëkohore, shtypit, gazetave, librave, enciklopedive, historive e deri te këto të fundit elektronike e kibernetike, duke u harruar krejtësisht se sot në këtë aspekt, pra të shkrim-leximit e informimit jemi gati se të barabartë, ku kemi qasje dhe mundësi shkrimi e prezentimi me argumente e kundër-argumente, si (kundër) përgjigje ndaj gjithë asaj çka ndodh dhe bëhet kundër shqiptarëve.

Kryqëzimi i këtyre interesave, edhe pse sot e kanë karakterin global të

kushtëzimit dhe antagonizmave të llojit të vet, harrojnë në tërësi se edhe ne

vetë shqiptarët jemi pjesë e kësaj politike globale, si në rajon edhe më gjerë.

Këtë nuk e shohin apo s´duan ta shohin vetëm xhelozët, vetëm të sëmurit nga komplekset e vlerave të ulëta nacionale, kombëtare, regjionale e globale, duke u munduar të luajnë rolin se janë me mbivlerë e me mbipeshë kombëtare e shtetërore, duke harruar vjetërsinë tonë shqiptare ilire-pellazge dhe shtet-formimin njëqindvjeçar. Kjo u dëshmua edhe kësaj here me solidarizimin e shtetit shqiptarë për (mos) pjesëmarrjen e njëfarë samiti të organizuar nga një shtet akoma i pa njohur si shtet, as në gjuhë, as në komb e as në fe. Nga viset tona populli për të këtillët thotë: "dhi e ligë e bisht përpjetë", duke harruar se dikush iu ul dhe shkurton bishtin.

I nderuari ztr.Aurel, në punimin (analizën)Tuaj, shumë me të drejtë citoni

shtypin e vendit dhe të jashtëm, politikan e gazetarë, ku pos rajonit të

trazuar ballkanik, na trazojnë e shqetësojnë akoma më shumë neve si shqiptarë e vise shqiptare, duke shkelur mbi atë që thuhet si pozitive, mbi atë që nënshkruhet si marrëveshje, mbi atë që premtohet se do të zbatohet.

Lojërat e këtilla s´kanë të sosur. Pa e përfunduar njërën e hapin tjetrën akoma edhe më të keqe ndërsa politikanët e vendit dhe të jashtëm zgërdhihen me mossukseset e veta. Pra, si e si në një farë mënyre me gjetur një arsyetim, po ai qoftë edhe i kotë?! Kjo ndryshe i ngjanë si asaj që thotë populli: “Bie një budalla kokëkrisur, një mijë të ditur s´mund ta zgjedhin problemin e propozuar".

Konstatimet flasin se i forti, i fuqishmi dhe më i dituri e ka lehtë të luaj

lojën e maces dhe miut, sa herë që të donë edhe kështu do vazhdon të vepron me të dobëtin dhe të paditurin. Forcat progresive shqiptare dhe pro shqiptare nuk duhet më të lejojnë këtë lojë.

Fakti tjetër i pamohuar është edhe kërkesa që thoni se: "duhet të jemi shumë të kujdesshëm".

Po pra. Pa dyshim se duhet të jemi sy hapur e sy çelë ndaj gjithë asaj se çka

ndodh me ne dhe rreth nesh. Kjo vlen sidomos për qeveritarët, politikanët dhe zyrtarët e trojeve etnike të cilët duhet të ndikojnë për marrjen e përkrahjes nga faktori i jashtëm.

Ne shqiptarët jemi të fundit që i përjetuam luftërat, si rrjedhojë, jemi akoma të traumatizuar, nga gjithë tragjeditë e përjetuara gjatë sajë.

Analiza e Aurel Dasaretit në brendësi mban shumë gjëra të vlefshme, njashtu sikur titulli i analizës, që janë dhe do jenë të vlefshme edhe për shumë kohë, ngase parashikimet e Tij janë se ndoshta edhe gjatë do ballafaqohemi me probleme të kësaj natyrë, për të cilën kërkon angazhim të pa kompromis ndaj të gjitha të këqijave dhe të këqijve me të cilët ballafaqohet shoqëria shqiptare. Pos tjerash thotë, Citat:

" Nuk mund të ekzistoj një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë dhe demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre".

Të këtillët, janë të dëmshëm si urithi që gërmon truallin. Toka që gërryhet, mihet edhe shembet, kërkon përforcues dhe taban të fortë e të fuqishëm për qëndrim. Mungon punësimi, të ardhurat, ekzistenca; dhe, hapen dyert e trazirave sociale, e me këto përfundon së ekzistuari edhe siguria nacionale e shtetërore. Gjendja e këtillë kaotike alarmon edhe prishjen e shtetit.

Konfliktet i kemi të pa shmangshme nëse menjëherë nuk ndryshojmë situatën.

Lidhur edhe me këtë problematikë Aureli flet bukur e gjerësisht në pjesën ku flet për konfliktet, ku i shtjellon në mënyrë shumë profesionale e shkencore duke sqaruar për llojet, format e të paraqiturit, shkaqet dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, prej tavolinës e deri edhe në fushëbeteja.

Për të gjitha këto ka zgjidhje. Edhe zotëri Aureli potencon në punim, se

zgjidhje është edhe kompromisi, si një formë demokratike e të vepruarit

politik, por se kompromis nuk bëhet me të vërtetën.

Përveç tjerash Aurel Dasareti shkruan: "Anijet nuk ndërtohen të mbeten në limane por të lundrojnë në det"- citat fund. Kjo do të thotë se Kombit Shqiptar dhe Shqipërisë Natyrale i nevojiten udhëheqësit e vërtetë të cilët nuk duhet edhe më tutje të heshtin, të mbeten pasiv por të aktivizohen dhe kontribuojnë për ndryshimet pozitive në trojet etnike.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora