E shtune, 20.04.2024, 12:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Pak nga pak nëpër Gollak

E marte, 04.06.2013, 07:40 PM


Demir KRASNIQI:

 

PAK NGA PAK NËPËR  GOLLAK

 

Fshat me fshat  n’ Gollak shtegtova –

Shumë e rrugët i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Male pak  e rrugë ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak  shtegtova –

Shumë shtëpitë unë i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Shtëpi pak e njerëz ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë  e odat  i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Oda pak ,  burra ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak  shtegtova –

Shumë e bujqit i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Ara pak  e bujq  ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë barinjtë i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Bagëti pak , blegtorë  ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë e pemët i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Thera boll e pemë ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë e  shkollat  i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Shkolla pak  e  nxënës më pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë fabrikat i kërkova !

Prej Prishtine  deri   n’ Lajçiq –

Punëtorë pak ,  fabrika hiq !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë e dasmat i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Dasma pak, dhëndëri  ma pak !

 

Fshat me fshat n’ Gollak shtegtova –

Shumë e këngët i kërkova !

Kësaj Malësie i kanë hy n’ hak –

Bylbyla pak e këngë  më pak !

 

Gjilan, më 02.06.2013.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora