E premte, 29.03.2024, 06:11 AM (GMT)

Mendime

Ksenofon Dilo: Lena të qetë

E marte, 04.06.2013, 07:36 PM


I THEMI TE DJESHMES :          LENA TE QETE !

DISA LEXIME NE PRAG  FUSHATE…

Nga Ksenofon M.  DILO

Qershori,nje muaj qe e dua.Eshte nje muaj “vetperqendrimi”  si themi kur  duhet te shikojme perpara edhe rrugen e jetes ne te nesermen.Kryefjala shqetesuese :VOTIMET .

Duke qene qe  del para syve  dita ,   23  e k.m e votimit ,nuk di se si vine ne mendje dhe sukseset edhe mekatet … me i rendi nder ta,ai ne Drejtesi !

Mat kohen,lodhjen, problemet dhe kujdesesh ti llogaritesh, te mos i neglizhosh, te mos  falesh qe Atdheu ,populli te demtohen...E njejta gje dhe per veten jo per egoizem por per DEMOKRACI PERENDIMORE.Para se gjithash kurre te mos i lejojme vehtes te bejme ate veprim te lehte e te demshem  : te hedhim VOTEN pa menduar mire  !.. Keshtu, i themi te keqes : MARSHALLA !     Nuk  tregojme dashurine tone pèr vendin qe per ne eshte me i miri sepse eshte i yni e ,na i kane lene te paret tane jo si nje histori te vdekur por, si nje trup te gjallè.

Me te drejte pastaj del dhe pyetja :  Po ne si do ta dorezojme tek brezat qe do vine ?

Jashtezakonisht prekese  kjo forme e zeze qe ben ne vend-numero  xhiro komuniste,reformat mbyten prej politikes, ligji 7501  ushqeu korrupsion e paskrupullt  , shkeput dhe fshatarin e mesem nga toka qe eshte vaditur me djerse e gjak prej tij e qe shqiptari  me ate shpirt te mrekullushem qe ka luftuar , lufton per Nderin e njeriut e si rralle tjeter popull ne  bote e ka lidhur dhe-un(token) me dy emrat me te shtrenjt  AT-(DHE) dhe MEME-(DHE) .

E , ne ate harte te mrekullueshme relievi ti ,kupton se me çfare zelli keta njerez  kane bere  dhe atje ku te vret guri kemben,te jape frutin e vet.   Te gezon dhe fakti qe tani gjthandej po behen perpjekje,neper lugina,pllaja,ner fundet e shkembenjve, te vijezuar me durim , ner komuna e disa provinca gjarperojne rruge qe bashkojne njerezit.

Se , rruga nuk behet vetem per disa .  Ate e ndertojne pak po,e gezojne shume Rruga eshte shtepia e te gjitheve.Eshte per te gjithe njerezit :  per biznesmene e  dhe per te varferin. Me rruge nje krahine takohet me tjetren ,nje shtet i jep doren nje tjetri… Kjo me duket se eshte pershtypja me  pozitive qe ruan nga  udhetimi deputeti qe  kujton tani te komunikoje me zgjedhesit.

Dhe , njeriut nuk di se si ne kete çmallje me votuesit pas aq e aq vitesh qe nuk e kane pare ,kenaqet nga keto terma sasiore kur behet fjale per km. udhe te bera edhe pse i duket sikur nuk vihen pika mbi “i” ! Nuk eshte fjala ketu vetem per terma cilesore por, per ate qe eshte me e rendesishmja dhe,aq shume e munguar deri sot : UDHETIMI  PER  TE  NJEREZORJA?!

Qe , do te thote : Jo vajza te   “fejohet” e te shite si prostitute,JO  te shkoje e te vrasi njeriun  e kriminelin ta lesh te lire…

Pa shume fjale : te mos lihet e  djeshmia te vihet ne majmeri !

Kjo eshte dhe kultura politike qe  ne duam .

Do me thoni ç’lidhje mund te kete fjala e retorikes se deputetit aq e fresket me kete pamje te FRIKESHME ? Parimet e drejtesise jane hedhur ne ere! Fusha e drejtesise e minuar Vrasja e njeriut ushqim per kasten e kuqe . Veç,  sadistet “jane kriminele te ndershem me engjelloret e engjejve” edhe kur kapen me gjak viktime ne rroba, gjak shqerrash thuhet ne ato gjyqe komedi!!!. Kjo shpjegon qe dhe ne vrasjen makabre   ne Leuse Permetit te burgosurit politik F. Pocoli qe, drejtesise i duhet akoma HESHTJA! Mbijetesa nje drame e pafund ne Sheper te Zagorise..Vrasje neper shtepira..vraje ne kufi nga “4 shkurtet e pergjakeshme ramizjane”..Renkon mali me gropa…  Dhe ky nuk eshte gabim njerezor , po pajtim me keqdashjen  kur, zeri para zgjedhesve i deputetit hesht,i anashkalon e konsiderohet i persekutuari  si nje kembesor ushtrie ne nje beteje te pandaleshme!...

A thuaj kete ja thote mendja, ja do vullneti, ja ndien shpirti?!  Se asnje nuk kemi degjuar te dale para zgjedhesve ne zonen e tij e te thote … qofte dhe i ulur “gju me gju me votuesit” mendja ti flase te vertetes se hidhur e vullneti  te vendose : te zbardhet krimi…te vendoset e Drejta  qe deri sot eshte e Burgosur e ndiesite ti shtyje Dashuria per SHQIPTARIN .

Po,flasin e flain per Demokraci e ne heshtje  lene themelin e  saj te shkaterruar- Drejtesi!!!  Shembellim  qe mund te takohesh vetem ne balada popullore!

Kam parasysh Kopracine…

A thuaj ky koprac shpirti demokratik(ne dallim nga kurnaci qe shterngohet te mos shpenzoje para) kusen dashurine , komunikimin me te tjeret, qe te mos shpenzoje tepricen e shpirtit te tij ?  pa merak qe e keqja e djeshme kalon ne majmeri! Po si ta ben zemra ,mor i zgjedhuri qe nuk thuaj dot as dy fjale per denimin e kriminelève   apo, jeta e te Deklasuarit (qe eshte dhe kraharori i demokracise se vertete )vlekerka per ty,  shume pak!!!

Heshtja zoteri-nje rrezik i fshehur per DEMOKRACINE .  Po , per shqiptarin ne se nuk ka DREJTESI nuk ka te ardhme. Kjo-pjese e jetes reale. Krimi ne tranzicion duhet te kuptoje qe ka nje çmim pèr te paguar ne jete.

Me armiqte  kushdo mund te luftoje po,te kesh te besh me shpirtera çnjerezore eshte shume e veshtire ! Atyre u takon misioni te permbledhin gjithe misteret se,duke mos pasur  personalitet mund  te harrijne te kalojne dhe ate ç’ka prodhuar vete industria çnjerezore.

Kjo nuk eshte kopraci,eshte shperdorim i shpirtit Demokrat, kulture mashtruese ne mbrojtje te krimit ,  shperdorim i Vellazerimit SHQIPTAR  ! qe te mos ofroje nga vepra  dhe zemra e tij ne kete beteje midis se ardhmes dhe se shkuares ku i kèrkojme te djeshmes –Lena te qete !

Enderra e EUROPIANE teper e çmuar  e  synohet te ngrihet se shpejti “gomari nga balta”    Eshte nje rast qe te kthehet nje anije  nga nje drejtim i gabuar.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora