E shtune, 20.04.2024, 02:13 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Diçka po zihet?

E marte, 04.06.2013, 08:33 PM


Diçka po zihet?

Ai që bie në dashuri me vetëvehten, nuk ka rival. (B.Franklin)

Nga Zejdush Kastrati

Gara për të marrë pushtetin,  dhe për tu faktorizuar sa më shumë,  jo vetëm para elektoratit të vet,  por edhe popullatës në përgjithësi,  është pikësynim i të gjitha subjekteve politike,   që janë pjesë e zgjedhjeve në një vend,  e në veqanti,  e  atyre subjekteve politike,  të cilat,  janë edhe pjesë e parlamentit.

Në Kosovë,  tri subjektet politike, Ldk, Pdk, dhe Aak,  të cilat,  që nga paslufta, patën rastin të jenë pjesë e qeverisjes apo bashkëqeverisjes,  dhe  pothuaj, secili nga këto subjekte,  gjatë kohës sa  udhëhoqi, apo, ishte pjesë e kësaj qeverisjeje,  është vlersuar me notë negative,   për keqëqeverisje,  në shumë sfera, e në veqanti,  për keqëmenaxhim,  por  edhe,   për abuzime tjera,  të cilat,  në masë të madhe,  kanë irituar dhe dekurajuar popullatën kosovare, e që u dëshmuan,  më së tepërmi,  me mosdalje në zgjedhjet vijuese,  por edhe me instalimin e një fjalori  herë- herë edhe  konfliktual e iritures,  e  nganjëherë besa  edhe ofendues,  karshi,  këtyre subjekteve,  qëftë nëpër debate,  apo edhe nëpër disa mjete të informimit.

Në skenën politike kosovare,   në dy mandatet e fundit,  primatin e liderit,  si në nivel qëndror,  ashtu edhe  ate lokal,  e mban Pdk-ja,  si subjekt politik më i organizuar pothuaj në të gjitha sferat.

A e ka meritur  një pozocion të tillë,  në skenën dhe në realitetin e ri të krijuar,   e në të cilin ka kaluar dhe po kalon  Kosova, në këtë periudhë, nëse bëjmë një rekapitullim realist,  në këtë pytje, është vlerësim  dhe mendim i shumë analistëve dhe politikëbërsve,   dhe përgjegjia e pakontestueshme,  është,   me një po të madhe.

S’duhet harruar,  se Pdk-ja,  pos që diti dhe u organizua dhe u profilizua mirë  edhe gjatë fushatave parazgjedhore, por edhe gjatë kohës së zgjedhjeve dhe ate,  edhe natën edhe ditën,  edhe në dritë edhe nëpër terr,   karshi subjekteve tjera politike, është edhe një bonus shumë i madhë, sepse ajo,   “bllanko”,  mori mbështetje,  edhe nga një pjesë e  faktorit ndërkombëtarë,  apo “zyrat e mëdha”,  dhe pa i përmendur në detaje, pothuaj pasi mori pushtetin,  edhe ktheu “borgjin”,  dhe  i kreu,  gjitha obligimet,  që pikërishtë,  i mori,   po nga ky faktorë ndërkombëtarë,  që ishte dhe dihet se  është,  edhe sponzorues kryesor i këtij shteti.

Cili nga subjektet tjera politike kosovare, pos pdk-së me Thacin në krye,  ka mundur dhe kishte me arritur,  që gjatë kësaj periudhe,   pa turbulenca e pa  pasoja të mëdha,  të plotësoj kërkesat dhe projektet që kanë kërkuar po këta ndërkombëtarë,  duke filluar,  që me himnin,  flamurin,  pakon e Atisarit, e në veqanti,  me marrëveshjen e fundit,  me Sërbinë.

Megjithate, Pdk-ja gjatë këtyre dy mandateve të qeverisjes, për të mos thënë bashkëqeverisjes, sepse gjithë “frejtë” në të gjitha digasteret i ka Thaci, pos që u tregua “dorëlirë “ dhe shumë kooperativë karshi faktorit ndërkombëtarë që e mbështeti, bërë edhe asi veprime,  të cilat po ky faktor ndërkombëtar,  i cili sic dihet,  është shumë pragmatik, i ka regjistruar apo i ka, skanuar, arhivuar dhe si duket,  tash, ka ardhur,  koha,  që edhe patjetër,  do ti penalizoj, apo ti konkertizoj.

Hajnitë e mëdha, keqëpërdorimet nëpër kompanitë publike,  por edhe me bugjetin, transakcionet e shumta  financiare, bizneset me toka dhe prona shoqërore,  veprimet  me paranë dhe pronën publike,  sikur të ishte prone e tyre private,  nga ana e disa kryetarëve të komunave dhe disa minsitrave,  janë dhe do të jenë top tema,  në agjendën e prokurorëve dhe gjyqëtarëve të Eulexit, por  edhe të  segemneteve tjera të hetuesisë, qoftë atyre ndërkombëtare por edhe vendore, me cka më së tepërmi do të dëmtohet pikërisht ky subjket politik.

Edhe disa  nga të paraburgosurit e “grupit të Drenicës”, nuk është për tu nëncmuar,  se,  do të hetohen,  edhe,  për krime ekonomike, andaj, ditët dhe muajtë në vazhdim, më tepër do ti ngjanë,  një gare jo vetëm për të kapur “peshqë të medhenjë”, .por me siguri,  edhe,  do të përjetojmë, ”dridhje” sa i përket radhitjes,  apo  se “kush është më i forti”.

Në veqanti,  dy subjektet politike, në këto momente nëpër të cilat po kalon dhe do të kaloj Pdk-ja, dhe  që do të mund,  të arrinin,  që tia “thenin hundët”, janë Lëvizja Vetëvendosja, subjekti politik i cili deri më tash nuk ka pasur rastin,  të involvohet,  në aferat e shumat koruptive nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova,  por është,  subjekti politik,  i cili më së shumti tash për tash,   po vardiset, që me cdo kusht,  me ardhë në pushtet.Edhe vizita shumëditëshe,  e një delagacioni të lartë të këtij subjekti politik në SHBA, , në krye me liderit e tyre Albin Kurti,  i cili ka  kohë që po tregon premisa të një diktatori, është një sinjal,  se ky subjekt politik,  apo Lëvizje,  sic po kanë qejf,  ta quajnë vehten, nga kjo vizitë,  dhe nga këto takime,  do të kthehet,  “i tredhur”, dhe me marrëveshje “gjentelmene”,  për të cilat,  dihet botërisht, se Amerika, e ka specilitet,  edhe me Kinën  me mbi një milardë  banorë, e leje më me Albin Kurtin.

Edhe subjekti tjetër politik, i cili,  ka kohë,  që ka humbur,  “rrugën në oborr”, Ldk, sikur të arrinte të shfrytzonte gjendjen dhe situatën nëpër të cilën po kalon dhe do të kaloj PDK-ja, me siguri  do të mund të faktorizohej, të konsolidohej,  por në radhë të parë, grupacionet, klanet dhe “ujqit e vjetër”, janë ata,  që kurrsesi,  nuk  po e lejojnë,  që ky subjekt politik,  ti kthehet vetëvehtes,  dhe të konkurojë,  me vlera dhe kuadro të mirëfillta, pasi që elektoratin,   jo vetëm që e ka,   por edhe mund ta rrisë,  dhe ate, më shumë se shumë,  subjekte tjera politike.

Argument tjetër,  që mund të ketë ndikimin kryesor, për të ndryshuar sa më shpejt,  skena politike kosovare,  dhe ate,  sa i përket radhitjes tabelare dhe kolaicioneve të mundëshme është, edhe balancimi në skenën politike, fakt,  të cilin,  gjithashtu,  e kreiron dhe e  konverton sipas  në matematike të tyre,  poashtu faktori ndërkombëtarë,  përmes mekanizmave të tyre, me qëllim,  që asnjëri,  nga subjektet poltike, të mos sillet komod, pas zgjedhjeve,  por të ketë varësi,  sa i përket qeversisjes apo bashkëqeverisjes  dhe fuqisë së votës.

Zatën,  edhe përqamjet dhe ndasitë,  që po i përcjellin,  edhe subjektet minoritare,  e në veqanti të komunitetit sërbë,  janë loje dhe strategji që përgatiteten nga të huajtë,  për të bërë një balancim,  të menagjuar,  në rend të parë,  për shkak të zgjedhjeve lokale që parashihen të mbahen( më 27 tetor) në tërë Kosovën, me theks të posaqëm,  në Veri të Mitrovicës.

Arritja e marrëveshjes me Sërbinë, dhe fillimi i implementimit të saj, për disa,   është edhe fundi i “muajit të mjaltit”, e si duket këtë benefitë,  më së shumti,  e kanë shfrytzuar disa nga subjekti politik që ka pasur primatin e të parit, Pdk-ja, por ske cka i bënë. .Edhe në politikë,  “dikush hyp e dikush zhdryp” thotë një fjalë e urtë  popullore.Se kush do të hyp e kush do të zhdryp kësaj radhe, mbetet të shohim…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora