E premte, 19.04.2024, 06:50 PM (GMT+1)

Kulturë

Nazim Halimi: Profesorit në shenjë falenderimi

E hene, 03.06.2013, 07:56 PM


PROFESORIT NË SHENJË FALËNDERIMI

Në kudër të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe 50 vjetorit të veprimtarisë vetëmohuese,

kohë më parë doli nga shtypi libri kushahtuar punës shkencore e publicistike të

Herodotit shqiptar të Iliridës Prof.dr. Reshat Nexhipi nga Manastiri.

Nga Nazim Halimi

Doli  libri i radhës i doktorit të Shkencave të Historisë dhe ish të burgosurit e përndjekurit politik, Dr.sc.Ilmi Veliu nga Kërçova.

Është privilegj  i veçantë dhe mburrje e madhe, thotë në hyrjen e librit të tij historiani Veliu, që pikërishtë unë të kem fatin të jemë autor i librit kushtuar punës shkencore  shumëvjeçare e të palodhëshme të profesorit të mirënjohur e të nderuar në të gjitha trojet shqiptare Prof. dr.Reshat Nexhipi.

Të gjitha shkrimet që i ka përzgjedhur, analizuar, klasifikuar dhe prezentuar në libërin e tij, Dr.sc.Ilmi Veliu, kanë qenë të botuara në të kaluarën në shtypin e perditshëm ose në libra të veçanta dhe kanë të bëjnë me historinë e përgjakur, të hidhur dhe të lavdishme të shqiptarëve në përgjithësi, e posaçërisht të atyre në Maqedoni (Iliridë), që nga Pellazgët e deri më sot.

Nga materijalet që përfëshihen në libër, qofshin publicistike apo shkencore, shihet se Ilmi Veliu personalisht ka gërmuar në bibliotekën personale të profesorit, ka përzgjedhur  analizuar e rradhitur një numër të caktuar të shkrimeve dhe vetë ka caktuar e përzgjedhur se cili do të ishte recenzenti, redaktori e lektori i këtij libri.

Përndryshe,  për të qënë   sa më  objektiv dhe më bindës, veprimtarinë shkencore, patriotike e kombtare të prof. dr. Reshat Nexhipit, e prezenton përmes citateve  të shkrimeve që kanë bërë të tjerit për te, të evidentuara në pjesën e parë të libërit, duke përfshirë këtu edhe pjesë  nga  Dosja  kundër tij, e formuar nga UDB-a jugosllave, por e diktuar nga  këlyshët  e saj, të njohur në popull  si “kodoshë” që në vendlindjen e profesorit nuk kanë qenë të paktë.

Historiani Ilmi Veliu, që në fillim potencon se veprimtarinë patriotike të profesorit dhe familjes së tij e ka ndarë në  katër periudha kryesore:

-Internimi i tij me familje në vitin 1950,

-Përjashtimi i tij nga procesi mësimorë në Universitet dhe statusi njezetvjeçar i tij si tepëricë teknologjike në Universitetin e Manastirit,

-Djegja e shtëpisë nga huliganët maqedonas në vitin 2001 dhe, siç  thamë,

-dosja e tij prej rreth 500 faqesh.

Qëllimi kryesorë i largimit të tij nga Universiteti i Manastirit dhe djegja e shtëpisë së tij, kishin për qëllim    ta largonin nga “Venëdlindja e Alfabetit” dhe nga “Qendra e Lëvizjes Kombëtare” shkencëtarin e nderuar,thotë në vazhdim Ilmi Veliu, por nuk patën sukses, sepse, vendosmëria e tij shihet në një deklaratë në shtypin e kohës ku thotë se ,,kur dihet qëllimi, nuk duhet humbur guximi,, dhe guximi i tij vërtetë u shtua edhe më tepër dhe u qëndroi uraganëve makosllave deri në fund.

Në libër potencohet se Prof. dr. Reshat Nexhipi është i vetmi intelektual shqiptar me dy tituj shkencor që ka përballuar çdo presion dhe ka qendruar aty ku ka menduar se është  më i dobishëm për popullin e vet dhe ku mungonte  kuadri i profilit të tij. Përpjekjet e profesorit për hulumtimin, zbulimin dhe botimin e një mori faktesh e argumentesh që flasin për të kaluarën tonë historike dalin më të rëndësishme dhe më bindëse se shumë shkrime që jënë bërë më parë nga autorë të ndryshëm vendas e të huaj.           Me punën e tij shkencore, të zhvilluar në një mes shumë të shtërnguar, ku nuk ka mundur të ketë  manovrime  por vetëm kontrollë dhe përndjekje të përditshme, arrin që të nxjerrë në dritë materijale e fakte të shumta me interes të veçantë kombtar, thuhet në libër.

Një karakteristikë e veçantë e profesorit është edhe modestia e madhe e tij, dhe atë mund ta shikosh në shoqëri  me të gjithë, pa marrë parsysh a është i pasur ose i varfër, i mësur apo  analfbet, dhe kjo mund të shihet nga një intervistë e tij dhënë shtypit se ai i  mbahet thënies së Naimit se të gjithë njerëzit duhet të respektohen njësoj.Dhe, kur jemi te modestia, është edhe karakteristika tjetër që e veçon këtë shkencëtar nga  të tjerët, se ai asnjëherë nuk ka qenë i etshëm për karier dhe luftëtarë i bërrylave, lloj karieristësh që jëmi mësuar të shohim më shumë e përditë ne te gjitha anet, shkruan Ilmi Veliu.

Me botimin e këtij libëri, Dr.sc.Ilmi Veliu ka vendosur një standard të ri, mënyrë e veçantë  se si duhet të shkruhet biografia e nje personi me vlera të larta shkencore akademike e intelektuale.

Ai është treguar skajshmërisht korrekt në paraqitjen e jetës dhe veprës së një intelektuali kaqë të madh, të cilin me plotë gojën mund ta quajmë pasardhës i denjë i njerëzve shumë të mëdhenjë që i kanë pasur shqiptarët në këto anë, si D. Hima, I. Temo, Qiriazët, etj. të cilët aqë shumë vepruan dhe u munduan për shqiptarët e këtyre anëve.

Shkrimi i bërë për prof. dr. Reashat Nexhipin ka dy vlera unike:

-Në mënyrë besnike e koncize, pa vlerësime te tepërta e epitete mbinjerzore, paraqet jetën shkollimin dhe punën shumëvjeçare të tij në përgjithësi dhe hulumtimet e punimet shkencore e publicistike të botuara të professorit në veçanti.

-Vlera tjetër e librit të Dr Ilmi Veliut qëndron në atë se jep një tablo të qartë e koncize të të gjitha punimeve historike e me vlera të veçanta e të mëdha shkencore, nga një prizëm që nuk e kemi parë më herët e që është e paraqitur në një pikëpamje neutrale, shkencore e faktografike.

Autori i librit zotëri Veliu, nuk jeton me Prof. dr. Reshat Nexhipin, nuk e mbivlerson ate e as i del krah, por thjesht e vëzhgon jetën e punën e tij  dhe e prezenton atë nga prizmi i një vrojtuesi neutral e hulumtuesi shkencorë.

Në shkrimin e historianit Ilmi Veliu, Prof. Reshati, padyshim dhe me të drejtë është paraqitur njëri  nga 3-4  fytyrat më të rëndësishme e  ikonike të historisë shqiptare ndër shqiptarët e Maqedonisë,  që ka dalur nga rrënjët e thella shqiptare të Prespës e Manastirit kreshnikë e legjendarë.

Duke analizuar punën shumëvjeçare e shumëdimensionale të profesor Reshatit , autori analizon edhe një pjesë bukur të madhe e signifikante të historisë shqiptare.

Këtu, Prof.dr.Reshat Nexhipi na paraqitet si një yll e  meteor i shnëdrritshëm gjatë gjithë jetës dhe punës së tij të pa lodhur, lufta e te cilit personifikon rebelimin dhe zërin e ndrydhur të kërkesës për liri dhe barazi të mirfilltë të shqiptarëve që jetojnë ketu në trojet e veta shekullore .

Profesori në biografinë e shkruar nga Ilmi Veliu paraqitet si njeri i rëndomtë që ka jetuar një jetë reale por edhe ka kryer punë e vepra reale. Ai ka jetuar në një kohë ndryshimesh shumë të mëdha. Gjatë jetës së tij përfundon Lufta e II Botërore, fillon e mbaron Lufta e ftohtë; vdes Tito, Enver Hoxha e Fadil Hoxha, lind ngrihet e vdes Miloseviqi; lind, ngrihet e vdes Rugova dhe ky arrin ti sfidojë të gjitha kohët dhe nuk hamendet asnjëherë në rrugën e tij patriotike .

Domosdoshmërisht jeta e Reshat Nexhipit do të jetë një jetë me metamorfoza botëkuptimesh sepse ai rritet  piqet e punon në kohën e komunizmit, vazhdon si përkrahës i demokracisë e kapitalizmit liberal, fillon si ateist dhe përfundon si shpirtëror e fetar shumë i madh. Ai e fillon flladin demokratik, duke e përkrahur lindjen e sistemit shumëpartiak, paraqitjen e partive demokratike shqiptare në Maqedpni, por edhe LDK e Rugovës, vazhdon të dojë UCK e Kosovës po edhe atë Kombtare me të gjithë lidërët e tyre dhe përfundon duke i urryer të gjithë ata që bëjnë përqarje në mes të shqiptarëve për karrige dhe interesat e tyre personale.

Librin që kini në duar unë e kamë analizuar rrënjësisht.  Duket qartë që Dr. Ilmi Veliu s'ka lënë pa lexuar asnjë shkrim e botim të profesorit po edhe botime tjera relevante. Ka intervistuar edhe shumë njerëz që kanë qenë moshatarë të profesorit, shokë studimesh apo bashkëpuntorë të tij. Me plotë gojën them se shkrimi në fjalë është një libër siç nuk jemi mësuar të shohim ende.

Të gjithë librat më seriozë për historinë moderne të shkruara për shqiptarët, janë shkruar nga protagonistë, ku shpesh ka edhe  konflikt interesi, kurse ky libër paraqet një rast unik, kur jeta, biografia dhe historia e një personi që është protagonisti kryesor, të shkruhet nga një profesionist i vërtetë. Me këtë libër, Ilmi Veliu ka vendosur një standard të ri se si duhet të shkruhet biografia e puna e një personi që vërtetë meriton të shkruhet për të.

Qëndroj në pritje të lexoj libra të shkruar në këtë formë edhe për figurat tjera që i kanë pasur këto troje.



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora