E enjte, 25.04.2024, 11:45 PM (GMT+1)

Kulturë

Arben Dulaj: Zeusi Shqiptar

E hene, 03.06.2013, 06:11 PM


Arben Dulaj

 

ZEUSI SHQIPTAR

 

Për Qiell e për Dhe, betohet Gegëria,

Për atë sy Dielli që vetë i lodhur, betohet Toskëria,

O Zeus Zoti i Qiellit dhe i Tokës një pyetje po të drejtoj,

Pse jemi krenarë që jemi Shqiptarë?

 

Unë, Zeusi, dija, drejtësia, arsyeja, rregulli, Zoti i Qiellit dhe i Tokës,

Mua dhe bëmat e mia i njeh gjithë Bota mbarë,

Unë në vendet tuaja jam mbështetur,

Në mitologjinë, të vërtetat dhe njerëzit krenarë.

 

Mesi i Botës është i gjithi Pellazg,

Nga ju u përhapën qytetrëimet mbi dhe,

Ju jeni zgjidhja e asaj që të tjerët s’e kuptojnë,

Gjuha juaj flet me ëmbëlsi kur gjuhët e tjera qëndrojnë.

 

Burime që krijojnë lumenj e liqenj ku jeta gjallëron

Laguna, ngushtica, gadishuj, ishuj me ujra të kripur e të pastra si kristali,

Afër yjeve, afër Diellit, afër brigjeve, afër lartësive dhe dijeve,

Pellazgët dhe Yllarët i gjeta në këto vënde me bukuri e dituri të rralla.

 

Forcën për të jetuar që asnjëherë s’është shuar,

Te ju Pëllazgë e gjeta dhe mbretërinë time ndërtova,

Gjuhën tuaj shumë të bukur edhe unë e mësova,

Ajo është gjuha e perëndive të mia që sundova.

 

Mësueset me qeleshe ndihmë të madhe më dhanë,

Koha e bukur me diell që rrezaton dhe njerëz që bëjnë humor,

Kur rreshjet vijnë gjithçka vrëhet e nxihet dhe bubullin, sa dramatikë,

Dhe koha pastrohet, shpirti lehtësohet, ajri freskohet

Në këto vendë që njohin dy stinë: në lashtësi ka pasur vetëm dimër dhe beharë.

 

Ah more ju t’i dini mendimet dhe mentorët e mi,

Të bërën dhe të thënën që vëtem ai Diell i di,

Për Qiell e për Dhe janë betimet e mija,

Ju nga unë i kini dëgjuar o kreshnikët e mi.

 

Ju duruat dhe koha erdhi, qikllopat e titanët bashkë i vramë,

Të gjitha shkencat në kohën time lulëzuan, u zhvilluan e përparuan,

Nga mësi i dheut unë hidhja dijet dhe vetëtimat e mia,

Beratin unë e bëra. Aty fillon fillimi dhe ngritja, në Dodonë.

 

Të prekshmen që djeg e digjet ju e veshët me shumë stoli,

Hyjnorë ato janë në Tokë, nëntokë, detra dhe oqeane,

Këto yje që kurrë nuk perëndojnë por shumohen e shkëlqejnë,

Vëtëm ju këto sy të pa trëmbur i ngritni në madhështi.

 

***

Krah për krah perëndive e burrave ato qëndrojnë me hijeshi,

Në fronët që ato hypën treguan mënçuri, trimëri, finesë e zotësi,

Rea, Hera, Hestia, Demetra, Afërdita, Teuta, Bubulina e Zana të tjera,

Nënë Tërëza, kjo paqësore e Shenjëtore trashëgiminë Tuaj lartëson.

 

Unë s’pata forcë të keqen ta ndaloj dhe u tregova ç'farë do ndodh,

Në Trojën Pellazgë ju me njëri-tjetrin u vratë, tragjedia filloi,

Për dashuri të përzjerë me hajdutëri, dridhem kur të kujtoj

Tatëpjeta e qytetërimit Pellazg e Ilirian po rrokullisej në hënë.

 

Nuk ishtë faj i zotave të mi që predikuan e urdhëruan,

Por ishte paaftësia e njerëzvë të vdekshëm që drejtuan

Odisea u bë i pavdekshëm me kalin e tij,

Për sa kohë që unë s’do kthehem në tokë do sundojë pabesia.

 

Nga turpi ika dhe në qiell mbretëroj,

Por gjithmonë kam dërguar të vdekshëm e të gjallë,

Më ta u kam thënë së unë jam duke e vëzhguar,

Mbretërinë time të parë.

 

Aleksandrin e Madh unë ë dërgova,

Që në botë të vinte demokraci,

Galët e një gjaku për ndimë j’ua dërgova,

Leka për mua lutej, unë i plotësova ëndrrat e tija dhe të mia.

 

Le ta marrin vesh ata mjeranë,

Që duan të ngrihen duke mallkuar, duke u mburrur e dukë sharë,

Krishtin në tokë unë e prura për t’u bashkuar,

Ky i pavdekshëm popullin e thjeshtë ndimoi dhe për njërëzimin u flijua.

 

Zërin tuaj përherë e dëgjoj kumbues,

Ai jehon nëpër male e lugina për mort e gëzim,

Zjarr nëpër Kështjella kurr shikoj,

Kjo dritë ësht’sinjal që paralajmëron dyndje o pushtim

 

Shumë raca me ju u përzjenë dhe nuk u qytetëruan,

Dhe me forcë kërkonë të ju asimilojnë,

Gjith Pellazgjinë pronë të tyre e duan,

Gjuhën e Perëndive duan ta mohojnë.

 

Europa me ju nuk u bashkua por shikonte,

Osmallinjtë, kjo racë hibride mbi ju u derdh,

Në emër të Allahut vrisnin, përdhunonin, rrëmbenin e digjnin,

Shqiponjave, malet e larta u erdhën në ndihmë këtë herë.

 

***

Skënderbeu, ky lis i madh me degë,

Më flamurin dhe përkrenaren e tij mua më lartësoi,

Për 25 vjet me rradhë kurrë nuk u thye,

Perandorisë Osmane si Spartanët përballë u qëndroi.

 

Heroizmave dhe mirësive tuaja u janë përgjigjur me ligësi,

Dhe në Botë janë njohur duke bërë pabesi,

Në tokat më të mira ata jetojnë, me ju u bashkuan dhe u kanë vrarë,

Toka e detrat e dinë sa gjak është derdhur, vajzat më të bukura ua kanë marrë.

 

Sa herë kam qarë me dënesje nga dhimbja që kini pasur,

Sa herë kam qeshur nga hipokrizia Europë,

Por ju stoik qëndruat si malet që u rrëthojnë,

Bota filloi t’ju njohë dhë të ju kuptojë.

 

Shekullin që kaloj me sytë e mi i kamë parë,

U sulën mbi ju nga Veriu e Lindja, Jugu e Përëndimi këta barbarë,

Donin ta zhduknin nga faqja e dheut Shqipërinë,

Më s'mundsha t’i duroja dhe vetëtimat e mija nga qielli ua hodha.

 

Kur zemërimin tim e panë Europa reagoi e tha:

“I kemi faj këtij Kombi që neve na krijoi”.

Të bashkuar ju dua dhe njëri-tjetrin ta ndihmoni,

Vlerat humane njerëzimit më shumë t’a shtoni.

 

Dua të vi në Tokë dhe më këmbë të shkël vëndet e shenjtëruara

Qumësht dhie të pi, me shqiponjat të kuvëndoj,

Lisat e lartë t’i shoh dhe rrënjët ku i kan hedhur,

Të zotët e vëndit të takoj, ata që ende “për Qiell e për Dhe” ditën e re e fillojnë

 

Nuk është fat por është privilegj dhe të nxitoni,

Për ju o Shqiptarët që mua të më besoni dhe vëten ta tregoni,

Statujën time në Berat gjigande ta ngrini,

Dhe Tomorrit të lartë, Mali Zeusit t’i thoni.

 

Nga mali Tomorrit dua të hedh vetëtimat e mija,

Dhe ta marrë vesh gjithë bota mbarë,

Unë jam Zeusi - zëri i të Vërtetës,

Unë jamë Drita juaj, Zeusi Shqiptar.

 

(10 Korrik 2012)

(Zgjodhi për Z.Sh.: Alban Voka)



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora