E premte, 19.04.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Mendime

Nebi Dragoti: Politikë pa moral

E hene, 03.06.2013, 07:58 PM


POLITIKË PA MORAL…

POLITIKA KËRKON RILINDJE

NGA NEBI DRAGOTI

Të analizosh sot politikën mbarë pluraliste shqiptare konkludon:politikë zënkash, politikë padrejtësie e hilesh, politikë fëmijësh, politikë e papjekur, politikë nepotizmi për interesa të ngushta vetiake, politikë pa politikë.Edhe kualicionet parazgjedhore e kanë sensin e pamoral dhe të pabesueshmërisë të besëshkeljes për të qënë solid dhe pas zgjedhjeve.Pra, mungon qartësia dhe pastërtia e moralit.Ka liderë të këtyre forcave, që i ka përfshirë iluzioni i shfrenuar dhe euforik.Këta nuk kuptojnë një gjë,  që kjo superxhiro vetëm dëmton besimin dhe tradhëton direkt votuesin, aq më tepër, kur, kështu,  nuk i ke këmbët në tokë.Parimisht e llogjikisht kjo nuk duhet të ndodhë, ndryshe, është gabim fatal, i pafalshëm.

***

Të qënurit e një qëndrimi asnjajës, fokusimi i mendimit të gazetarit, analistit, medias, në përgjithësi, për të ndrequr politikën e pamoral të politikës shqiptare, për ta futur atë në binarë të shëndosh, është melhemi më i mirë për ta kuruar atë.Sigurisht,  kjo ndodh,  kur dëgjohet nga politka. Që politika shqiptare e pluralizmit ka nevojë për terapi, (këtë askush nuk e mohon), por   k y askushi asnjëherë nuk po merr guximin të ngrejë lapsin kundër kësaj plage duke i bërë bllok e duke i dhënë leksion që të mirëkuptohet, se si duhet të jetë politika demokratike, ose si i papërshtatshëm të largohet vetë vullnetarisht nga skena.Gjykuar në këtë prizëm ka shumë faktorë që e kanë gozhduar dhe nuk e lenë që politika të kullohet dhe të jetë e vlefshme për vendin dhe shoqërinë.Së pari, fenomeni i korrupsionit, i pasurimit galopant në mënyrë të padrejtë, i allishverisheve e formave të tjera të djallëzuara kanë çuar rrënjë tek individë politikë me pushtet a pa pushtet, të cilët e kanë si lajtmotiv këtë ide;janë kthyer në çiban të rrezikshëm.Si të tillë janë përlyer dhe kamuflojnë e manipulojnë veprimet e tyre, të cilat janë penalisht të dënueshme.Në këtë aspekt, politikanë të tillë, mundohen të shiten për mdryshe, të rezistojnë duke luajtur si akrobat për të mbrojtur karriken me çdo kusht dhe as që duan t’ia dinë, se dëmtohet interesi i shoqërisë tonë.Për këtë kategori mungon edhe shteti ligjor, sepse vetë është i përlyer keq e më keq në imoralitetin korruptiv, prandaj është krijuar edhe kjo atmosferë e pakëndshme edhe për ndërkombëtarët, që i japin këshilla përditë kësaj politike “mjerane”.Gjithkush e sheh, e kupton, se edhe bota u lodh, u mërzit duke bërë kaq shumë sugjerime që të rregullohet, të jetë vizionare, të shikojë përpara dhe të japi prova për arritje progresiste në gjithë aspektet e jetës shqiptare, të jetë e emancipuar dhe e zhveshur nga ligësitë.Kësaj politike të mbrapshtë i shtohen për keq edhe militantë të sëmurë gjer edhe gazetarë, analistë, drejtues mediash, ku shpesh herë debatojnë në ekrane televizive, ku mburren e shtiren gjithë fallsitet me qëndrim prej kameleoni, ose duke mbuluar kokën në rërë siç bën struci për nevojat personele.Veç kjo monstër duhet ta ketë të qartë se populli ia lexon mendimin e helmët pa e nxjerrur nga goja.Të tillë interpretë interesaxhinjësh nuk i quaj analistë, nuk i quaj gazetarë, nuk janë as intelektualë sepse kanë dalë nga performanca, që duhet të kenë në demokraci, sepse kështu nuk kotribuojnë në shtetin demokratik, për të ngritur lart interesat e Atdheut..Konstatohet se në debatet televizive nuk ka një parapërgatitje nga drejtues të emisionit, nuk ka një bosht tematik për të reflektuar parimisht, por hidhen nga një degë në tjetrën.Herë-herë shkelen edhe normat e moralit dhe të kulturës, ku  humbet qetësia, fillojnë sharjet e të bërtiturat.Pra,  harrohet misioni që ka media para publikut për të qënë transparentë duke reflektuar politikë sa më reale nëpërmjet argumentave bindës dhe pa asnjë ekuivok në problemin që trajtohet.Gjithmonë bëhet politikë pa moral si në kohë fushate dhe kohë jofushate, pra nuk u rrihet pagënjyer.Nga liderët e alternativave harrohen  objektivat e programeve dhe në vend të shpalosjes së tyre, kalohet në shpalosje të mllefeve personale duke përdorur një gjuhë të paskrupullt, aqsa ke neveri e përbuzje t’i dëgjosh.Zihen liderët, anashkalojnë progamin, sepse s’kanë program konkret që të bindin elekoratin përkatës sipas bindjes, sepse asqë nuk punojnë në këtë drejtim.Në zënka u mungon morali, kultura dhe kështu nëpërmjet kësaj zhurme mbulojnë të palarat që kanë, ato të palara që kanë kultivuar gjatë kohës, kur janë në qeverisje.Këto premisa kaq negative bëhen trashëguese nga rrotacioni në rrotacion, sepse mungon konseguenca e të qënit shtet ligjor, që është arma primare, ku shkelësit kriminal në ekonomi e gjetkë të vihen e të përballen me ligjin.Kjo është thelbësore dhe po të ishte kjo nuk do të kishte “politikë pa moral”.Dhe po të ishte kjo:vendi do të ishte shumë më përpara.Shkaku i kësaj pasoje, që kemi politikë pa moral,  nuk është gjykuar,  për ta kuruar atë,  nga rrotacioni pasardhës.Prandaj dhe bëhet një politikë joreale e cila sot kundërmon erë të keqe dhe kuptohet ashiqare nga kushdo. Para elektoratit ka politikanë që nuk i peshojnë fjalët.Flasin duke i dhënë tepër imagjinatës, e llustrojnë shumë fjalën që premtojnë saqë e bëjnë të pabesueshme.Politikani duhet t’i largohet figurës letrare të hiperbolës.Në këtë shtjellë të politikës pa moral llogjikisht ka edhe diktaturë të rrezikshme shfaqur nga pushtetmbajtësit, të cilët kamuflojnë realitetin, të cilët detyrojnë me forma të shumta që t’u jipet vota, të cilët nuk e kuptojnë, se atë që duan ta fshehin, e përjeton realisht populli.Është filozofike, se, kurdoherë, populli jeton relitetin.Populli ka sy dhe vesh.Populli e ka kulturën dhe moralin.Populli e ka mençurinë për të gjykuar politikën e pamoralë, politikën e djallëzuar dhe e ka të qartë pse bëhet kjo.Por kjo në fushatë zgjedhjesh ka dhe një të keqe se influencon negativisht tek militantët e sëmurë, të cilët krijojnë artificialisht turbullira të papëlqyeshme konfrontimi e përdorimi force në publik.Politikës i mungon transparenca me masat,  të cilat duan të dinë se ku i shkon dhe qindarka e fundit e taksës që jep.Këtë duhet të ngulmojë dhe të pasqyrojë shtypi për të kryer më së miri rolin që ka.Ky është dhe problem më i rëndësishëm, në duam të luftojmë dhe korrupsionin nga lartë në qeverisje dhe poshtë në administratat publike të uzurpuara nga militantë partiakë.Në këtë aspekt, për pastrim, duhet të zërë vend meritokracia.Përmbajtja e këtij shkrimi ngrihet mbi politikën.Në gjithë kontekstin ka si kërkesë të domosdoshme:Politika Kërkon Rilindje.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora