E enjte, 28.03.2024, 09:44 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

LB me nismë ligjore për Obiliqin

E diele, 02.06.2013, 03:07 PM


Duke qenë se kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike janë të vendosura në komunën e Obiliqit, ato bëjnë që banorët e kësaj zone t’i nënshtrohen një ndotjeje të jashtëzakonshme, me pasoja të shumanshme.

Lidhur me gjendjen e mjedisit në këtë komunë janë alarmuar me të drejtë, në radhë të parë, qytetarët e kësaj zone e gjithashtu edhe organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare të specializuara për çështje të mjedisit e të shëndetësisë. Madje, se atje ekziston një gjendje e rëndë dhe që janë të nevojshme veprime më serioze pajtohen edhe vetë institucionet përgjegjëse për të.

Duke u nxitur nga kjo gjendje dhe me qëllim të përmirësimit të saj, deputetët e Lëvizjes për Bashkim në Kuvendin e Kosovës, Agim Kuleta e Aurora Bakalli, janë duke punuar në përgatitjen e një nisme ligjore për Obiliqin. Ky ligj, bazuar në masat e parapara, do të ndikojë në masë të theksuar në krijimin e mundësive për një jetë më normale për qytetarët e këtij regjioni.

Nisur nga qëllimi që ky ligj të jetë sa më i kompletuar, prej datës 1 deri më 13 qershor 2013, nëpër lokalitete të ndryshme të komunës së Obiliqit do të organizohen debate publike me qytetarë. Duke i konsideruar shumë të rëndësishme opinionet e secilit, i ftojmë të gjithë ata që ndiejnë se mund të kontribuojnë në këtë drejtim të marrin pjesë në këto debate. Po ashtu, i ftojmë të marrin pjesë edhe të gjithë ata që janë të interesuar të informohen me masat që parashihet të përfshihen në këtë ligj.

LËVIZJA PËR BASHKIM

Zyra për Informim

Prishtinë, 31.5.2013



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora