Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shqipëria Etnike/Viti VII nr. 3/ Korrtor-Veror-Frytor - 2007

| E merkure, 14.05.2008, 04:34 PM |


SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 3/ Korrtor-Veror-Frytor- 2007

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Gëzim Marku

Kryeredaktor: Agim Gashi

Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

 

Intervistë e Presidentit Topi për Televizionin Publik Shqiptar.



28 shtator 2007

Intervistë e Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhënë për Televizionin Publik Shqiptar, datë 28 shtator 2007.

Emisioni “Përballë”, nga Lytfi Dervishi.

Gazetari: Z. President, është kënaqësi që përballjen e parë e filloj me ju. Z. President, në datën 8 mars të këtij viti ju shpallët publikisht kandidaturën tuaj për postin e Kryetarit të Shtetit. A e kishit parashikuar sadopak këtë gjë, qoftë edhe në bisedat politike që shoqëruan procesin e zgjedhjes suaj në krye të shtetit?

Presidenti Topi: Së pari më lejoni t’ju falenderoj për ftesën dhe t’ju them që është një kënaqësi e veçantë që bisedën time të parë publike ta bëj pikërisht në Televizionin Publik Shqiptar dhe të trajtojmë së bashku disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë jo thjesht me atmosferën e zgjedhjes së Presidentit, por, ç’ka është më e rëndësishme sfidat që ka sot Shqipëria, institucionet shqiptare, që besoj janë sfida historike.
Ju bëtë një pyetje që ka të bëjë me momentin e lançimit zyrtar të shpalljes së kandidaturës sime si President. Nuk ka qenë një shpallje individuale, ka qenë më shumë një deklarim në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, sepse ishte një çështje e grupit fillimisht, e cila pastaj u fut në një proces relativisht të gjatë për të gjetur kohezionin me grupet e tjera të mazhorancës dhe e dini fare mirë që u fut në një proces të gjatë dhe të vështirë.

Gazetari: Dhe cili ka qenë momenti më i vështirë sipas mendimit tuaj?

Presidenti Topi: Unë besoj që momenti më i vështirë ka qenë çasti kur pati një nevojë për një ndërhyrje nga faktorë të tjerë politikë për të mos qenë në vazhdimësi me linjën e kandidaturës sime, por për t’u futur në një linjë të zgjedhjes së një Presidenti konsensual. Unë e kam pranuar edhe atë zgjidhje për shkak të interesave madhore të Shqipërisë, për të mos rënë institucionet në krizë, në mënyrë që vendi të mos shkonte në zgjedhje të parakoshme. Besoj se ju i keni në kujtesë deklaratat e mia që para interesave të Shqipërisë askush dhe asnjëherë nuk duhet të vendosë interesat individuale. Pastaj nga ajo tryezë, e ashtuquajtur tryezë për konsensus që nuk prodhoi asgjë, partitë politike u ripozicionuan dhe me daljen në skenë të z. Nano dhe zyrtarizimin e kandidaturës së tij për President, atëherë edhe grupet e mazhorancës ridimensionuan qëndrimin e tyre. Unë sigurisht u futa në garë jo pa kushte. Ishte një kusht, meqënëse unë kisha bërë një tërheqje për hir të interesave të rëndësishme, atëherë thashë që futja ime në garë presupozon që kjo garë të shkojë deri në fund.

Gazetari: E megjithatë, përjashto këtë momentin e tërheqjes për hir të interesave madhore, para këtij momenti, por edhe pas këtij momenti edhe atëherë kur dukej se situata ishte gati e pashpresë dhe shanset tuaja aritmetike të vogla, ju jeni shprehur i bindur se do të jeni President i këtij vendi. Ku e keni bazuar këtë bindje të fortë?

Presidenti Topi: Asnjëherë nuk ka siguri matematikore. Gjithmonë shprehet bindja dhe vullneti për ta vazhduar garën dhe sigurisht unë nuk isha pa eksperiencë në politikë, njihja shumë mirë terrenin parlamentar, njihja interesat, njihja pozicionimet, diku të shprehura, diku të pashprehura. Shpesherë deklaratat publike që vinin nga zëra institucionalë, por edhe zëra individualë në politikë, për hir të së vërtetës në disa raste nuk përkojnë me realitetin. Shpeshherë ndodh debat politik, shpeshherë bëhet diversion politik me situata të tilla. Gjithsesi siguria mbetet relative, asnjëherë nuk është absolute, por ajo që kishte të bënte pikërisht me sigurinë individuale ishte që gara duhet të shkonte deri në fund dhe kuptohet që mjaft njerëz në Parlament nuk ishin të pozicionuar për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Gazetari: Megjithatë z. President, zgjedhja juaj ishte kushtetuese dhe si e tillë ishte një risi. Por vetë fakti që u zgjodhët me gjashtë vota të deputetëve të majtë dhe vetë Partia Socialiste e quajti si tradhëti këtë votë. A përbën kjo një shqetësim për ju?

Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo! Unë kam qenë koshient, kur jam futur në garë se zgjedhja e Presidentit kërkonte minimalisht 84 vota. Kam qenë i bindur se po të merrnin pjesë të gjithë deputetët në sallë, dhe këtë bindje e kam ende sot, unë do të kisha kaluar shifrën 100, sepse mjaft nga deputetët që kanë qenë të detyruar për hir të një vendimi politik për të mos qenë prezent në sa, mund të jenë pjesë e atij mendimi politik të emancipuar, të cilët kërkonin një President nga Parlamenti. Mua më vjen mirë që disa deputetë ishin prezent në sallë, i dhanë legjitimitet garës dhe sot ne krenohemi që kemi finalizuar një proces kushtetues. Edhe në raportet e fundit të institucioneve që monitorojnë Shqipërinë këtë e konsiderojnë si një risi për institucionet shqiptare, zgjedhja e një Presidenti nëpërmjet linjës kushtetuese dhe pa ndërhyrje, pa ndërmjetësime.

Gazetari: Ju morët përgëzime nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe më vonë nga zyra e Bashkimit Europian. Megjithatë kthehemi tek momenti i pjesëmarrjes së deputetëve në sallë. Në sallë ishin 90 deputetë, ju morët 85 vota, pati rrjedhje votash presupozohet nga mazhoranca. A e keni vrarë ndonjëherë mendjen kush ishin këto 3 deputetë që votuan kundër jush? Ishte një moment votimi i tensionuar dhe i rrezikshëm, momenti i numërimit të votave të fundit.

Presidenti Topi: Mund t’ju rikthej disa emocione të atij momenti. Njeriu nuk mund të jetë pa emocione. Në ato momente i kam kontrolluar më së miri ato emocione. Besoj shqetësimi ka qenë kolektiv. Unë sot nuk do të merrem me emra, me supozime. E konsideroj një proces të ezauruar, të kaluar. Sigurisht njeriu jeton në një ambient ku mund të marrë informacione, por qoftë në natyrën time, qoftë në pozicionin që jam tani, unë përderisa e kam konsideruar këtë proces legjitim, i kam njohur vetes edhe në marrëdhënien me të tjerët që është e drejta e gjithësecilit të shprehet me një vullnet dhe vendim të qartë politik për zgjedhjen e një individi që është në krye të shtetit. Fakti është që u morën 85 vota dhe u kalua pragu i 84. Unë kam pasur një impenjim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe dhe nuk kam patur kohë të bëj vlerësime retrospektive, nuk është në natyrën time që të merrem me të tilla gjëra.

Gazetari: Në rrethana të tjera kjo mund të konsiderohet edhe si votë pas shpine.

Presidenti Topi: Unë përgjithësisht jam natyrë realiste dhe i përjetoj pa shumë emocione këto situata. Unë në politikë jam futur jo nga një pozicion pa një background, unë kam dalë nga bota akademike, kam patur eksperiencën e jetës, kam njohur shumë mirë terrenin. Kuptohet që në politikën shqiptare të gjithë kanë qenë pa eksperiencë kur janë futur, por eksperienca e këtyre viteve na ka përballur me mjaft situata gjithmonë jo vetëm në terrenin politik shqiptar, por kudo në botë, edhe në ato situata që duken të konsoliduara nga pikpamja demokratike e institucioneve, ndodhin të tilla gjëra. Asnjëherë njeriu nuk i sintonizon të gjithë në një ndërmarrje, në një mision politik. Madje do të thoja që është vetë natyra njerëzore, vetë procesi politik, dhe fatmirësisht që është kështu që njerëzit nuk rrjeshtohen si ushtarë, si në kazermë, se ndryshe do të kalonin në parametrat e sistemeve diktatoriale. Njerëzit janë të lirë të shprehen. Kjo është arsyeja që është konsideruar nga Kushtetuta numri 84 si pragu i nevojshëm, pra presupozon 3/5, nuk presupozon një konsensus të thjeshtë, por nuk presupozon as një konsensus absolut. Kështu që me termat e relativitetit unë mendoj që gjithçka të konsiderohet e natyrshme dhe mua më vjen mirë që Shqipëria çdo ditë merr nota të reja në demokratizim. Besoj se edhe zgjedhja e Presidentit, gjë që nuk ka të bëjë thjesht me emrin tim, por me institucionin e Presidentit, ka dhënë shenja që institucionet shqiptare, sikurse e thashë në fillim dhe e ritheksoj pa ndërmjetësim ndërkombëtar arritën të zgjedhin kreun e shtetit, nëpërmjet një procesi natyrisht të vështirë. Sot unë me kënaqësi mund të rikthej skena kur njeriu pas kaq vitesh politikë shikon që përballet me beteja politike mjaft të sofistikuara. Kuptohet që politika në Shqipëri nuk është më një politikë në vija të trasha, vija ndërtohet më e hollë dhe ashtu sikurse ka bukurinë çdo fushë tjetër, edhe politika i njeh bukuritë dhe në rastin konkret u konkretizua me sukses.

Gazetari: U konkretizua me sukses, megjithatë pati një dramaticitet mjaft të madh. Ju u zgjodhët në raundin e katërt si President. Votimi i ardhshëm do të jetë në vitin 2012-të. Ju jeni i një mendimi që duhet të zgjidhet sipas Parlamentit, apo në votim të drejtpërdrejtë nga populli? Është një bisedë e parakohshme, por do të doja një mendim fillestar tuajin.

Presidenti Topi: Unë për këtë jam shprehur dhe natyrisht në pozicionin që jam sot rezervohem të mos shprehem. Por ju në imazhet filmike të arshivës mund të riktheni atë çfarë unë kam deklaruar. Gjithsesi i takon partive politike parlamentare, të cilat janë me një proces reformimi të Kodit, ku ka dëshira dhe tentativa të qarta që mund të modifikohet edhe Kushtetuta edhe sistemi, ku patjetër mund të preket edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit. Nisur nga kompleksiteti i procedurave të zgjedhjeve parlamentare në një vend si Shqipëria, unë natyrisht do të kisha mendimin tim që jemi jo larg, jemi në kohë që në momentin kur reformohet Kodi Zgjedhor, le të merren dhe me këtë çështje. Pra nuk ka të bëjë me një individ, ka të bëjë me soliditetin e institucionit, ka të bëjë me sigurinë e procedurës për zgjedhjen, ka të bëjë me imazhin e shtetit, ka të bëjë me një institucionin që në çdo lloj rrethane është garant për dokumentin themeltar dhe garant i harmonisë së institucioneve dhe i harmonisë shoqërore.

Gazetari: Z. President, në fjalimin e parë ju shprehët mirënjohje për Kryeministrin Berisha për kontributin që dha në këtë proces. Deri ku shkon mirënjohja juaj dhe sa ndikon kjo mirënjohje në raportet institucionale?

Presidenti Topi: Mirënjohja mbetet njerëzore në të gjitha raportet njerëzore, qofshin këto familjare, qofshin shoqërore, qofshin marrëdhënie ndërmjet personave që merren edhe me politikë, mirënjohja duhet të konsiderohet e tillë. Sigurisht pyetja juaj lidhet nëse do të influencojë kjo shprehje e mirënjohjes në marrëdhëniet zyrtare insitucionale. Mirënjohja shprehet për një fakt të caktuar, për një process të caktuar, ndërsa marrëdhëniet zyrtare institucionale mbeten ato që përcaktojnë marrëdhëniet ligjore. Dhe institucionet tona janë të tilla që duhet të jenë mbi këtë bazë, por që kurrësesi nuk mund të ndahen edhe nga marrëdhëniet njerëzore.

Gazetari: Në fjalimin e parë ju keni thënë që shkëputeni tashmë jo vetëm formalisht por edhe qenësisht nga kostumi partiak. Ju jeni një President që vini nga jeta aktive politike, keni qenë numri dy i forcës më të madhe të mazhorancës.

Edhe sa kohë mendoni se do ju duhet për të krijuar atë distancën e shëndetshme për të patur një gjykim realisht të paanshëm dhe të ftohtë ndaj palëve?

Presidenti Topi: Ky është një proces natyral. Problemi është si motivohet njeriu, nëse ka stabilitetin psiqik, si e ka stabilitetin politik, si e ka stabilitetin shoqëror. Në përgjithësi unë kam qenë në sjelljet e mia edhe kur kam qenë kryetar i grupit parlamentar dhe jam munduar që të kem një ekuilibër të plotë. Pra presupozohet që në Parlament qoftë edhe në përbërjen e forcave politike temperamentet janë të ndryshme, natyrisht eksperiencat janë të ndryshme dhe unë besoj që ekziston i gjithë predispozicioni që tashmë që unë jam në këtë institucion këto ekuilibra të shtrihen më gjerë dhe të futen më thellë, ç’ka do të thotë që motivimi është jashtëzakonisht i fortë. Kjo nuk është më një sfidë që bëhet me vetveten, është një sfidë që bëhet me shoqërinë edhe për hir të kredibilitetit, të personalitetit, sepse unë jam shprehur në mënyrë shumë të qartë dhe ju po e shikoni që gjatë gjithë kësaj që është periudhe fillestare në detyrën time si President jam munduar të jem mbi palët, të jem midis palëve kur duhet dhe këtë besoj që e kam në mënyrë shumë të natyrshme.

Gazetari: Atëherë le të qëndrojmë tek ky moment, mbi palët dhe midis palëve. Procesi i zgjedhjes së Presidentit duket sikur u kushtëzua, i referohem fjalimit të parë të Kryeministrit në seancën e parë të votimit edhe nga mungesa e shtrëngimit të duarve mes Kryeministrit dhe kryetarit të opozitës, Kryetarit të Bashkisë, Rama. Ju jeni zgjedhur President dhe keni realizuar dy takime, një për sfidat e Tiranës dhe një për reformën në drejtësi ku është bërë i mundur ky takim. Sa e vështirë ka qenë realizimi i këtij takimi?

Presidenti Topi: Ka qenë mëse i natyrshëm! Shumëkush duke iu referuar eksperiencave e mendon si një mision shumë të vështirë. Ka qenë shumë i thjeshtë! Kam pasur shumë takime me liderë të partive politike parlamentare. Nuk kanë qenë thjesht takime kortezie, kanë qenë takime pune. Kemi shprehur në mënyrë reciproke nevojën për reforma, nevojën për marrëdhënie të forta ndërinstitucionale dhe sigurisht ky lloj angazhimi tek Presidenti presupozonte që Presidenti do të ishte dhe si një pikë referimi për të moderuar, për të qenë katalizator për tryeza të ndryshme, ku të gjithë në mënyrë të padiskutueshme kanë qenë të pedispozuar që të realizojnë edhe takime, të realizojnë edhe tryeza të rrumbullakta për të filluar reformat e dëshiruara, sidomos në sistemin e drejtësisë. Unë i kam vlerësuar shumë këto takime, sepse kanë qenë për çështje esenciale, pra nuk ishte thjesht çështja nëse ulej në tryezë kreu i mazhorancës, apo kreu i opozitës, por janë në pozicione specifike institucionale. Tryeza e parë ishte për çështjet e zhvillimit të Tiranës. Unë e kam kuptuar më gjerë. Pra është diskutuar gjerë e gjatë për çështjet e decentralizimit, që janë mjaft delikate në marrëdhëniet mes institucioneve, ku natyrisht roli i Presidentit është mjaft i rëndësishëm. Unë kam parë gjithashtu me mjaft kënaqësi këto raporte që u krijuan edhe në funksion të një metropoli që është Tirana, ku sot shifrat tregojnë se po shkon në rreth 1 milion banorë dhe ky zhvillim nuk mund të mbetet peng i marrëdhënieve të sforcuara, i marrëdhënieve të ngurta. Ai takim demostroi se ekziston vullneti në shoqërinë shqiptare të vitit 2007, se ajo është një shoqëri që aspiron të futet në Europë dhe unë besoj se këto raporte kanë filluar të çtensionohen dhe natyrisht që janë në favor të qytetarëve.

Gazetari: Mjaft të domosdoshme për të arritur konsensus për të arritur reforma të rëndësishme dhe siç ju e përmendët reformën në drejtësi. Kur sheh kompetencat tuaja kushtetuese të bën përshtypje fakti se ato janë kryesisht të përqëndruara tek drejtësia:kryesoni KLD, propozoni nënkryetarin e këtij institucioni,emëroni gjyqtaret e gjykatës së lartë e të gjykatës kushtetuese, emëroni dhe shkarkoni prokurorin e përgjithshëm dhe gjithë prokurorët e tjerë, është një kompetencë ekskluzive e juaja.Duket kjo fushë ku ju keni hapësirë për një vendimmarrje të qartë e megjithatë sipas sondazheve, drejtësia mbetet problematike e niveli i korrupsionit shkon në shifra të frikshme deri ne 20%.Pyetja është e thjeshtë:nga keni menduar ta nisni për të pastruar gjykatat shqiptare?

Presidenti Topi: Së pari me lejoni të bëj një koment të vogël,më shumë një korrigjim. Nuk ka ekskluzivitet të Presidentit, ka një pozicion shumë të rëndësishëm të Presidentit por gjithnjë në marrëdhënie me institucionet. institucione me të cilat Presidenti bashkëpunon mbi bazën e kushtetutës e të ligjeve janë Kuvendi i Shqipërisë, janë gjykatat, kuptohet janë raporte ku presidenti edhe zgjedh por edhe ku është i barabartë midis të barabartëve. Vërtetë Presidenti është kryetar i KLD, organizon e drejton mbledhjet, sigurisht që roli i tij është shumë i rëndësishëm por ka një votë, i pari midis të barabartëve. Edhe në marrëdhëniet me Kuvendin gjithashtu:mjaft ligje mbrohen nga ekzekutivi, nga ministria e drejtësisë, kalojnë në strukturat parlamentare ku natyrisht është vullneti i partive politike, sidomos për ligje të rëndësishme që kërkojnë 3/5, e pastaj vijnë tek Presidenti për t’u dekretuar. Pra ka një lloj marrëdhënie të detyruar, nuk ka ekskluzivitet. Ju me të drejtë cituat nevojën e reformës në drejtësi. Nuk e thoni vetëm ju. Sot është një shqetësim mbarë shoqëror. Në radhë të parë është një shqetësim i njerëzve të thjeshtë të cilët kërkojnë drejtësi. Është një shqetësim i institucioneve, një shqetësim i shprehur edhe nga faktorët politikë. Ndonëse nuk është gjithmonë kompatibël, pra nuk përkon gjithmonë shqetësimi i shprehur me fjalë me realizimin dhe detyrimin për të bërë reformën dhe ligjin.

Ka edhe një shqetësim tjetër që vjen në mënyrë konstante nga insitucionet të cilat monitorojnë Shqipërinë, institucionet ndërkombëtare dhe sot që ne jemi pjesë e një procesi për integrim qoftë në NATO, qoftë në BE, ky shqetësim dhe ky monitorim vjen gjithmonë në rritje. Ky është një shqetësim i shprehur edhe nga unë qysh para se të bëhesha President i Republikës dhe gjithmonë e më i motivuar në këtë pozicion për domosdoshmërinë e reformës në drejtësi. Kur themi reformë në drejtësi nuk presuozojmë që gjithçka vjen nga tabula rasa, sepse gjatë viteve të pluralizmit janë bërë bërë përpjekje madhore për reformim të bazës ligjore që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë. Ka ligje të rëndësishme, ligje të cilat janë miratuar në Parlament, shpeshherë me vullnete të unifikuara, shpesherë me debate. Ka edhe ligje që janë në proces, pra duhet presupozuar si nevojë e përmirësimit të këtyre ligjeve, e përmirësimit të atyre kushteve që të gjitha institucionet shqiptare të jenë në një front unik të harmonizuara, të mos ketë kontradikta përsa i përket kompetencave, të ketë mandate të limituara, të ketë një funksionim demokratik dhe bashkëkohor sipas standardeve që kërkohen nga BE. Besoj që ka mjaft elementë ku ne duhet të përqendrohemi. Nuk ka qenë e rastësishme që fillimisht, në takimet individuale, është shprehur nevoja për reformë, është përgatitur tryeza e partive politike parlamentare për të unifikuar qëndrimet, për të dalë me përfundimin që kjo reformë është e domosdoshme të bëhet. Domosdoshmërisht ajo kërkon kohezion në vendimmarrje, sepse mjaft gjëra kërkojnë 3/5, nuk realizohen me mazhoranca të thjeshta dhe sidomos në sistemin e drejtësisë, ku janë të interesuar të gjithë të futen e ku përveç elementëve politikë, në vendimmarrje të futen shumë elementë profesionalë.

Gazetari: Z. President, në një deklaratë tuajën më 17 shtator keni thënë që aktorët e vërtetë të reformimit të ligjeve mbeten në Parlament që çdo reformë nënkupton 3/5 në Parlament pra një marrëveshje të qartë pozitë - opozitë, sa e mundur është, sa besim keni që kjo gjë do të bëhet?

Presidenti Topi: Kjo nuk mbetet më në deklaratën e 17 shtatorit. Gjërat kanë evoluar. Ka patur momente të reja,ka patur një tryezë të partive politike parlamentare, ka patur një shprehje të vullnetit pozitiv për të bërë këto reforma, ka patur një propozim konkret për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar dhe një komision ekspertësh që do të vijnë nga të gjitha institucionet kushtetuese dhe sidomos të drejtësisë, presupozohet që do të ketë një grup ekspertësh të huaj dhe pastaj pas një përgatitjeje paraprake të një reforme që do të harmonizojë të gjithë reformën në drejtësi, kjo do të futet në strukturat parlamentare, në komisionin e ligjeve dhe do të miratohet në parlament. Kur kam thënë që aktori kryesor është parlamenti nuk kam thënë ndonjë gjë të re. Kam thënë pikërisht atë që ekziston në Kushtetutë, ligjet realizohen, përgatiten dhe aprovohen në Parlament. Që gjithmonë roli i Presidentit është roli i katalizatorit në këtë proces. Presidenti është një faktor i rëndësishëm i kohezionit të forcave politike për t’i motivuar ato që të futen në proces. Fatmirësisht ky vullnet është shprehur, mbetet që të fillojë reforma konkrete, për të kaluar nga plani i deklarimeve politike që është një sëmundje e vjetër e politikës shqiptare, shqiptarët që merren me politikë, politikanët, duhet të kenë predispozicionin që nga deklarimi i vullneteve në planin verbal të kalojnë në iniciativa konkrete.

Gazetari: Në një takim që keni patur me një gjyqtar të huaj, ai i është referuar një ndeshjeje futbolli Shqipëri-Hollandë, ku ka thënë se themeli i drejtësisë është transparenca, si mund të arrihet kjo?

Presidenti Topi: Po, avokati Roger….

Gazetari: Po ai, madje në Sarandë ju jeni shprehur se qytetarët për shkak të problematikave dhe halleve e ndjejnë në lëkurën e tyre drejtësinë. Ju keni thënë se pavarësisht ku shkon në karrierën politike apo qytetare nuk duhet të harrosh kontaktin me qytetarët, sepse problemet sa më pranë shoqërisë të jesh aq më mirë i ndjen. Cila mendoni se është mënyra më e mirë për të ndjerë gjendjen reale të drejtësisë dhe reagimi më i shpejtë përtej procesit që pritet të fillojë në Parlament?

Presidenti Topi: Kur jam shprehur se nuk duhet të humbet kontakti me qytetaret, kam thënë besoj çështjen më të qënësishme të një raporti të natyrshëm, besoj edhe të detyrueshëm që duhet të ketë jo vetëm Presidenti, por çdo politikan, i cili çdo katër vjet në zgjedhjet e përgjithshme politike merr votëbesimin ose jo për futur në Parlament. Unë nuk e kam thënë pa qëllim, e kam thënë sepse shpeshherë krijohen distancime nga interesat e qytetarëve. Kemi parë në mjaft raste që ndryshe i zgjidh problemet një njeri i veshur me pushtet dhe ndryshe i zgjidh problemet një njeri që nuk ka mbështetje. Shqipëria është një vend i vogël, nuk mungon informacioni falë edhe rolit të mediave, ju shikoni që ka probleme të vazhdueshme. Këto probleme i ndesh kudo, këto probleme i ndesh nëpër sportele, i ndesh nëpër hipoteka, i ndesh nëpër gjykata, ka procese gjyqësore që njerëzit i fillojnë kur janë mirë fizikisht dhe i përfundojnë kur janë në prag të daljes në pension. Ka procese gjyqësore që i çojnë njerëzit në dëshpërim, ka procese gjyqësore të cilat realisht nuk japin drejtësi. Vetëm mbi problemet e pronësisë mund të kesh me mijëra mbivendosje ç’ka do të thotë që ka defekte, diku nga mungesa e profesionalizmit, diku me vetëdije të plotë, çka do thotë që vepra penale përbën një krim të vërtetë kur i mohohet e drejta qytetare dhe mjaft probleme të tjera që kanë të bëjnë me asistencën, shërbimin shëndetësor, shërbime të tjera që kanë të bëjnë komunikimin njerëzor. Pra tek e fundit duhet kontakt me qytetarin që t’i japë frymëzim jo vetëm politikanit, por edhe zyrtarit, kudo që të jetë, në çdo lloj niveli. Këto nuk janë deklarata në planin teorik. Unë nuk po e bëj të zezë gjithçka, por natyrisht nuk mund ta bëj edhe rozë githçka. Ka njerëz dhe zyrtarë që sillen mirë, por ka edhe zyrtarë që sillen arrogantë.

Gazetari: Megjithatë ka diçka që duhet ta pohojmë që ky është niveli i gjyqtarëve jo vetëm në rrethe, por edhe në kryeqytet, lë shumë për të dëshëruar…
 Presidenti Topi: Kjo është e vërtetë! Kjo nuk konstatohet vetëm nga Presidenti i Republikës, konstatohet edhe nga njerëzit që janë në sistemin e drejtësisë, është konstatuar dhe deklaruar në KLD. Pra në fjalën time të parë përpara këtij Këshilli i jam referuar dy parametrave që duhet të gëzojë gjyqtari: duhet të jetë i ndershëm, pra të ketë integritet moral, dhe të jetë profesionist. Do të thoni ju cili është ky kombinim i artë i këtyre dy elementëve? E rëndësishme është që në themel të kemi këto dy elementë, pastaj çështja e përsosjes është një çështje që ka të bëjë me vullnetin e individit, ka të bëjë me kohën, por në Gjykata vërtet vërejme shenja të tilla, madje do të thoja në gjykata të ndryshme fizionomia e paraqitjes është pothuajse e njëjtë.

Gazetari: Meqë jemi tek paraqitja cilat ishin përshtypjet nga kontakti juaj i parë me anëtarët e KLD-së?

Presidenti Topi: Aty jam përballur me një element jo të lehtë. ishte një dekret i Presidentit Moisiu i datës 13 qershor 2007 me të cilin u njoha vetëm në datën 25 korrik vetëm pasi jam ulur në karrigen e Presidentit. ishte një dekret që kishte të bënte me riorganizimin e gjykatave të disa rretheve, që presupozonte hyrjen në fuqi në 1 shtator. Përfytyroni kohën e shkurtër, pasi mbledhja ishte dy ditë përpara hyrjes në fuqi të këtij dekreti. Pra kanë qenë dy alternative: që ky dekret të anullohej ose jo nga pasaardhësi, pra nga unë, çka mund të merrte dhe një ngjyrim politik, që pasaardhësi po anullonte një dekret të paraardhësit. Unë thashë përpara Këshillit që unë vij këtu jo me dekretin tim, por vij në mbrojtje të ngjyrave të institucionit të Presidentit. Dhe pas një trajtimi mjaft të gjatë në atë Këshill, një mbledhje që ka vazhduar me orë, pas një diskutimi të hapur ka qenë një vendimmarrje që presupozonte që ky dekret të qëndronte në fuqi dhe të fillonte riorganizimi i gjykatave në 1 shtator. Do të thoja që në takimin e parë nuk kanë munguar dhe mesazhet e karakterit politik për reformën në drejtësi, nuk kanë munguar mesazhet edhe për ndjeshmërinë qytetare dhe për shqetësimin për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, nuk kanë munguar mesazhet që i janë drejtuar në radhë të parë KLD-së për një angazhim dhe ndershmëri në ushtrimin e profesionit, natyrisht nuk kanë munguar as mesazhet për futjen në një proces reformimi të të gjitha hallkave të drejtësisë.

Gazetari: Ka një shpresë z. President që të mund të kemi një reformim të sistemit të drejtësisë, siç e përmenda ju keni kompetencë emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, të Gjykatës Kushtetuese me pëlqimin e Kuvendit…

Presidenti Topi: Jo ka një rregull, që janë të ndara edhe kompetencat në propozime, Presidenti ka pjesën e vet natyrisht, por sidoqoftë të gjitha kandidaturat e propozuara shkojnë për të marrë ose jo aprovimin në Parlament.

Gazetari: Po në rastin e riorganizimit të gjykatave, apo krijimit të gjykatave të reja, siç është gjykata për të miturit, ndoshta filtri i KLD-së, apo i juaji si kryetar i saj mund të ndikojë. A keni bindjen z. President se ndryshimet në drejtësi do të vijnë edhe si pasojë e bashkëpunimit të përfaqësuesve aktualë të sistemit?

Presidenti Topi: Patjetër!

Gazetari: Ku e mbështesni këtë bindje?

Presidenti Topi: Natyrisht e mbështes këtë bindje, sepse kur i bëjmë analizën sistemit sigurisht që ka arritje. Brenda sistemit ka njerëz të ndershëm dhe profesionistë, sigurisht brenda sistemit ka edhe njerëz që nuk janë as të ndershëm e as profesionistë. Kështu që ne kemi tendenca, përkushtimin për të integruar pjesën e shëndoshë të sistemit që do i japë një ndihmesë të jashtëzakonshme procesit të reformimit. Pikërisht këtu lindi ideja që krahas komisionit të posaçëm parlamentar të ketë një grup ekspertësh që të vijnë si përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, ç’ka presupozon se brenda këtyre institucioneve realisht ka njerëz të aftë, me mjaft eksperiencë dhe njerëz që kanë dëshmuar integritet gjatë viteve. Kështu që është e detyrueshme që rigjenerimi të vijë nga brenda. Këto janë parime të njohura, edhe në mjeksi rigjenerimi vjen nga brenda.

Gazetari:A ka fuqi të mjaftueshme?

Presidenti Topi: Sigurisht që ka ! Unë besoj se organizmi i drejtësisë është i ri, ka aftësi të larta rigjeneruese. Eshtë e rëndësishme që politika të krijojë terren, të mos interferojë, por të jetë pjesë e reformimit në sinkron, e reformimit të këtyre institucioneve. Ka raporte mjaf të çuditshme ndër vite do të thoja mes politikës dhe drejtësisë. Jo të gjithë politikanët ndërhyjnë në sistemin e drejtësisë, jo të gjithë gjyqtarët janë të influencuar nga politika, janë segmente të caktuara, që janë të predispozuara të influencohen dhe mbeten robër të këtyre marrëdhënieve që cënojnë. Natyrisht jo të gjithë politikanët njihen për afera. Ka politikanë të ndershëm, ka politikanë që njihen për afera. E thashë edhe një herë dhe nuk e teproj se jemi një vend i vogël, ka informacion vertical-transversal dhe e merr informacionin për të gjithë. Kjo është arsyeja që niveli dhe pjekuria e shoqërisë shqiptare, pavarësisht nga mosha dhe profesioni, po të shikoni në të gjitha intervistat publike, në mikrofoninet e hapura, shikon që nuk është më niveli që ka qenë. Ka një stad tjetër të perceptimit të situatës. Njerëzit nuk evidentojnë thjesht, njerëzit bëjnë analizë. Kjo tregon se shpeshherë politikanët, institucionet futen në filtra mjaft efikasë, që janë njerëzit në profesione të thjeshta.

Gazetari: Ju përmendët perceptimin e qytetarëve. Sipas indeksit të perceptimit që bën Transparency international në

të gjithë botën, Shqipëria këtë vit është diku në vendin e 100 me koeficientin e indeksit 2.6. Lajmi i mirë është se duket sikur ka një përmirësim, lajmi i keq është që është ende larg vendeve të rajonit përsa i përket korrupsionit.

Presidenti Topi: 2.9 është indeksi!

Gazetari: Po 2.9 është. Kujt ia adresoni progresin dhe kujt përgjegjësinë për këto arritje?

Presidenti Topi: Që kjo shoqëri po bën progress, kjo është e padiskutueshme. Që ky progres po vjen me hapa shumë të ngadalta, gjithashtu kjo është e padiskutueshme. Sepse kemi të gjitha kushtet mendoj që progresi të jetë më dinamik. Pra vërtetë ne bëjmë vlerësimin relativ që kemi bërë disa hapa para, por kemi edhe një vlerësim tjetër që jemi vendi i fundi në rajon.

Gazetari: Ndoshta edhe për shkak edhe për mungesë të politikës penale…

Presidenti Topi: Po natyrisht që janë të gjitha që kombinohen duke filluar shpeshherë me debate politike jo shumë cilësore. Parlamenti sot dhe gjithmonë besoj e ka të domosdoshme që të ketë një opozitë të fortë. Sot e shpreh në mënyrë shumë transparente. Qeveria e ka të domosdoshme që të ketë një opozitë të fortë, kjo ndodh kudo dhe duhet të jetë e tillë. Unë uroj që të rritet roli i opozitës në Parlament, të rritet kohezioni, sepse i bën mirë edhe qeverisë. Pra që do të ketë patjetër nëpërmjet këtij procesi edhe një transparencë të të gjithë qeverisjes, duke filluar me premtimet, duke vazhduar me investimet, duke vazhduar me transparencën e investimeve të mëdha, duke vazhduar me transparencën e tenderave publikë, duke vazhduar me transparencën e privatizimeve për të cilën janë të interesuar të gjithë shqiptarët. Kjo patjetër kërkon një oponencë të fortë, kërkon një debat shumë cilësor dhe tek fundit do të bëhet ajo që ndodh në të gjithë botën demokratike, institucionet jashtë debatit politik duhet të funksionojnë mbi bazën e ligjit dhe besoj që përjashto institucionin e Presidentit të Republikës, që fatkeqësisht nuk ka ligj bazë, të gjithë institucionet e tjera kanë ligj.

Gazetari: Pse fatkeqësisht?

Presidenti Topi: Po, fatkeqësisht, sepse ky institucion detyrimisht duhet të kishte ligj. Unë e konstatoj sot që jam President dhe më vjen keq që nuk kam qenë shumë aktiv kur kam qenë parlamentar për ta parë këtë boshllëk. Sepse ne në rast se e konsiderojmë institucionin e Presidentit garant të të gjitha institucioneve të tjera, nuk mund të ketë rregullime me ligje parcialë në marrëdhënie. institucioni i Presidentit do ligj fondamental që të garantojë jo vetëm kompetencat, të garantojë detyrimet dhe të jetë një institucion që tek e fundit, qysh në strukturë dhe formë të jetë një institucion që t’i qëndrojë kohës dhe të ketë patjetër fizionominë e vet specifike.

Gazetari: Ju iu referuat kohës kur ju keni qenë parlamentar, kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Është një çështje që ende vazhdon të mbetet çështje e debatit politik, ishte çështje dhe gjatë zgjedhjes së Presidentit të Republikës, çështja e Prokurorit të Përgjithshëm. Tashmë ndodheni në një pozicion tjetër, jeni President i Republikës. Çfarë zgjidhje do të marrë kjo çështje dhe nëse flasim në terma kohorë, kur do të mbyllet ky debat?

Presidenti Topi: Keni kapur një çështje mjaft të rëndësishme. Ndoshta është një ndër çështjet më të rëndësishme të momentit. Dëshiroj të jem shumë transparent, në radhë të parë me qytetarët shqiptarë. Bëhet fjalë për një institucion i cili natyrisht është mjaft i rëndësishëm në një shoqëri. Është institucioni i akuzës. Kur flasim për krizën e besimit në drejtësi, sigurisht në perceptimin qytetar, pra kriza e drejtësisë lidhet me pamjaftueshmërinë e institucionit të akuzës.

Gazetari: Nga sondazhet e ndryshme del se elementë të politikës penale janë ndër treguesit kryesorë që përcaktojnë ..

Presidenti Topi: Natyrisht, kur flas për KLD-në ky është një diskutim i hapur. Futesh në një ambjent intelektual, diskutimi bëhet i hapur, shkon në një ambjent të thjeshtë qytetar, bëhet i hapur, shkon në nivel akademik, bëhet i hapur, shkon në Parlamentin shqiptar, bëhet debat, pra aty ku tentohet që çështja e besueshmërisë së një institucioni të kthehet në një çështje politike, atëherë ulën shanset që ky institucion të reformohet. Do të thoja se debati politik kohë pas kohe është riaktivizuar, pra e ka bërë këtë institucion që të jetë sa i influencuar nga politika, po aq të jetë influencues në politikë. Ka periudha qetësie, ka periudha të nxehta.

Gazetari: Si do të preferonit ju z. President ta kishit këtë institucion?

Presidenti Topi: Unë besoj që ky institucion që natyrisht është fytyra e shtetit, dhe më lejoni që të zgjatem pak në këtë term sepse jo pa qëllim ju thashë që keni prekur një çështje mjaft të rëndësishme. Nga kjo pikëpamje unë e konsideroj institucionin e Prokurorisë, një institucion si të gjitha institucionet e drejtësisë që kanë nevojë të domosdoshme dhe jetike për reformim. Nuk mohoj arritjet që ka patur institucioni në përmirësimin e ligjit, nuk mohoj në mënyrë absolute arritjet që ka patur institucioni në luftën kundër krimit të organizuar por natyrisht nuk jam këtu për të pohuar që ky institucion nuk ka patur defektet e veta. Ky institucion ka patur probleme, ky institucion nuk i ka problemet thjesht në një individ, por ka të bëjë me sistemin ku natyrisht individi, sidomos ai që drejton institucionin e Prokurorisë ka përgjegjësitë e veta. Gjithsesi, në institucionin e Presidentit unë nuk jam për ta perceptuar këtë marrëdhënie si të individit, është marrëdhënie e institucionit, i cili domosdoshmërisht ka nevojë patjetër që të kufizohet në kohë.

Gazetari: Po flisni për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm?

Presidenti Topi: Sigurisht ! Për ta ilustruar edhe për të qenë më konkret në komunikimin me qytetarët, kam qenë unë në atë kohë kur isha kryetar i grupit parlamentar të PD-së në opozitë që kam kontaktuar për herë të parë z. Mejdani dhe kam qenë mediator ndërmjet z. Mejdani dhe Partisë Demokratike, z. Berisha, kryetar i partisë, për të dhënë mundësinë e zgjidhjes së çështjes së kryeprokurorit. Më është ofruar pikërisht kandidatura e z. Sollaku dhe Partia Demokratike në atë kohë , grupi i saj parlamentar i ka dhënë suport…

Gazetari: Me përjashtim të zj. Topalli….

Presidenti Topi: Natyrisht, qëndrimet janë të njohura. Fatmirësisht ka edhe qëndrime kundra çka presupozon se deputetët nuk janë në rresht si në kazermë. Pra z. Sollaku është dekretuar nga z. Meidani, ka kaluar gjithë kohën e z. Moisiu dhe prek edhe mandatin e z. Topi. Pra z. Sollaku ka prekur 3 Presidentë. Edhe në një sistem ku gjërat kanë shkuar shumë mirë, ku prevalon pozitivja ndaj elementëve defektozë, edhe atëherë shikohet mundësia e rigjallërimit. Është e domosdoshme. Janë eksperienca botërore. Njerëzit për një cështje të vogël, një cështje që mund të perceptohet edhe personalisht, njeriu duhet të reagojë, duhet të reagojë me një tërheqje, me një dorëheqje. Kemi rastin e Ministrit të Drejtësisë në SHBA, të Kryeprokurorit. Pra në botën e civilizuar…

Gazetari: Pra ju po sugjeroni që Prokurori i Përgjithshëm të japë dorëheqjen?

Presidenti Topi: Unë po bëj një analizë dhe besoj që është me interes edhe për ju. Interferencat me pyetje kur analiza është integrale besoj se nuk i shërbejnë daljes së një vizioni të qartë për çështjen. Pra, unë kam patur kontakte me z. Sollaku gjatë kësaj periudhe dhe kemi diskutuar rreth nevojës për reformim. Kam bërë propozime shumë interesante. I kam thënë z. Sollaku që të bëhet pjesë e reformimit të institucionit me idenë që çdo ekspert në institucione të ndryshme të bëhet pjesë e ekspertizës. I kam thënë z. Sollaku që ai i pari duhet të jepte një sinjal publik rreth një pozicioni të palimituar, kur të gjitha pozicionet e tjera janë të limituara. Presidenti i Republikës pas pesë viteve detyrohet të ndryshojë vendin, për dikë tjetër. Kryeministri në rastin më të mirë pas katër viteve lëshon vendin kur ka rotacione, ka raste kur brenda një legjislature mund të ndërrohen disa qeveri, pra nga kjo pikpamje ka pasur një thirrje që duhet të jetë bashkëpunues për këtë çështje, një çështje me sensibilitet të lartë publik, në mënyrë që të japim një imazh të ri për një reformë në të gjitha institucionet, jo për të hedhur njerëzit në rrugë.

Gazetari: Është me shumë interes të dimë se cili ka qenë reagimi i Prokurorit të Përgjithshëm?

Presidenti Topi: Përdersia thashë se kam pasur disa takime, ka pasur një predispozicion, ku natyrisht unë jam në pritje. Duhet të themi që Presidenti nuk ka kompetencat ekskluzive për heqjen e Prokurorit.

Gazetari: Domethënë ai vendimi i Parlamentit…

Presidenti Topi: Per vendimin e Parlamentit, ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e atakon atë si vendim, por kjo nuk e ndalon Parlamentin që të ketë një nismë të re. Gjithsesi kjo është rruga e dytë. E rëndësishme është të thuhet kjo, pra nevoja për reformim është e para dhe e dyta që është shumë e rëndësishme, kur Presidenti i vendit nuk të jep pëlqimin për të konsoliduar pozicionin, për të vazhduar më tej në marrëdhëniet njerëzore, në marrëdhëniet normale, njeriu e kupton, bëhet pjesë e një vendimmarrjeje që në rastin më të mirë është një vendimmarrje civile individuale dhe natyrisht me predispozicionin që ky, apo cilido tjetër të vazhdojë punën diku tjetër sepse kjo i bën shumë mirë edhe klimës së përgjithshme. Gjithsesi unë kam qenë për zgjidhje të buta, zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët, zgjidhje që do të pranohen nga të gjitha krahët e politikës dhe pastaj për të ardhur në një moment tjetër tek rinovimi institucionit, reformimi, por do të thoja edhe zgjedhja e individëve të rinj me konsensuse sa më të gjera dhe sipas standardeve. Unë i jap shumë rëndësi standardit. Unë nuk mund të bëj retorikë me fjalët e mia dhe nuk mund të bëj ujdi dhe hipokrizi. Kur kam thënë që duhet ndershmëri dhe profesionalizëm natyrisht koha e kërkon që kjo të ndodhë. Këtë duhet ta absorbojnë të gjithë. Duhet ta absorbojë mazhoranca, duhet ta absorbojë opozita, duhet ta absorbojnë individë që kërkojnë ta keqpërdorin politikisht, duhet ta absorbojnë në radhë të parë punonjësit e sistemit të Prokurorisë, të cilët gjithmonë, individë të veçantë e kam fjalën, janë të prirur që të lidhen me segmente të caktuara të politikës. Jemi në momentin kur reforma duhet së pari të perceptohet si një nevojë e domosdoshme për shoqërinë shqiptare. Nuk duhet të kenë shanse edhe ata që kundërshtojnë që të marrin votbesim në elektorat në rast se nuk demostrojnë që kanë vullnet për reformat. Nuk do të kenë shanse ata individë, me kalimin e kohës unë do vazhdoj të jem transparent dhe do të vazhdoj ta bëj gjuhën më të qartë. Sot është dhe bisedë e parë, kjo bisedë duhet të kontribuojë në afrimin e pozicioneve në një perceptim modern të reformës dhe jo duke e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me interesa, me individë të caktuar, të cilët sot nuk mund të dalin pas kaq vitesh si të larë dhe të pastër, kur në të gjitha raportet e institucioneve ndërkombëtare, i lemë debatet politike në Shqipëri, diskutohet shumë për indeksin e ulët të besimit. Atëherë janë këto kushtet kur ne aspirojmë të shkojmë në Europë, kur nuk mjafton vullneti politik, apo ftesa për të shkuar në Europë, por duhet plotësim standardesh. Politika në përgjithësi, individë të caktuar duhet ta kuptojnë që individët që kanë penguar këtë reformë, individët që e konsiderojnë veten të përjetshëm, dhe ky është defekt i madh, ata që e konsiderojnë veten të përjetshëm, janë me simptoma të diktaturës. Kohët e demokracisë njohin patjetër nëpërmjet ligjit reformim, njohin kufizim, njohin një sjellje civile dhe duhet ta perceptojnë në mënyrë reale se si është opinioni publik . Po shkove ndesh me opinion publik natyrisht që nuk ke shanse, por me këtë nuk i bën dëm vetëm vetes, apo institucionit, i bën dëm shoqërisë dhe të gjithë shqiptarëve. E thamë edhe një herë dhe do t’i kthehem sepse njerëzit duhet t’i prekësh aty ku e kanë problemin, tek problemi i pronave. Në rast se do të kishte një institucion të fortë të Prokurorisë nuk do t’ia mbante asnjë zyrtari që të operonte si të donte, në mes të ditës me pronat e tjetrit.

Gazetari: Ju po thoni që jeni në një pritje të një reagimi të Prokurorit të Përgjithshëm?

Presidenti Topi: Natyrisht unë jam në pritje të një reagimi të shpejtë besoj. Bisedat e zhvilluara janë në këtë linjë. Sigurisht kjo ka të bëjë me reagimin. Unë kam besimin që ky reagim do të vijë në mënyrë shumë civile për t’i dhënë një zgjidhje të butë. Por gjithsesi në të gjithë analizën që bëra unë isha mjaft i qartë që këto institucione që kanë qenë në fokus edhe të akuzave për korrupsion, por edhe të një indeksi të ulët të besueshmërisë, këto e kanë jetike që të reformohen sigurisht me një parantezë, duke i bërë njerëzit jo që të shkojnë në rrugë, por duke i bërë njerëzit që të integrohen. Kjo është në sensin e perceptimit politik dhe qytetar. Çështje që kanë të bëjnë pastaj me individë të veçantë, me drejtësinë janë çështje të drejtësisë. Unë as nuk kam interferuar ndonjëherë në çështje të drejtësisë dhe ju siguroj në këtë deklarim të parë public, nuk kam ndërmend që të interferoj në çështjet e drejtësisë. Atëherë nuk do të kishte sens misioni për të cilin jam angazhuar dhe jam ulur në atë tryezë, në atë zyrë.

Gazetari: Z. President, mesazhi i parë që keni marrë në momentin që jeni zgjedhur në krye të shtetit ka qenë biseda telefonike me Presidentin e Kosovës, z.Sejdiu. Edhe takimin e parë të themi në nivel homologësh e keni realizuar me Presidentin e Kosovës. Kur do ta bëni vizitën në Kosovë?

Presidenti Topi: Unë kam shprehur dëshirën dhe besoj që ajo dëshirë ka qenë e motivuar jo thjesht nga momenti, jo thjesht nga emocionet e zgjedhjes sime si President, por edhe nga një motivim i thellë, që unë kam pasur gjithmonë për Kosovën. Mund të them që vizitën time të parë në Kosovë e kam bërë menjëherë pas çlirimit të Kosovës.

Gazetari: Mund të na thoni cilat kanë qenë ndjesitë e kësaj vizite të parë?

Presidenti Topi: Pritje shumë emocionuese. Gjithmonë kam dëgjuar në familje histori që lidheshin me Kosovën. Im atë, i cili fatmirësisht ende është gjallë, është në një moshë përtej të 90-ve dhe ka në memorien e tij shumë emocione nga e kaluara, apo momente kur lëvizja ka qenë e lirë dhe marrëdhëniet ishin brenda një territori pa asnjë lloj frenimi, i cili erdhi për fat të keq pas Luftës së Dytë.
Sigurisht këto emocione kanë ardhur gjithmonë nëpërmjet rrëfimeve në familje. Njeriu fillon formohet dhe ka në bindjen e tij pikërisht atë që trashëgon brenda familjes. Dhe këtë realitet unë desha ta shikoj menjëherë pas çlirimit, sigurisht që nuk u zhgënjeva. Ishte një realitet që ndonëse vinte pas luftës, ajo që ishte e qënësishme tek kosovarët ishin pikërisht karakteristikat bazë që personifikojnë shqiptarin. Këta njerëz me personalitet të fortë, njerëz, që ndonëse kanë kaluar shumë dhimbje prapë janë shumë të qëndrueshëm dhe mund të them që e kam pasur edhe e kam, edhe për shkak të retrospektivës historike, shumë të theksuar ndjenjën kombëtare, simbolet. E kam pasur këtë emocion dhe vazhdoj ta kem edhe sot. Kjo shikohet edhe në një ndeshje futbolli, për ta bërë bisedën edhe pakëz më natyrale. Po të shohësh reagimet e tifozëve kosovarë në ndeshjet e kombëtares, është një reagim i mahnitshëm.

Gazetari: Edhe gjysma e ekipit në fakt janë kosovarë.

Presidenti Topi: Natyrisht edhe ky është një tregues shumë i fuqishëm. Unë e kam marrë urimin e parë nga Presidenti Sejdiu. Kam kontaktuar me z. Sejdiu kur ishte në Tiranë disa herë dhe sigurisht që është një kënaqësi e veçantë që unë jam takuar me të gjithë personazhet e jetës politike të Kosovës. Ato janë në një proces historik dhe, fatmirësisht, pavarësisht nga problemet që kanë partitë politike, nga interesat që kanë partitë politike, kanë arritur të sintonizohen mirë, të unifikojnë qëndrimin për çështjen më madhore që ka Kosova, pra të prezantohen para faktorëve ndërkombëtarë, përpara Trojkës, në OKB, në të gjitha takimet ndërkombëtare, pra, të prezantohen në një zë edhe me një opsion. Ajo që ne kemi diskutuar, pra, edhe në deklaratat publike, apo edhe në deklarata individuale, natyrisht i japim më shumë këshilla të karakterit zyrtar institucional, sepse të gjitha personazhet e jetës politike të Kosovës, janë personazhe të pjekura, janë mjaft civile, kanë eksperiencën e tyre dhe jam i bindur që, në këtë sens e marrin, e marrin pikërisht në pozicionin dhe eksperiencën që kanë institucionet shqiptare në favor të zgjidhjes së qetë të çështjes së Kosovës.

Është mjaft e rëndësishme që politika kosovare, shoqëria kosovare, sikurse e ka përballuar duhet të vazhdojë ta përballojë këtë moment mjaft të rëndësishëm për të. Në mënyrë shumë të qetë, në mënyrë shumë civile t’i bashkohet dhe t’i harmonizohet qëndrimit që kanë vendet më të mëdha demokratike. Besoj se kjo zgjidhje do ta çojë Ballkanin në një stabilitet të qëndrueshëm. Është shumë e rëndësishme, është shprehur dhe kam rastin ta shpreh edhe sot. Të gjitha vendet e rajonit kanë një pikë referimi. Askush nuk e ka oposionin që të mos integrohet në familjen evropiane. Familja evropiane ka standarde të qarta, ka standarde të forta, ka standarde që fillojnë me politikën, me institucionin e zgjedhjeve, ka standarde ekonomike, standarde administrative, por ka standarde dhe për respektimin e pakicave kombëtare. Pra, në rast se vendet e Ballkanit janë të orientuara drejt integrimit në familjen evropiane, shanset janë që integrimi të vijë pikërisht atje, ku është zemra e Europës për t’iu larguar në mënyrë definitive skenareve të luftës, për t’iu larguar në mënyrë definitive mendimeve irracionale të qarqeve ekstremiste. Unë besoj që klima është e tillë, sikurse Shqipëria ka ndërtuar raporte mjaft të mira miqësie me vendet fqinje, ato raporte ka dhe do të ketë me Kosovën dhe inkurajon pikërisht institucionet kosovare që të vazhdojnë komunikimin me faktorët relevantë ndërkombëtarë për të arritur në statusin e shumëdëshiruar të pavarësisë së Kosovës.

Gazetari: Pikërisht kjo deklaratë e juaja ka ngjallur një reagim të Beogradit si një deklaratë cënon integritetin rajonal të Serbisë dhe nuk i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti Topi: Në mënyrë absolute jo! Kjo është një deklaratë, e cila sot bëhet jo vetëm nga unë. Kjo është një deklaratë që bëhet nga të gjithë, kjo është një deklaratë që bëhet nga shumë krerë shtetesh, kjo është një deklaratë që bëhet nga shumë interlokutorë që vijnë dhe bisedojnë. Të diskutosh për status pavarësie, është një çështje globale. Ne themi fatmirësisht që kjo nuk është më një çështje e izoluar, që ka të bëjë vetëm me Kosovën. Kosova është pjesë e axhendës ndërkombëtare.

Gazetari: E megjithatë z. President, në samitet ballkanike ju do t’ju bjerë rasti të takoheni me Presidentin e Serbisë, z. Tadiç dhe takimi më i afërt është në datën 22-23 nëntor në Samitin e katërt ekonomik.

Presidenti Topi: Unë kam patur një ftesë nga Presidenti i Kroacisë, z. Stipe Mesiç. E kam mirëpritur atë ftesë. Është një takim që bëhet me kryetarët e shteteve të vendeve ballkanike, kryesisht për çështje ekonomike.

Gazetari: Dhe në qoftë se do të takoni Presidentin serb çfarë do i thoni?

Presidenti Topi: Natyrisht që unë jam një person civil. Do ta takoj ashtu sikurse takohen të gjithë krerët e shteteve dhe nuk do të ketë asnjë deklaratë të re nga ato që kam deklaruar. Mos mendoni se deklarat e Presidentit shqiptar janë deklarata të një vullneti individual. Ja, ato janë në formë institucionale. Kush më shumë sesa Kreu i shtetit nuk duhet të jetë institucional në deklarime, përkundrazi kam bërë thirrje edhe me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që gjërat të shihen me shumë qetësi, sepse ky është demostrimi më i mirë i civilizimit të shoqërisë kosovare për të respektuar të gjitha termat e dialogut që kanë vendet, që ka Trojka, qoftë me Prishtinën, qoftë me Beogradin.

Gazetari: Z. President, çfarë mund të bëjë Shqipëria më mirë edhe më shumë për Kosovën në këto momente?

Presidenti Topi: Unë besoj se Shqipëria ka bërë detyrën e saj. Ka promovuar aty ku i ka takuar ta promovojë këtë çështje. Kemi parë me mjaft interes të gjitha reagimet e delegacionit shqiptar në OKB, përfaqësive të trupit diplomatik dhe duhet patjetër të japim realitetin e këtyre marrëdhënieve. Pra, shqiptarët në Kosovë janë faktorë stabiliteti, janë faktorë civilë, janë faktorë që kanë tentuar të reagojnë atëherë kur iu është prekur, iu është dhunuar e drejta e tyre, atëherë kur janë ndjekur, atëherë kur janë masakruar, atëherë kur janë burgosur e dëbuar. I gjithë reagimi sot kudo në botë, edhe ai që po ndodh në Birmani, dëshmon se askush nuk është për dhunën, të gjithë janë për standardet e demokracisë dhe të paqes. Të reagosh në momentin, kur pëson një deportim masiv me 800 mijë vetë, gati 1 milion vetë, natyrisht ky është një reagim i natyrshëm. Së pari bën pjesë në instiktin e vetëmbrojtjes.

Gazetari: Presidenti i Kosovës, Kryeministri, por edhe të gjithë faktorët politikë në Kosovë janë shprehur se do ta konsumojnë për hir të faktorit ndërkombëtar afatin 120 ditor deri në datën 10 dhjetor dhe mund të kalojnë edhe në shpallje të njëanshme të pavarësisë se Kosovës. Cili do të ishte mendimi juaj, reagimi juaj në një situatë të tillë?

Presidenti Topi: Së pari në të tilla raste nuk jepen rekomandime nga jashtë. Do të ishte gabim që Presidenti i Shqipërisë të jepte rekomandime. Kjo është një çështje e vullnetit të faktorit politik dhe institucional të Kosovës. Rekomandimi është që gjithmonë duhet të jenë në konkordancë me të gjitha pozicionet e shteteve të mëdha demokratike. Unë kam rastin të përshëndes edhe atë qëndrim jashtëzakonisht konstant të SHBA-ve, që kanë qenë lokomotiva e këtij procesi. Unë besoj se Kosova i ka pikat e referimit. Liderët kosovarë i kanë pikat e referimit. Por gjithsesi është një çështje e vullnetit të tyre dhe jo pjesë e rekomandimeve që mund të vijnë nga jashtë.

Gazetari: Z. President, ngjarjet e ditëve të fundit në Parlamentin e Maqedonisë, ku deputetët shqiptarë u grindën me

njëri-tjetrin ishin shokuese. Çfarë keni menduar kur keni parë skena të tilla?

Presidenti Topi: Kam patur një keqardhje të padiskutueshme, edhe për një arsye më shumë, pasi pjesë e këtij konflikti ishin partitë shqiptare të Maqedonisë. Sidomos në një moment kur Maqedonia është në të njëjtën rrugë që ka Shqipëria për integrimin në NATO. Ju e dini që Shqipëria është pjesë e Kartës së Adriatikut, pra në “A 3”, bashkë me Kroacinë dhe Maqedoninë. Shikojmë me simpati, kur ka lëvizje pozitive në këtë sens, por shikojmë me shqetësim kur ka edhe probleme të këtij karakteri. Kështu që do ishte shumë mirë që faktori politik në Maqedoni, sidomos faktori politik shqiptar, të ulë tensionet, t’i referohet gjithnjë e më shumë asaj, që konsiderohet një kartë zyrtare, që është Marrëveshja e Ohrit, të gjejnë predispozicionin gjenetik do të thoja, sepse kanë të njëjtën prejardhje, ku të lidhen edhe interesat në favor të komuniteteve shqiptare atje, për të qenë pjesë e marrëdhënieve demokratike në Parlamentin multietnik të Maqedonisë.

Gazetari: Shqiptarët e Maqedonisë janë qytetarët e parë ndoshta në rajon që do t’i bashkohen Brukselit, ndoshta dhe më shpejt se pjesa jonë. Ju përmendët z. President bashkëpunimi “A 3”, Kroaci, Maqedoni, Shqipëri. Shqipëria në kuadër të “A 3” aspiron, shpreson dhe ka pritshmëri shumë të madhe që të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO në Samitin e Bukureshtit në 2 prill të vitit të ardhshëm. Sa i përket standardeve ushtarake plani i veprimit për anëtarësimit është bërë ndoshta mbi nëntë apo dhjetë herë në Shqipëri dhe nuk është se ka shumë sugjerime në këtë pikë dhe mbeten problem standardet demokratike. Çfarë duhet të bëjmë, çfarë duhet të nxitojmë të bëjmë që të mos e humbasim këtë shans historik?

Presidenti Topi: U rikthyet në atë çështje që e diskutuam gjatë e gjerë, ndoshta edhe me pak pasion. Kur ju thashë që të gjithë dëshirojmë të futemi në NATO dhe në BE, por këtë e lidhim vetëm me reformat, por në radhë të parë duhet të demostrojmë që jemi të motivuar që të vazhdojmë me reformat, sepse kjo kërkohet.

Gazetari: Në terma konkretë…

Presidenti Topi: Në terma konkretë, është institucioni i zgjedhjeve, një reformë kryesore, është reforma elektorale, ku partitë politike parlamentare nuk mjafton të gjejnë sebepin për çështje të vogla dhe t’i shkëputen këtij procesi, por duhet ta finalizojmë këtë proces pa ardhur zgjedhjet e përgjithshme. Ne kujtojmë se janë larg zgjedhjet, janë në pranverën e vitit 2009-të, pra jemi në kohë për ta finalizuar. Është çështja e standardeve administrative, është çështja e kartave të identitetit. Kur themi institucioni i zgjedhjeve ky është kompatibël me çështjen e kartave. Pra ne duhet të demostrojmë seriozitet në familjen europiane që jemi të identifikuar. S’mund të kemi të dhëna të tjera për ju në rast se nuk ju identifikoj. Pra është dokumenti bazë i domosdoshëm. Unë shpresoj që ky dokument të realizohet sa më shpejt. Është në procedurë mesa kam dëgjuar, por do të ishte e pafalshme që ne të futeshim në zgjedhjet politike të vitit 2009 pa karta identiteti, kjo do të ishte e pafalshme dhe penalizuese për cilindo që do të konsiderohej përgjegjës që nuk e ka realizuar. Nuk mund të pretendosh të shkosh në Europë në rast se nuk je i identifikuar. Nuk mund të pretendosh të shkosh në Europë në rast se nuk di numrin ekzakt të popullsisë, në rast se nuk di numrin e saktë se sa është emigracioni. Disa prej njerëzve janë në vendet fqinje, disa janë në kontinente të tjera. Pra, duhet të kishim një memorie dhe një memorizim shumë të qartë të të gjitha këtyre të dhënave që të demostrojmë se kemi struktura shumë solide, shumë të forta.

Unë jam i bindur që ne do ta marrim ftesën për në Samitin e Bukureshtit edhe për një arsye tjetër. Shqipëria është rreshtuar në sistemin ndërkombëtar të antiterrorit dhe ka qenë mjaft kontribuese. Ajo ka patur jo vetëm vullnetin dhe predispozicionin, por edhe veprimin real. Në të gjitha çështjet e ratifikimit të marrëveshjeve ka qenë e para. Parlamenti shqiptar ka qenë i unifikuar për çështje të kësaj natyre, nuk pasur debate. Gjithmonë marrëveshje të kësaj natyre janë pranuar nga të gjithë. Kemi probleme me teknologjinë në mënyrë të padiskutueshme. Dihet që Shqipëria nga një vend me teknologji të vjetër ushtarake, nuk mund të pretendohet që sot e çon teknologjinë e saj në pararojë. Por unë jam i besimit që në radhë të parë janë zgjidhjet e karakterit politik dhe ushtarak, që janë në funksion të NATO-s. Shqipëria ka rezultuar që ka qenë shumë mirë në plotësimin e këtyre standardeve dhe besoj që, ajo, është në vëmendjen e vendeve të NATO-s që edhe politikisht Shqipëria të bëjë pjesë në këtë familje.

Gazetari: Z. President, prekët një çështje të rëndësishme, atë të reformës zgjedhore. Parlamenti së fundmi rinovoi mandatin e komisionit parlamentar zgjedhor, por kjo është një histori që përsëritet të paktën prej vitesh. A besoni se do të mbyllet ky kapitull i reformës zgjedhore dhe meqë jemi në këtë pikë, çfarë do të preferonit, ndërhyrjen në sistem, apo përmirësimin e sistemit aktual?

Presidenti Topi: Edhe një herë, z. Dervishi unë jam i detyruar që të mos prononcohem, sepse do të dukej si një ndërhyrje….

Gazetari: Në terma kohorë atëherë…

Presidenti Topi: Në terma kohorë, nisur nga eksperienca ime kjo është një çështje që realizohet shumë shpejt. Pra

nuk mjafton të demostrosh një vullnet. Ekziston një lloj sëmundjeje, përpara kamerave të gjithë janë të gatshëm. Kur ulen nëpër tryeza nuk mendoj që ekziston ky lloj motivimi. Ky është një proces që me vullnet të mirë, më një lloj harmonizimi të interesave të të gjitha partive, sepse kuptohet ka edhe mekanizma që e frenojnë vendimarrjen, që është e drejta për të kaluar në referendum, kur bëhen 28 firma. Pra për një reformë merren të gjitha parasysh. Së pari shprehet vullneti që do ta bëjmë reformën, përcaktohen termat e referencës për reformën, ka dhe ekspertizë të huaj për këtë punë, në rast se nuk na mjafton e jona dhe vendosen limitet. Serioze nuk është që të rinovosh, të rinovosh mandatin e komisionit për të mos nxjerrë produkt. Kjo nuk është serioze.

Gazetari: Edhe një çështje tjetër shumë e rëndësishme, që ndoshta do të interferojë në ecurinë e MSA-së. Është çështja e pronësisë që e prekët pak më parë; është një çështje që diskutohet që prej 17 vjetësh, qysh në muajin shtator të vitit ’91, kur u miratua ligji nr. 7501. Ju jeni nga deputetët e paktë të maxhorancës, që keni votuar kundër ligjit “Për pronat”. A kemi besim se do të zgjidhet kjo çështje në Shqipëri?

Presidenti Topi: Me këtë cilësi të re funksionale në detyrën e Presidentit, nuk do të më lejohej të thoja se nuk kam besim, por më lejoni të mos dal më nga parametrat e një komunikimi njerëzor dhe të sinqertë. Ky është një problem që sa më shumë të zgjatet në kohë, aq më i ndërlikuar bëhet. Ju siguroj se është një proces që nuk bëhet me pasione dhe vendime, me komisione, apo me caktime njerëzish në detyrë për të kompensuar pronarët. Në çdo rast, duhet të marrësh në konsideratë faturën, që aty e shikon paaftësinë dhe pamundësinë për të kompensuar pronarët.

Gazetari: Duket si një zgjidhje e “Nyjes Gordiane”.

Presidenti Topi: Nuk është si zgjidhja e “Nyjes Gordiane”. Në rast se ti je një nga ish-pronarët që kërkon të kompensohet, ju siguroj që janë me mijëra që i kanë parë dosjet dhe ti mbetesh me iluzionin që do të bjerë shorti; kjo nuk është zgjidhje. Është një çështje që kërkon impenjim maksimal dhe jo politizim të saj, kërkon profesionalizëm. Ne nuk e kemi në të gjithë territorin shqiptar këtë problem. Duke marrë në konsideratë që 3/4 e territorit shqiptar është territor malor, kodrinor-malor, ku çështjet e pronësisë janë zgjidhur përgjithësisht kur njerëzit kanë shkuar te prona e tyre. Problemi është në zonat e mëdha urbane si, Tirana, Durrësi dhe në zonat preferenciale. Me shqetësim shoh që disa zona të mahnitshme në bregdet që nuk janë larg Durrësit dhe Kavajës, me saktësi mund të them një zonë midis Kavajës dhe Lushnjës, zona që nuk dihet se kush i ka në pronësi. Sikur të kishin pronarët e vërtetë së paku, nuk do ta linin djerrë as për bujqësi, as për turizëm; ky është një krim i vërtetë. Pse është krim? Sepse një herë është përdorur qoftë pushteti lokal, qoftë edhe ndërhyrjet e pushtetit qendror në vite për të bërë manipulime me pronësinë, sidomos aty ku ka qenë pronë shtetërore. Përgjithësisht nuk janë vendosur me emrat realë, por e kanë kamufluar këtë process, janë vendosur me emra të tjerë. Këto emra nuk dalin dhe procesi mbetet në ajër, pra, e ardhmja e këtyre zonave duhet të ishte e garantuar, por për shkak të problemit të pronësisë mbetet e diskutueshme.

Për të mos u futur në elementë ilustrativë, por për të parë politikën në thelb, ky proces duhet të shkojë drejt kompensimit fizik, sepse kompensimi financiar është mjaft i vështirë dhe do të jetë shumë selektiv. Pastaj do të fillojmë të akuzojmë: e mori filani se njihte filanin. Ky është një proces shkencor, është një proces profesional. Duhet të bëhet me objektivitet dhe të dalim prapë në një element tjetër; pikërisht aty ku e nisëm bisedën tonë, tek sistemi i drejtësisë. Kush e vendos drejtësinë tek çështja e pronave? Është normale që çështja e pronave të shkojë në Strasburg?!

Gazetari: Është rritur numri i çështjeve për gjykim në Gjykatën e Stasburgut.

Presidenti Topi: Po, është rritur numri i tyre dhe Gjykata e Strasburgut nuk është në gjendje të zgjidhë çështjet njëra pas tjetrës. Dhe për këtë do t’ia dërgojnë prapë Kuvendit të Shqipërisë.

Gazetari: Shkalla e ulët e profesionalizmit tek gjykata shqiptare.

Presidenti Topi: Pikërisht tek kjo dilet, kudo që ta nisim bisedën. Tek e fundit, në rast se do të ketë drejtësi në këtë vend, do të ketë stabilitet dhe paqja sociale do të jetë një paqe afatgjatë, paqe me të cilën kërkojmë të gjithë të integrohemi.

Gazetari: Nevojën e kompensimit fizik të pronave.

Presidenti Topi: Nuk jam futur në një bisedë specifike për pronat; natyrisht, kjo është një çështje që do të trajtohet nga institucionet specifike, do të trajtohet nga specialistët, por ju siguroj se sa më thjesht të trajtohet kjo çështje, aq më efikase do të jetë. Sa më shumë të ndërlikohet me debate politike, tendenca është e tillë që kjo çështje do të zvarritet e zvarritet.

Gazetari: Ju keni filluar disa takime në rrethe të ndryshme të vendit: Shkodër, Sarandë, Skrapar në një hark të shkurtër kohor. Është kjo inercia e një politikani aktiv, apo një plan i menduar i një Kryetari të Shtetit?

Presidenti Topi: Unë nuk mund të eci me inerci, z. Dervishi. Unë kam një plan të detajuar, mjaft të ekuilibruar. Në filozofinë time është kontakti me njerëzit. E konsideroj si një mision jo të nevojshëm, por të domosdoshëm, për t’i kontaktuar të gjithë. Nuk ka nevojë që njerëzit të priten thjesht në Zyrën e Presidentit, por Presidenti duhet t’i takojë njerëzit aty ku jetojnë, duke stimuluar edhe pushtetin vendor, këshillat komunale, apo bashkiakë, pluralistë për t’u dhënë mesazhe bashkëpunimi, sepse Presidenti nuk mund të jetë çelësi i artë. Natyrisht, funksioni i pushteteve është i tillë që çdo ditë vjen e konsolidohet.

Gazetari: Pothuajse të gjitha partitë politike parlamentare, por edhe grupe interesi kanë marrë kontakt me ju në cilësinë e Presidentit. Takimet e para normalisht ofrojnë bashkëpunim, por me kalimin e kohës kërkojnë edhe angazhimin tuaj konkret, si në rastin e deputetëve të Partisë Demokristiane.

Presidenti Topi: Po, kam pasur një komunikim edhe me z. Ndoka edhe me z. Ujka, në cilësinë e kryetarit të grupit. Ata kanë pasur një prononcim publik, që e kanë shoqëruar edhe me një shkresë, drejtuar Presidentit për të ushtruar pozicionin e tij kushtetues në funksion të shqetësimit të tyre. Unë menjëherë kam marrë kontakt me titullarët e institucioneve përgjegjëse në funksion të atij shqetësimi dhe ju siguroj se brenda 24 orëve i kam dhënë përgjigje të kualifikuar lidhur me shqetësimin që kishin. Shqetësimi i ngritur nuk vërtetohej në informacionet që kisha nga institucionet. Natyrisht, kam marrë një informacion të hollësishëm për këtë çështje, duke i siguruar selitë e partive politike, njerëzit që e kanë të garantuar me ligj integritetin që, dhe për sa i përket intereferencës në bisedat telefonike, ato janë të garantuara. Çdo njeri, çdo institucion që do ta bënte këtë pa leje të gjykatës, pa leje të organeve të autorizuara do të përballej me ligjin; pikërisht ajo që i kërkohej Presidentit. Unë i kam garantuar dhe u kam dhënë përgjigje në kohë dhe besoj se kjo i kontribuon klimës së bashkëpunimit, që ka Presidenti me partitë politike.

Gazetari: Së fundmi, hapet tema e rishkrimit të historisë së Shqipërisë, që është problematike për mënyrën sesi është shkruar nga historiografia, të paktën që nga periudha e Pavarësisë deri në vitet ’90 dhe, ndoshta do të ndodhë edhe pas dy muajsh, për 28-29 Nëntorin. Cili do të ishte mendimi juaj lidhur me këto dy data? Thjesht në mënyrë simbolike.

Presidenti Topi: Unë mendoj se edhe kur flitet për rishkrimin e historisë mbi baza reale, objektive, ky debat realisht nuk zhvillohet midis historianëve, në qarqe akademike, por bëhet midis politikanëve.

Gazetari: Nuk kam parë ndonjë ndjesë të historianëve për deformimet e fakteve që janë sjellë nëpër faqet e historisë.

Presidenti Topi: Padyshim, që historia është shkruar në mjaft raste jo në mënyrë reale. Ky nuk është thjesht një konkluzion i imi, por fatmirësisht edhe për ngjarje të mesit të shekullit XX-të, ku individë, që janë edhe të afërmit tanë, kanë qenë pjesëmarrës në këto ngjarje dhe shkalla e besueshmërisë tek njeriu yt është mjaft e lartë. Ndaj dhe kur shikon që në tekstin e historisë përshkruhet ndryshe, unë nuk kam nevojë ta kërkoj në asnjë vend tjetër për t’u shprehur sot. Edhe në trajtimin e historisë ka pasur deformime, ka pasur denatyrime për qëllime politike. Nga kjo pikëpamje, të gjithë duhet ta pranojmë që kjo histori nuk ka nevojë të bëhet nga politikanët. Duhet të rikonsiderohen, të ristabilizohen qarqet akademike, ku edhe për interesa madhore kombëtare, qoftë për trashëgiminë e hershme, ku mjaft vlera arkeologjike janë zbuluar dhe mjaft të tjera qëndrojnë të varrosura, por mbi të gjitha nuk janë të evidentuara nëpër libra, kjo e bën të domosdoshme që, rrethi akademik nuk duhet të strukturohet thjesht mbi bazën e interesave të individit, por të shikojë si të domosdoshme shkencat albanologjike, të shikojë si të domosdoshme njerëzit që merren me historinë e Shqipërisë. Nuk është thjesht çështja e memorizimit të asaj që ka ndodhur, por është çështja e trashëgimisë së një populli dhe motivimi që ka ky popull. Edhe në debate midis qarqeve shpesh herë ekstremiste, sikurse ndodh herë pas here nëpër këngë e nëpër tekste, nëpër stadiume e nëpër ndeshje, duhet që duke iu referuar një historie reale, duhet treguar që ky popull ka rrënjë shumë të lashta, ka një qytetërim shumë të lashtë. Kohë pas kohe, ka pasur mendje të ndritura dhe nuk është një popull që nuk ka background-in e vet kulturor dhe historik. Sa më reale të jenë këto fakte, sa më të përpunuara, nga pikëpamja shkencore, aq më shumë do të ndihet e nevojshme që në tekstet shkollore të jepen me shumë realizëm ato që duhet të absorbojë i gjithë brezi i ri.

Gazetari: Z. President, në vendimmarrjen tuaj vetëm ndoshta do të ndodheni në një situatë midis marrjes së një vendimi të duhur dhe një vendimi populist. Pse duhet të zgjidhni të merrni një vendim jo populist në një moment të caktuar?

Presidenti Topi: Kjo është një pyetje shumë interesante. Vjen edhe nga përvoja e presidentëve të shquar që kanë bërë histori dhe kanë mbetur në histori. Perceptime, apo emocione në një moment të caktuar, qoftë edhe të një grupimi, apo interesi populist, të shikohen në prizmin e zgjidhjes afatshkurtër dhe jo në marrjen e një informacioni mjaft kompleks. Maturia në marrjen e një vendimi, konsultimi me gjithë faktorët e specializuar që mund të asistojnë në marrjen e vendimit, mund të ketë një vendimmarrje jo në sinkron me dëshirën populiste, por mund të japë garanci dhe mund të vërtetohet nga koha që ky vendim ka qenë i drejtë; pra, në mënyrë absolute rastet janë specifike, por perceptimi është ky që unë sapo jua thashë.

Gazetari – Një kompetencë juaja, si Kryetar i Shtetit është dhënia e dekoratave. Sa i kursyer do të jeni në dhënien e

tyre?

Presidenti Topi: Unë besoj se dhënia e dekoratave është e diferencuar në grupe të ndryshme shoqërore. Ka njerëz, grupime apo profesione që janë më të predispozuar në kërkesa për dekorata dhe medalje; ka grupime shoqërore që nuk janë shumë të interesuar. Gjithsesi, unë mendoj se dhënia e një dekorate duhet të jetë në shenjë mirënjohjeje. Kurrësesi nuk duhet të jenë shumë të limituara, por edhe inflacion dekoratash nuk mund të ketë, sigurisht. Kjo bëhet mbi bazën e disa kritereve dhe disa vlerësimeve që, gjithsesi, nëse mbeten me kuotën e duhur, do të jenë më të vlefshme. Po të shkojmë tek të dy anët ekstreme, besoj se nuk i bëjmë mirë edhe atij që dekorohet.

Gazetari: Keni tashmë dy muaj në postin e Presidentit. Cila është përshtypja juaj si Kryetar i Shtetit? Është kjo ajo çfarë do të donit gjatë gjithë ditës suaj të punës? Sa merr protokolli i angazhimeve zyrtare, në kurriz të asaj që ju realisht do të dëshironit të bënit në këtë pozicion?

Presidenti Topi: Unë besoj se ka qenë një periudhë mjaft intensive; kanë qenë kontakte të panumërta jo vetëm me përfaqësues të institucioneve shqiptare, por edhe me mjaft delegacione të huaja. Nuk kanë qenë vetëm biseda kortezie, por janë diskutuar çështje shumë të rëndësishme, ku çështja e reformës në drejtësi dhe çështja e Kosovës kanë qenë leitmotiv i këtyre bisedimeve. Kemi biseduar për interesa të përbashkëta për çështje të integrimit. Ka qenë një periudhë mjaft impenjative dhe besoj se e tillë do të jetë. Vetë perceptimi i atij pozicioni, jo i kufizuar në kornizat e Zyrës apo të Institucionit, e kanë bërë atë pozicion të jetë dinamik dhe në kontakt me të gjithë territorin shqiptar.

Gazetari: A ka një model, nga i cili do të udhëhiqet Presidenca “Topi”?

Presidenti Topi: Modeli është që Shqipëria është Republikë Parlamentare.

Gazetari: Kemi një trashëgimi në kuptimin prej nga viti ’92, Presidenti Berisha, Presidenti Mejdani, z. Moisiu.

Presidenti Topi: Natyrisht, ka pasur kompetenca të ndryshme. Unë e vë theksin në dy linja: linja e parë, është nevoja për një komunikim të vazhdueshëm e dinamik me të gjitha partitë politike të shumicës dhe të opozitës dhe besoj se aktori kryesor, jam shumë i ndërgjegjshëm kur e them, ka qenë dhe mbetet Kuvendi. Komunikimi i Institucionit të Presidentit me Kuvendin në radhë të parë, por edhe me institucionet e shumicës, e bëjnë të domosdoshëm krijimin e klimës për efektivitet në miratimin e ligjeve dhe në zbatimin e tyre, si dhe në soliditetin e institucioneve.

Gazetari: Ju i keni mbushur 100 ditë në detyrë dhe ndoshta pyetja është e parakohshme, por do të isha shumë i interesuar të dija: Si e shikon Presidenti Topi Shqipërinë në vitin 2012?

Presidenti Topi: Unë po ju jap përshtypjen e disa miqve të mi, të cilët janë në emigracion. Ka raste që ata nuk e njohin qytetin e tyre; kryesisht, e kam fjalën për Tiranën. Ka një lloj dinamizmi, falë edhe energjive që ka sektori privat, njerëzit. Kjo shoqëri mjaft dinamike është mjaft e dëshiruar që të jetë sa më shpejt në pozicionin e arritjes së asaj që kërkohet. Duke qenë aspiratë e vjetër, kjo do ta bëjë këtë shoqëri që në vitin 2012-të të jetë me një ndryshim të padiskutueshëm, duke iu referuar vitit 2007; kjo në sajë të forcës, të predispozicionit të këtij geni kaq të forte, që u ka mbijetuar situatave shumë të vështira në histori dhe sot ka shansin e madh që të jetë në vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare, të cilat gjithnjë e më shumë e shikojnë Shqipërinë si një vend, si një terren ku mund të investohet, si një vend i Mesdheut që nuk është më i izoluar. Këto janë të gjitha predispozitat që Shqipëria patjetër do të jetë një shoqëri me prosperitet. Këto i kam bindje dhe nuk janë thjesht deklarata të bëra thjesht për konsum. Një pjesë e njerëzve që janë në emigracion, sot kanë tendenca për t’u rikthyer, për të investuar dhe vetëm nga akumulimi i të ardhurave që kanë bërë shqiptarët në emigracion do t’i japin mundësi ekonomisë shqiptare, do ta rivitalizojnë dhe do ta bien në standarde të reja.

Gazetari: Z. President, unë ju falenderoj që ishit në emisionin e parë “Përballë” në studion e Televizionit Publik Shqiptar!

Presidenti Topi: – Falemnderit!

---------

 

Radie Hoxha, Prishtine, poezi ne shqip dhe gjermanisht. Radie Hoxha, Prishtine, Gdeichte Auf Albanisch und Deutsch.


Poezi nga poetje Radije Hoxha, Prishtine.

Dicka nga jeta dhe karriera e poetes Radije Hoxha,` Dija`.

Shqiptare me prejardhje nga Kosova. E lindur ne Shkup.
Shkollen fillore dhe te mesme (te mjeksise, dega infermiere) i kreu ne Shkup, Maqedoni. Studjoi mjeksine ne Universitetin e Prishtines, ne Kosove.
Ka diplomuar per Mjeksi Tradicionale Kineze, dega Akupresure dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, ne Shkup, ne klasen e prof. dr. Edvin Dervisevic (Bosna & Hercegovina).
Ne Prishtine kreu shkollen Art of Living ( ideator dhe udheheqes i saj eshte Sri Sri Ravi Sankar, nga India), ne klasen e mesueses Snjezana Nisevic (nga Kroacia).
Ka punuar 7 vjet gazetare ne Shkup (Maqedoni) dhe 3 vjet ne radio IRIB ne Teheran (Iran), redaksia e programit ne gjuhen shqipe. Aktualisht jeton ne Prishtine, punon gazetare dhe moderatore e programeve te kultures, ne Radio Televizionin e Kosoves- Radio Kosova.

Veprimtaria letrare
Eshte anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, anetare e Haiku Klubit Shqiptar “Ha” ne Tirane dhe anetare e Haiku Klubit Kroat “Karolina Rijecka”. Ka marre pjese ne shume manifestime kulturore poetike, ne Ballkan dhe ne Azi.

Poezite e saj jane perkthyer ne anglisht, maqedonisht, kroatisht, boshnjakisht, rumunisht dhe turqisht, ndersa jane botuar ne disa revista letrare ne rajon.

Ka botuar 4 libra me poezi dhe proze:
Libri i pare, me poezi, “Zoti me do naten” eshte botuar ne Shkup, nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 1995.

Libri i dyte, “Une behem Ajo” (poezi) botuar poashtu ne Shkup nga i njejti botues, ne vitin 1997. Ky liber, ne ate vit, ne Manifetimin Nderkombetar letrar- poetik “Ditet e Naimit” ne Tetove, fitoi cmimin “Libri i Vitit”.

Libri i trete eshte romani “Mosdija”, botuar ne vitin 2000 nga Shtepia Botuese “Buzuku” ne Prishtine. Libri u shperblye me botim.

Libri i katert eshte permbledhja poetike “Gjeniu pleqnon cmendine time”, botuar nga Shoqata e Shkrimtareve Shqiptare ne Maqedoni, ne vitin 2005. Ne manifetimin poetik “Ditet e poezise Korcare” ne Shqiperi, ky liber fitoi “Cmimin e Kristalte”.

Libri i peste me Haiku poezi eshte ne doreshkrim dhe se shpejti pret te shohe driten e botimit.

***
Lebenslauf in Übersicht:

Die Autorin heißt Radije Hoxha. Geboren in Skopje (Shkup). Dort absolvierte sie auch die Grundschule und die Ausbildung mit Abiturabschluss zur Krankenschwester. Sie studierte Medizin in Prishtina und schloss zugleich eine Ausbildung im Bereich der chinesischen Medizin bei Prof. Edvin Dervisevic (Bosnien u. Herzegovina) ab. In Prishtina absolvierte sie bei Snjezana Nisevic (Kroatien) die Schule über ‚Art of Living’.

Sie war tätig als Journalistin in Skopje (Makedonien) und 3 Jahre in Teheran bei dortigem Rundfunk als Redaktorin des albanischen Auslandsprogramms. Aktuell wohnt und arbeitet sie als Journalistin beim Hauptsender des Kosovo, RTK (‚Radiotelevizioni i Kosoves’) als Redaktorin und Moderatorin der Kultursendungen.

Bisherige Veröffentlichungen:

‘Zoti me don naten’ (‘Der Gott mag mich’), Gedichte, veröffentlicht in Skopje im Jahr 1995 von dem Verband der Albanischen Schriftsteller Makedoniens.
‚Une behem Ajo’ (‚Ich werde sie werden’), Gedichte, veröffentlicht ebenda im Jahr 1997. Preis ‚Das Beste Buch des Jahres’ vom internationalen Schriftstellertreffen ‚Ditet e Naimit’ in Tetove (Makedonien).
‚Mosdija’ (‚Ahnungslosigkeit’)’, Roman, veröffentlicht bei ‚Buzuku’ Prishtine (Kosovo), 2000.
‚Gjeniu pleqnon cmendine time’ (‚Der Genie beurteilt meinen Wahnsinn’), veröffentlich durch Verband der Albanischen Schriftsteller Makedoniens.

Die Autorin ist Mitglied bei dem Verband der Albanischen Schriftsteller in Makedonien, sowie bei dem Verband der Schriftsteller ‚Haiku’ in Kroatien und Albanien.
Ihre Werke sind bisher in Englisch, Makedonisch, Kroatisch, Bosnisch Rumänisch erschienen.

Poezi

KAM MUNDUR...

Kam mundur te kem lindur ne Paris,
me Senen lezbike te puthem vajzerisht.
Te jem gruaja e shtate e ndonje sheiku barktrashe,
Qe diten Zotit, e naten Burrit i lutet,
per pak dashuri (nje here ne jave).

Gjithcka kam mundur te behem:
zezake, e verdhe, xhuxhe, cigane, insekt,
burre shteti, grua mileti `si Cicolina`, prefekt, difekt,
semundje ngjitese, lidhese, pikepyetje a pikecuditese.

Edhe Zotit kam mundur ti behem grua,
te shetis sarajeve, aty ku askush s’mund te shkoje!
Te ngrej Kishe e Xhami
dhe fshehurazi te te mbaj peng
nen dry...
por...
Ja qe rastesisht jam Dija
dhe s’di c’te bej me Ty...!

Ich habe gekonnt

auch in Paris geboren zu sein,
in der Lesbensszene mich jungfräulich zu küssen,
die siebte Frau, irgendeines dickbäuchigen Scheichs,
am Tag den Gott und Nachts, den Mann um ein Hauch Liebe
...einmal in die Woche zu Erbitten

Alles Mögliche hätte ich werden können,
Negerin, Gelbhäutige, Zwergin, Zigeunerin, ein Insekt,
Staatsmann, eine Volksfrau `wie Cicoline, Bürgermeister,
ansteckendes Leiden, Bindestrich, Frage oder auch Aufführungszeichen.

Ich hätte auch den Gott heiraten können
und durch Sarajas* spazieren,
dort, wo niemand hingehen kann,
um Moscheen und Kirchen zu bauen,
um dich hinter dem Riegel geheim zu halten
aber…, rein, zufällig bin ich nun mal Dija
und weiß nicht, was ich mit dir machen soll?

NE LIQENIN E OHRIT

Mora dhome per ne te dy
ne mes pishave...
U ca qielli blu,
Liqenit plote perla i hodha sy
Pagova verberine time...!

Am See der Oher

nahm ich, für uns beide ein Zimmer,
zwischen den Pinienbäumen.
Der Himmel brach in blau auf,
ich erblickte den See voller Perlen
und büsste meine Blindheit ein.

PRELUD

E puthe goten,
Isha ne te dy syte,
Lakuriqe...
Nata me mbeti ne fyt
S’beme dashuri...!

Vorspiel

ich küsste das Trinkglas,
es war in beiden Augen
nackt.
Die Nachts blieb mir im Hals stecken,
wir machten keine Liebe.

NE PARAJSE ISHA FEMI

U vonove i dashur,
Nente muaj.
Nente muaj pa Ty...
Vdiqa...!
Atje ne parajse isha femi...

Im Paradies war ich ein Kind

Liebling, du hast dich verspätet,
neun Monaten,
neun Monaten ohne dich...
ich starb!
dort im Paradies war ich ein Kind……

ZOTI IM

Me bluan si grurin...
Te gatuaj buke te bardhe,
Shtrohem...
Kembekryq
Ulesh ne sofer
Dhe si zot i shtepise
Thyen buken...

Mein Gott

Mahlte mich wie Weizen,
Um Weißbrot zu bereiten
hocke ich mich hin...
Du setzt dich an den Tisch
und als Familienoberhaupt
zerteilst du das Brot

Une besoj

Une besoj ne Zot
Ti beson ne mua
Imzot, po ti s’qenke ateist!

Ich Glaube

ich glaube an Gott
du glaubst an mich
mein Herrn,
du bist doch nicht Gottlos!

AFER VDEKJES

Siper meje banon nje njeri me leucemi,
Naten vone vdekja ne shtrat e fton...
Bejne dashuri.
Piskame...
Mua dhe vdekjen na ndane
vetem nje tavan...

Dem Sterben nehe

Über uns wohnt ein Mensch mit Leukämie
Spät in der Nacht wird er vom Tod eingeladen.
Sie machten Liebe…
Die schreien….
Mich und den Tod trennt
nur eine Decke.

CMIMI I DASHURISE

Dashuria jone doli ne treg
te shitet per pese para.
E kerkuan shkencetaret, gjyqtaret, barbaret...
kishte shume bleres,
aq shume sa u pendova:
pse nuk ia ngrita cmimin qe ne fillim?!

Der Preis der Liebe

Unsere Liebe erschien aufm Markt
um für Fünff Cent, verkauft zu werden
Wissenschaftler, Richter, Barbaren….wollten sie kaufen.
Es standen einfach viele Kaufwillige da,
so viele, dass ich es bereute;
Warrum habe ich nicht am anfnag, den Preiss Hochgestellt?

***
Kur mesojme te dashurojme?!

-Po plakesh, e aq pak di per dashurine,
tha pikellueshem kalendari Gregorian
dhe nisi t’i kryqoje ditet e mia te humbura.
Pastaj pyeti:
-Kur mesojme te dashurojme?
-Vertete, kur mesojme te dashurojme?
-He, kur mesojme...?
-Kur...?

Rane ne provim pyetjet e trembura,
Rane ne provim retorikat dhe ligjet e fizikes,
Ra dhe trupi im ne kurrizin e kerrusur
ne forma shenjash pikesimi.

NUK E PEFUNDOVE SHKRIMIN E VETMISE
(poetit boshnjak Admiral Mahiq)

Me korin e atyre qe e penguan ujin
te depertoje ne kepucet tua,
kembet sajuan nje rekuiem ne A-dur,
per te gjitha pishat ne forme trekendeshi...
qe lidhin lotet me imazhet e fundit,
ne peronat ku koten
dashurite e humbura.

Martohu me nje vetmi tjeter miku im!

Ne Deja vu-te boshnjake
pushojne shikimet e perhumbura te Mitrovices,
Sahara e Ajshes nga Maroko ne Drenice.
Kacubat e manaferrave rimojne me qepallat e vajzave
qe fshihen nga dielli i vitit 1999.

Martohu me nje vetmi tjeter miku im!
Ti thua:
Paramendoji puthjet qe kembehen si te burgosurit...
Sa shume te burgosur kemi per te kembyer, miku im,
sa fjale te pathena te dashurise kemi per te liruar...

Ky Rekuiem ne A-dur, qe nuk perkthehet ne anglisht,
ia ben: Pssst,
botes ne gjoksin tend
dhe perkund foshnjen
qe futet ne parajse,
bashke me nje doreshkrim te zbehur.

Martohu me nje vetmi tjeter miku im,
Shkelja syrin mesyshit!

ADMIRAL MAHIQI NUK PERKTHEHET

O Zot,
si ta shqiperoj kete vetmi kaq madheshtore te poetit
qe me puthje qershie shuan etjen e nates?
Vajze,
Copez Bosnje,
Riske buke e pjekur ne diell...
dhe Zoti tha:
S’ka vetmi ne qiell!

Poezi Haiku

***
O buf somnabul
ne varrin e Hedajatit
henen e kerkon?

***

miza e kalit
ne gishtin e unazes
firmos martesen

***

shiu me frak gri
gejsha me nxitim fshihet
ne akuarel

***

vjeshta pijanece
krejt qiellin e shet
per nje pije

U kujdes per faqosjen ne revisten "Zeri i larget"
Llemadeo

| Komente (3)

Monolog, shkruar nga Llemadeo, "Erresira e kesaje nate me tremb...", Kushtuar ty Kosove martire!

Erresira e kesaj nate me tremb...!

Monolog, Kushtuar ty, Kosove martire !

Erresira e kesaje nate me tremb perjashta,
dhe diku larg e hap nje dere...
nje dere qe nuk e dije se ku, vertete!
Nuk e dije se kujt une i perkas,
se ciles toke, cilit planet?!

Ciles pjese, larg ujrave,
larg dallgeve qe permbyten aq here
brigjet e malleve dhe te dhembjeve te mija!

Nuk dije se ciles kohe, apo shekull...i perkas!
Pasi shekujt jane te panumert,
Koha eshte e gjate sa jetet nen Diellin e ketij universi!

Nuk e dije, dhe nuk guxoj qe ta dije,
edhe pse te tera aq mire i dije...!

Nuk guxoj, pasi spo me lene qe ndryshe te them ,
spo me lene ta flas lirshem timen gjuhe kengetare!

spo me lene te therras emrat e Eterve te mij legjendare,
qe aq shume ata ngjanin me qiellorin!
Spo me lene te therras emrat e atyre qe ne u themi Ame,
te cilat shekujve u bene nje me shenjetoret!

Spo me lene te flas me fjalet e mija,
me bashkmotrat e bashkvllezrit e mije!
Spo me lene te te them, fjalet e embla,
qe me jane formezuar neper mijra endrrat e jetes, per ty!

Spo me lene, oooh sa shume spo me lene...!

Spo me lene ti them jetes dhe ty se aq shume ju dua !
Se ju kam frymemarrje, ju kam shpirt e zemer se bashku!

Spo me lejne, jooo!

Spo me lejne keta e ata... qe Drinat mi moren, mi ndane!
Ata Drina qe gjakun tend, gjakun e atyre,
i sollen neper uje ne Buenen tone,
ne liqenin tone, ne detin tone te Ardianve...
qe rreh brigjet me dallget e perskuqura
neper mijra vjetet...numerikisht te gjate...
qe kur `Pellazgu`, te birin `Ilire` e pagezoje!

Spo me lene qe te kendoj ty ate kengen e dashurise...
dhe me ate kenge, te te them, se ti me je shpresa e shpetimit...!
Eh, sa shume spo me lene...te them, as te guxoj...,
aq, sa prap e them dhe e perseris dite e nate,
se spo me lene...!

Spo me lene te kendoj as te qaje me zerin tim,
me zerin tim te larget dhe te afert!
Spo me lene te vajtoj ne gjamet tona,
ne dhembjet tona!
Spo me lene te kendoj elegjite, legjendat tona!
Spo me lene te u kendoj kreshnikeve tane,
e Zanave tona!

Ohh, sa tmerr...!
Tmerr i tmerrshem qe me dhemb aq shume,
sa here qe me detyrojne te degjoj prrallat e tyre
me "minje e lepurusha"...
te krijuara mas kohes qe shpata u be predhe,
per te vrare me lehte, ty dhe mua...!

Ndersa legjendat tona te krijuara njeheresh me diellin,
mu dashka ti ndrydh, e ti fashit ne shpirt,
duke mos guxuar ti kendoj,
as ti tregoj me, si me pare...!

Me ndalojne te vij ne dasma,
ne gezimet tona,
sa here qe lendinave duam te dalim,
qe te kendojme e vallzojme Ilirisht!

Me perqeshin emrin, faren, fisin!
Mi perqeshin gjithnje me ate ngerdheshjen e tyre,
si te lavires plake, qe "shkerdhimet" i quan qytetrim...!

Mike e dashur,
nuk shoh mjerim me te madh,
se sa perpjekja per te cfarosur rrenjet e vjetra...!

E tera, ajo eshte vetem nje mjerim qe rend drejt zhdukejs,
kaleruar mbi kuajt e shtratit...,
ndjekur nga langonjte e tredhur...,
dehur, nga frika prej dhembjeve...
qe shkaktojne borxhet!

Ndaj therras fort edhe nje here...
si mijra here...:

Ndal, o padituri e kohes dhe hapi syte,
para se te nenshkrush asimilime,
para se te nenshkrush nenshtrime...,
para se te nenshkruash cfarosje ne prespektive...!

...Dhe mendo mire se cpo ben me cfarosjen...ne prespektive...,
me te cilen do te fundosesh dhe vetveten!
Pasi rregulli i Atit dhe i Ames,
nuk eshte asgjekundi tjeter aq madheshtore,
sa ne boten tone...,
sa ne jeten tone hyjnore,
ku femija ndihet engjell prane gjurit te Eterve,
e ku Eterit ndihen mbreter ne vendin e nderit,
ne votren tone te zjarrit, te shpirtit e te zemres...!

Shkruar nga Llemadeo, 25.11-2006, Germany

 Optimizmi metafizik i një një libri që nuk humbet


nga Astrit Lulushi, SHBA

 

Shekulli XIX njihet si periudha më e suksesshme e romanit historik. Kjo edhe për faktin se me këtë zhanër u morrën shkrimtarët më të mirë të periudhës së romantizmit si Valter Skot, Viktor Hygo, Aleksandër Dyma etj. Në këte vazhdë mendohet se hyn edhe Leon Kahun (18041 – 1900), i njohur më shumë si studiues orientalist.

 

Romani “Hasan Jeniçeri” nga Leon Kahun, u botua në Francë më 1891 dhe që lexuesit në shqip i bie në dorë vetëm pas afro 125 vjetesh, falë perkthimit të studiuesit e shkrimtarit Fotaq Andrea.

 

Kur ky libër lexohet një herë, vështirë të mos pëlqehet. Por kur libri lexohet për herë të dytë, pasi të shtyn t’a lexosh, vështirë të mos pajtohesh me mendimin e shprehur nga Apolineri se Faik Konica e mbante “Hasan Jeniçerin” e Leon Kahunit si librin më të mirë shkruar deri atëherë mbi historinë shqiptare. Dhe ata që e njohin Konicën dhe natyren shkrimeve te tij, nxitën e futen edhe me thellë duke zbuluar se “Hasan Jeniceri” është jo thjesht roman, por një libër filozofik, nje satirë e hollë që shumë lehtë mund të vihet në radhen e librave si “Udhetimet e Guliverit” i Suiftit apo “Kandidi” i Volterit.

 

Tek “Hasan Jeniceri”, Leon Kahun, i paraqet botës, veçanërisht publikut francez të kohës, Kandidin shqiptar, përfaqësuesin e zhgënjyer të optimizmit metafizik, doktrinë e krijuar nga filozofi gjerman Leibnitz (shek. XVIII) që i kërkonte njeriut të pajtohej me fatin dhe tek cdo e keqe të përpiqej të gjente të mirën. Leibnitz e më pas Rusoi përpiqeshin kështu të shpjegonin përse ndodhnin fatkeqësitë dhe përse Zoti, kur ishte aq i mirë, i lejonte ato të ndodhnin. Sipas tyre, Zoti është një qenie e mirë dhe se bota e krijuar prej tij është më e mira botë e mundshme.


Por ky lloj optimizmi e revoltoi Volterin, i cili brenda 48 orëve shkroi romanin Kandidi ku me sarkazëm tregon se cfare krijohet kur njeriu mendon se “cdo gjë që ndodh është per të mirën e më të mirës së të gjitha botëve të mundshme”.

 

Tek Hasan Jeniceri, Kahuni na sjell shembullin e optimizmit metafizik; atë të “një shqiptari që kishte luftuar me tërbim turqit për lirinë e tij të shenjtë, por që në rrjedhën e kohës i nështrohet fatit te tij të mbijetesës dhe bëhet vëlla me turkun brenda familjes së fuqishme ushtarake, sic ishte Oxhaku i Jeniçerëve, duke i shërbyer tani me devotshmëri e përkushtim” (F.Andrea, Parathënie “Hasan Jençeiri” Tiranë 2005). Por ashtu si Kandidi, i cili e mohon vlerën e optimizmit metafizik, megjithëse i merr një kohë gjatë para se të arrijë në këtë perfundim, edhe shqiptari Hasan Jeniceri “ndodhet shpesh në udhëkryq midis Lindjes e Perëndimit, thurr ëndërra të bukura e shpesh tradhëtohet dhe në fund për mbijetesën e tij, përsëri forcën e gjen tek vetvetja, tek tiparet e karakterit te tij…”.(F. Andrea, po aty)

 

Ngjashmëria midis Kandidit dhe Hasan Jeniçerit është e dukëshme. Të dy ata merren me forcë nga ushtri të huaja, kthehen në ushtarë, arratisen dhe pas shumë vuajtjesh e udhëtimesh në vende të largëta, arrijnë në përfundim të ngjashme, se natyra dhe njerëzimi tashmë janë krijuar, prandaj atyre u duhet të bashkëjetojnë dhe për një bashkëjetesë në harmoni ata duhet të nisen drejt njeri-tjetrit për t’u takuar në gjysmë të rrugës; pra as bota dhe as njerëzit nuk duhet të ndryshojnë, por të dy duhet të ndryshojnë, përndryshe konflikti krijohet. Kjo duket e është baza e optimizmit metafizik nga i cili Kandidi edhe Hasan Jeniçeri mbetën të zhgënjyer, pasi njëra palë nuk iu permbajt rregullit të ndryshimit. Dhe zhgënjimi i tyre shndërrohet në heshtje, hidhërimi, sarkazem. Në fund, Kandidi ul kokën e vazhdon te punojë në kopështin e tij, ndërsa Hasan Jeniçeri hedh shikimin lart në qiell e thotë,"Zot na ndihmo!".

 

Megjithatë Volteri, ashtu si edhe Kahuni tek “Hasan Jeniçeri”, nuk thonë se çfarë lloj optimizmi parapëlqejnë apo çfare duhet të bëjë njeriu në raste të tilla. Në fakt këto pyetje i shtrohen lexuesit për t’iu përgjigjur. Dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja që këto vepra vazhdojnë t’i qëndrojnë kohës.

 

 

Biblioteka e Bill Klintonit, një « "ambasadore" e Luftës së Kosovës në Amerikë

 

 

Një udhëtim njëjavor në shtetin Arkansa të SHBA

 

 

Nga Adnan Mehmeti

SH. B. A.

 

Bill Klinton presidenti më i suksesshëm i Shteteve të Bashkuara dhe i adhuruar në gjithë botën që ngriti imazhin e mirë për vendin e tij. Gjatë dy mandatave, si president, ekonomia amerikane lulëzoi, mirëqenia u rrit, papunësia u zvogëlua. Presidenti i buzëqeshur që solli paqe në shumë vende të botës. Presidenti që prishi mitin serbo-rus. Presidenti që përshpejtoi lirinë e popullit të Kosovës.

Për të mësuar më shumë për të kaluarën dhe veprën e tij, mora rrugën për të vizituar bibliotekën e tij muze në shtetin Arkansa.

 

Udhëtim në shtetin Arkansa 

 

Shteti Arkansa i është bashkangjitur Unionit në vitin 1836. Është shtet i vogël me popullësi 2.67 milion. Kufizohet me shtetin Teksas, Luiziana, Misisipi, Tenesi, Mizuri dhe Oklahoma. E zë vendin e parë në SHBA për oriz, sojë dhe pambuk. Është i pasur edhe me gas natyral. Eshtë i dëgjuar për minierën e diamantit dhe kristalet nëntokësore. Vetëm për lexuesit kureshtarë, u përkujtoj se në këtë shtet gjendet edhe një kuriozitet. Diamond Discovery Center quhet miniera ku vizitori mëson çdo gjë që lidhet me diamantin dhe metodën se si duhet kërkuar diamanti. Për herë të parë është zbuluar në vitin 1906. Me fjalë të tjera, është vendi i parë në botë që miniera me diamant është e hapur për publik. Gjë e rrallë apojo?

Si çdo shtet amerikan, edhe Arkansa ka histori unike. Emigrantët e parë evropianë datojnë nga viti 1686, shumica janë gjermanë dhe zviceranë, që u vendosën fillimisht përgjatë lumit Misisipi. Edhe vendbanimet quhen me emra të qyteteve gjermanë: Bismark, Stuttgart, Altus, etj. Kryeqyteti i tij është Little Rock. Ky qytet i vogël po me të gjitha atributet e një kryeqyteti modern. Dy pikat më të frekuentuara janë: Capitoll Hill, e kompletuar në vitin 1911 dhe Biblioteka e Bill Klinton që është edhe motivi i këtij udhëtimi.

Udhëtimi u bë me makinë nga shteti Teksas, që është në kufi. Këta dy shtete fqinj, e ndajnë një qytet për gjysmë. Edhe emrin e ka marrë nga parashtesat e dy shteteve Teksakana (Texas&Arkansa). Siç dihet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete. Përjashto, shtetin Alasaka dhe Havaji, 48 shtetet tjera janë të kufizuar me tokë me njëri-tjetrin. Pikë doganore nuk kanë, por kanë vijën kufitare, ku në çdo hyrje të shtetit është tabela ku informon se toka e cilit shtet është. E tillë ishte edhe tabela Mirësevjen në shtetin e Arkansasë ku valon përbri flamuri i shtetit në fjalë. Pastaj vjen Shtëpia informative turistike. Aty, çdo i ardhur nënshkruhet në librin e vizitorëve. Aty na dhanë hartën e Arkansa dhe shumë broshura që lidheshin me pikat më turistike të vendit. Në fakt, unë me fëmijët dhe gruan e kishim mendjen tek Biblioteka e Klinton, që ishte edhe arsyeja e udhëtimit, por vendosëm ta ndërronim itinerarin e vizitës. Së pari vendosëm të vizitonim shtëpinë e tij të lindjes, sepse edhe rruga kalonte mes përmes qytetit tij të lindjes.

 

Tre shtëpitë-muze të presidentit Klinton

 

Qyteti ku ka lindur Bill Klinton quhet Hope. Një qytet i vogël, me më pak se 10 mijë banorë. Pak milje nga autostrada që lidhë Arkansa me Teksas, ishte stacioni hekurudhor, nga e kishim pikën e referimit për të gjetur shtëpinë e ish-presidentit Klinton. Në stacionin e trenit një tabelë e vogël me të vetmin shkrim HOPE. Për çudi nuk kishte njerëz. Atëherë, vazhduam rrugën me makinë duke ndjekur emrat e rrugëve. Shtëpia e tij nuk mbante larg nga stacioni i trenit. Nuk qe shumë e vështirë për ta gjetur. Një shtëpi dykatëshe, me ngjyrë të bardhë, në oborrin e së cilës valonte flamuri amerikan. Ishte përbri rrugës e kthyer në shtëpi-muze.

Qyteti nuk ka ndonjë ekonomi të zhvilluar. I rritur në një lagje të varfër, ku shokët, i kishte më shumë zezakë dhe hispanikë sesa të bardhë, por kjo nuk e pengoi që shpirti i tij frymëzues të marrë përmasa të një burrështeti të famshëm.

 ***

Shtëpia e tij e dytë, që jetoi që nga shkolla fillore e deri sa e kreu gjimnazin, është në qytetin e bukur piktoresk, Hot Springs. Edhe kjo shtpi është shndërruar në shtëpi-muze. Qyteti i lartpërmendur është një ndër qytetet më të bukura jo vetëm në shtetin Arkansa por ndoshta edhe në krejt Amerikën.

Qyteti turistik Hot Springs është i themeluar nga emigrantët zviceranë. Është një oazë e arkitekturës evropiane në zemër të shtetit Arkansa. Kjo arkitekturë vizitorit i bie në sy sapo i afrohet qytetit. Çdo gjë është ndërtuar në stilin evropian dhe me shije. Një qytet shumë i pastër dhe i gjelbruar. Por kjo nuk është e gjitha. Nga Zoti ka një dhuratë. Qyteti është qender klimaterike. Nga kodrat buron ujë i nxehtë, ujë termal, që vazhdon deri në qytet. Karakteristikë është se nga të gjitha anët sheh sesi avullon uji i nxehtë: si buron nga kodrat, si buron mu në qendër të qytetit. Njerëzit qëndrojnë në radhë për të mbushur bidonat me ujin e shëndetshëm për të pirë. Prandaj, edhe emrin e ka aq të bukur “ Hot Springs“ gjithmonë pranvera të nxehta. Duke shfrytëzuar këtë fat të natyrës, ky qytet është karakteristik si qendër masazhi. Me qindra shtëpi dykatëshe afrojnë masazhim që në anglisht ka termin spa.

Qyteti është i frekuentuar nga turistët katër stinët e vitit. Në rrëzë të malit, në qendër të qytetit është ndërtuar hoteli madhështor, aty ku i kalonte netët Al Kapono. Duke kaluar natën në këtë hotel të shtrenjtë, se ç’mu kujtua poeti Dritëro Agolli me poezinë: Në krevatin perandores.

Në qendër të qytetit është fotografia e Bill Klinton ku shkruan Hot Springs  qyteti i Bill Klinton. Në këtë qytet Klinton kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.

Vizita tjetër ishte në qytetin Fayette ku bleu shtëpinë e parë me paratë e veta pasi u martua me Hillary dhe punonte si pedagog në Universitetin e Arkansa. Sigurisht, nga dy shtëpitë e para, kjo shtëpi është më e mirë. Pra, edhe kjo shtëpi është shndërruar në shtëpi-muze.

Vetëm pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Bill Klinton bleu shtëpi në zonën e Nju Jorkut, ku jeton me gruan e tij.

                                               . 

        

Biblioteka dhe Muzeumi i Bill Klinton

 

Të gjitha rrugët e kryeqyetit Little Rock të çonin në një drejtim: drejt bibliotekës së presidentit Klinton. Një ndërtesë e madhe e veshur me xhama të shkëlqyeshëm vezullonte nga rrezet e diellit. Aty valonte flamuri amerikan dhe ai i shtetit Arkansa. Përshtypje të madhe të bënte që parkingu atë ditë të zakonshme të javës  ishte i mbushur përplot. Edhe radha e autobusave, që vinin të organizuar në grupe nga shtete të ndryshëm, ishte i gjatë. Vetëm për të blerë biletën, na u desh të prisnim në radhë më shumë se një çerek ore. Nuk ishte thjesht një parking i rëndomtë. Ishte i gjelbruar në të gjitha anët, me plot stole, ku njerëzit uleshin për të pushuar apo për të bërë fotografi, kujtim nga ky eveniment vizite. Pastaj, shkallë- shkallë lëshoheshe deri buzë lumit. Arkansa ku duke shëtitur të joshte ajo bukuri natyrore që ishte gërshetuar në një pikë nga dora e njeriut të arkitektit - aty ngrihej një ndër objektet më moderne të shekullit Biblioteka e presidentit Klinton.

Çdo vizitor, kam bindjen, kur vjen për herë të parë, pyet: Pse ky objekt në formë të objektit të gjysmëkryer? Pse me një anë të duket se nuk është përfunduar. Dhe përgjigjja mësohet vetëm kur hyn brenda dhe kur dëgjon shpjegimet e ciceroneve “ njerëzve vullnetarë që e kryejnë punën me devotshmëri për hir të presidentit. Ajo ndërtesë simbolizon urën e ndërtuar për shekullin e ri, për shekullin 21, që Bill Klinton arriti të ndërtojë, të ndërlidhë, të bashkojë dy shekujt, me veprën e tij të madhe.

Ciceronët ishin shumë të sjellshëm. Kur u treguam se ishim shqiptarë, ata treguan  mirësjellje për ne.

Kati i parë është pajisur me dokumente dhe fotografi nga politika e brendshme dhe e jashtme gjatë administrimit të presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë. Këtu zë vend të rëndësishëm Lufta e Kosovës. Në pavijonin e veçantë, aty ku ishte flamuri shqiptar, paraqiten fotografi të formatit të madh të refugjatëve shqiptarë në Kosovë; karvanet e tyre në ikje nga shtëpitë; malësorët me plisa të bardhë me pamje të trishtuar; fëmijë të zhveshur; gra shqiptare duke vajtuar; paramiletarë barbarë serbë: 78 ditë rresht të bombardimeve të NATOS mbi Serbinë; mbledhjet në Shtëpinë e Bardhë nga qeveria amerikane; fjalimet e Klinton për popullin e Kosovës. Falë teknologjisë më moderne, vizitori ka mundësi, që në mënyrë individuale, duke shtypur butonin, të dëgjojë fjalimet më kryesore për vendimet e Klintonit për Luftën në Kosovë.

Duke i parë me kureshtje çdo imtësi që lidhej me fatin e popullit tim, seç’mu kujtua titulli i njërit nga romanet e Sterjo Spases: Ata nuk ishin vetëm. Vërtet, Kosova nuk ishte vetëm. SHBA dhe pikërisht, administrata e Bill Klinton një grusht njerëzish që vendosën dhe që ndihmuan për të ndryshuar historinë e popullit shqiptar të Kosovës. Duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha ato fjalime e kupton se historia merr kahje tjetër, aty nga u përgatit liria për popullin e shumë vuajtur shqiptar të Kosovës.

Kati i parë vazhdon me tabllot nga Lufta në Bosnë dhe në Ballkan, për të vazhduar në Lindjen e Mesme, në Afrikë, etj. Vlen të përmendet se ç’do gjë që është botuar për Klinton, apo qoftë edhe ndonjë letër që ka marrë nga njerëz të ndryshëm: nga shkrimtarë, nga artistë, nga sportistë etj., mundesh të gjesh nëpër stendat e bibliotekës.

Në katin e dytë vizitorët të shoqëruar nga ciceronet kanë fatin të shohin zyren e tij. OVAL OFFICE është zyra e parë nga ndonjë president amerikanë që vizitohet nga vizitorët e shtresave të ndryshme. Është zyra e njejtë që ka shërbyer Klinton për dy mandate në Shtëpinë e Bardhë. Vizitorët kanë mundësi të bëjnë fotografi dhe të inagurohen president të përkohshëm të SHBA-ve.

Kati i dytë, vazhdon me galleria të ndryshme. Udhëtimet e presidentit Klinton, pasionet e tij, sidomos në muzikë dhe sport; dhuratat e shumta dhe atraktive që ka marrë nga miq nga mbarë bota, etj.etj.

Vetëm vizitorët e pranishëm e mësojnë të vërtetën nga ciceronët se Biblioteka e Klintonit ka edhe katin e tretë ku gjendet zyra e tij e punës në ditët e sotme. Ai vjen çdo muaj për të kaluar fundjavën në shtetin e tij të lindjes, dhe njëkohësisht, për t’u takuar me simpatizantët e tij të shumtë që e presin në bibliotekë. Ai paraqitet para publikut duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve dhe duke u falur autografe. Autori i këtyre rreshtave e huqi takimin me presidentin Klinton vetëm për një javë.

Kati i tretë është privat dhe ruhet nga sigurimi shtetëror. Ka dalje private gjithashtu. Dhe është një gjë e mrekullueshme, sepse nga kati i tretë- siç shpjegojnë ciceronët- shihet si në pëllëmbë kryeqyteti i bukur Little Rock.

Në dalje të bibliotekës është i hapur duqani ku mundesh të blesh suvenire me motiv të presidentit Klinton. Aty është edhe një kënd kontakti me presidentin Klinton. Ke të drejt të kërkosh adresat elektronike dhe fizike të presidentit. Mundesh të falesh çfarëdo dhurate për të.

Parku dhe Qendra Presidenciale William Klinton ku përfshihet Biblioteka presidenciale dhe Zyrat e Fondacionit Klinton si dhe qendra Servisi i Shkollës Publike Klinton, është themeluar prej Bill Klinton, presidenti i 42 i Shteteve të Bashkuara. Ky kompleks është ndërtuar në kryeqytetin e shtetit Arkansa në Little Rock, e dizajnuar me moton që ta ndertojmë urën për shekullin 21.

Arkivi dhe Biblioteka e Klintonit, për nga volumi është e dyta në vend, që vjen pas Bibliotekës së Roland Regan. Biblioteka posedon 2 milion fotografi, 80 milion faqe dokumentesh, 21 milion mesazhe dhe përafërsisht 80.000 produkte (sende, dhurata).

Qendra presidenciale është inaguruar me 18 nëntor 2004 dhe ka kushtuar 165 milion dollarë duke përfshirë 150.000 squere feet (14.000 m/katror) dhe 28 acre (113.000 m/katror) parku.

Presidenti Franklin D.Roosvelt është i pari president amerikan që grumbulloi ndihma dhe ndërtoi bibliotekën e parë presidenciale. Nga viti 1955, është futur në legjislatur me kushtetutë amerikane, ku secili president amerikan, ka të drejtë, pas mbarimit të mandatit, të zgjedh vendin dhe të sistemojë aktivitetin personal dhe atë presidencial. Kjo konsiderohet si një trashëgimi e pasur historike-politko-shoqërore për shoqërinë amerikane.

 

 Shënime biografike

 

 

William Jefferson Bill Clinton (i lindur më 19 gusht 1946, me emrin William Jefferson Blythe III, në qytezën Hope, në shtetin Arkansa. Babai i kishte vdekur tre muaj para lindjes së tij në një aksident makine. Si gjimnazist e adoptoi mbiemrin nga njerku i tij, Roger Clinton (Roxher Klinton), me të cilin nëna e tij, Virginia Dell Cassidy (1923-1994) u martua në vitin 1950. Billi i ri më vonë kishte kontradita me njerkun e tij alkoolist.

Në qytetin Hot Spring, ku u shpërngul nëna e tij, Bill e vazhdoi shkollën fillore. Si gjimnazist u dallua për nota të mira. Ishte gjithmonë në krye të klases dhe tregonte passion dhe suksese në muzikë. Ai ishte i aktivizuar në korin muzikor të shkolles duke i rënë me sukses saksofonit.

Viti 1963 është një vit që la mbresa të mëdhaja, ndoshta vendimtare, për të ardhmen e tij për t’u bërë personalitet politik. E para, ishte vizita e tij në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Presidentin John F. Kennedy, i ngarkuar si i deleguari i shkollës. E dyta, duke dëgjuar fjalimin historik I have a dream (Unë kam një ëndërr) nga Martin Luther King.

Klinton si gjimnazist u dallua si student shembullor duke marrë pjesë në shumë aktivitete shkollore dhe kulturore. Kjo e ndihmoi që të fitonte bursën për të studiuar, ku u diplomua në vitin 1968 nga Universiteti Georgetown në Washington D.C. në shkencat politike. I sapodiplomuari fitoi edhe një bursë nga qeveria në Universitetin e famshëm në Oksford. Përveç angazhimit që tregonte në sporte të ndryshme, ai u aktivizua edhe në skenën politike. Ishte ndër organizatorët e protestave kundër Luftës në Vietnam.

Pas Oksfordit Klinton studioi edhe në Fakultetin Juridik në Universitetin Yale ku fitoi titullin Doktor shkence në vitin 1973. Në jetën e tij, qyteti i New Haven ku gjendet universiteti i njohur Yale, do të shënojë një nga ngjarjet më të rëndesishme ne jetën e tij.. Këtu takoi studenteshën e juridikut, Hillary Rodhom, e cila ishte një vit para tij në të njëjtën degë. Ata u martuan në vitin 1975. Pesë vite më vonë u lindi vajza e tyre e vetme, Chelse.

Hillary Diane Rodham është lindur me 26 tetor 1947 në Park Ridge, Chicago, Illinois. Pasi u diplomua në Wellesley College në vitin 1969, vazhdoi studimet në fakultetin juridik në Universitetin e Yales. Pas martesës, në vitin 1975, u shperngul në Arkansa ku punoi si profesoreshë në fakultetin juridik në Universitetin e Arkansa. Nga ky vit, Hillary iu gjend perkrahë Billit duke e ndjekur në çdo hap të karrieres së tij të bujshme politike.

Edhe Bill Klinton, pas diplomimit nga Yale u kthye në Universitetin e Arkansa. Një vit me vonë, pikerisht në vitin 1974, ai konkuroi për House of Representativ (Dhoma e Përfaqësuesve për Shtëpinë e Bardhë). Por humbi me një përqindje shumë të vogël 48% me 52%. Në vitin 1976, Klinton u zgjodh Prokuror i pergjithshëm për shtetin Arkansa.

Në vitin 1978, Bill Klinton u zgjodh Governator i shtetit Arkansa. Në historinë amerikane është governatori më i ri amerikan. Ishte vetëm 32 vjeç. Dy vjet më vnë, ai i humbi zgjedhjet nga kundërshtari i tij republikan, por në vitin 1982 i fitoi zgjedhjet për të qëndruar në postin e Governatorit për 10 vjetë tjera të tëra. Gjatë këtyre viteve ekonomia e shtetit Arkansa filloi të lulëzojë, që njihet si shteti më i varfër në Shtetet e Bashkuara pas shtetit Misisipi. Figura e tij u pëlqye. Amerikanët e shihnin si një president të ardhshem amerikan.

Bill Klinton është presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara, 1993-2001. Pas Theodore Roosvelt dhe John F. Kennedy, Klinton është presidenti më i ri në historikun e presidentëve amerikanë.

Në garën për president të SHBA në vitin 1992 ai sfidon presidentin republikan George Bush dhe kandidatin e pavarur, milionierin Ross Perot. Kur presidenti Klinton e fitoi edhe mandatin e dyte si president ne vitin 1996, ai eshte demokrati i pare që e fitoi edhe mandatin e dytë, që nga koha e presidentit Franklin Roosvelt.

 

Memoriet dhe fjalimet e presidentit

 

Presidenti Klinton pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë shkroi librin me të kaluarën e tij të bujshme, memorjet e të cilit u shitën për 8 milion dollarë. Për fat të mirë, libri u përkthye edhe në shqip dhe lexohet me kureshtje.

Edhe njërezit e mëdhenj nganjëherë pushtohen nga pasionet. I tillë ishte presidenti Klinton. Nga një skandal seksual që pati në Shtëpinë e Bardhë, e humbi kredibilitetin e presidentit ç’ideal për shumë amerikanë. Ishte disfata më e madhe në jetën e tij. Por, ai nuk u gjunjëzua. Në ditët e sotme ai mban fjalime anembanë botës. Disa nga fjalimet e tij paguhen me deri 150 mijë dollarë secili. Ai flet jo vetëm në Amerikë por edhe në kontinente të tjera.Një fjalim i vetëm në Itali, i dha atij 350 mijë dollarë ndërsa me 9 fjalime në Japoni ai grumbulloi mëse 1 milion e 600 mijë dollarë

-------------------------------------------------------------------------

 

NDALU PAK, TI PLESHT GAZETASH Mehmet (Kraja) Dragoviq

Nga Abdullah Zemeli

Reagim ndaj shkrimit skandaloz “Libri, mision i pamundur”, të spekulantit Mehmet Dragoviq (Kraja), botuar në kolumnen “Diskurs kulturor” të shtojcës për kulturë në të përditshmen “Koha ditore” më 19 maj 2007, faqe 42.

E nderuara redaksi e gazetës sime shumë të dashur, “Koha ditore”!

Ka një kohë të gjatë që gazetën time më të dashur, që më dha shpresë për ta besuar informimin e lirë, të drejtë dhe të shpejtë, kur në Kosovë mbretëronte errësira mesjetare dhe pseudointelektualiste e njerëzve të cilëve u takon(te) edhe artikullshkruesi juaj, për të cilin do të bëj fjalë në rreshtat në vijim, por që është pikërisht ky njeri (a thua është vërtet njeri?!) Mehmet Dragoviq, që më përdhosi katërçipërisht respektin që kam për Ju dhe informimin që servirini me pandehma e këtij spekulanti, i cili me asgjë nuk do të duhej të identifikonte emrin dhe prestigjin tuaj!

Kam pasur tentativa edhe më parë të reagoj ndaj pikëpamjeve çoroditëse të këtij pleshti gazetash (le të më falë për këtë Kasëm Trebeshina, sepse epitetin po e huazoj nga libri i tij i sapodalë “Këngë për Kosovën” dhe poezisë “Pleshti i gazetave” kushtuar Mehmet Krajës, fq. 37), por atëbotë z. Veton Surroi, të cilin e respektoj tej mase, por që bëri shkelje të të drejtës sime për të reaguar dhe nuk e botoi shkrimin, ndaj Dragoviqi mori një vrull çnjerëzor dhe shan e jargavitet për gjithë ç’është e lidhur me dhe për librin, panairet, festa këto më të jashtëzakonshmet për librin, saqë njeriu nuk ka sesi të pyetet: kujt i shërben ky njeri (a thua është vërtet njeri?!) mediokër dhe spekulant katërçipërisht?!

Shkrimtari malazias me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq (Kraja), ardhur këtu e tridhjetë e pesë vjet më parë në Kosovë pikërisht me këtë mbiemër, DRAGOVIQ, por që e ndërroi si ujku qimen, mori shkollë, mori edhe një kosovare, krijoi familje, u fut pa radhë në të përditshmen “Rilindja”, shpejt e shpejt u bë gazetar e redaktor kulture, i mori banesën Jusuf Gërvallës për të gjallë dhe për të vdekur, duke ia hedhur plaçkat për dyer e dritare, më vonë edhe Mensur Raifit, në banesën e të cilit është edhe sot e gjithë ditën. Por jo vetëm kaq, kritikoi kë deshi (i kujtojmë lexuesit, bie fjala, kritikat çnjerëzore drejtuar familjes më patriotike shqiptare MEKULI), nga botuesi i vetëm asokohe “Rilindja” e deri tek objektiva të tjerë që i caktonin punëdhënësit (nga e kishte prejardhjen), por edhe nga mori mësime si ushtar i devotshëm, një kos-ist i përbetuar.

Por, të shkojmë më tutje!

Dragoviqi kishte dhe ka ambicie për t’u bërë alamet shkrimtari, anipse një koleg i tij, cimer i studimeve (me iniciale B.M. – emrin e plotë s’po e lakoj, por mund t’ia bëj të ditur redaksisë! – vër. imja, AZ) ia kishte zbuluar ‘laboratorin’ krijues, duke vjedhur ide e shprehje nga më të ndryshmet në librat e kolosëve botërorë hapur gjithandej tavolinës e shtratit të dhomës konviktore. Tregimet “Dritat e mesnatës”, romaneve “Gjurmë në trotuar”, “Portali i perëndive të fyera” etj., janë vjedhje ordinere, mani kjo që bartet nga libri në libër, saqë habitem sesi kritika nuk e zhveshi nga vjedhjet dhe epigonizmat monstruoze të këtij kalemxhiu! Për këtë lexuesi juaj do të mësojë nga një libër që kam në përgatitje, por t’i kthehemi çështjes.

Në shkrimin e së shtunës së kaluar ky kalemxhi thotë:

“… Lidhja (duhet Shoqata – AZ) e Botuesve të Kosovës, e cila ka marrë përsipër organizimin e panairit të librit që nga lufta e prapa, është një emërtim i keqpërdorur nga disa individë, të cilët as bëjnë zgjedhje dhe as nuk e gjen dot një botues tamam, atëherë si mund të bëhet funksionale një shoqatë (më lart e kishte Lidhje - sic!) botuesish?”

Kë gënjen ky laper letrash shqipe?

Shoqatën, më falni për mungesë modestie, e kam formuar unë bashkë me 7-8 botues të tjerë (N. Rrahmani, E. Basha, D. Demaku, B. Shatri, M. Lepaja, etj.), duke e regjistruar asokohe në UNMIK si OJQ, me konto e përgjegjësi të tjera, ndaj nuk qëndron gënjeshtra dhe marifeti i këtij skeleti letrash malaziase me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq!

Mehmet Dragoviq, jua them hapur, s’keni haber për ç’flisni, por ju e kryeni punën e punëdhënësve jashtë “Kohës ditore”, duke qenë një major SHIK-u, duke qenë një përkthyes i besuar dhe i devotshëm në tratativat Arkan-Gazidede kur bëje pallën e sefasë në mes të Tiranës, derisa, ne, botuesit e frymorët në Kosovë digjeshim e torturoheshim mëngjes e mbrëmje, mesditë e mesnatë! Dhimbjet tona ty nuk të dhembin or, plesht pleshti!

Por, i besueshmi Dragoviq, i instaluar kokë e këmbë në zyrën e Republikës së asokohshme të Kosovës në Tiranë, do të bëjë edhe punë të tjera të fëlliqura me kolegun maqedon me prejardhje shqiptare, Ali Cërnin - Ali Aliun. Keqpërdorimet tuaja kalojnë 7-800 mijë marka gjermane me viza e marifete të tjera shitur nevojtarëve pa plang e prokopi. Po morali juaj është edhe më i pështirë. Dy-tri vjet është vërtitur në Tiranë dëshmori e martiri i Kosovës, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe ti, pikërisht TI, Mehmet Dragoviq, por edhe Ali Aliu, nuk i dhatë dokumentat e duhur për të shtrirë veprimtarinë e tij në diasporë. Adem Jashari sot do të ishte gjallë! Së këndejmi, ju e dënuat bashkë me punëdhënësit tuaj, siç pretendoni të dënoni gjithçka që është pozitive, e mirë, në fushën e librit që e bëjmë unë bashkë me shokë, dhe shkelni pa fije turpi në kallon më pozitive që ka kultura shqiptare!

Ti tregohesh aq naiv e halabak, z. Dragoviq, sa nuk shfleton arkivin ku punon. Të këshilloj t’ia kushtosh dy-tre minuta dhe do të shohësh se janë botuesit e Kosovës (edhe unë, pa modesti) që formuan Shoqatën e Botuesve Shqiptarë në Frankfurt më 4 tetor 1996. Janë dokumentet origjinale që i disponoj, nënshkruar nga Toçi, Hudhri, Ymeri, Çabej e të tjerë, që atëbotë s’kishin haber ç’është një shoqatë, një panair (nisma jonë solli panairin e parë në Tiranë) e kështu me radhë.

Por, ne ishim dhe jemi jetimë (titull i një interviste që i kam dhënë “Kohës ditore” kur ti bëje pallën e sefasë në Tiranë dhe u shërbeje spiunazheve e marifeteve të tjera qindramijëra markash) ndërsa prapë të lutem harxhoji edhe 3-4 minuta në dokumentacionin ku ti merr rrogë (dhe u shërben të tjerëve), ndaj do ta kuptosh se jo që nuk jemi përkrahur as përkrahemi si botues, si organizatorë, etj., por me punën tonë, me djersën tonë, me sukseset që do t’i lakmonte çdo shoqëri e kulturë e qytetëruar, sikur ua zëmë rrugën tipave manieristë si ti, or i pafytyrë!

Se je trap fare, po citoj edhe diçka nga shkrimi yt bërllok lidhur me panairin e fundit dhe botuesit fin kosovarë:

“Në vend që të jetë vërtet festë e librit, siç pretendojnë organizatorët, ai (panairi… – AZ) është kthyer në objekt refuzimi nga komuniteti i shkrimtarëve, nga komuniteti kulturor dhe nga vetë botuesit, qofshin ata të Kosovës apo të Shqipërisë.”

Këtë mund ta thotë vetëm një monstër aliene, që i duhet të vijë pas nja dy mijë vjetësh në planetin Tokë, në shtetin Kosovë (atëbotë do vdesin punëdhënësit e tu dhe Kosova mbase do bëhet shtet!) kështu që një gënjeshtër e tillë është jashtë çdo realiteti.

Ore fiq Dragoviq, jua them me argumente, se ti ndryshe nuk merr vesh:

Panairi i 9-të kishte numrin më të madh (mbi 120!) të ekspozuesve se sa asnjë panair tjetër, qoftë ai i Tiranës, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricës ose të tetë të mëparshmit të Prishtinës, kishte shitje enorme, me mbi gjysmë milioni eurosh, mbi 200.000 libra (!), kishte mbi 50 përurime librash (!) si asnjë panairi tjetër shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorë, kishte shkrimtarë sa asnjëherë tjetër dhe nga të gjitha trevat shqiptare (Gjirokastër, Pogradec, Tiranë, Shkup, Shkodër, Tuz, Preshevë, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris…), kishte ambiente nga më të ngrohtat që mund t’i ketë një panair, sepse kam mësuar e frekuentuar disa të tillë para se të mësoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herë), Bruksel e Gjenevë (disa herë), Paris, Lubjanë, Zagreb e kështu me radhë…

Pra ti gënjen, or gënjeshtar ordiner, z. Fiq Dragoviq!

Por vazhdo të gënjesh, siç e thamë edhe më lart:

“… në Kosovë nuk e gjen dot një botues tamam…”

Do të dëshiroja, vërtet do të dëshiroja, sinqerisht të dija ç’do të thotë sipas Dragoviqit ‘botues tamam’.

Botuesit nuk janë rroba që duhet provuar, as çorape që duhen mbathur, as këpucë që duhet shkelur baltë e borë, pluhur e asfalt që të jenë tamam sipas kutit të Dragoviqit.

Botuesit në të gjithë botën janë botues. Botojnë libra! Vetëm “Buzuku”, e them pa modesti, brenda dy panaireve ka botuar 50 tituj! Pesëdhjetë! Pesë dhjetëshe. Pa ndihmën as të qeverisë, as të ministrisë… por me djersën, dijen dhe kulturën e mësuar në shkollë, në shoqëri, në panaire, në botën e qytetëruar!

Kur çuni Dragoviq ka ardhur në Kosovë para më se tri dekada e gjysmë, asokohe unë i kam shërbyer librit në “Rilindje”, siç i shërbej edhe sot e shtatëmbëdhjetë vjet, në “Buzuku” (botuesi i parë i pavarur shqiptar, s’ka nevojë të jem modest me djallin prej njeriu Dragoviq!) dhe siç i shërbejnë fëmijët e mi kudo që japin kontributin e tyre, madje njëri prej tyre e ka stolisur mrekullisht monografinë e gazetës ku Dragoviqi shan e jargavitet, në dhjetëvjetorin e punës. Por, miopit Dragoviq i ka mbetur luga në pilaf, nuk sheh gjë prej gjëje. Zi! Zi! Zi! Dhe Gënjen. Gënjen. Gënjen.

Për PEN-in, ku aderon Dragoviqi, tek miku i tij Çapriqi (po ashtu shkrimtar malazias me prejardhje shqiptare!), për stafin që s’ka lidhje me organizma të tillë askund në botë, me asnjë të burgosur politikë, por vetëm me të tanishëm dhe ish-aparatçikë – një herë tjetër.

Urimet më të sinqerta e nderuara “Koha ditore”, por jazëk për hapësirën që i jepni këtij pizevengu të letrave shqipe, këtij JUDE e DJALLI që mohon e proteston, pa asnjë të drejtë elementare, këtij PLESHTI e maniaku të letrave shqipe.

Këtë herë kaq, dhe, shpresoj ta botoni këtë reagim timin. Ndryshe do të kërkoj me rrugë ligjore botimin, ndërsa pas ditës së shtune, në qoftë se nuk e botoni, do ta shkarkoj në mbi dy mijë adresa elektronike anembanë botës!

Me respekt, juaji

Abdullah Zeneli

Koordintar i të gjitha panaireve të librit të Prishtinës, botues i “Buzukut”

 Universalizmi dhe Nacionalizmi

 Mihal Zallari

Gazeta Kombi,    22 Dhjetor 1943

 

Qysh prej shekujsh vazhdon lufta midis këtyre të dy botëkuptimeve. Kjo luftë filloi aty nga i XII shekull me Kartën e Madhe. Filloi në mënyrë të dukshme kur populli englez vendosi të shkëputet prej ndikimit së kishës universale. Lufta vazhdon e ashpër edhe sot nën forma të ndryshme. Nga ana e universalistave lufta bëhej dhe bëhet në bazën e një arsyeje shumë herë gjeniale, por gjithmonë arësye të ftohtë dhe spekulonjëse. Kurse nacionalistët i ka shtytur instikti, kishte me thanë vetë natyra. Natyra i do individet, do shumëllojshmërinë ndër njerëz, ndër kafshët dhe bimët. Për me i dalë zot këtij qëllimi, jo vetëm i ka krijuar racat, llojet e kafshëvet dhe të bimëvet, por iu ka dhanë armët dhe mjetet ma të rafinuara për t'u mbrojtur.

     Universalistat nuk pranojne kufi nga jashtë, por aq më të ngushtë i venë kufijtë nga mbrenda. Flasin për njerëzin mbarë, për ide të përgjithshme, për njësi dhe vllazëri të përbotshme. Forma e universalizmit eshte imperializmi, qofte fetar ose shekullar. Siç thashë imperializmi përdor si parim të domosdoshëm shprehjen: “kufi të gjërë nga jashtë dhe të ngushtë nga brenda”. Që të kuptohemi ma mirë, po iu jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar që ka prirje universale thotë: Më fal arsyen tënde, gjykimin tënd dhe unë të zbuloj të vërtetën absolute. Imperializmi shekullar romak ose englez etj., ka thënë ose thotë: falmë urinë tande si individ ose si komb dhe une do të ngreh një shtet i cili përfshin gjithë njerëzinë dhe gjithe dheun, ku do të sundojë rregulli dhe paqa.

Komunizmi, një tjetër formë e universalizmit, thotë: Hiq dore nga vëllau tënd i gjakut dhe unë të bëj vëlla me të gjithë njerëzit e kësaj bote. Kjo bie erë diçka si ajo puna e shejtanit, i cili i paska thënë Krishtit: Bjer në gjunjë, falmu mua dhe unë të fal gjithë pasurinë e kësaj bote. Shkurt, çdo imperializëm, në emrin e një ideje universale, kërkon dhe ka kerkuar: Hiq dorë nga personaliteti tënd dhe nga lirija personale. Universalizmi ka patur gjithmonë një fuqi të madhe dhe tërheqëse në njerëzit e ligshtë. Mirëpo njeriu i fortë nuk e pranon. Ai gjen në kraharorin e tij, në familjen e tij, në popullin e tij një botë pa kufi, të cilin ai nuk e shkëmben me gjithë universin dhe me gjithë yjet e panumurt të tij. Nacionalisti i ka vënë vetes kufij nga jashtë, për të ruajtur personalitetin e vet dhe kërkon kufij të gjërë nga brenda, për me qenë i lirë në zhvillimin e natyrshëm të vlerave të tij, të prirjeve të tij, shkurt të karakterit të tij. Kurse universalisti thotë: bëju si unë; nacionalisti përkundrazi lyp: bëju siç je, me fjalë të tjera, qëndro besnik i vetvetes.

      E vërtetë që nacionalisti pranon që njeriu ashtu edhe kombi nuk mund të qëndrojnë për vehte dhe të veçuar, se bëjnë pjesë në një tërësi, në të cilën secili është mbështetje dhe mbeshtetet. Por njerëzia, si një tërësi, është e interesueshme dhe mund të lartësohet vetëm atëhere kur individi ose kombi ka dhe di të ruajë karakterin e tij. Nacionalisti i jep një rëndësi të veçantë personalitetit dhe lirisë vetjake. E quan për detyrë të shenjtë të ruajë dhe zhvillojë vlerat e tij; e çmon vehten dhe kërkon që ta çmojnë dhe të tjerët; lyp që ta ketë fatin e vet vetë në dorën e tij; nuk duron të humbasë në turmën e popujve; nuk duron të bëjë pjesë si një numur i një shoqërie anonime; nuk do të fshihet prapa një pseudonimi, por del para botës me gjithë personin e tij përgjegjës, si ai burri i Tepelenes i cili çdo letër e mbaronte me këto fjale: "Unë, Aliu, shkruaj".

Që ta presim shkurt në një mënyrë konkrete: Ne shqiptaret duam idenë tonë, virtytin tonë, të mirën ose vetveten tonë. Nuk e duam idenë e këtij, atij ose të gjithë botës. Siç thashë, nuk duam të jemi pjestarë në një shoqëri anonime. As duam të jemi dëkorative brenda suazës së një perandorije. Por në një çast fatzi ligështije dhe të krrupës së madhe na sulmoi armiku befas dhe na mashtroi. Hodhi fare të keqe midis nesh dhe organizoi anarkinë e shëmtuar. Ne, që si popull kemi dhënë burra shteti dhe ushtarë të mëdhenj, jetojmë sot turpin, të na heqin nga hunda të huajt! Por krenaria e jonë kombetare na ndalon të organizohemi nën priz të huaj. Vetëdija e jonë kombëtare dhe instikti i vetëmbrojtes na ndalojnë ndër këto kohe fort të rrezikshme të vrasim njeri tjetrin. Mbi te gjitha, nderi i jonë kombëtar na ndalon të gënjejmë, të intrigojmë dhe të shpifim! Jemi vëllezër. Duhet të bëhemi shokë!

 Marrë nga libri: Elza Poga, Babai im Mihal Zallari, Sh.B. Albass, Tiranë, 2001

 Ka çaste në jetën e kombeve

në të cilët një vepër e pa kryer

ka përfundime më të këqija se sa vepra vetë.

 Mihal Zallari

Gazeta Kombi 17.10.1943

------------------------------------

Për reflektim – kuptimi i jetës

 Profesori i filozofisë u ndalë para studentëve duke lëshuar ca gjëra  mbi  tryezë. Nisi ligjëratën, mori një  kavanoz qelqi ( tegëll)  të madh, bosh  dhe e mbushi me gurë të mëdhenj. Pastaj pyeti studentët se ai ishte i mbushur kavanozi. Ata pohuan njëzëri.

Profesori mori një kuti me guralec, i derdhi në kavanoz dhe tundi lehtë atë. Guralecët u rrokullisën në zbrastirat ndërmjet gurëve të mëdhenj. Atëherë pyeti ai studentët e vetë se a ishte tani kavanozi i mbushur. Ata pohuan përsëri dhe u qeshën.

Profesori pastaj mori një kuti me zallë dhe e derdhi në kavanoz. Natyrisht rëra mbushi plotësisht të gjitha hapësirat boshe në kavanoz.

 “Tash”, i tha profesori studentëve të vetë , “  dua që ju të kuptoni se ky kavanoz është  si jeta juaj! Gurët e mëdhenj janë gjërat më të rëndësishme në jetën tuaj. Familja juaj, partneri juaj, shëndeti juaj, fëmijët tuaj: gjëra  që – edhe nëse i humbni të tjerat dhe vetëm këto ju mbeten, - do të ndjeheni të lumtur në jetën tuaj. Guralecët janë diç tjetër, edhe këto gjëra të rëndësishme; si puna juaj, banesa juaj, shtëpia juaj ose vetura juaj.

Nëse e mbushni në fillim kavanozin me zallë, nuk do të mbetet vend për guralecët apo gurët e mëdhenj.

Kështu është edhe në jetën tuaj: nëse e harxhoni krejt energjinë për gjëra të vogla në jetë, për të mëdhatë nuk do të keni më. Kushtoni pra rëndësi gjërave të rëndësishme, dedikoni kohë fëmijëve tuaj apo partnerit. Kujdesuni për shëndetin tuaj. Do t´ju mbetet ende shumë kohë për punë, për punë shtëpie, për mbrëmje gazmore e kështu me radhë. Pra, pikë së pari  kushtoni rëndësi gurëve të mëdhenj – ata janë vërtet të rëndësishëm për jetën tuaj, gjërat tjera janë vetëm zallë.”

Pas ligjëratës mori një student kavanozin me gurët e mëdhenj, guralecët dhe rërën- për të cilin tani edhe profesori kishte pohuar se ishte i mbushur përplot- dhe e derdhi një gotë birrë brenda. Birra mbushi të gjitha hapësirat që kishin mbetur boshe; tani kavanozi ishte vërtetë i mbushur përplot.

 Dhe mësimi nga kjo urtësi jetësore?

 Pa marrë parasysh se sa e përmbushur është jeta juaj, gjithmonë do të ketë vend edhe për një birrë...

Ose, për shembull për një gotë shampanj, për t´i festuar sukseset tuaja...

 Nga gjermanishtja

Naser Aliu

KONFERENCA SHKENCORE E INSTITUTIT ALB – SHKENCA


Prishtinë, më 15-16 gusht 2007


SEANCA E PARË

E premte, 15. 08. 2007


Kryesia e punës: Shefki Sejdiu, Vilma Proko, Zymer Neziri, Rosana Bejleri, Begzad Baliu


GJENDJA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE DHE PERSPEKTIVA E TYRE (Institucionet dhe projektet shkencore të shek. XXI)

Studies on albanology and their perspective

Referat


Prof. as. dr. Begzad Baliu

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit

e-mail: bbaliu@yahoo.com


Albanologjia si dije tashmë ka kaluar kufijtë e saj politikë edhe në kontekst të organizimit të saj edhe në procesin e projektimit të projekteve të reja nacionale, në kuptimin e shtrirjes së saj etnografike e jo shtetërore.

Pas përpjekjeve prej shumë dekadash që albanologjia të bëhet dije e brendshme e shkollës shqiptare, institucionet në Tiranë dhe në Prishtinë, në gjysmën e dytë të shekullit XX bëhen njëkohësisht qendrat kryesore të këtyre kërkimeve.

Në shekullin XXI studimet albanologjike hyjnë jo vetëm si dije që kanë trashëguar shkollën europiane të shek. XIX apo konceptet nacionale – ideologjike të gjysmës së dytë të shekullit XX, por si shkencë e linguistikës europiane dhe e metodave kërkimore të saj pothuajse në të gjitha fushat e dijes humanistike: nga arkeologjia e mitologjia dhe deri te antropologjia e semasiologjia. Nga aspekti i organizimit institucionet shkencore albanologjike, kudo ku janë, kanë informacione të plota koordinuese dhe prani të përhershme të personaliteteve shkencore në të gjitha projektet kombëtare.

Shkenca e albanologjisë i ka tejkaluar tashmë disa çështje, që vetëm disa dekada më parë i konsideronte themelore në projektet nacionale të saj.

Në fushë të historisë: albanologjia, problemin e dikurshëm të gjenezës së popullit shqiptar e konsideron të mbyllur dhe të pranuar në institucionet ndërkombëtare pa domosdoshmërinë e mitizimit të saj; çështjen e formimit të kombit shqiptar tashmë e diskuton në kontekst të identitetit të saj europain; projektimin e historisë së popullit shqiptar e konsideron jo si një histori të Shqipërisë, që në të vërtetë ishte histori e kufijve shtetërorë e politikë, po si një histori kombëtare e popullit shqiptar në kufijtë e saj etnografikë. Brenda këtyre kritereve metodologjike pritet të realizohet projekti i ri i historisë së popullit shqiptar, i enciklopedisë së popullit shqiptar etj., ndonëse për shkaqe të caktuara në periudhën tranzitore të kësaj kohe në Tiranë kanë përfunduar të ashtuquajturat projekte kalimtare “Historia e popullit shqiptar” deri në vitin 1912 dhe “Fjalori enciklopedik shqiptar”.

Në fushë të filologjisë: albanologjia ka tejkaluar studimin me çdo kusht të problemeve gjuhësore me karakter historik dhe madje me metodologji historiciste, ndërsa gjithnjë e më shumë merret me çështje pragmatike të nevojave të saj: fjalorët elektronikë, fjalorët terminologjikë, diskutimin e standardit gjuhësor në kontekst të rrethanave të reja, problemin e standardizimit të onomastikës etj. Qendrat e studimeve albanologjike në Prishtinë tashmë janë pjesë e projekteve mbarëkombëtare, sikur është Komisioni ndërakademik për gjuhën shqipe, në të cilin tash sa kohë po diskutohen jashtë prirjeve ideologjike dhe dogmatike disa çështje të standardit të shqipes, ndërsa pas disa vitesh pune një komision ekspertësh në shkallë Kosove i ka dhënë fund draftit të parë të standardizimit të emërvendeve të Kosovës.

Në fushë të letërsisë: përveç kthimit të autorëve të ndaluar, në Tiranë është zgjeruar metoda shkencore e studimit, ndërsa në Prishtinë gjithnjë e më shumë madje edhe nga brezi i ri i studiuesve po provohet i ashtuquajturi “studim personal” i autorëve dhe veprave letrare.

Seminari. Në fushë të ndërkombëtarizimit të albanologjisë Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare paraqet institucionin më të rëndësishëm nacional, përmes të cilit bëhet i mundur popullarizimi i albanologjisë si shkencë dhe historisë e kulturës shqiptare si pjesë e kulturës universale.

Instituti Alb-Shkenca. Tash së fundi, në fillim të shekullit XXI një grup studiuesish shqiptarë, të cilët punojnë në disa institucione shkencore në gjithë botën, janë organizuar fillimisht rreth Forumit elektronik Alb-Shkenca, ndërsa tashmë ai është regjistruar në tri qendra Prishtinë-Tiranë-Shkup dhe pritet të jetë institucion shkencor i cili do të jetë organizator i Konferencës shkencore vjetore të studiuesve nga e gjithë bota.

Fjalët çelës: albanologjia, Tirana, Prishtina, linguistika evropiane, metodat kërkimore, historia, projektimi, kriteret metodologjike, filologjia, pragmatizmi, Komisioni Ndërakademik, standardizimi, letërsia, metoda, brezi i ri i studiuesve, Seminari ndërkombëtar, Instituti Alb-Shkenca


STUDIMET ALBANOLOGJIKE NË MAQEDONI DHE PERSPEKTIVA E TYRE


Prof. dr. Zeqirja Neziri

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe

Fakulteti Filologjik “Blazhe Koneski”

Shkup

zekoneziri@yahoo.com


Pikësynim i këtij shënimi për gjendjen e studimeve albanologjike në Maqedoni është vlerësimi në mikroplan i ecurisë, nga brenda, të hulumtimeve shkencore albanistike në këtë pjesë të shqiptarëve. Aty analizohen përpjekjet e tyre për t’i ndihmuar dhe për t’i çuar përpara studimet shqiptare edhe nga ky krah i kombit. Pastaj merren në shqyrtim kritik faktorët disfavorizues dhe favorizues të avancimit, por edhe të vonesës së përfshirjes së tyre në makroplanin e studimeve shqiptare. Në fund jepet një pasqyrë e përgjithshme e udhëtimit të deritanishëm, flitet për nivelin e hulumtimeve albanologjike në gjendjen e pikërishme, shtrohet problemi i mënyrave të organizimit, në të ardhmen dhe gjetja e mundësive më të përshtatshme për ecurinë e tyre përkrah vëllezërve të tyre në trojet etnike dhe në diasporë.

Fjalët çelës: albanologji, alfabet, gjuhë, histori, hulumtim, letërsi, studim, shqipe, shqiptar, roman, epope.


LETËRSIA SHQIPE NË MAQEDONI

(Saga ballkanike, kopshti i lulehënës dhe pikëtakimet kulturore)


Rusana Hristova-Bejleri

Universiteti i Sofjes


Situata aktuale sociolinguistike në Maqedoni krijon kushte që letërsia shqiptare e krijuar atje në format dygjuhësh të bëhet urë e natyrshme komunikimi me botën sllave në rajon. Edhe pse prioritetet e jashtme të kulturës shqiptare janë në drejtim të Perëndimit, potencialin e një rruge të shkurtër mund ta ketë multikulturalizmi, i cili preferohet dukshëm si qasje moderne shoqërore dhe shkencore në Evropë.

Luan Starova dhe Kim Mehmeti janë autorët shqiptarë të Maqedonisë, të afirmuar më mirë përtej suazave kombëtare dhe jashtë kufijve shtetërorë, me një krijimtari të pasur dhe vlera të mëvetësishme letrare. Në gjuhën bullgare është përkthyer romani i Luan Starovës “Koha e dhive” (2002) dhe tregimet e Kim Mehmetit “Robi” (rev. “Literaturni Ballkani”, 2005,1), “Fshati pa varreza” dhe “Lulehëna” (www.albanian. dir.bg>translations). Të dy autorët pranohen nga opinioni vendas edhe jashtë perceptimit etnik, si shkrimtarë-individë, dhe kjo paraqet një thyerje stereotipash, që më duket e rëndësishme për gjithë letërsinë shqipe. Në stil dhe tematikë dallohen dukshëm njëri nga tjetri, praktikisht secili mbulon një hapësirë të veten temash, protagonistash dhe figuracioni. Në këtë artikull i kushtohet vëmendje të posaçme romanit të Starovës “Ervehe – libri për një nënë”, fitues të Çmimit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Maqedonisë për vitin 2006. Akcenti tjetër i analizës letrare është përpjekje për të identifikuar mekanizmin e përceptimit magjik në tregimet e Kim Mehmetit.

Në fushën e poezisë dhe të dramaturgjisë prezantohen poetët e ndjerë Adem Gajtani dhe Isak Murati, Resul Shabani, Nehas Sopaj.

Disa autorë me prejardhje nga Maqedonia në kohën e ish - Jugosllavisë kanë studiuar në Prishtinë dhe janë sistemuar prej dekadash atje, si Eqrem Basha nga Dibra dhe Agim Vinca nga Veleshta e Strugës. Mbresat e fëmijërisë dhe të rinisë, kaq të rëndësishme për çdo poet, doemos i lidhin në krijimtari me viset e lindjes, megjithatë ata kanë bërë emër dhe njihen në radhë të parë si autorë kosovarë. Në të dyja anët e kufirit, i pranuar në mënyrë të barabartë nga institucionet akademike, qëndron edhe kritiku letrar Ali Aliu. Këta shembuj dëshmojnë sesi kufiri administrativ krijon një prerje te re për çdo gjë që realizohet brenda tij, përfshirë edhe letërsinë. Në këto kushte është ngritur në rrethet shkencore problemi si duhet të përfshihen në librat shkollorë dhe antologji autorët nga Maqedonia (dhe nga trevat e tjera).

Në shtjellimin e temës përmenden disa aspekte të tjerë jashtëletrare për të përvijuar një kontekst kulturor informativ për një auditor të huaj. Territori i shtetit maqedon përbën një pikëtakim si midis dy dialekteve të shqipes, ashtu dhe midis dialekteve shqiptare dhe atyre maqedone. Ndikimet dhe interferenca gjuhësore kanë qenë objekt studimi i shumanshëm në veprat e Qemal Muratit, hartues i Fjalorit truallsor të shqipes në Maqedoni.

Ruajtja e traditave folklorike. Fakti që alfabeti aktual ka lindur në Manastir (Bitola). Tetova është afirmuar si qendër universitare shqiptare. Në Shkup ekziston prej kohe katedra e shqipes; me diskurs kulturor botohet gazeta “Flaka”; më 2007 është miratuar vendimi i themelimit të Institutit “Pjetër Bogdani”.

Fjalët çelës: letërsi shqipe, Maqedoni, Luan Starova, Kim Mehmeti


GJENDJA DHE PERSPEKTIVA E SOCIOLINGUISTIKES NË GJUHËSINË SHQIPTARE


Dr.Mustafa Ibrahimi

Universiteti i Evropës Juglindore – Tetovë

m.ibrahimi@seeu.edu.mk


Në hulumtimet tona sociolinguistike u rrekën tema, para së gjithash tek studimi i nëndialekteve e dialekteve krahinore dhe ndërkrahinore apo diçka lidhur me të folmet e diasporës arbëreshe. Kjo për afro 30 vjet radhazi, derisa mbërritëm në fund të viteve ‘80, kur filloi hapja e shoqërisë, kulturës dhe gjuhës shqipe ndaj botës (shtoji kësaj edhe valët pasuese të emigracionit masiv dhe atë të pandërprerë me natyrë individuale). Kësisoj, ndryshimet në jetën sociale, përplasjet e pranëvëniet e kulturave ia humbën toruan shqipes.

Rezultatet nga ato hulumtime, edhe më tutje janë parciale, në institucionet tona diçka po botohet, por vështirë të gjejë vend pohimi se kjo disiplinë e ka kaluar pragun e rëndë të shqipes, pjesa më e madhe e tyre është para nesh. Kjo parashtron nevojën për t’u njohur me hulumtimet më të reja nga fusha e sociolinguistikës në suaza botërore, dhe të shërbehemi me përvojën duke i vërejtur anët pozitive dhe negative të hulumtimeve të tilla.

Repertori i temave, që mund të jenë objekt hulumtimi, janë të shumta, duke filluar me çështjen e planifikimit të gjuhës, gjuha dhe identiteti, gjuha dhe ndërgjegjja kombëtare; identifikimi gjuhësor, nacionalizmi gjuhësor; ndikimi i planifikimit gjuhësor në identitetin etnik; aspektet ndërkombëtare të planifikimit gjuhësor; ndikimet e gjeneratave në ndryshimet gjuhësore; bilinguizmi dhe diglosia në shoqëritë shumënacionale etj.

Fakt është se në kushtet e një shqipeje të pambrojtur si duhet nga institucionet, sociolinguistika nuk arriti të paraqitet si disiplinë që sot e do kohë dhe të arrijë t'i mbulojë gjerë dhe thellë problemet gjuhësore që ka shqipja, siç janë:identiteti social i folësit; identiteti social i dëgjuesit në procesin e komunikimit; mjedisi shoqëror në të cilin flitet; analiza sinkronike dhe diakronike e dialekteve sociale; vlerësimet e ndryshme sociale që folësit japin për sjelljen gjuhësore; entiteti i variacionit gjuhësor; mundësitë e zbatimit të kërkimit sociolinguistik; zhvillimi i sociolinguistikës në gjuhësinë shqiptare etj.

Fjalët kyçe: Sociolinguistika- gjendja, perspektiva, studimet mikro dhe makro-sociolinguistike


KËRKIMET LEKSIKOGRAFIKE NË MAL TË ZI


Prof. dr. Abdullah Zymberi

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit


GJENDJA E KËRKIMEVE ONOMASTIKE NË LUGINËN E PRESHEVËS E TË BUJANOCIT


Prof. as. dr. Bahtijar Kryeziu

Fakulteti i Edukimit

Universiteti i Prishtinës


Lugina e Preshevës ose Kosova Lindore, siç e quajnë shqiptarët sidomos kohët e fundit, të cilin territor serbet e njohin si Južna Srbija (Serbia Jugore), herë-herë edhe si Preševska dolina (Lugina e Preshevës) e tani si revansh ndaj emërtimit të shqiptarëve “Kosova Lindore” edhe si Jug centralne Srbije (Jugu i Serbisë Qendrore) përfshin tri komuna: Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Duke pasur parasysh distancën gjeografike dhe ndarjen fizike të komunës së Medvegjës nga ajo e Bujanocit dhe e Preshevës, ne në vështrimin tonë do të marrim vetëm në gjendjen e kërkimeve onomastike në territorin e Preshevës e të Bujanocit.

Territori i komunës së Preshevës dhe i komunës së Bujanocit përfshin rreth 725 kilometra katrorë. Në anën perëndimore kufizohet me Republikën e Maqedonisë, ndërsa pjesa jugore e tij shtrihet përgjatë vijës administrative që e ndan nga Kosova. Ndërkaq në anën lindore dhe në atë veriore ky territory kufizohet me komunat e RS-së (Pçinjin përkatësisht Vranjën). Pjesa më e madhe e këtij territori është i banuar me popullatë shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 2002 të Republikës së Serbisë (të cilin regjistrim shqiptarët e kanë bojkotuar) thuhet se në këtë territor jetojnë 54779 ose 77,5% shqiptarë dhe 17766 ose 24,5% serbë.

Kjo zonë ka një lëndë onomastike të pasur dhe mjaft të larmishme. Ndonëse ekziston edhe elementi alogjen turk, sllav, grek, latin, arumun, prapëseprapë elementi shqiptar mbizotëron, sidomos në mikrotoponimi, si dëshmi e pranisë së shqiptarëve në këtë anë që nga antikiteti e deri më sot, pavarësisht nga pohimet e disa dijetarëve sllavo-maqedonas të cilët shqiptarët i shohin në këto troje vetëm nga shek. XVII e XVIII.

Fjalët çelës: Lugina Preshevës: Preshava, Bujanoci, Medvegja, Kosova, Serbia, onomastika, elementi shqiptar.


QARKU ETIMOLOGJIK


Prof. Dr. Shefki Sejdiu

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

Prishtinë


Qarku etimologjik përfshinë një varg problemesh që janë të pranishëm dhe vazhdojnë të dalin në fushë të etimologjisë edhe të gjuhës shqipe.

Skema, si formë abstrakte, paraqet një mikro-univers entitetesh sistemore, strukturore, relacionale, fenomenologjike, kognitive, intelektuale, psikologjike, psikologjiko-logjike, preferenciale, evidencuese, një rrjetë të tërë aportesh e lidhjesh kontekstuale (hapësinore, kohore, historike, kulturore, komunikuese gjuhësore, gjenetike, tipologjike, shtresimore).

Në të mund të hetohen e vërehen procese motivimi e rimotivimi, impulsivi, observimi, perceptimi, seleksionimi, konceptualizimi e rikonceptualizimi, kodifikimi e dekodifikimi, transmisioni e evolimi...

Gjatë formimit të fjalës, shenjës gjuhësore, përkatësisht leksemës, vërehen dukuri zhvillimore, evolutive, shtresimi, substituimi, ngatërrimi e asociacioni etimologjik, kryqëzime formale e semantike, shtrirje apo ngushtime kuptimore dhe asociacione e anologji të ndryshme etimologjike. Vërehen ndërveprime infra dhe inter sistemore, strukturore e strukturimi, ndërtimi e rikonstruktimi, segmentimi, analizimi e interpretimi, veprime konflikti homonimik, rimotivimi e paronimie; pastaj vërehen bërthama sistemesh, fushash, dimensionesh e shkallësh të ndryshme.

Skema shpreh, në mënyrë të qartë, aspekte çasjesh, metodash e kriteresh, parimesh relevante (kompatibiliteti a inkompatibiliteti, kronologjie (...) dhe raportesh natyrore e shkallë inter-bërthamore, inter e infra sistemore e subsistemore e strukturore, kategoriale, raportesh formale e kuptimore, logjike kundërvënëse e pandani, inkluzioni e hiponimie, raporte intra dhe interdisiplinare, kontinuiteti, diskontinuiteti etj.

Fjalët çelës: mikro-universi, entitetet sistemore, strukturore, relacionale, fenomenologjike, kognitive, intelektuale, psikologjike, psikologjiko-logjike, preferenciale, evidencuese; procese motivimi e rimotivimi, impulsivi, observimi, perceptimi, seleksionimi, konceptualizimi e rikonceptualizimi, kodifikimi e dekodifikimi, transmisioni e evolimi.


ÇËSHTJE AKTUALE TË VLERËSIMIT DHE TË RIVLERËSIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE


Prof. dr. Isak Shema

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Filologjisë

Prshtinë


NJE PROJEKT ME INTERES PER ALBANOLOGJINE NE UNIVERSITETIN E HARVARDIT


Prof. dr. Zymer Neziri

Instituti Albanologjik i Prishtinës

zneziri@hotmail.com


Interesimi për epikën gojore të shqiptarëve në Universitetin e Harvardit fillon në vitet '30 të shek. të kaluar. Prin M. Parry me projektin e vitit 1933 për mbledhjen e poezisë gojore të Ballkanit Perëndimor. Në realizimin e tij ndihmoi A. Lord, në vitet 1934-1935. Këto materiale ruhen në Koleksionin e M. Harryt në Harvard. Ai është ndër koleksionet më të mëdha të këti lloji në botë. Ato janë në boshnjakisht, kroatisht, shqip e serbisht. Lahutarët e dalluar janë shqiptarë nga Sanxhaku i Pazarit. Më i njohuri ishte Salih Uglla, që këndonte shqip e boshnjakisht. Ai konsiderohet ndër Homerët e fundit në Evropë bashkë me Avdullah Zenelin e Obrovit të Bjellopoles. Që të dy në literaturë janë të njohur me emrat Sali Uglanin dhe Avdo Meðedoviæ. Pas vdekjes së M. Parryt më 1935, A. Lord vazhdoi punën në Shqipërinë e Veriut, më 1937. Mblodhi kryesisht këngë të kreshnikëve, që kanë rreth 20 mijë vargje. Këngët janë shënuar nga lahutarë shqiptarë të dy besimeve. Ndër ta ishin të njohur: Ali Meta (Rr. i Dukagjinit), Ri¬zë Zymeri (Rugovë), Adem Brahimi (Plavë e Guci), Alush Alia (Krasniqe), Shaban Kadria (Gash), Ukshin Ismajli (Bytyç), Mark Miri (Kelmend), Nikë Toma (Shkrel), Gjokë Pjetri (Kastrat), Gjergj Pllumbi (Shalë), Sokol Martini (Mërtur) etj. Ky koleksion i A.Lordit është më i madhi i këtij lloji i mbledhur nga një i huaj. Ai ka vlera të mëdha etnokulturore kombëtare dhe botërore. Në periudhën 2003-2007 u përgatit për shtyp një vëllim i këngëve të përzgjedhura nga ky koleksion. Këngët do të botohen shqip dhe anglisht. Ai do të ketë tri parathënie (John Kolsti, Nicola Scaldaferri, Zymer Neziri) dhe është i pari i këtij lloji në botimet e Harvardit.

Profesorët amerikanë M. Parry dhe A. Lord janë të rëndësishëm edhe për hapjen e perspektivës së studimeve në Harvard për epikën e shqiptarëve, sidomos për Eposin e Kreshnikëve.

Fjalët çelës: Epika gojore, Universiteti i Harvardit, M. Parry, A. Lord, S. Uglla, A. Zeneli, Shqipëria e Veriut, lahutarë shqiptarë, etnokultura, Eposi i Kreshnikëve.


PROBLEME TE HARTIMIT TE FJALORËVE TERMINOLOGJIKE NË GJUHEN SHQIPE


Agron Duro - Vilma Proko

Qendra Enciklopedike

Tiranë


KATALOGJIZIMI I PROZES POPULLORE SHQIPTARE-MES NEVOJES DHE MUNDESISE SE HARTIMIT TE TIJ

Mr. Izaim Murtezani

Shkup


ZHVILLIMI I DIJEVE TE REJA-DOMOSDOSHMERI E MODERNIZIMIT TE ALBANISTIKES


Prof. as. dr. Hasan Mujaj

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit


Në këtë kumtesë do të flitet për mbëhinë dhë për rëndësinë që kanë dijet e reja filologjikë si p.sh. Gjuhësia e tekstit, Semiotika, Pragmatika, Psikolinguistika etj., për studimet e avancuara në shkencat albanologjike. Këto shkenca, në hulumtimet e gjuhësisë amerikane dhe evropiane, janë shumë të zhvilluara dhe, në këto dije, përditë bëhen kërkime të reja, kurse në gjurmimet albanologjike është bërë shumë pak në këtë pikëpamje. Kërkimi ynë do të përqëndrohet në dy-tri probleme të pastudiuara dëri më sot nga fusha e Gjuhësisë së tekstit.

Fjalët çelës: filologji, gjuhësia e tekstit, semiotika, pragmatika, psikolinguistika, shkencat albanologjike, gjuhësi amerikane dhe evropiane.


SEANCA E DYTË

16. 08. 2007

Drejtuesit e seancës: Mentor Quku, Hamit Xhaferi, Ali Caka


GJENDJA E STUDIMEVE MJEDOLOGJIKE SOT


Mentor Quku

Shkodër

mentorquku@yahoo.com


U deshën të kalonin 70 vjet nga vdekja e magjistarit të tingujve të gjuhës shqipe, Dom Ndre Mjeda, që më në fund të organizohej një veprimtari shkencore me karakter solemn, kushtuar veprës letrare dhe gjuhësore të tij. Kjo është sa optimiste aq edhe tragjike. Para 20 vjetëve, Idriz Ajeti, në fjalën përmbyllëse të Seminarit XII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, (1986, Prishtinë) nënvizonte i dëshpëruar se vepra letrare dhe gjuhësore e Ndre Mjedës u vështrua nga disa anë të saj, por jo sa e donte puna dhe sa e meritonte kjo figurë e shquar e kulturës shqiptare. Më pas u bënë edhe tre veprimtari të tjera, kushtuar Mjedës, por që nuk e ndryshuan gjendjen e përgjithshme, njëra në New York (1987), tjetra në Shkodër (1996) dhe së fundi në Napoli (2001). Të tëra këto veprimtari patën vlerat e veta, por nuk arritën të tërhiqnin mendimin shkencor në masën që e meritonte jeta dhe vepra e Mjedës. Emri i Mjedës ishte i lidhur sa me një neglizhencë aq edhe me një interesim të madh, sa me debate aq edhe me thashetheme, sa me dishepuj aq edhe me kundërshtarë: Kemi të bëjmë me një njeri që zotëronte energji të pashterrshme, që gjithë jetën luftoi për lirinë e tij, për lirinë e atdheut, si dhe për lirinë e tërë njerëzve të globit, kemi të bëjmë me një artist gjenial, me një shkencëtar të përmasave botërore, i cili tejkaloi shekullin e vet, i cili nuk arriti ta kuptonte. Pra, kam kënaqësinë dhe privilegjin për të përshëndetur punimet e kësaj konference shkencore organizuar nga Instituti Alb-Shkenca, së bashku me ligjëruesit e kumtuesit pjesëmarrës.

Fjalët çelës: Ndre Mjeda, vepra, Idriz Ajeti, Nju Jorku, Shkodra, Napoli, Prishtina, shkencëtar i përmasave botërore, artisti gjenial.


MJEDA NDËR LIRIKËT E MËDHENJ TË LETËRSISË SONË


Prof. dr. Hamit Xhaferi

Universiteti i Evropës Juglindore

Tetovë


Ndre Mjeda është atdhedashësi gojëmbël, vjershëtori dhe njëri prej personaliteteve më të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare. Duke qenë romantik në qenësi, me vizionin e tij shkoi një hap mëtej drejt realizmit. Kishte parime, rregulla dhe detyrime të larta dhe dëshmoi aftësi dhe prirje vjershëtori. Këto ideale ishin për Mjedën vrulle shkëlqimi që e brumosën zotësinë e tij poetike. Ai hyri kështu në letërsinë tonë si vjershëtor i dalluar, për të qenë kryesisht si i tillë.

Poema zëmadhe romantike "Vaji i bylbylit", një elegji që është njëherazi edhe psalm mbështetjeje premtuese, që pasqyron gjendjen e brendshme shpirtërore të personazheve të saj. Frymëzimet dhe vramendjet Mjeda i jep në mënyra të kursyera dhe me prirje të rallë. Megjithëse poema mbulohet me tisin e hollë të dëshpërimit dhe mallëngjimit, e qartë për moshën dhe për gjendjen shpirtërore në të cilën u shkrua. Përmbyllja e saj është plotësisht optimiste. Mallëngjimi i "Vajit të bylbylit" është krejt lirik dhe ecuria e rrjedhës bëhet përmes një simboli që është tjetërsuar në vuajtje e mendime fisnike, qëndrese e durimi, që shfaqet më së miri me anë të ngjashmërisë me mjedisin në të cilin rron në fortunë e stuhi. Poemthi ka një temë të përcaktuar në trajtë lirike, riskun e shkruar të një mëmëdhetari shqiptar të degdisur. Vjershëtorit ia thotë mendja se ky mund të kishte qenë edhe risku i baftit të tij. Mirëpo, poeti nuk ndenji në rrjedhën e natyrshme të të dhënave burimore jetësore, ai arriti ta përfshijë këtë e t'i japë vlerë bashkëkohësie. Lirizmi dhe epizmi këtu zbrazën në formë dhe trajtë bashkëtingëllimi. Larmia në vargje dhe strofa mishëron gjendjen e natyres shpirtërore të shqetësuar të heroit kryesor. Poemthi përfundon me një ndjenjë të lartë fisnikërie dhe besimi: heroi nuk pendohet për rrugën e zgjedhur, po është ballëlart, se martirizohet për hir të vatanit.

Midis lirikave të ndryshme të parashikuara ose jo në përmbledhjen "Juvenilja" ka një cikël poezish me të cilat vjershëtori përcjell traditën e Rilindjes, ku himnizon hijeshitë dhe nurin e mëmëdheut ("Malli për atdhe", "Mikut tem Pal Moretti"), duke i kënduar gjuhës si mënyrë ndërgjegjësimi i vetëdijes kombëtare ("Gjuha shqipe"), ku i kushton një kujdes të jashtëzakonshëm problemit qenësor të luftës për pavarësi, që ishte lidhja dhe uniteti i bashkëkombasve ("Bashkonju", "Shqypes arbnore").

Fjalët çelës: Personaliteti i shquar, romantik në qenësi, vjershëtor i dalluar, dëshprimi, mallëngjimi, simboli, qëndresa, durimi, lirizmi, epizmi, martirizimi, vatani.


REFLEKSIONE MBI POEMËN “ANDRRA E JETËS” TË NDRE MJEDËS


Skender Drini

Shkodër

Një poet si Mjeda nuk mund të meritojë vetëm një vëmendje kronologjike dhe të kujtohet apo të merret nëpër duar vetëm në datat kalendarike të shënuara me të kuqe. Po ashtu, ai nuk mund të konsiderohet i shterruar në hapësirën e një shekulli, sepse shumëkush është marrë me të. Bindesh për sa më sipër duke lexuar parathënien e Anton Berishës, që i prin një botimi autentik të poemës “Andrra e jetës”. Kjo parathënie meriton vëmendje për seriozitetin e argumentave të përdorura nga autori, për një thyerje të njëfarë tabuje të analizave standarde mbi Mjedën dhe në mënyrë më të veçantë për raportin në mes të reales dhe joreales në veprën “Andrra e jetës”. Kjo poemë të huton disa herë duke menduar që i përket një brezi krijuesish romantikë, por nga ana tjetër të huton dhe të shkakton dilema se nuk mund ta vendosish me një siguri absolute në një prehër romantik. Kjo jo vetëm si një mirazh artistik të shkaktuar nga magjia artistike e penës së Mjedës, por edhe për faktin e mospërputhjes së realitetit me shkollën artistike mbizotëruese, me metodën artistike të kohës. Është e pamundur të gjendet një thërmi sentimentaliste te Mjeda, siç është e pamundur të gjesh elemente të poezisë pastorale tradicionale mjaft në vogë për kohën. Mjeda mund të jetë një nga njohësit më të thellë të letërsisë latine dhe në mënyrë të veçantë të Virgjilit, po vepra e tij nuk ka asnjë reminishencë bukolike, gjë nga e cila nuk ka shpëtuar dot Naimi. Kjo është shprehja më bindëse e një autoriteti të madh origjinal, që nuk mund të rimorkohet as nga asnjë lloj gjenialiteti i kaluar. Të krijohet përshtypja se Mjeda e ka të gatshme dhe të përcaktuar metodën apo shkollën letrare që do të përdori me gjinitë e mëdha të poezisë, lirikën dhe epikën. Kështu “Andrrën e jetës” ai do ta trajtojë si një neoromantik (besoj të mos dalim shumë jashtë orbitës mjediane me këtë emërtim), ndërsa “Lissus”, “Scodra” dhe “Liria”, pra epikën do ta trajtojë si një klasik.

Fjalët çelës: Mjeda, Anton Berisha, botim autentik, prehër romantik, magjia artistike, metoda artistike, poezia pastorale, letërsia latine, Virgjili, Naimi, metoda, neoromantik.


VEÇORI LEKSIKO-FRAZEOSTILISTIKE NË POEMAT MJEDIANE, ME THEKS TË VEÇANTË NË “ANDRRËN E JETËS”


Prof. as. dr. Zenun Gjocaj

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit


Pikëvështrimet kryesore: rrethanat psiko-sociale të natyrës objektive, subjektive e poetike, si reflekse të motivimit poetik; prirja, natyra dhe karakteri i poetit në thellësinë e poetikës mendimtare; analizë kontekstuale e simbolikës leksiko-frazeologjike e semantike, p.sh. “…ku qeshet kopshti, idhnim mos mba!” (Vaji i bylbylit); roli leksiko-frazeostilistik në ndërtimin e strukturës tematike e kompozicionale të poemave, me theks të vaçantë në “Andrra e jetës”; ekonomizimi i shprehësisë gjuhësore në dobi të zgjerimit dhe të thellimit semantik, metaforës, përgjithësisht të figurshmërisë, me vlerë të përhershme, universale, si pjesë organike e subjektives, objektives dhe poetikës. P.sh. “Nuk ishte begu: nen dielli t’valtë/veç dy dallëndysha bajshin do baltë…”; thellësia refleksive e semantike e mjeteve leksikore shprehëse si figura poetike. P.sh. “Veç prej plehit gjel kokoti…/ ka m’u gjegjë se a tui ndërrue moti, / se a tui çue nji tjetrë erë” (AJ; (dis)harmonia krahasore e subjektives së poetit, metaforës jetësore dhe natyrës. P.sh. “Mbas borës blerimi del…””…Bijn poshtë t neltit / i vogli çohet…” (VB); “Ja lyp mordës n’ankime t’veta/poe mizorja nuk ja jep” (AJ); pesha leksiko-semantike e fjalës dhe e togfjalëshit në shërbim të stilit, sidomos metaforës. P.sh. “Me dijt hyjt me bisedue / me pas sy qi me derdh lot / vajit tand ju kishin prue / t’kishin kja për jet’e mot” (VB); Fjala –togfjalëshi frazeologjik - figura si mjete të shprehjes psiko-socio-linguistike e leksiko-semantike të botës së brendshme të poetit, personazheve dhe filozofisë jetësore në raport me dialektikën me gjithë kontrastet e saj. Përgjithësisht, përpjekje për një analizë të elementeve kyçe leksiko-semantike e stilistike të shikuara në gjerësi e thellësi në raport me realitetin dhe subjektiven e poetit dhe të personazheve të paraqitur prej tij në dritën e studimeve bashkëkohore të organizimit semantostilistik.

Fjalët çelës: rrethanat psiko-sociale, motivimi poetik, poetika mendimtare, analiza kontekstuale, simbolika leksiko-frazeologjike e semantike, struktura tematike e kompozicionale, thellimi semantik, metafora, subjektivja, objektivja, poetika, thellësia refleksive, figura poetike, metafora jetësore, togfjalëshi, stili, filozofia jetësore, organizimi demantostilistik.


HARMONIA NË POEMËN "ANDRRA E JETËS" TË D. NDRE MJEDËS

Dr. Kristaq Jorgo

Instituti i Gjuheise dhe Letërsisë

Tiranë

kristjorgo@yahoo.com


MBI ORIGJINALITETIN E MENDIMIT KRITIK TE NDRE MJEDËS

On the Originality of the Critical Thought of Ndre Mjeda


Mr. sc. Myrvete Dreshaj- Baliu

Universiteti i Prishtinës

Fakulteti i Edukimit

Myrvete_dreshaj_baliu@yahoo.com


Përmasa e origjinalitetit të mendimit kritik dhe estetik të Ndre Mjedës është me interes për studimet historiko-letrare. Studimet e tij në këtë fushë deri më tashti janë vlerësuar si kontribut origjinal i tij, ndërsa në kërkimet krahasuese dhe historike-letrare të Jup Kastratit luhatet autorësia e këtyre studimeve. Kastrati thekson se konceptet teoriko-estetike këtu dëshmojnë një përvojë të kundërt me atë që kishte ndjekur Mjeda në krijimtarinë e tij letrare. Në trashëgiminë e tij historiko-letare Mjeda ka lënë edhe disa tekste të kritikës letrare dhe të mendimit teoriko-letarar për poezinë dhe për artet përgjithësisht: Ernest Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italisë, “Vorret” e Ugo Foscolo-s, Përmbi poezi përgjithësisht: Natyra e poezis, të shprehunit poetik të bukuris, shëllimi i poezisë. Në dy artikujt e parë Mjeda merrej me çështje nga më të veçantat: të artit të përkthimit, sidomos të përkthimit të veprave të mëdha artistike, të metodës së përkthimit, të rëndësisë së përkthimit, sidomos të autorëve dhe veprave të mëdha të letërsisë antike greko-romake. Duke iu referuar shembujve të shumtë, e në veçanti të përkthimit në letërsinë italiane, Mjeda vlerësonte format dhe zejen e vështirë të përkthimit, sidomos të letërsisë artistike. E shikuar nga këndi i tipologjisë së koncepteve të Mjedës për artin letrar, mendimet e tij për përkthimin, brenda këtyre teksteve dhe sidomos të tekstit për poetët e mëdhenjë italin, do të duhej të zinin kryet e vendit në antologjitë e mendimit kritik dhe estetik dhe në vendin e këtyre parimeve në historinë e letërsisë shqipe.

Fjalët çelës: Përmasa e origjinalitetit, mendimi kritik dhe estetik, Ndre Mjeda, kërkimet krahasuese, Jup Kastrati, konceptet teoriko-estetike, krijimtaria letrare, Ernest Koliqi, poetët e Italisë, Ugo Foscolo, metoda e përkthimit, rëndësia e përkthimit, letërsia antike greko-romake, letërsia italiane, tipologjia e koncepteve, mendimi kritik dhe estetik, historia e letërsisë shqipe.


KONKORDANCAT DHE FJALËT-ÇELËS TË POEZISË SË NDRE MJEDËS

(Concordances and key-words in the poetry of Ndre Mjeda)


Nebi Caka*, Ali Caka**

* Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë

** Fakulteti i Filologjisë, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë

Email: nebi.caka@fiek.uni-pr.edu


Edhe pse kanë kaluar 50 vjet nga konkordancat e para të nxjerra me anë të kompjuterit, konkordancat kompjuterike ende konsiderohen si një mjet i rëndësishëm në shumë kërkime shkencore. Mundësia që më lehtë se kurrë të kemi në dispozicion një numër të madh tekstesh në formë elektronike e ka riaktualizuar përdorimin e konkordancave kompjuterike, sidomos për analizën dhe studimin e korpuseve tekstore të ndryshme dhe të veprave të autorëve të ndryshëm. Në këtë aspekt, rëndësi të posaçme paraqesin veprat letrare të autorëve të njohur. Njëri ndër ta, për ne shqiptarët, pa mëdyshje, është edhe poeti Ndre Mjeda.

Ky punim për temë ka analizën leksikore-stilistike të poezisë së Ndre Mjedës me anë të metodave të gjuhësisë kompjuterike. Për këtë qëllim është përdorur një program kompjuterik, i njohur si konkordancer, i cili na ka mundësuar të nxjerrim jo vetëm fjalësin e fjalëve të përdorura në vjershat e Mjedës, por edhe konkordancat e tipit “fjalët-çelës në kontekst” (KWIC) në to. Në bazë të dendurisë së paraqitjes së fjalëve të përdorura në vjershat e marra në shqyrtim (e janë marrë për shqyrtim të gjitha vjershat e botuara të Mjedës) dhe të përndarjes së tyre nëpër vjersha dhe në bazë të konkordancave KWIC, është nxjerrë një listë fjalësh-çelës, të cilat, sipas mendimit tonë, mund të merren si fjalë-çelës të tërë poezisë së tij.

Fjalët çelës: konkordancat kompjuterike, tekste në formë elektronike, analiza, korpuset teksture, Ndre Mjeda, analiza leksikore-stilistike, poezia, metodat e gjuhësisë kompjuterike, konkordancer, KWIC.


FIGURSHMËRIA E POEMËS ‘’ VAJI I BYLBYLIT,’’ NË RELACION ME KODIN TEMATIK


Flamur Maloku

Prishtinë

flamurmaloku@hotmail.com


Këtu do të kërkohet figurshmëria tekstore, e cila rikthehet në status të idesë. Rikthimi, te statusi i idesë, natyrisht kërkon edhe analizën tematike, kompozicionale të ndërtimit. Prandj, analizimi do të jetë me shumë në aspektin teorik-kritik, çdo herë duke pasur parasysh çështjet të cilat u ceken me lartë.

Fjalët çelës: figurshmëria tekstore, statusi i idesë, rikthimi, analiza tematike, kompozicioni i ndërtimit, aspekti teorik-kritik.


ESTETIKA E TRAGJIKES NË VEPRËN E NDRE MJEDËS


Afrim a. Rexhepi

Universiteti i Shkupit

Shkup

aa_redzepi@yahoo.com


ÇËSHTJE TË ZHANRIT DHE ESTETIKËS NË POEZITË E NDRE MJEDJES


Adil Olluri

Prishtinë


Sa herë që përpiqemi ta definojmë zhanrin e një teksti a vepre letrare, gjithherë duhet ta kemi parasysh faktin se zhanri nuk është kategori abstrakte, por një kategori konkrete që definohet permes analizimit të strukturës, principit të shkrimit dhe tematikës së një vepre a teksti letrar. Përmes këtij analizimi ai bëhet pjesë e një lloji të caktuar tekstesh, që janë të dallueshme prej llojeve të tjera. Pra, zhanri nënkupton llojin e një teksti a vepre letrare. Nga ky kënd sot do t’i shohim krijimet poetike të Ndre Mjedjes, duke pasur për bazë, referencë kryesore përmbledhjen Juvenlija (Rilindja, Prishtinë,1990). Në këtë përmbledhje poetike të tij ndër zhanret kryesore që mund t’i hasim janë poema, poemthi, soneti, lirika nacionale, përkushtuese, lirika sociale, lirika e peisazhit etj. E mbi këtë tipologjizim mund të shtojmë se këto krijime janë në esencë krijime lirike, e dihet mirëfilli se lirizmi është esencë e romantizmit, e nga kjo anë mund të thhemi se në thelb Mjedja është lirik, madje lirik i llojit të veçantë.

Fjalët çelës: zhanri, vepra letrare, kategoria abstrakte, kategoria konkrete, analizima e strukturës, teksti letrar, Ndre Mjeda, Juvenlija zhanret kryesore, poema, poemthi, soneti, lirika nacionale, përkushtuese, lirika sociale, lirika e peizazhit, tipologjizimi, lirik i llojit të veçantë.


BOTIMET E NDRE MJEDËS NË KOSOVË


Mr. Tahir FONIQI

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Prishtrinë

Poeti Ndre Mjeda (haset edhe me mbiemrin Mjedja e Miedia) ( l866-l937 ) është njëri prej romantikëve tanë më të shquar.Takimi me veprën poetike të këtij poeti në Kosovë, sa dihet, ndodh më l948 përmes poezisë ”Bylbyli në pranverë”, botuar në një tekst shkollor për nevojat e shkollarëve fillestarë të Kosovës. Bëhet fjalë për katër strofat e para, 12 vargje, të poemës së parë të Ndre Medës ”Vaji i bylbylit, shkruar më l887. Poezia fillon me vargun: ”Po shkrihet bora” e përfundon me atë ”Po e gzon gjith kend”. Ndryshe, Ndre Mjeda në Kosovë njihet edhe më herët përmes teksteve shkollore. Kështu ai, bashkë me Anton Xanonin, kanë përgatitur tekstin shkollor ”Këndime për shkollë të para të Shqypniës, që është përdorur në disa shkolla fillore në Kosovë rreth vitit l9l8. Shikuar në vështrimin bibliografik, gjatë periudhës në shqyrtim 1948-shtator 2OO6, në Kosovë janë botuar mbi 12O njësi bibliografike të Ndre Mjedës e për Ndre Mjedën: libra, poezi e fragmente poezish e poemash dhe shkrime kritike e të tjera për veprën letrare të Ndre Mjedës.

Fjalët çelës: Ndre Mjeda romantikët, Kosova, tekstet shkollore Anton Xanonin, Shqypnisë, bibliografia.


SEANCA E TRETË

16. 8. 2007

Kryesia e punës: Emin Kabashi, Shpresa Hoxha, Fotaq Andrea, Ali Jashari


ASPEKTE TË MITIKES DHE MISTIKES NË ETNINË SHQIPTARE

(Elemente të ballafaqimit dhe dialogut të përpjekjeve historiko-fonologjike dhe mitiko-semantike mbi origjinën dhe zhvillimin e gjuhës shqipe)

Aspects of mythical and mystical in Albanian ethnicity, elements of confrontation and dialogue of historic-phonologic and mythical-semantic in the different theoretical conjectures on the origin and development of Albanian languag


Lluka Qafoku

Specialist i informacionit shkencor, përkthyes

Tiranë

lluka_qafoku@yahoo.com


The paper attracts the attention to different aspects of some main Albanian legends and folk songs and their primordial authenticity and originality, as well as their inherent inseparability from the generative hidden semantic paradigms of Albanian language. The parallelism of the above paradigms and symbols with the Hebrew tradition has been highlighted.

The present state of affairs in the studies on the origin and place of Albanian language in relation with other languages, and mainly with its Indo –European family members, is discussed in detail both diachronically and synchronically in the view of recent statistical and genetic findings in studies on the common ancestor, especially that of eastern Anatolia. The different views of Albanian renowned researchers are discussed in brief, but trying to overcome conflicts and to show ways out of them towards a synthetic approach. Views of Çabej and Riza are confronted with those of more “unscientific” approaches of Aristidh Kolja and Petro Zheji, trying to shed some light in a possible theoretical synthesis, and also suggest new horizons for present and future archeological projects. The necessity of a concerted effort in national scale in this direction, both because of background recent developments in American linguistics of Noam Chomsky and especially Martin Bernal, and of the need to reestablish the connections to our lost history and tradition closely connected with the possible discoveries in the field, is of paramount importance for all Albanian nationals in our days, and Alb-shkenca, that has so far contributed, must push it to a new qualitative level. Different ways to fulfill it are presented.


KUMTIM PËR PËRDORIMIN E SHPREHJEVE TË HUAZUARA NË GJUHËN SHQIPE DHE HARTIMIN E NJË FJALORI PËR TO


Prof. dr. Ali Jashari

Universiteti “Fan S.Noli”,

Korçë

Gjuhëtari i madh zviceran, Ferdinand de Sossyr, ka thënë se gjuha është si një lumë që rrjedh pashkëputur. E tillë është edhe gjuha jonë amtare. Ajo ka rrjedhur qysh nga arbërit, është zhdërvilluar dhe pasuruar ndër shekuj, duke u mbrujtur me fjalët dhe shprehjet më të bukura të popullit dhe ka bërë të vetat përkryerjet e njerëzve më të shquar të penës të kombit tonë.

E, në këtë rrjedhë të furishme, nuk ka mënuar “të huajë” edhe gjëra të spikatura nga simotrat e saj, fjalë e shprehje të bukura që, me kalimin e kohës, nuk e ndiejnë veten keq në “shtratin” e lumit të shqipes. Ndër ato që kanë gjetur vend fort bukur në mjedisin tonë gjuhësor dhe kulturor janë edhe kalket, huazimet frazeologjike, fjalët e urta dhe proverbat, si dhe thënie të njerëzve të shquar (që do t’i përmbledhim nën termin “shprehje të huazuara”), të cilat, shpesh, duke kaluar nga një gjuhë në tjetrën, kanë mbetur anonime. Duke studiuar këtë realitet gjuhësor, shprehjet e huazuara nuk duhet të vështrohen si “mish i huaj” në trupin e shqipes, por pjesë e saj si gjuhë kulture, si shenjë e marrëdhënieve të ndërsjellëta në kulturat e popujve të ndryshëm dhe si shprehje konkrete e përngritjes kulturore të popullit shqiptar. Popujt, sot e gjithë kohën, kanë përfituar nga kultura e njëri-tjetrit. Në këtë kuptim, hyrja dhe përdorimi i shprehjeve të huazuara është një dukuri që haset në të gjithë kombet e zhvilluar. Edhe në gjuhën shqipe kjo është një dukuri e vënë re prej kohësh. Kush ka lexuar letërsinë dhe publicistikën e paraçlirimit, nuk ka se si të mos e ketë pikasur këtë. Por, veçanërisht vitet e fundit, si rrjedhojë e hapjes së vendit tonë ndaj botës, falë edhe etjes së madhe të njerëzve tanë për të mësuar gjuhë të tjera dhe për të ditur sa më shumë nga kultura botërore, në gjuhën shqipe ka një prurje të madhe të këtyre shprehjeve.

Fjalët çelës: Ferdinand de Sossyr, gjuha, arbëri, fjalët dhe shprehjet, kalket, huazimet frazeologjike, fjalët e urta, proverbat, shprehje të huazuara, shprehjet e huazuara gjuhë kulture, shprehjet e huazuara kultura botërore.


LETERSIA DHE LUFTA E UÇK-së

(Probleme dhe mungesa)


Prof. dr. Emin Kabashi

ekabashi@hotmail.com

Instituti Albanologjik i Prishtinës

Prishtinë


Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke krijuar shenjat e kujtesës historike, krijon rrafshin e mendësisë së krijimit të shenjave kombëtare. Janë një varg faktesh historike dhe shoqërore, që flasin për këto shenja, por këtu le të veçohen: Lufta e UÇK-së ka përmasë kombëtare nga fakti se përmbysi psikologjinë e robit për zgjidhjen e çështjes shqiptare. E vuri atë në shkallë të zgjidhjes ndërkombëtare si çështje të pazgjidhur, dhe kësisoj ka krijuar mendësi të re, që për fat të keq nuk ishte deri tashti. Me këtë luftë zunë të bien iluzionet për vetëmjaftimin e gjysmave, që është edhe një shtresë e psikologjisë së robit te shqiptarët, të cilët as liria e krijuar pas Luftës së UÇK-së nuk i ka vetëdijësuar plotësisht për thellësinë e hendekut që ka krijuar ndarja shekullore e gjeografisë së tyre, e tërësisë kombëtare, e kulturës dhe e konkurrencës së mendimit shoqëror dhe politik shqiptar. As gjithë ato varre të të rënëve në fushën e betejës, as varrezat masive nuk

mund të mbyllin përnjëherë hendekun e ndarjes shekullore të shqiptarëve. Që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, shqiptarët nuk kanë mendim politik kombëtar, andaj edhe janë iluzione ato që i shtrojnë opinionit herë pas here, se veprojmë si një faktorë i bashkuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka përmbysur përmasën e kohës së rrjedhës historike të shqiptarëve, ngase ka vënë në fillim të rrugës zgjidhjes, çështjen e tyre të krijuar padrejtësisht nga faktorë jashtë shqiptarë. Andaj, formulimi se shqiptarët janë faktorë stabiliteti në rajon, është një formulim i politikës së ditës, ngase vetë fakti i nxjerrjes së çështjes shqiptare në përmasën që ka, dëshmon për anën e kundërt të këtij formulimi.

Lufta e UÇK-së, duke krijuar shenjat historike, i mëson shqiptarët se iluzionet për lirinë që krijohet brenda një dite, bien ndesh me kërkesat që ajo të kultivohet vazhdimisht, të rritet dhe të njerizohet përherë, më në fund të punohet që ajo të bëhet mendësi kombëtare e shqiptarëve.Aktualisht çështja shqiptare është brenda një lëmshi politik, që nuk ka përmasë historike, për arsyen e thjeshtë se lufta në Kosovë i zhbëri gjithë planet e fqinjëve për mjaftueshmërinë e gjysmave të tërësisë së gjeografisë kombëtare të shqiptarëve.

Të gjitha këto kërkesa që vuri në sofrën e zgjidhjes lufta në Kosovë, nuk bien ndesh me rrjedhën e ecjes botërore, as me përmasën historike të kësaj ecjeje, përkundrazi kjo ecje merr kuptim vetëm pasi të krijohet rrafshi i mendësisë se çështja shqiptare është një dhe kërkon vetëm një zgjidhje: natyrshmërinë e gjëllimit të popujve dhe të kombeve, andaj edhe të popullit dhe të kombit shqiptar.

Fjalët çelës: Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shenjat e kujtesës historike, shenjat kombëtare, përmasa kombëtare, çështja shqiptare, ndarja shekullore, tërësia kombëtare, varrezat masive, Rilindja Kombëtare Shqiptare, rrafshi i mendësisë se çështja.


RRETH IDENTITETIT TË GJINISË ASNJANËSE NË SHQIPEN E SOTME


Dr. Nuhi Veselaj

Prishtinë

Punimi, përveç hyrjes e përfundimit, ka këta krerë: Prania e asnjanësve në shqipen letrare dhe grupimi i tyre sipas mbaresës së njëjësit të shquar; Asnjanësit dhe dukuria e emërzimit pandajshtesor të pjesoreve; Nënfushat semantike si veçori specifike e asnjanësve në shqipen letrare; Faktografi rreth shtrirjes së asnjanësve prejpjesorë në shqipen e sotme; Vendi i asnjanësve prejpjesorë në kuadër të prejpjesorëve të tjerë; Çështje të hapura dhe konstatime të tjera rreth identitetit të asnjanësve të nyjshëm. Punimi përmban të dhëna e risime që, me sa dimë, rreth kësaj teme, nuk dalin të vërejtura as të trajtuara në hollësi në asnjërin nga burimet përkatëse të deritashme të gjuhësinë sonë.

Fjalët çelës: asnjanësi, shqipja letrare, mbaresa e njëjësit të shquar, emërzimi pandajshtesor i pjesoreve, nënfushat semantike.


HUNDORËSIA E ZANOREVE TË GEGËRISHTES

VËSHTRUAR NGA PIKËPAMJA FONOLOGJIKE


Prof. dr. Asllan Hamiti

Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqiptare

Universiteti “Shën Qirili e Metodi“

Shkup

ahamiti@flf.ukim.edu.mk


Në dialektologjinë shqiptare janë arritur rezultate të lakmueshme. Janë përshkruar pothuajse të gjitha të folmet shqipe, janë hartuar punime përgjithësuese si dhe janë botuar e ribotuar disa tekste universitare shumë të vlefshme. Deri më tani janë shkruar shumë monografi dialektore. Çdonjëra nga to, duke marrë parasysh kohën kur është shkruar, ka vlerë të madhe. Megjithkëtë, një numër jo i vogël monografish janë kopje e njëra-tjetrës. Fjala vjen, pothuajse për çdo të folme gege thuhet se ka zanore hundore, pa u saktësuar se hundorësia është e tipit fonetik apo fonologjik. Andaj, nga përshkrimet e deritashme dialektore vështirë se mund të krijohet mozaiku i plotë i sistemit vokalik të gegërishtes, sepse për shumë të folme të dhënat për vlerën fonologjike të gjatësisë dhe të hundorësisë së zanoreve janë të pakta ose mungojnë fare, rrjedhimisht edhe nuk është përcaktuar me saktësi inventari i fonemave për disa të folme.

Dihet se brendapërbrenda gegërishtes dallimi fonologjik i zanoreve gojore me zanoret hundore nuk është dukuri e përgjithshme, sepse nëpër të folme ka larmi. Në ndërgjegjen e folësve nuk është gjithnjë e qartë vlera e hundorësisë. Kjo tregon se gegërishtja në çështjen e hundorësisë së zanoreve gjendet në një fazë kalimtare: pjesa më e madhe e të folmeve të nëndialektit verior gegë e ruan tipin fonologjik të hundorësisë, ndërsa një numër i madh të folmesh të nëndialektit të gegërishtes jugore (veçmas të folmet e skajshme lindore, prijnë ato të Maqedonisë) kanë evoluar në tipin fonetik të hundorësisë. Edhe atje ku ruhet dallimi fonologjik i mungesës përkundër pranisë së hundorësisë së zanoreve në sajë të traditës, vlera fonologjike po zbehet. Në mjaft krahina të Gegërisë dallimi zanore gojore ~ zanore hundore është rrafshuar. Fjalët janë kthyer në homofone, duke ia lënë kontekstit diferencimin e kuptimit. Të arriturat teorike dhe praktike të dialektologjisë shqiptare si dhe të gjuhësisë shqiptare e të gjuhësisë së përgjithshme duhet zbatuar edhe në përshkrimet dialektore.

Fjalët çelës: fonemë, zanore, hundorësi, gjatësi, kundërvënie, fonologjizim, defonologjizim


MUNGESA E NDJENJËS SË FAJËSISË KOLEKTIVE

OSE HISTORINË E SHKRUAN XHELATI


Prof. Agron Tufa

Fakulteti Histori-Filologji

Universiteti i Tiranës

agrontufa@hotmail.com


Tranzicioni postkomunist në Shqipëri, edhe pas 17 vjetësh, vazhdon të thellojë një ndër krizat më të thella morale – pozicionimin e saj përballë fajësisë individuale dhe kolektive. Ajo çfarë ka ngjarë përgjatë gjysmëshekulli në diktaturën komuniste i tejkalon edhe vitet më të egra të terrorit stalinist.

Shoqëria shqiptare u gjend në bankrot kulturor, ideologjik e politik dhe nuk qe në gjendje ta bënte këtë analizë; ajo manifestoi një ndër të metat e saj më të mëdha: mungesën e vrarjes së ndërgjegjjes, mosnjohjen e fajësisë, mosnjohjen e përgjegjësisë, duke nënshkruar dënimin veçse të vetvetes. Kërkimi ynë na bën të shohim se xhelati në vend që të pendohet, bëhet më agresiv, i këput të gjitha hallkat me të vërtetën dhe reflektimin mbi fajësinë e tij. Sipas nesh problemi i fajësisë ndaj krimeve shtetërore të diktaturës nuk mund të quhet i shteruar, duke u kufizuar vetëm me një retorikë të thatë e të sipërfaqshme zyrtare. Qëllimi i këtij punimi është nxjerrja në pah e zhvillimeve të periudhës së diktaturës komuniste dhe periudhës postkomuniste, si dhe dhënia e një propozimi për intelektualët shqiptarë, institucionet publike dhe shoqërinë shqiptare për sjelljen përballë recidiveve komuniste dhe ruajtjen e higjenës morale të vetes dhe brezave që vijnë.

Fjalët kyç: dekomunistizim, fajësi kolektive, brerje ndërgjegjeje, diktatura komuniste, tranzicioni postkomunist, higjiena morale


VEPRIMTARIA E DORA D’ISTRIAS

(Çka u bë dhe çka pritet të bëhet)


Dr. Bahtie Gërbeshi - Zylfiu

Biblioteka Kombëtare e Kosovës

Ndër mendjet më të ndritura të shekullit XIX, që kontriboi në zhvillimin e kulturës jo vetëm evropiane por edhe më gjerë, ishte shkenctarja, shkrimtarja dhe publicistja e njohur rumune, me prejardhje shqiptare, Elena Gjika, (1828-1888) e njohur me pseudonimin Dora d'Istria.

Dora D’Istria mësimet fillestare i mori në Bukuresht. Ajo, më vonë, pati rastin që të edukohej në qendrat më të njohura të Europës, në Vjenë, Dresden, Paris etj. Ajo përveç rumanishtes fliste dhe shkruante edhe italisht, anglisht, frengjisht, gjermanisht, rusisht, greqisht e latinisht. Përveç talentit për gjuhë, ajo u dallua edhe në fushën e artit. Radu Ionesku në studimin e tij të titulluar: O eleva uitata a Felice Schiavoni (Një nxënëse e harruar e Feliçe Schiavonit), i botuar në vitin 1963, paraqet kontributin e Dora D’Istrias në fushën e artit figurativ.

Disa prej veprave të saj të cilat kemi arritur që t’i gjejmë në Bibliotekën Nacionale të Bukureshtit dhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, janë: “La vie monastique dans l’eglise orientale” (1855), “La Suisse Allemande et l’ascension du Monch” (1856), “Les femmes en Orient” (1860), “Excursions en Roumelie et en More” (1863), “Des femmes par une femme” (1865), “ La nationalite albanaise d’apres les chants populaires” (1866), si dhe shume punime të tjera të botuara në revista shkencore të ndryshme të asaj kohe. Gjithashtu janë ndriçuar edhe shumë dokumente të cilat ruhen në Arkivin Shtetëror të Rumanisë, në Bukuresht. Po ashtu është ndriçuar edhe një pjësë e letërkëmbimit të saj me figura të shquara historike. Mirëpo, kemi të dhëna se Dora d’Istria është e pranishme edhe në arkivat e disa vendeve të tjera si në Itali, Zvicër, Francë etj.

Fjalët çelës: Elena Gjika, Bukuresht Europë, Vjenë, Dresden, Paris, Radu Ionesku, Biblioteka Nacionale e Bukureshtit, Biblioteka Kombëtare e Tiranës, dokumente, Arkivi Shtetëror i Rumanisë, Dora d’Istria.


TRE LIBRA TË BIBIOTEKËS KASTRIOTASE NË PËRQASJE ME HERALDIKËN SHQIPTARE


Fotaq Andrea - Dritan Muka

Strasburg, Francë - Vankuver, Kanada

fotaq.andrea@wanadoo.fr - dirtanmuka@yahoo.ca



Në kumtesë, objekt i analizës së autorëve janë tre libra (kodikë) që mendohet se kanë bërë pjesë në fondin e bibliotekës së Skënderbeut, dhe konkretisht : 1. Libri i Uratave (me emblemën kastriotase); 2. Libri i Petrarkës “Trionfi, Soneta e Canzoni,” (me dy emblema kastriotase); 3. Libri i Skënderbeut “Codex Scanderbeg”, i njohur ndryshe me emrin “Libri i mrekullive”, i bibliotekës së Vajmarit. Nëpërmjet një analize të veçantë historike, politike, diplomatike e heraldike, mbështetur kryesisht në foto të emblemave të “Librit të Uratave” dhe të “Librit të Petrarkës”, (që botohen për herë të parë drejtpërdrejt nga origjinalet) bëhen përpjekje për të vërtetuar zanafillën e këtyre librave, në rrethanat historike të lidhjeve të Skënderbeut me Alfonsin V dhe mbretin Ferdinand. Zbardhet mbi të gjitha parashikimi dhe zbulimi i madh, më 1972, i profesor Robert G. Calkins i Universitetit Cornell të Itakës, sipas të cilit “Libri i Petrarkës” duhet të ketë pasur lidhje të ngushtë me “Librin e Uratave” dhe duhet të ketë qenë pronë e Kastriotasve. Zbërthehen dhe vërtetohen elementët kryesorë përbërës të emblemave kastriotase në përqasje jo vetëm me heraldikën shqiptare të kohës, por edhe me vetë emblemat e mëvonshme kastriotase. Nxirret në pah figura e Skënderbeut, mbi të gjitha si burrë shteti, intelektual, erudit, largpamës e humanist, si dhe roli i tij i gjithfuqishëm në rrafsh shqiptar e evropian. Argumentohet ideja e tij për bashkim e formim të shtetit të Arbërit, në bazë të aleancave të brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike të familjeve aristokratike shqiptare, gjë që pasqyrohet nga vetë përmbajtja e emblemave kastriotase të kohës. Po ashtu, evidentohet fakti që elementët përbërës të këtyre emblemave pasqyrojnë simbolikisht edhe lashtësinë e etnosit shqiptar dhe lidhjet e tij bizantine e anzhuine gjatë Mesjetës. Në përcaktimin e kohës së realizimit të këtyre kodikëve, bëhet përqasje me kodikë të tjerë analogë që qarkullonin në Itali e Evropë, kryesisht me kodikë të fondit të Mattia Korvinos (Corviniusit), birit të Huniadit, si dhe me dorëshkrime të tjera në pergamen realizuar nga mjeshtrit fjorentinas të mesit të shekullit XV. Më në fund, autorët evidentojnë edhe vlerën historike të këtyre librave, të cilat i shtohen fondit të vyer të objekteve fizike përdorur nga Heroi ynë Kombëtar, të njohura gjer më sot.

Fjalë kyçe : Libri i Uratave, Libri i Petrarkës, Libri i Skënderbeut, biblioteka e Skënderbeut, heraldika shqiptare, emblema e Kastriotëve, Stema e Skënderbeut, kodikët e Skënderbeut, Skënderbeu, Gjergj Kastrioti, Scanderbeg, Codex Scanderbeg, Petrarca, Pétrarque.


ALI PASHË TEPELENA DHE ETNITË E PASHALLËKUT TË JANINËS

NË VROJTIMET E LIKUT

Dr. Shpresa Hoxha

Universiteti i Prishtinës


William Martin Leake, i dërguari special i Anglisë prej vitit 1804 deri në vitin 1809, nga Qeveria angleze ishte ngarkuar me detyrë të vëzhguesit në Greqinë Veriore dhe në Shqipërinë Jugore.

Duke jetuar pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, diplomati anglez, përveç karakterit politiko-ushtarak, ai kishte edhe karakter kërkimor-shkencor. Diplomacia angleze atëherë gjendej në udhëkryq dhe kur Mbretërisë Britanike i rrezikohej autoriteti strategjik në Detin Jon, Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës luante një rol të rëndësishëm për fatin ose dështimin e planeve afatgjate të Anglisë në këtë pjesë të Ballkanit. Misionari anglez shihet se e njihte mirë edhe praninë e popujve të tjerë që jetonin në Pashallëkun e madh të Ali Pashë Tepelenës. Ai bën fjalë për grekët, për vllahët, për bullgarët etj. Për vllahët (arumunët) konsideron se djepi i lashtë i të parëve të tyre ishte në anën veriore të Danubit të poshtëm. Ndërsa për gjuhën e tyre thotë se e përdornin vllahishten dhe se vllahët kanë huazuar, si thotë ai, alfabetin ilir me kuptim të alfabetit të shqipes. Në këtë përbërje të simbiozës multietnike, duke u mbështetur, në veprën e tij “Kërkime në Greqi”, del se ai kishte vërejtur edhe simbiozën shqiptaro – bullgare në viset e sotme të Shqipërisë Jugore.

Fjalët çelës: William Martin Leake, Anglia, Greqina Veriore, Shqipëria Jugore, Ali Pashë Tepelena, diplomati anglez, Mbretëria Britanike, Detin Jon, Pashallëku i Ali Pashë Tepelenës, Ballkanit.


RISIMTARIA NË GJUHËN SHQIPE


Kadri Mani

Prishtinë

Mendoj se risimtaria në gjuhën shqipe duhet të zhvillohet në disa linja: Duke përzgjedhur fjalët nga vetë fjalori FSHS Tiranë 2002, si dhe në masmedia dhe në të folurit e përditshëm: 1. Jo –tung, por- tungjatjeta; jo- prononcohem, por- deklarohem, përcaktohem; jo- adekuate, por- gjegjëse, përkatëse; jo- dominoj, por- mbizotëroj; jo- retherotull, por- rretherrotull; divergjencë, por- ndëranësim; jo- konvergjencë, por- ndërafrim; jo-pretendoj, por-mëtoj; jo-sinqerisht, por-çiltërisht; jo- gjer, por-deri; jo- patur, por- pasur; jo- dakordohem, por- pajtohem; jo- primare, por- parësore; jo- sekondare, por- dytësore: jo- kuantitet, por- sasi, jo- kualitet, por- cilësi, jo- endos, por- zhvendos; jo- fenomen, por- dukuri; jo- konfuzion, por- kaos; jo- divorc, por- shkurorëzim; jo- hezitim, por- ngurrim; jo- farmaci, por- barnatore; jo- farmacist, por- barnator (vetëm në gjininë mashkullore); jo- koshient, por- vetëdijshëm; jo- berber, por- rrojtar; floktar; jo- decenie, por- dekadë; jo- mos të, por- të mos... 2. Duke përngjitur fjalët, sikur edhe te gjuha gjermane, të formohen kompozita e fjalë të përbëra. C. Duke krijuar neologjizma (fjalë të reja); d. Duke e luftuar depërtimin e fjalëve të huaja: -prononcohem! –akciza! –reperkusione! –pastiçeri! –rosticeri! –kinkaleri!

Fjalët çelës: risimtaria, gjuha shqipe, kompozita, fjalë të përbëra, neologjizma.


KULTET E HYJNIVE ANTIKE NË REGJIONIN E MITROVICËS SË SOTME

Prof.dr.Naser FERRI,
Universiteti i Prishtinës
E-mail: naserferri@yahoo.com

Regjioni i Mitrovicës së sotme ishte regjion në lokalitetet e të cilit u zhvilluan variantet specifike të kulturave parahistorike posaçërisht në lokalitetet Fafos, Vallaç, Karagaç, Zhitkovc e disa të tjerë. Gjatë periudhës së antikitetit këtu lulëzon qytetërimi ilir i cili me pushtimin e këtyre viseve nga romakët në shekullin I të e.s. ndërron karakteristikat e veta origjinale dhe i adaptohet kushteve të reja të jetesës në udhëkryqin mes Ulpianës, Municipiumit DD dhe vendbanimit antik në arealin e Pejës së sotme.

Në këtë kohë fillojnë të paraqitën monumentet me mbishkrime në gjuhë latine të cilët na ofrojnë mjaft të dhëna të rëndësishme.Nëpër monumente votive i hasim të dhënat lidhur me kultet e hyjnive të ndryshme të cilët i nderonin pushtuesit romak por edhe popullësia lokale.Në këtë mënyrë mësojmë mbi ekzistencën e kulteve të hyjnive romake, orientale dhe të atyre vendëse.

Kulti më i shpeshtë pa dyshim ishte kulti i kryehyjit të panteonit romak Jupiterit i cili paraqitet vetëm apo së bashku me hyjnitë dhe hyjneshat e tjerë në Mitrovicë por edhe në rethinë: në Vushtri, Gumnishtë, Bajskë, Turiçevc, Llaushë, Kostërc, Soçanicë dhe Banjë të Pazarit të Ri.Në shoqëri me Jupiterin paraqiten edhe hyjnesha Minerva, gjenitë dhe hyjni të tjerë.Disa monumente nga ky regjion i ishin kushtuar hyjneshës orientale Nemesis, ndërsa është zbuluar edhe një monument mes lumenjve Ibër dhe Sitnicë i kushtuar hyjit Neptun. Nga hyjnitë vendëse është dëshmuar nderimi i kultit të hyjit Andin në Vushtrri.

Monumentet votive nga regjioni i Mitrovicës i përkasin periudhës kohore prej fundit të shekullit I të e.s. deri në fund të shekullit III të e.s. ndërsa dedikuesit e monumenteve ishin ushtarakë por ka edhe civil madje edhe një rast ku dedikues i një monumenti kushtuar Jupiterit është një grua që është rast i rrallë edhe në provincat tjera të Perandorisë Romake dhe pasqyron ndryshimet etno-kulturore si dhe emancipimin gradual të gruas në shoqërinë e Dardanisë gjatë okupimit romak.

Monumentet votive në fjalë dëshmojnë nderimin e kulteve zyrtare romake, të atyre të importuara nga Lindja por edhe nderimin e kulteve të hyjnive autoktone vendëse që nderohëshin nga vendësit por edhe nga romakët por tekstet e tyre na ofrojnë edhe shumë të dhëna të tjera të vlefshme për studimin e së kaluarës së këtij regjioni, të Dardanisë dhe më gjërë .

Fjalët çëlës: antikiteti ,Mitrovica, Dardania, mbishkrimet, kultet, hyjnitë romake, hyjnitë vendëse, hyjnitë orintale



DATIMI I OBJEKTEVE TE KULTIT NE RAJONIN E VOSKOPOJES ME ANE TE METODES RADIOKARBONIKE

Elvin Toromani


*Komisioni për përgatitjen e Konferencës së albanologjisë të Prishtinës, ngarkuar nga Instituti Alb-Shkenca: Prof. dr. Emil Lafe, Prof. dr. Zymer Neziri, Prof. as. dr. Begzad Baliu, Proif. dr. Emin Kabashi, sjell këtë gjendje përfundimtare të seancave dhe kumtesave. Ne fund të Konferencës për rezultatet e saj, Begzad Baliu, kryetar, do të raportojë në Këshillin organizues të kryetarëve dhe drejtuesve të Institutit. Gjithashtu, në fillim të Konferencave të Seksioneve do të formohen grupet e punës për propozimin e anëtarëve të saj apo atyre të jashtëm (shqiptar dhe të huaj) për çmimin Nobel, Intelektual Ndërkombëtar të vitit 2007, Enciklopedinë Ndërkombëtare të Biografive etj.


Me respekt, Begzad Baliu, kryetar

 

Magjia e mençurisë

Nga Daut Demaku (shkrimtar):
(Ibrahim Kelmendi: “Atentatet”, roman, botoi “Focus”, Prishtinë 2007)

Për autorin: Ibrahim Kelmendin e kam njohtë në kohën e ekzilimit tonë (gati) masiv. Dëgjoja për të se është një marksist-leninist i përbetuar, një enverist i betonuar, se jeton në ekstreme skajore: herë bën veprime të mrekullueshme njerëzore e herë-herë sillet me një naivitet të paparë.
Thuhej se është bashkëpunëtor i sigurimeve ndër më të ndryshmet, madje arrihej deri në atë pikë sa thuhej se as ai vetë nuk e di saktësisht për cilin sigurim shtetëror punon më me zell. Por rrallëherë kam dëgjuar të thuhet se ai njeri është shqiptar i vërtetë, e, ruana zot, të thuhet se ai është shqiptar me “Sh” të madhe. Mirë. Kjo që thuhej nuk ka asnjë lidhje me Ibrahim Kelmendin, por ka lidhje të thella me hipokrizinë dhe moralin e atyre që ndërtonin gjithfarë sajesash lidhur me këtë njeri.
Për mua, për këndin tim të vështrimit, ky veprimtar ka qenë njëlloj nxitjeje, një sfidim që të merrem pak më shumë më të, pikërisht për shkak të asaj që thuhej se është njeri kontravers, se jeton në ekstreme skajore. (Mezi kam pritë të ketë diçka të shkruar!) Pse? Sepse njerëzit që ecin rrugëve të shtruara, trotuareve të gjera, ata nuk janë krijues, janë njerëz të rëndomtë ose edhe mediokritete të zakonshme që dëmtojnë bukën. Të tjerët, ata të “krisurit”, ata kontraversët, ata që bëjnë rrugën e tyre origjinale (herë nën udhë e herë mbi udhë, por kurrë nëpër trasa të shtruara nga të tjerët), këta njerëz janë krijues dhe këta njerëz e njohin magjinë e çmendurisë. Dhe pikërisht për njerëzit e këtillë flitet shumë, sepse asnjëherë nuk ndodh që njerëzit të hedhin gur mbi pemën me degë të thata. Dhe, të rëndomtit, nga dëshira që të duken se janë më të devotshëm se ata, bëjnë sajime ndër më të ndryshmet, herë me porosi të pushtuesit e herë nga vogëlsia e tyre e mjerë, sepse xhelozia e njeriut lind nga krahasimet.
Njerëzit që merren vetëm me punët e veta, vetëm me përfitime materiale, që përpiqen të hanë çfarë hahet e çfarë nuk hahet, të gllabërojnë të gjitha plehrat e jetës materiale, jetojnë vetëm me trup, pa mendje e vetëdije. Ndërkaq, ata që kanë energji të madhe (Energjia është lëndë e parë e vetëdijes) nuk pajtohen me rëndomësinë, nuk pranojnë jetën brenda shablloneve statike, nuk e duan vetëm jetën e trupit, por kërkojnë një ushqim tjetër shpirtëror që quhet liri individuale dhe kolektive. Të frymëzuar nga dëshira shumë e thellë e secilës qenie njerëzore për liri, e harrojnë veten e tyre dhe njësohen me kombin, me vuajtjet, dhimbjet e përpëlitjet e tij.
Këta njerëz mund të takohen me pengesa e vonesa, por derën për hyrje në histori e kanë të hapur…
Fola për autorin vetëm nga këndi i zhurmës dhe jehona e zhurmës ankthbërëse që të tjerët e kanë bërë për të, por nuk e njoh personalisht dhe as që dua ta njoh për një psikanalizë më serioze. E njoh romanin “Atentatet” dhe për të do të flas.

Për romanin “Atentatet”

Në këtë roman janë disa vija apo më saktë: disa shtresa kuptimore që më shtyn t’i shkruaj këta rreshta.
E para: “Atentatet” është prozë e pastër dokumentare. Ky fakt i përmban disa cilësi. Latinët thonë: Edhe ngjyra më e zbehtë është më e qëndrueshme se memoria më e fortë në botë. Ngjarjet, në dukje të parë të thjeshta, të vogla, madje herë-herë edhe minore dhe naive, kur e plotësojnë njëra-tjetrën fitojnë funksionin e qartësisë së elementit kohë; bëhen drita buzë rruge që secilit lexues ia bëjnë të qartë nëpër çfarë tehu të shpatës ecte koha jonë, nëpër çfarë maje thike gjendej malli më i lirë në botë: Jeta e shqiptarit. Kjo është ajo periudha e fillimit të vetëdijesimit, koha e lëvizjeve të vogla, që kur radhiten njëra pas tjetrës, si hallkat e zinxhirit, e ndërtojnë tërësinë e dhimbjes që, në mënyrë shumë subtile depërton në thellësitë e zemrës së secilit lexues. Dhe këtë depërtim, në shtresat më të ndjeshme të lexuesit, nuk e mundëson as nuk e ndërton mjeshtëria e shkrimit, as prirja e fuqia krijuese, por këtë e bën sinqeriteti i autorit. Ky sinqeritet, që në të njëjtën kohë është veçantia dhe kushti i parë i prozës dokumentare, do të ndikojë që ky roman të këtë numër të jashtëzakonshëm të lexuesve.
E dyta: shtresa kuptimore, do të thosha, pjesa më e suksesshme e realizuar në këtë roman dokumentar është dimensioni politik. Nuk dua të hyj në burimet, motivet, shkaqet që e mundësuan këtë pjekuri të veprimit politik, për arsye se këtu do të ketë pas dorë mësuesja e madhe që quhet jetë, por dua të them se të gjithë lexuesit do të mësojnë shumë për makinerinë e robërisë dhe për rrugët e reja që i ndërton, i zbulon dhe i trason zëri i lirisë. Në këtë pikë do të ndalesha vetëm për një çast që të them se: të gjithë njerëzit e paorganizuar janë vetëm zero, le të jenë edhe një miliard ata janë vetëm zero ose më saktë: vija rrethore pa asnjë vlerë. E kur këtyre zerove pa vlerë iu del një numër përpara, të gjitha zerot fitojnë vlerë, por fiton vlerë edhe numri, sepse dje ishte njësh, kur del para një zeroje bëhet dhjetë, njëqind, një milion e kështu me radhë. Kjo është magjia e mençurisë së njeriut që merret me çfarëdo organizimi të lëvizjeve njerëzore.
Të gjitha shtetet e dinë, hegjemonistët sidomos, se kur nis e paraqitet diku një xixë, një shkëndijë e dashurisë për liri, ajo xixë mund të shndërrohet në flakë, në zjarr. Dhe, sa është zjarri i vogël mund të mbahet nën kontroll dhe të shuhet, por kur zjarri merr hov, atëherë shndërrohet në fuqi që shndërron në pluhur e hi të gjitha pengesat që i dalin përpara. Këtu qëndron fuqia e dashurisë për liri që varet, fillim e mbarim, nga ajo fjala e thjeshtë, herë-herë aq e thjeshtë e aq prozaike që quhet organizim.
Shteti sllav e ka pasur të qartë, si dritën e diellit, se kopeja e bagëtisë që synon të ngopë plancin me ushqime, është vetëm një kope e parrezikshme që mund të përdoret në çdo kohë për kasaphane. Por, po ndodhi të duket diku në horizont ndonjë xixë e vetëdijesimit, kur paraqitet nevoja, këta ishin ata shërbëtorët që hanin kokat e vëllezërve të vet “të rrezikshëm për shtetin sllav”, duke punuar kështu jo vetëm për robërinë e tyre personale, por edhe për terrin, robërinë dhe mjerimin e fëmijëve të vet.
Dimensioni politik i romanit “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike…
E treta: Dimensionin e flijimit e kam për zemër dhe kisha dashtë të ndalem pak më gjatë.
Kur kam shkruar për tre mësuesit më të mëdhenj të kombit, Gjergj Kastriotin, Nënën Terezën dhe Adem Jasharin kam thënë kështu: në qoftë se i kërkoni këta njerëz nëpër jetë, sipas ligjeve racionale të mendjes njerëzore – nuk do t’i gjeni kurrë. Sepse, sipas ligjeve racionale të mendjes, që është dimensioni më i thjeshtë i jetës njerëzore (thënë më brutalisht: pak mbi nivelin e hajvanit), atëherë jeta e këtyre njerëzve do të dukej kështu:
Gjergj Kastrioti ka pasur pozitë të lartë në hierarkinë ushtarake të perandorisë otomane, jetë të qetë dhe shumë të begatshme, ka mundur të hajë e të pijë (këtë po e nënvizoj më qëllim që ta kenë të qartë ata që jetojnë për të gllabëruar) çfarë t’ia dojë qejfi, të krijojë familje, t’i rrisë e t’i shkollojë fëmijët, shkurt të jetojë mirë. Nuk e deshi këtë jetë, u përcaktua për sakrificë.
Nënë Tereza ka qenë vajza e Kolë Bojaxhiut, tregtar i njohur në Shkup, si vajzë Gonxheja ka mundur të martohet, të lindë fëmijë, të krijojë një tregtizë të vogël, e ka njohur zejen mirë si vajzë e tregtarit dhe të jetojë e qetë si miliona e miliona femra të tjera. Nuk e deshi këtë jetë, u përcaktua për sakrificë.
Adem Jashari ka mundur të kërkojë azil politik në cilindo shtet evropian dhe do t’i fitonte letrat, me krejt familjen, për dy javë ditë, sikur unë e ti e miliona të tjerë. Nuk deshi ta pranojë atë jetë, por u përcaktua për sakrificë.
Pse vepruan kështu këta tre mësues të mëdhenj të kombit?
Sepse po të pranonin jetën sipas ligjeve racionale të mendjes, që po e përsëris: është dimensioni më i thjeshtë i jetës njerëzore, do të vdisnin një ditë dhe do t’i gëlltiste terri i harrimit për jetë e mot.
Ndërkaq, kur u përcaktuan për dimensionin e dashurisë, që është dimension shumë i lartë i jetës njerëzore, ata në fakt u përcaktuan që të jenë përfundimisht të pavdekshëm deri në amshim. Në dimensionin e dashurisë nuk ka vdekje e harrim, nuk ka zhdukje, hi e plehurina, por vetëm rilindje në çdo përvjetor.
Tash më shumë se pesë shekuj nuk u harrua Gjergj Kastrioti e nuk do të harrohet edhe pesëqind shekuj të tjerë, kështu do të ndodhë me Nënën Terezën, e po kështu do të ndodhë edhe me legjendarin Adem Jasharin. Por kështu do të ndodhë edhe me të gjithë dëshmorët e kombit.
(Eh, lexues, këtu po e bëjmë një pushim. Mendo pak në këtë drejtim: brenda këtyre pesë shekujve të rilindjeve të Gjergj Kastriotit, sa shqiptarë kanë jetuar, sa profiterë janë përpjekur të gëlltisin çfarë hahet e çfarë nuk hahet, sa… e ku janë? Ku i kanë emrat, ku i kanë varret, kush e di se kanë qenë në këtë botë, se kanë jetuar ndonjëherë?)

Romani “Atentatet” është shembull i pastër ku lexuesi e sheh me sy rilindjen e heronjve të kombit. Ata në këtë roman dalin me urtësinë, mençurinë, pjekurinë e maturinë e jashtëzakonshme të njerëzve që njëmend nuk do të vdesin kurrë. Jusuf Gërvallen e kam njohtë edhe në Prishtinë edhe në Shkup. Duke lexuar romanin e kam parë Jusufin të gjallë, por jo vetëm të gjallë, por më të bukur se kurrë ndonjëherë, më të mençur në mesin e më të mençurve, më të urtë në mesin e urtarëve, më të dashur të kombit.
Duke lexuar këtë roman disa herë jam ndal, kam marr frymë thellë dhe kam thënë: Jusuf Gërvalla me shokë, më lejoni t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta për ditëlindjen tuaj të vërtetë. Tash e tutje do të jetoni mu në zemrat e atyre që i keni dashtë aq shumë. Por jo vetëm për sot, por përgjithmonë. Kërkoj falje pse ky shkrim ia vuri vetes pikën dhe nuk mund të shkruaj më shumë.

(Nga Daut Demaku (shkrimtar): “Magjia e mençurisë”, Publikuar në gazetën ditore “Epoka e re”, Prishtinë, 14.08.2007, si dhe te Agjencia Albemigrant, 19.8.2007)

Intervistë me prof. as. dr. Begzad Baliun
ALB-SHKENCA NJË INSTITUCION ME SYNIME LARGVAJTËSE KOMBËTARE
Focus: Cili është Instituti Alb-Shkenca?
B. Baliu: Instituti është një organizatë shkencore, e pavarur, dhe jofitimprurëse. Është themeluar më 2002, fillimisht si Forum shkencor me një faqe interneti nga studiuesi dr. Niko Qafoku në Uashington. Pas bashkimit rreth tij të rreth 1700 studiuesve vitin e kaluar doli ideja që të organizohet një Takim në Tiranë, i cili u mbajt verën kaluar, prej nga lindi edhe iniciativa që të themelohen tri Institute (në Tiranë, Shkup dhe në Prishtinë) dhe të bëhet profilizimi shkencor i tyre.
Fokus: Cili është qëllimi i Institutit?
B. Baliu: Sikur thuhet edhe në dokumentet e tij, qëllimi i këtij Instituti është: Të mbështesë zhvillimin dhe forcimin e shkencës shqiptare duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar aktivitetin e saj me institucione të tjera që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fusha të caktuara të shkencës; të mbështesë zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit të edukimit universitar dhe pasuniversitar në bashkëpunim e bashkëveprim me institucionet përkatëse të arsimit të lartë nëpërmjet, ndër të tjerash, integrimit të eksperiencës së studiuesve dhe specialistëve të saj me atë të institucioneve shqiptare në mësimdhënie, në përgatitjen e teksteve shkollore dhe në nxitjen e botimeve të tilla si artikuj shkencorë, komente, perspektiva dhe raporte shkencore; Të ofrojë konsulencë shkencore dhe bashkëpunim për organizma shtetërore apo private sipas marrëveshjeve përkatëse; të nxisë dhe të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet studiuesve shqiptarë kudo që ndodhen nëpërmjet krijimit apo lehtësimit të komunikimit në forma të ndryshme; Të organizojë trajnime me tematika të ndryshme të karakterit shkencor apo kualifikues; Të ndihmojë në krijimin e një mjedisi bashkëpunimi me institucione të ngjashme  të vendeve të rajonit tonë për të kontribuar në zhvillimin e shkencës si dhe për krijimin e një fryme dialogu dhe mirëkuptimi mes shoqërive përkatëse, nëpërmjet debatit, takimeve bilaterale apo multilaterale, dhe organizimit të aktiviteteve shkencore të përbashkëta.
Fokus: Citët janë bartësit e këtij Instituti?
B. Baliu. Sikur thash në fillim, pas themelimit të Forumit Alb-Shkenca tashti kemi edhe dy institute, prandaj kemi themeluar rrjetin e tyre me drejtor të përgjithshëm Dr. Niko Qafoku (Uashington), drejtor në Prishtinë është Prof. dr. Jahja Koka (Kuvajt), në Tiranë është dr. Lluka Qafoku (Tiranë). Së shpejti pritet regjistrimi i tij në Maqedoni dhe do te drejtohet nga dr. Zeqiria Neziri (Shkup).
Fokus: Ju thatë që është bërë edhe profilizimi i Alb-Shkencës.
B. Baliu: Po, brenda tyre funksionojnë Seksioni i Albanologjisë, i Shkencave Ekonomike, i Shkencave të Natyrës, i Shkencave Shoqërore, i Shkencave Inxhinierike dhe Teknologjisë, i Shkencave të Tokës, Bujqësisë dhe Mjedisit, i Shkencave Mjekësore dhe i Shkencave të Drejtësisë. Instituti mbetet i hapur edhe për seksione të tjera. Drejtues të tyre janë studiues nga Prishtina, Tirana, Italia, Gjermania, Austria, Spanja, Holanda, Kanada etj.
Fokus: Cila është veprimtaria botuese e Institutit?
B. Baliu: Fillimisht kishim një Buletin mujor të Alb-Shkencës, pastaj u vazhdua me revistën ANASH, e cila pritet të dalë katër herë në vit. Synimi ynë është që të botojmë një revistë të indeksuar ndërkombëtarisht. Punimet, sipas dëshirës, botohen në gjuhën shqipe apo në njërën prej gjuhëve ndërkombëtare. Të theksojmë se anëtarët tanë, që janë njëkohësisht edhe punonjës shkencorë në disa nga Universitetet e njohura ndërkombëtare, studimet e tyre i botojnë në revistat me indeks të lartë të vlerësimit.
Focus: Sivjet është organizuar Takimi i Dytë në Prishtinë. A mund të na thoni më shumë për këtë takim?
B. Baliu: Ndryshe nga takimi i parë i zhvilluar vitin e kaluar në Tiranë, ku kishim një tryezë për kahet dhe zhvillimin e Forumit Alb-Shkenca, sivjet në Prishtinë u tubuam në një Konferencë solemne me tri ligjërata që kishin temën bosht: Kahet e zhvillimit të shkencës shqiptare, e cila pastaj vazhdoi dy ditë me shtatë konferenca paralele të shtatë seksioneve, në të cilat, mbi 250 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Europa, Amerika dhe Azia lexuan rreth 200 kumtesa dhe diskutuan arritjet në fushat përkatëse. Gjithashtu të gjitha seksionet kanë dalë me rekomandimet e tyre, të cilat pasi të sintetizohen nga bordi drejtues do t’ju dërgohen qeverive përkatëse.
Focus: Ju jeni drejtues i Seksionit të Albanologjisë në relacionin Prishtinë-Tiranë-Shkup-Diasporë. A mund të na thoni diçka më shumë për këtë seksion?
B. Baliu: Seksioni i Albanologjisë i ka zhvilluar punimet në tri sesione: Gjendja e studimeve albanologjike sot dhe perspektiva e saj; një sesion iu kushtua përvjetorit të vdekjes së njërit prej shkrimtarëve më të mirë të shekullit XX Ndre Mjedës, ndërsa në sesionin e tretë një numër studiuesish prezantuan arritjet e tyre më të mira në kuadër të projekteve të tyre shkencore. Ky, besoj do të jetë modeli që do t’i përcjell edhe konferencat e tjera, sepse vetëm në këtë mënyrë nuk do të imponojmë kumtesat, një praktikë kjo e vënë re shpesh në institucionet tona shkencore. Veç kumtesave në konferencë është zhvilluar një debat i gjerë për secilin referim dhe për secilin propozim të dalë nga projektet e tyre.
Fokus: Në konferencat tona shkencore është një praktikë e theksuar e dhunimit të kumtuesit dhe dëgjuesit. Pra, e kumtuesit që për një a dy minuta pengohet disa herë nga drejtuesit e sesionit, apo e kumtuesit që nuk është në gjendje të përmbledhë mendimin e tij shkencor për kohën që i është ofruar, po mban peng dëgjuesit me digresione shtesë.
B. Baliu: Fajet vijnë nga të gjitha anët. Së pari, këto janë faje të mentalitetit tonë të krijuar për shumë vjet, sipas të cilit disa nga studiuesit janë të privilegjuar të lexojnë gjithë atë që kanë shkruar, ndërsa disa të tjerë mund të lexojnë vetëm sa për të thënë se kanë marrë pjesë në sesion; së dyti, disa kolegë tanë, në konferencat shkencore ende vijnë me skeda të shkruara tri ditët e fundit dhe lexojnë vetëm sa për të arsyetuar pjesëmarrjen e tyre dhe ndoshta vetëm sa për të  tërhequr honorarin; dhe së treti, që mund të  quhet edhe më kryesori ka të bëjë me mënyrën e organizimit të konferencave shkencore. Temat e konferencave, duke përfshirë edhe ato tradicionalet, caktohen me shumë vonesë, ftesat dërgohen me po kaq vonesë, ndërsa ato paraqiten pastaj vetëm si titull pune dhe pa rezymenë e domosdoshme për përzgjedhjen e tyre. Nuk është e rastit pastaj që përzgjedhja e tyre bëhet duke u nisur nga autorët e tyre e jo nga rezultatet që do të sjellin. Nuk është e rastit pastaj që brenda një sesioni të caktohen për të kumtuar studimet e tyre deri në njëzet pjesëmarrës(!) dhe pastaj të lejohen pesëmbëdhjetë minuta për diskutime(!), aq më keq, diskutimet lihen edhe në fund të ditës. Në këtë mënyrë, konferencat shkencore, më shumë se sa në takime shkencore përngjajnë në gara leximi, në një teatër akrobatësh, më shumë se sa në një kuvend mendimi.
Fokus: Si keni vepruar ju në Seksionin tuaj?
B. Baliu: Së pari, tema qendrore është caktuar një vit më parë dhe po në këtë kohë janë dërguar edhe ftesat në shkallë institucionale. Pastaj është caktuar sesioni për Mjedën dhe janë gjetur referuesit për të, duke u nisur nga njohuritë që kishim për mjedologët në Tiranë dhe Prishtinë dhe në fund janë pranuar paraqitjet për studiuesit që kanë arritur rezultate të veçanta në kërkimet shkencore, doktorata. Të gjitha rezymetë dhe pjesa më e madhe e kumtesave janë përfunduar në mars të këtij viti. Prej tyre është përgatitur dhe shtypur me kohë jo vetëm Programi i konferencës me maksimum tetë kumtesa për secilin sesion, prej tri sa ishin për këtë seksion, por edhe buletini prej 37 faqesh, i cili në tërësi ka 172 faqe. Kjo do të thotë se për çdo sesion kemi pasur, dy orë kumtime dhe rreth dy orë diskutime, prej të cilave kanë dalë edhe rekomandimet përfundimtare.
Focus: A mund të na i thoni disa nga ato rekomandime të Seksionit të Albanologjisë?
B. Baliu: Po kanë dalë rekomandime, disa prej të cilave po i theksoj: Formimi i një qendre informative shkencore me bazë bibliografinë shkencore, digjitalizimin e arritjeve kombëtare me interes për studimet kudo në botë, botimin elektronik të trashëgimisë kombëtare etj. Pra, krijimin e një rrjeti kombëtar me interes për të gjithë albanologët kudo që janë.
Intervistoi: Leonora Shala
-------------------------------

       

Fjala e hapjes në përurimin e veprës së Dr. Jusuf Osmanit, Vendbanimet e Kosovës, I-XX, Prishtinë, 2003-2006.

 

Prof. as. dr. Begzad Baliu

 

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Jemi mbledhur sot të përurojmë jo një vepër, sikur bëjmë zakonisht në raste të tilla, as edhe një autor edhe pse do të kishim arsye ta bëjmë një gjë të tillë.

Sot, jemi këtu që të përurojmë projektin më të madh të botuar deri më sot në Kosovë, të cilin e ka hulumtuar e ka studiuar dhe e ka sistemuar një autor i vetëm, një autor të cilit sot do t’ia kishte lakmi edhe një institucion i tërë shkencor.

Fjala është për korpusin prej njëzet vëllimesh të dr. Jusuf Osmanit, Vendbanimet e Kosovës, 1-20, të cilat vëllime autori i ka botuar brenda katër vjetësh 2003-2006 dhe të cilat japin të dhëna arkeologjike, historike, etnografike-gjeografike, gjuhësore dhe kulturore  për rreth 1500 vendbanime të Kosovës e të banorëve të saj, pa përfshirë këtu edhe referencat për vendbanimet e zhdukura.

Meqenëse vepra të tilla mund të përgatisin dhe të shkruajnë vetëm shkencëtarët, të cilët kanë edhe biografi veçanërisht të pasur kërkimore-shkencore, atëherë e quaj të arsyeshme që të paraqes një biografi të shkurtër të autorit të këtyre vëllimeve, sado biografia e tij nuk mund të përshkohet me pakë fjalë.

Dr. Jusuf Osmani lindi më 1948 në fshatin Albanë e Madhe, komuna e Fushë-Kosovës. Ai i takon brezit të parë të studentëve, të cilët në fillim të viteve ’70 po merrnin përsipër angazhimin e tyre, që edhe jashtë Kosovës të vazhdonin  zgjerimin e dijeve pasuniversitare, për t’u kthyer pastaj si kuadro të reja dhe të profilizuara në fushë të dijes shkencore dhe asaj menaxhuese. Kjo është arsyeja pse dr. Jusuf Osmani, pas fakultetit të kryer në Prishtinë (1972) vazhdon studimet pasuniversitare në Zagreb, të cilat i mbaron në vitin 1978. Është koha kur në të gjitha trojet shqiptare përjetohej një rilindje e pasur shpirtërore dhe kulturore. Në vitin 1978 në Prishtinë shënohej 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Jusuf Osmani ishte njëri prej autorëve të ekspozitës që duhej të hapej në shenjë të përvjetorit të saj. Disa vjet më vonë, dr. Jusuf Osmani do t’i kthehet kësaj zeje edhe njëherë: do të jetë njëri prej autorëve dhe madje bardi i disa prej ekspozitave të hapura në hapësirën kulturore dhe shkencore shqiptare, si ajo për Skënderbeun në dokumentet arkivore, Kosova në harta ndër shekuj etj.

Dr. Jusuf Osmanit do t’i duhen vetëm pak vjet, që menjëherë pas hapjes së studimeve të doktoratës në fushën e tij, në Lubjanë (Slloveni) t’i fillojë dhe  t’i përfundojë ato duke mbrojtur doktoratën e parë në këtë fushë, jo vetëm në Kosovë po edhe në Slloveni, me temën Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941 (1986). Le të theksojmë edhe një fakt tjetër jo aq të parëndësishëm për mjeshtrin tonë: ai ka kryer specializimin e arkivistikës edhe në Vjenë, Pragë dhe Beograd. I ftuar nga institucionet shkencore dhe arsimore, dr. Osmani ka marrë pjesë në shumë takime ndërkombëtare të arkivistikës me kumtesa ose me diskutime, si Vjenë, Marsej, Abu Dabhi, Kep Taun, Dubrovnik, Sankt Petersburg, Pragë, Paris, etj., e madje ka ligjëruar dhe drejtuar panelet e shumë seminareve - trajnimeve kombëtare e ndërkombëtare nga lëmia e arkivistikës. Tani është ligjërues në studimet master në Degën e historisë të Universitetit të Prishtinës.

I profilizuar dhe i pasionuar pas kërkimeve arkivore dr. Jusuf Osmani pas artikujve të herëpashershëm në shtypin ditor dhe shkencor, fillon edhe botimin e kërkimeve shkencore mbështetur, kryesisht në gjurmimet dhe sintezat e dokumenteve të periudhës së historisë së shekullit XX.

 Për një periudhë prej rreth tri dekadash dr. Osmani ka botuar shumë artikuj në revista e gazeta të shumta vendore dhe ndërkombëtare: Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Lubjanë, Beograd, Maribor, Shkup, Sarajevë etj. Botimet e tij me kohë kanë zgjuar interesimin e historianëve, prandaj nuk është i rastit fakti se në veprat e tij mund të gjendet recensues edhe ndonjëri prej historianëve të shquar ndërkombëtar, sikur është Noel Malcom.

Pozita menaxhuese në institucionet më të larta shkencore dhe angazhimi për afirmimin e tyre në botë dr. Jusuf Osmanin e ka afruar me institucionet më të larta ndërkombëtare në botë, pranë të cilave ai ka marrë besimin për të qenë anëtar a për të drejtuar sektorë të tyre në Kosovë. Ai tashmë është anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të arkivistëve pranë UNESKO-s; anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Arkivistëve për Europën – CIBAL; anëtar i Këshillit “Memoria e botës” dhe kryetar i degës për Kosovë; sekretar i Komisionit Qendror për Standardizimin e Emrave të Vendbanimeve të Kosovës dhe drejtor i Arkivit të Kosovës.

Veprat: Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë,  1996; Leksikon i termave dhe i shprehjeve të arkivistikës, Prishtinë, 1996; Vrasjet në Pragë: e Cena Beut - 1927 dhe e Alqiviadh Bebit - 1928 (sipas burimeve arkivore), Prishtinë, 1997; - Kolonizimi serb i Kosovës, Prishtinë, 2000; Fondet dhe koleksionet arkivore në Arkivin Kombëtar të Kosovës, Vëllimi Parë, Prishtinë, 2002; Vendbanimet e Kosovës, nr 1 - 20, për komunat: Prishtina, Kastrioti dhe Fushë-Kosova  1 (2003);  Rahoveci 2 (2003); Klina 3 (2003); Theranda (Suhareka)  4 (2003); Lypjani  5 (2003); Gjilani 6 (2004); Vitia  7 (2004); Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku 8 (2004);  Ferizaj, Shtimja dhe Shterrpca 9 (2004); Kaçaniku 10 (2004); Peja dhe Deçani 11 (2004);   Burimi (Istogu) 12  (2004); Dardana - Kamenica 13 (2005), Gjakova 14 (2005), Drenica 15 (2006), Vushtrria 16 (2006), Besiana-Podujeva 17 (2006), Prizreni 18 (2006),  Malisheva 19 (2006) dhe Sharri-Dragashi 20 (2006). Vepra e tij Arkivistika – teoria dhe praktika, tashmë shërben si literaturë bazë për akrivistikën e rajonit dhe më gjërë.

          Sikur të mos i mjaftonin kërkimet e tij ndër arkiva dhe burime të tjera të shkruara, në kulmin e kërkimeve të tij, dr. Jusuf Osmani, i nxituar prej hulumtimeve kërkimore të gjertanishme të studiuesve serbë në Kosovë dhe përfundimeve shumë largvajtëse politike dhe ushtarake, vendosi të nisej gjurmëve të tyre për të kërkruar anën antropogjeografike të çdo fshati e qyteti të Kosovës, popullatës dhe trashëgimisë së saj. Prej gjurmimeve të tij, prej përshkrimeve të jashtme e të brendshme të qyteteve, fshatrave e popullsisë së tyre, prej saktësimeve që i bëri trashëgimisë dhe gjendjes materiale e shpirtërore të tyre, dr. Jusuf Osmani përmbysi një ‘të vërtetë’ shkencore të cilën e kishin krijuar për një shekull me radhë gjeneralët serbë të veshur me rrobat e shkencëtarëve.

Në njëzetë vëllimet e kësaj monografie, të cilat funksionojnë si njësi më vete për komuna dhe krahina të caktuara etnografike, megjithëse funksionojnë edhe në monografi më vete për Kosovën, dr. Jusuf Osmani ka krijuar një sistem të përhershëm paraqitjeje: periudha parahistorike dhe antike; vendbanimet dhe popullsia gjatë mesjetës; vendbanimet dhe popullsia gjatë sundimit osman; vendbanimet dhe popullsia në shekullin XX (prej vitit 1912-1999). Edhe brenda njësive më të vogla (qytet, fshat), studiuesi ynë ka krijuar një sistem të paraqitjes së tyre, si: vështrim i shkurtër gjeografik; vështrimi i shkurtër historik; vështrim i shkurtër i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror; ndarja territoriale-administrative; popullsia dhe vendbanimet; vendbanimet e zhdukura etj.

E shikuar në tërësinë e saj, në përmasën që mund t’u bëhet veprave në aktin e përurimit, monografia njëzetvëllimshme “Vendbanimet e Kosovës” e Jusuf Osmanit paraqet kontributin më të madh që shkenca e shqiptare i ka dhënë paraqitjes gjeografike dhe antropogjografike Kosovës së fundshekullit XX. Ajo paraqet një enciklopedi të pasur historike, arkeologjike, gjuhësore, etnografike, gjeografike, demografike etj. Në këto vëllime, si askund deri më tash, pa drojën e pasojave politike dhe njëkohësisht pa pretendimin e shërbimit asaj, dr. Jusuf Osmani ka sjellë një pamje të saktë, të prekshme dhe parimore të gjendjes etnike, fetare, kulturore, gjuhësore, materiale dhe shpirtërore të qyteteve, fshatrave dhe popullsisë së tyre.

Le të përfundojmë prandaj fjalën tonë duke i përveçuar këto vëllime me një vlerësim të guximshëm: me vepra të tilla Kosovës po i hedhen themelet e enciklopedisë së saj.

Faleminderit!

 Në vend të reagimit

 

LIBRI “ATENTATET” I IBRAHIM KELMENDIT SI ROMANI

“MËRGATA E QYQEVE” NGA NASHO JORGAQI

 

 

Foto e vitit 1982

 

 

 

 

 

 

 Shkruan: Xhafer Leci

 

Derisa popujt e zhvilluar po udhëtojnë me anije kozmike në planetët e largëta si Marsi, duke kërkuar atje jetë për pushime verore, apo për të gjetur miniera të cilat mund t’i shërbejnë njerëzimit në tokë, ku aktualisht jetojnë mbi 6 miliardë njerëz, ne shqiptarët akoma planifikojmë se kë duhet vrarë, njollosë, me fyer, denigruar, poshtëruar si dhe kë duhet akuzuar vënd e pa vënd, etj.

 

 Romani I. K që përpiqet të sjellë fakte historike, jo që është i vonë, por siç duket shumë i një anshëm, prandaj  po shkruaj rreth tij për sa kam qenë në rrjedhë dhe aq sa posedoj të dhëna gojore dhe të shkruara, me shpresë se protagonistët që janë apostrofuar në këtë “roman historik” do japin argumentet e tyre.

 

Jemi popull i vogël dhe i çuditshëm!

Fillimisht, përshëndes familjet: Gërvalla, Zeka, Ibrahimi dhe Hadri; bëhuni të fortë dhe ndjehuni krenarë që rritët patriotë dhe atdhetarë të cilët u flijuan për lirinë e vendit të vetë. Duke bërë këtë shkrim mospajtues, me shumë gjëra që ka shkruar autori i librit “Atentatet”, që në fillim kërkoj ndjesë nëse eventualisht do mund të më ketë  dalur nga mendja ndonjë fjalë që mund t’i prekë ndjenjat e ndonjërit nga lexuesit.

 

Prej dëshmorëve që dhanë këto 4 familje, një numër i madh mërgimtarësh i ka njohur, Jusufin, Bardhin, Kadriun, Vehbiun dhe Enverin. Veprat e tyre kombëtare dhe patriotike janë  shumë të mëdha, prandaj edhe respekti im ndaj tyre është i madh.

 

Gjithashtu, edhe për aq sa kam njohuri t’i hedh poshtë para opinionit disa të pavërteta që në librin e tij “Atentatet” i ka sjellë Ibrahim Kelmendi, sidomos për t’i mbrojtur ata që në këtë libër fyhen dhe denigrohen pa fakte, vetëm se mendonin ndryshe nga autori i këtij libri, ose vetëm pse ishin antikomunist si; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri, Emin Fazlija (alias Emil Kastrioti) etj.

Nuk  është lehtë të shkruhet dhe flitet për vrasjen e këtyre  tre pishtarëve të lirisë, sidomos pas një periudhe kaq të gjatë 25 vjeçare. Me këtë rast po theksoi: Të fyesh figurat që për vite të tëra kujtohen dhe nderohen nga shumica  e shqiptarëve pa ofruar argumente historike dhe analitike, jo që është e pa përgjegjeshme, por vërtet shtrohet një pyetje e madhe; nga ky njeri i kishte dhe posedonte gjithë këto informata dhe nuk i nxori me kohë, me emra para opinionit, por tani i dramatizon në formë romani!?

 

Nasho Jorgaqi me romanin e tij  “Mërgata e Qyqeve”, e ka përçarë  mërgatën shqiptare në Belgjikë deri në përleshje. Edhe libri “Atentatet” i  I. Kelmendit mund të sjellë përleshje të reja në mes të shqiptarëve !

 

Ndoshta nuk më takon mua të flas para atyre që ishin shokë të afërt të Jusufit, Bardhit, Kadriut, Vehbiut dhe Enverit, meqë unë nuk isha aq i afërt me ta. Ndoshta mund të kalojnë muaj apo vite derisa të tjerët ta thonë mendimin e vet lidhur me këtë libër kontraverz, e ndoshta disa nuk i hyjnë këtij mundi sepse mendojnë se është ende herët për të folur për shkak të situatës, siç është rasti me heshtjen për zbulimin e aktorëve të vrasjeve tjera politike që kanë ndodhur para, gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë!?

 

Parimisht, unë nuk pajtohem me ata që thonë; nuk merrem unë me Ibrahim Kelmendin se nuk ja vlen.  Ndoshta ata e dinë më mirë, me që edhe janë njohur me të më mirë se sa unë.Të gjithë e dinë kush është ky person shumë i përfolur dhe i dyshimtë.  Këtu ne nuk do të merremi shumë me I. K., por para së gjithash me të pa vërtetat e tij rreth shumë ngjarjeve që ai i përshkruan në libër, sepse ndjej obligim moral dhe kombëtar të flas dhe shkruaj kur dëshmorët tanë fyhen pa vend si ; Vehbi Ibrahimi, Enver Hadri etj. Tash ata nuk janë më gjallë, nuk mund të flasin, ndaj ne të gjallët e kemi obligim të flasim për veprat e tyre, t’i mbrojmë nga shpifjet që iu mvishen.

 

A zbulohen vrasjet duke shkruar romane? Jo. Sepse ato mund të zbulohen duke mbledhur fakte dhe dëshmi të gjalla nga secili individ që posedon informata, e pastaj me dëshmitarë të gjallë të ngrihet padia tek organet përkatëse të drejtësisë gjermane kur është fjala për vrasjen e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës, e jo për këtë akt makabër të shkruhen libra të tipit të “Agatha Kristit” . Këtë punë duhet ta bëjnë organet e hetuesisë, pra ne të gjallët përmes fakteve dhe argumenteve të kontribuojmë të zbulohen atentatorët e kësaj vrasjeje shekullore. Ata të cilët janë të zhytur në atë krim i mbuloftë turpi, ndërsa ata që kanë spiunuar dhe kanë bërë pazare me Beogradin kundër popullit të vet, duhet të sillen domosdo para drejtësisë në shtetin e  Kosovës që të marrin dënimin e merituar.

 

Nuk kam qenë i kyçur në organizimet ilegale, nuk i kam takuar asnjë grupi ilegal, kam qenë vetëm pjesëmarrës në demonstrata. Shumë prej nesh nuk ishim as titoistë e as enveristë, pa ideologji politike donim t`i sherbenim popullit dhe vendit tonë, për arritjen e lirisë dhe të drejtave tona që na ishin cunguar nga jugosllavët.

Në atë kohë i kemi ikur  thashethënave, sepse ishte kohë e vështirë. Si veprimtar i asaj kohe, por edhe tani, ndjej obligim moral dhe njerëzor që të shkruaj dhe ndihmoj në pasqyrimin e drejtë të historisë sonë. Mendoj se këtë të drejtë nuk mund të ma mohojë askush, ngase shpeshherë kam qenë pranë ngjarjeve dhe rrjedhave të tyre të cilat kanë ndodhur në mërgatën tonë, këtu në Perëndim.

 

Nëse mund të më përvidhet ndonjë gabim në vlerësime, si çdo njeriu tjetër, mund të jetë pa qëllim. Por unë nuk kam frikë nga e kaluara ime,  sepse nuk ndihem i ngarkuar me të kaluaren time  dhe jam i sigurtë se kurrë nuk kam punuar kundër vendit dhe popullit tim,  për vendin dhe popullin tim nuk kam kursye asgjë. Sigurisht se një ditë do të hapen dosjet dhe për secilin do dihet e vërteta e biografisë dhe punës së tij, do dihet edhe se kush ka spiunuar kundër popullit të vet .

Me sa e kam kuptuar Romanin dhe intervistat e tij në mediat shqipe, del se I. Kelmendi nuk i ka paraqitur ngjarjet ashtu siç kanë qenë në realitet, posaçërisht rreth disa njerëzve të vrarë nga UDB-ja jugosllave dhe për disa të tjerë që janë gjallë të cilët unë i kam njohur. Këta të gjallët duhet të flasin vetë. Unë do të flas për dëshmorët e vrarë, dhe mendoj se kur flitet për ata, duhet të shkruhet drejtë dhe pa anime politike, ose nga pozitat e “superioritetit” patriotik siç flet dhe shkruan për këtë dëshmor, I. K.

 

Dy fjalë rreth librit “Atentatet”

Në fillim ky libër nuk të tërheq për ta lexuar deri në fund, nuk më dukej interesant tema ku flitet për fenë, krishtlindjet, etj. Sepse në  botë ka besimtarë të feve të ndryshme, por ka edhe ateistë. Historia deri më sot nuk njeh asnjë shtet ateist, ani pse E. Hoxha e bëri Shqipërinë vendin e parë ateist në botë. Por, ja që tash për fat të mirë Shqipëria po merr frymë shlirëshëm dhe po e thithë ajrin dhe aromën e lirisë demokratike .

I. Kelmendi do duhej të ishte njohës i mirë i ngjarjeve të periudhës për të cilën ai shkruan në librin e tij, sepse ishte edhe pjesmarrës në disa organizime të drejtepërdrejta, të disa demonstratave dhe protestave në Perëndim. Sa ka qenë i sinqertë të paraqesë realitetin dhe të shkruajë të vërtetën, është kjo krejt një çështje tjetër.

Disa shokë dhe shoqe të I. K. po shkruajnë nëpër faqe interneti dhe po i japin atij përkrahje të pa rezervë, pa asnjë vërejtje edhe kur është fjala për personat që nuk i kanë njohur personalisht.

Mënyra e përkrahjes së shoqeve dhe shokeve te I. K. më duket jo reale e aq më pak të interesuar për të vërteten e asaj periudhe që të zbardhet realiteti , por më shumë apriori kush kundër kujt po shkruan, me fjalë tjera, simpati  personale !

I.Kelmendi e ka botuar librin, por a qëndron e tëra që është thënë në të rreth ngjarjeve që flitet aty, është çështje tjetër rreth të cilës duhet diskutuar shtruar. As kush nuk mund të pretendojë se e ka të drejtën absolute të fjalës së fundit rreth ngjarjeve politike dhe historisë sonë, sado qofshin ato të dhimbshme dhe tragjike. Unë nuk besoj se I. K. mund t’i argumentojë me fakte gjithë ato akuza që ua mveshë disa ish-shokëve  të tij. Çuditërisht mbi gjysma e atyre për të cilët shkruan i paraqet si të dyshimtë ose si bashkëpunëtorë të UDB-së!? Disa nuk i kam njohur personalisht, por mjafton fakti se ndaj atyre që unë i kam njohur personalisht, më del se I. K. ua mvesh disa gjëra të pa qena.

Si mund të thotë I.K.se  nuk ishte komunist!? Përshëndetjet e tij me grusht, flamuri që mbante ishte me yll, ndërsa  ashtu nuk përshëndeteshin ;Vehbi Ibrahimi dhe Emin Fazlija, por as nuk bartnin flamuj komunistësh etj.

Fjalët i merr era, ndërsa shkrimet i ruan letra.
Për mendimin tim të thuhet pas 25 vitesh se e njoh vrasësin e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës, është një papërgjegjësi shumë e madhe. E aq më keq nëse autori e paska ditur që nga koha e vrasjes dhe nuk ka folur ose e ka lënë në heshtje dhe kur në vend të drejtësisë, I.K. me romanin e tij do të argumentojë vrasjen e tyre në rrethanat e asaj kohe, sidomos ato të asaj  nate të kobshme. Nëse siç thotë I. K. kur u vranë tre dëshmorët nuk duhej treguar vrasësit, sepse ishte situata e rëndë, atëherë pse nuk ikej edhe nga konfliktet politike në vazhdim?! Situatë e rëndë është edhe sot. Pse pikërisht  tash në prag të definimit të statusit politik të Kosovës duhet dalë me librin ”Atentatet”? Ibrahim Kelmendi për mendimin tim mbanë përgjegjësi të madhe politike, që me kohë, menjëherë pas atentatit nuk ka folur aq sa ka ditur para shokëve rreth kësaj vrasjeje.

Ja si përgjigjet I. Kelmendi në pyetjen e gazetarit të gazetës “Express” në intervistën e bërë me të:

Express: Dorasi ka dhënë një alibi se ka qenë te motra..., por ju e demaskoni këtë?

Ibrahim Kelmendi:Unë e kam bërë këtë duke u thirrur në bashkëbisedimet që kam pasur

me krye-hetuesin, sepse ai thotë që motra ka qenë shumë mirë e përgatitur, e ka mbuluar shumë mirë , por nipat e tij me të cilët kam biseduar, ata kanë dëshmuar se daja i tyre s`ka qenë gati për dy vjet aty. Fatkeqësia e tij (krye hetuesit) është se ligji ia ndalon që të miturit të jenë dëshmitarë në gjyq..”

Express: Ju e dini se kush është vrasësi, ai është Rezili ,meqë ju e keni pasur mik Jusufin, pse nuk e denonconi rastin, kur të miturit e motrës së tij tash janë rritur, ata mund të flasin në gjyq. Rezili jeton në Kosovë në një rajon të caktuar. Cili është obligimi moral i mikut të Jusufit i cili është gjallë?

Ibrahim Kelmendi: Obligimi im moral është që të testoj opinionin, kam të drejtë unë apo nuk kam të drejtë të shkeli mbi amanetin e Jusufit për të bërë pastaj denoncim konkret ndaj Rezilit...Fund citati

Pasi që I. Kelmendi nuk e ka definuar këtë çështje, shtrohet pyetja si quhej kyrehetuesi dhe të miturit, nipat e R. Salihut, pasi që kemi të bëjmë më dëshmitarët e tri vrasjeve, emrat  e të cilëve duhet të bëhen publik?

JUSUF GËRVALLA: “ NEVE NA VRAU UDB-ja JUGOSLLAVE ”

 

E dimë se Jusuf Gërvalla ka thënë; nëse vrasësit janë shqiptarë kurrë mos u zbulofshin. Mirëpo, çdo njeri nëse mendon pak duhet ta dijë se nuk ka logjikë fjala as amaneti i një të plagosuri rëndë. Mendoj se për raste të këtilla siç ishte gjendja e Jusufit i plagosur rëndë, duhet të flasin ekspertët si psikologu, psikiatri, kriminalistika e në veçanti drejtesia!

Dikush mund të thotë, po ky është libër dhe nuk i besohet krejt çka është shkruar aty.

Po intervista e I. Kelmendit dhënë gazetës “Express” është libër?

Ibrahim Kelmendi, sikur të ishte i sinqertë, pasi qenka 100% i sigurtë se Riza Salihu është atentatori dhe vrasësi i Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut, atëherë pse nuk e ka treguar deri tash aktorin ?!

 Ne duhet pritur edhe më tej reagimet e familjeve Gërvalla dhe Zeka, familje këto që nuk e kanë fare të lehtë durimin, kur dihet se në mendjet e tyre vërdelliset shumëqka.

Jusufi ka një vajzë dhe dy djem të rritur e të shkolluar, ata deri më tash po heshtin.

Nuk e di a kanë folë-shkruar apo dhënë mendimin e tyre ende vëllazërit e Kadri Zekës?

Po ashtu duhet pritur edhe reagimin e familjeve Ibrahimi e Hadri.

Deri tash nuk kam lexuar në mjetet e informimit se dikush ka reaguar ndaj fyerjeve që janë bërë ndaj dëshmorëve Vehbi Ibrahimit dhe Enver Hadrit, nga enveristi i pa përmirsuar I. Kelmendi. 

 

 RUAJENI IBRAHIMIN !

 

Z. Hysen Gërvalla, vëllai i Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës në një prononcim të tij në gazetën “Express” ka kërkuar nga opinioni që ta ruajë Ibrahim Kelmendin për dëshmi. Ka thënë se e admiron atë se i ka hyrë një pune shumë të madhe, edhe pse vetë Kelmendi është njeri shumë i përfolur. Ibrahim Kelmendi si autor i librit “Atentatet”, sipas familjes Gërvalla është njeriu i parë i cili ka drejtuar gisht drejtë një njeriu të dyshuar për vrasjen e vëllezërve të tij tyre dhe thotë se Rezili nuk është njeriu i vetëm i dyshuar, por janë edhe shumë të tjerë, ndër ata, thotë Hyseni, është edhe vetë Ibrahim Kelmendi si njeri shumë i përfolur rreth kësaj vrasje. 

 

Për këtë, tash për tash H. Gërvalla nuk dyshon në Kelmendin për shkak se ky ka marrë guximin t`i hyjë hetimit dhe zbardhjes së rastit të vrasjes së vëllezërve të tij. “Pasi Ibrahim Kelmendi ka thënë se ka obligim moral për zbardhjen e rastit të vrasjes së Jusuf Gërvallës, atëherë unë nuk dyshoj në të, edhe pse është përfolur shumë për të”, ka thënë Gërvalla. Në këtë rast, Hysen Gërvalla kërkon nga populli kosovar dhe mbarëshqiptar ta ruajë Ibrahim Kelmendin si dëshmi për vrasjen e vëllezërve të tij. “Lus popullin shqiptar që mos ta sakatojë Ibrahim Kelmendin, pasi që ai po di aq shumë për vrasjen e vëllezërve të mi”, tha Gërvalla.

 

E martë, 13 mars 2007

 

A ka mundësi që I. Kelmendi të zbulojë vrasësin dhe t’i besohet në këtë “zbulim” kur dihet se policia gjermane është polici shumë e përsosur!?..Natyrisht se edhe policia gjermane mund të bëjë gabime si çdo polici tjetër në botë, por së paku nuk është polici e korruptuar si ato në vendet ballkanike. Drejtësia përdorë metodat e veta të punës sipas ligjeve, dhe natyrisht se nuk u beson gjithherë dëshmitarëve, kur  mendon se mungojnë faktet.

Siç e dijmë,  R. Salihu pas 5-6 muaj u lirua nga organet e policisë gjermane, si i pa fajshëm. Konsulata e Jugosllavisë në Stuttgart, ka ditur çdo gjë rreth këtij atentati, madje konsuli shqiptar i atëhershëm Bashkim Hisari, ka qenë në konflikt Politik me Bardhosh Gërvallen. B. Hisari duhet ta thotë të vërtetën, të cilën asnjëherë deri më sot nuk e ka thënë, ai di shumëçka për atentatin, si dhe shqiptarët që kanë bashkëpunuar me konsulatën jugosllave në Stuttgart .

Ibrahim Kelmendi , diku në vitet 1977-1980 vinte në vizitë tek dhëndri i tij, tash i ndjerë Ramush Kastrati në Plochingen si dhe te Hysen Gega në Esslingen. Unë, me  Hysen Gegen, Beqir e Shaban Eminin Hajrullah Matoshin etj, punonim në fabrikën “SEL-Standard Elektrik Lorenz” në Esslingen. Hyseni dhe Beqiri flinin bashkë në një dhomë në Zeppelin Str.112 , e më vonë në nr. 140. Dyshohet se Riza Salihu ishte në shërbim të UDB-së dhe të Konsulatës jugosllave në Stuttgart, e ndoshta edhe në shërbim të Ambasadës shqiptare në Vjenë.  I. Kelmendi, Riza Salihu, Hysen Gega etj, ishin shokë, dhe të gjithë  janë gjallë.

Në gusht 1978, Shaban Emini për pushime verore udhëton në vendlindje Kumanovë. Shabani kapet dhe kontrolohet në kufirin jugosllav, në Jesenice,  dhe tek ai gjendet material propagandues; disa broshura dhe libri “Azem Bejta dhe Shote Galica”. Shabanit i konfiskohet pasaporta dhe ai me 1981 dënohet dhe vuan 2.5 vjet burg. Materialin propogandues Shabani e kishte marrë nga Hysen Gega.

Edhe djalit të xhaxhait të Shabanit,  Beqirit, i cili kishte udhëtuar vetëm një ditë pas tij për Kumanovë, policia ia kontrolon shtëpinë, por nuk i gjejnë asgjë. Dyshohet  se Riza Salihu, mirrte vesh kush kur po udhëton në vendlindje dhe lajmëronte, por as për këtë nuk ka dëshmi.

Pasi është burgos Hysen Gega më 1980,  R. Salihu vetëm edhe një herë ka qenë tek unë, shton Beqiri me 1984 në të pame për vdekjen e babait  tim dhe më kurrë s’e kam takuar, e as nuk di gjë më për të, dhe nuk e dija as nga kush e ka marrë vesh se më kishte vdekur baba!  Atëherë edhe banesën e kisha ndërruar, banoja në Werk str. 10 në Esslingen.

Unë e pyeta Beqir Eminin; si ta merr mendja ty Beqë, pasi e ke njohur bukur mirë R. Salihun a mund të jetë ky vrasësi i Jusufit, Bardhit dhe Kadriut? Beqiri tha; ka mundësi se ka spiunuar, por nuk e besoj t’i ketë vra ai me dorën e vetë.

I.Kelmendi për disa enveristë konsiderohet si patriot i madh, se ka bërë një veprimtari patriotike dhe atdhetarëe mbi 30 vjeçare etj. Ndërsa nga shumica e mërgimtarëve konsiderohet si njeriu me veprimtari të dyshimtë?!

Pse të dyshimtë?

 

 

 

 

 

 

1.-Gjatë varrimit të tre dëshmorëve më 5 shkurt 1982 në Stuttgart, derisa shumë pjesëmarrës në varrim qanim, nga dhembja shpirtërore që ndjenin për tre dëshmorët, Ibrahim Kelmendi , dukej sikur nuk ishte fare i mërzitur.

Remzi Ademaj pati lexuar një letër të dhimbshme. Remziu tash është hero i rënë në luftën e fundit në Kosovë )1998-1999). Foli një gjerman dhe një vajzë shqiptare.

Foli edhe Ibrahimi i cili dukej sikur të kishte zemër guri, fliste me zë të madh e të thekshëm-fuqishëm, sikur të ishte në brohoritje të parullave në demonstrata në sheshet evropiane. Me të vërtetë duhej dhënë zemër masës së pranishme, sepse ajo kishte nevojë për kurajo, për mbajtjen e moralit lartë, për ta vazhduar rrugën tonë drejt lirisë.

Ndoshta Ibrahim Kelmendi mendonte se pas Jusufit, Kadriut dhe Bardhit kishte mbetur më i dijshmi dhe për atë dukej jo fort i mërzitur..!

Po sjellim disa citate që kanë thënë për I. Kelmendin:

2.- Faridin Tafallari, në librin e tij “Terror, Dhembje, Qendresë” Faqe 56-57, shkruan për raportet jo të mira në mes Jusuf Gërvallës dhe I. Kelmendit.
         
Edhe kur ishin shokët e pavarrosur, fliteshin mjaft gjëra. Por tani nisi të flitej shumë më tepër dhe lindën dyshime të mëdha. Flitej e dyshohej të shumëkush. Madje edhe për Ibrahim Kelmendin. Dyshimet ishin të pa bazuara në fakte dhe mbështeteshin  sidomos në ato mos marrëveshjet që kishin ekzistuar në mes Jusufit dhe Ibrahimit. Flitej për bashkimin e Ibrahimit me organizatën e OMLK, pa u konsultuar paraprakisht aspak me Jusufin dhe me LNÇKVSHJ. Siç e kam cekur edhe më parë Jusufi e ka ndihmuar atë duke nxjerrë tre numrat e parë të “Bashkimit”, organ i Frontit të Kuq Popullor. Flitej se Ibrahimi ka pasur kontakte me organizatat reaksionare si ato kroate.

Më kujtohet një takim ku kam qenë edhe unë i pranishëm. Jusufi e pyeti Ibrahimin që t`i tregojë se sa të holla i kishte marrë një organizate kroate (emrin e saj nuk e di). Sipas fjalëve të Ibrahimit ka qenë puna për një shumë prej 50 mijë DM që do të përdoreshin për të blerë armë. Këtë shumë të hollash e kanë marrë njerëzit e Ibrahimit, mandej se i përdori ato për të rregulluar një lokal kafeneje në Pejë. Jusufit kjo gjë nuk i pëlqeu dhe e kundërshtoi veprimin e Ibrahimit si jo të mirë. Ibrahimi përgjigjej se kur gjen budallenj pse të mos përfitosh. Jusufi ia ktheu: ”Ato para janë marrë për diçka tjetër, ndërsa janë shfrytëzuar për çështje tjetër”.

 

Veç kësaj, për një kohë Riza Salihu ia ka kontrolluar korrespodencën Jusufit; se me çfarë mënyre ia ka arritur kësaj, nuk e di. Por më pas u krijuan dyshime mbi Ibrahim Kelmendin se vetëm ai ia dinte adresën Jusufit. Riza Salihu pas vrasjes së shokëve tanë, është burgosur nga policia gjermane. Pas demonstratës së organizuar në prill 1981 në Stuttgart ne shkuam në një sallë; aty erdhi edhe Riza Salihu, por pjesëmarrja e tij nuk është mirëpritur as nga Jususfi dhe as nga Kadriu.

Dyshimet janë mbështetur edhe në korrespodencën midis Jusufit dhe Ibrahimit. Në kopjet e letrave që m`i la Suzana, del qartë se midis tyre ka pasur mosmarrëveshje”,

përfundon citati.

 

3.- Edhe në vitin e turpit të 1997-ës kur Shqipëria u shkatërrua nga vet shqiptarët, Ibrahim Kelmendi pati shkuar me gazetar gjerman në Shqipëri. I. Klemendi pati fol edhe para bandave shqiptare, duke i lavdëruar ato se kinse po bënin mirë që po largojnë një qeveri të keqe nga pushteti, e që ata në realitet po digjnin Shqipërinë demokratike. Pas atyre ngjarjeve të dhimbshme I. K. botoi librin “Shqipëria jashtë Veriut dhe Jugut”. Vallë a kishte atëherë nevojë botimi i një libri i cili mbështeste “Revolucionin Demokratik të Vonuar” të Rexhep Qosjes? Libër i cili i ka kontribuar  shumë përçarjeve të subjekteve politike në Shqipëri.

Të thirresh në emër të popullit dhe të bësh grevë urie si I. K. me disa shokë në Gjermani për largimin e dr. I. Rugovës, dr. B. Bukoshit dhe prof. dr. S.Berishës, kur poulli në mënyrë demokratike ua kishte dhënë votën, ishte hiç më pak se hile e madhe politike e tij.

Një pyetje të tillë gjithënjë e kam shtruar se në emer të kujt flet ky njeri ? Pyesim në emër të cilit popull thirrej I. K. kur e kishte të pamundur ta ndryshonte vullnetin e shumicës së popullit pa dhunë. Dhe dhuna në Shqipëri dihet se kujt i shërbente?!  E pamë se si u shkatërrua Shqipëria nga vetë shqiptarët, pra u gëzuan Serbia dhe Greqia..!!

4.- më 1999, kur Presidenti dr.Ibrahim Rugova gjendej i kidnapuar nga Millosheviqi, më thërret Bedri Islami për një takim me Ibrahim Kelmendin. U takuam në Wendlingen në Bistro Cafe. Unë, B. Islami, I. Kelmendi dhe Raif Aliu. Bedri Islami m’u drejtua; Xhafer a njiheni me Ibrahimin? I them po, e njoh që moti. I. Kelmendi më pyeti; akoma je me LDK? Po i them. Më tha; a e dinë ti se I. Rugova është tradhtar? Jo i them unë, ai është kombëtar. Edhe për ty, i them unë Ibrahim prej vitit 1981 nuk flitet fort mirë, por sikur ta dija se je tradhtar, sigurisht se nuk do ulesha të pija kafe me ty. Për Christopfer Hillin i cili ato ditë zhvillonte bisedime me Millosheviqin rreth Kosovës, I. K. tha; ai është pro serb dhe se gruaja e tij është serbe?!

I. Kelmendin e njoh moti dhe shumë herë e kam parë në demonstrata, tubime homazhe etj.  Ishte hera e parë të ulem diku me të, të bisedoj dhe pija kafe. Pas fjalës që i thash se nga 81-shi nuk flitet fort mirë për të, ai nuk më kundërshtoi as nuk më pyeti pse, kush dhe çka flitet për te? Për qëllimin e këtij takimi nuk folën as I. Kelmendi e as B. Islami. Sigurisht në start vërejtën qëndrimin tim të pa luhatshëm. Se unë nuk kam ndryshuar asgjë, pavarësisht gjendjes, përkrahja vijën politike të dr. I. Rugovës.

Rugova i kidnapuar dhe i detyruar të takohet me kriminelin Millosheviq, quhet tradhtar. Kurrë nuk kemi dëgjuar se I. Kelmendi apo ndonjë enverist tjetër ta ketë quajtur tradhtar Fatos Nanon, që qe takuar vullnetarisht me Milosheviqin në Kreta të Greqisë. Dhe nga Lisbona e Portugalisë , Nano na porositi ne shqiptarëve të Kosovës ta njohim Beogradin si kryeqytet tonin..!

I. Kelmendi në maje të gjuhës e ka fjalën që t´i etiketojë njerëzit me tradhtar, agjent, spiun i dyshimtë, i rrezikshëm kriminel etj. Të gjithë e dimë se në gazetën “Zëri i Kosovës” fyheshin shumë personalitete dhe figura të njohura të dëshmuara kombëtarisht si Akademik Fehmi Agani quhej “susllovi” rus, për akademik Mark Krasniqin po ashtu gjithçka flisnin keq e më keq.

Tani po i kthehemi intervistës së I. K. dhënë gazetës “Express” të dt. 10 mars 2007,

Prishtinë. Në atë intervistë I.K. thotë se në Gjermani erdhën shumë analfabetë. Dihet se analfabetë nuk ka pas gati fare, sepse shkrim-leximin e dinin të gjithë, por në vitet e 1970-ta kishte shumë pak intelektualë. Mjafton që I. Kelmendi ishte intelektual dhe kishte mundësi të luante rolin e “bosit” dhe t’i shfrytëzonte ata në emër të patriotizmit, sidomos disa patriotë dhe atdhetarë të flakët që i besonin.

Në Belgjikë gjithashtu shkruan se nuk kishte intelektual dhe se për atë e ka zgjedhur Zvicrën si qendër organizative, se kinse atje kishte shqiptarë me shkolla të mesme. Në Zvicër ka pasur shqiptarë me fakultete, por jo aq shumë si sot, ngase të shkolluarit erdhën në vitet 1990-ta. Po përmendi dy intelektualë të shkëlqyeshëm; Xhafer Shatri në Zvicër dhe  Xhafer Durmishi në Suedi. 

Në Belgjikë, intelektualë shqiptarë ka pasur para 110 vitesh. Me 20 mars 1897 Faik Konica nxori gazetat  “ALBANIA” dhe “KOHA”. Edhe Enver Hadri para disa të tjerëve më 1974 ka botuar disa numra pa ylli të “Zërit të Kosovës”. Historia shqiptare nuk ka filluar me parullën “Kosova Republikë”dhe as me “Zërin e Kosovës”.  Në Bruksel ka jetuar kolonel Muharrem Bajraktari etj. Më vonë kanë ardhur disa intelektualë si Enver Hadri, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Behar Rexhepi, Ramadan Gashi etj. G. Azemi e R. Sahitaj kanë shkruar për E. Hadrin dhe Vehbi Ibrahimin sikur që  edhe unë kam shkruar.

Pse I.Kelmendi thotë se kinse ai e paska përgatitur varrimin e Enver Hadrit më 25.1.1990, në Bruksel?  Neve për vrasjen e E.Hadrit u informuam përmes lajmeve dhe shtypit,nga Stuttgart-i dhe Esslingen-i.  Udhëtuam me dy autobusë, të cilët i vozitnin vëllezërit Nami e Jakup Ramadani.Unë kam përcjellur me vemendje varrimin. Foli Josef Diogardi, i cili akuzoi UDB-ën për vrasjet e shqiptarëve, dhe tha se ai do të shkojë nga Brukseli në Gjenevë, dhe atje do të kërkojë dënimin e Beogradit për gjenocidin që po ushtron ndaj shqiptarëve, njohjen e Republikës së Kosovës etj. Ndërsa Gani Azemi e Ramadan Gashi kanë qenë drejtuesit kryesor në ceremoninë mortore, ata folën për veprimtarinë e E.Hadrit, përkthyen nga shqipja në gjuhën, frenge, gjermane e angleze.

Askush nuk i beson I. Kelmendit se tek  Enver Hadri nuk kishte parë kurrfarë intelektualizmi dhe se ai ishte në njeri  i dyshimtë ose në shërbim të sigurimeve të huaja si UDB-ës etj,  Unë, shton I. Kelmendi e kam përcjellur  Enver Hadrin hap pas hapi.

 

Po, këtë e besojmë. Se jo veç Enver Hadrin, por të gjithë veprimtarët shqiptarë me orientim të djathtë i ka përcjellur  I. Kelmendi, sepse atë detyrë e kishte marrë nga SHISH dhe ambasadat shqiptare, të cilave është dashur t’u raportojë rregullisht.

 

 

                                          

 

                                           

              

 

                                         

 

 

 

 

 

 

 

 

ENVER HADRI

         (1933 -25.01.1990 )

 

E. Hadri ka ditur të trokasë në derën e duhur. Portën e vërtet, pra në Parlamentin Evropian.  Se a bashkëpunonte Enver Hadri me sigurimet e huaja apo jo, sigurisht jo me UDB-në,për kët akuzë I.K. nuk ka sjellur asnjë dëshmi, ndërsa me sigurimet tjera  kjo nuk ka rëndësi, të gjithë e dimë se ai punoi shumë për popullin dhe vendin e vet, deri sa e pagoi me jetë. Pa diskutim se E. Hadri e dinte se liria na vjen nga Amerika dhe se bashkëpunimi me të ka qenë dhe është i plotëkuptueshëm. E dimë se Nosho Jorgaqi për romanin “Mërgata e Qyqeve” u pritë në audiencë tek Enver Hoxha. I. Kelmendin për botimin e romanit “Atentatet” po të ishte gjallë E. Hoxha do ta priste po ashtu në audiencën e tij.

Shokë dhe bashkëpunëtor të E. Hadrit që e kanë njohur shumë mirë kanë shkruar, duhet ende të shkruajnë dhe mos të lejojnë që të njollosen figurat e atdhetarëve shqiptarë siç ishte E. Hadri. Po ashtu besoj se Emin Fazlija ( alias Emil Katrioti) do të përgjigjet  për vete dhe për bashkpuntorin e vetë Vehbi Ibrahimin. I. Kelmendi nuk mund ta përshkruajë sipas tekeve të tij figurën e E. Hadrit dhe Vehbi Ibrahimit, vetëm se i ka takuar dhe biseduar me ta ndonjë herë.

Në këtë rast mendoj se E. Hadri ka bërë më shumë se sa zhvillimi i shumë demonstratave. P.sh. sikur të ishte çliruar Kosova para 50 viteve me armë nga vetë shqiptarët, përsëri do të ulej në bisedime pranë tryezave të KS të OKB-s etj. Nëse nuk do kemi përkrahjen, sidomos të fuqive të mëdha nuk do njihet as pavarësia e Kosovës. Nuk është shumë vështirë të shkruash e të lavdërosh apo të kritikosh, por duhet shkruar realitetin, përndryshe njeriu duhet ballafaquar sy me sy me njerëzit.

Politika dhe diplomacia  janë një art i vështirë, duhet përvojë e gjatë për ta mësuar atë,  e disa nuk do e mësojnë kurrë politikën, sepse inatet dhe fanatizmi nuk i lejon ta ushtrojnë si duhet. I.Kelmendi thotë se të huajtë i dinin problemet tona por nuk u interesonte. Unë besoj se të huajtë në përjashtim të ndonjë diplomati apo historiani, e që në gishta mund të numroheshin, nuk kanë ditë as ku është Kosova, e lere më se në Jugosllavi jetonin shqiptarë.

Është turp të nënçmohet dhe fyhet pa asnjë fakt dëshmori i lirisë Vehbi Ibrahimi. Si ndjehet sot familja dhe shokët e tij. Kam pasur nderin ta njoh personalisht Vehbiun, qysh në vitin 1970-1972, kur Vehbiu punonte në Thiersee, Hotel Breitenhof, 7 km larg nga Kufstein-i në Austri. Në Kufstein punonim mbi 100 shqiptarë dhe shumica nga ata e kanë njohur V. Ibrahimin si atdhetar e jo si kriminel që qenka marrë me prostitucion, siç shpif I. Kelmendi.

Vehbiu e ka lëshuar Austrinë pas themelimit të Klubit jugosllav në Kufstein, diku kah mesi i viteve të 1970-ta, sepse Vehbiu ka kërkuar që klubit t’i vihet emri “Ismail Qemali”. Pasi që në Kufstein kishte më shumë shqiptarë se sa jugosllavë. Pas kësaj kërkese të Vehbiut, ku edhe konsulli jugosllav ka qenë prezent, V. Ibrahimi ishte në shënjestër të UDB-së. Konsulata jugosllave në Klagenfurt nuk ia ka vazhduar më pasaportën ndaj ajo ishte arsyeja e largimit të tij nga Austria.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

VEHBI IBRAHIMI  23.5.1938 në Uglar- Gjilan- 10.10.1981 në Bruksel-Belgjikë)

                                                                                      

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

        DËSHMOR I KOMBIT DHE USHTAR BESNIK I IDEALIT TË SHQIPËRISË ETNIKE

 

Kongresi i -II-të i Partisë “Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare” qe mbajtur në Frankfurt të Gjermanisë më 14-15 -IV-1979, ndërsa Vehbi Ibrahimi ishte nënkryetar i Komitetit Qendror.

Të shkruhet e flitet se V. Ibrahimi është marrë me kriminalitet dhe prostitucion, këtë mund ta thotë vetëm I. Kelmendi e askush tjetër. Emin Fazlija në fillim kishte pseudonimin Arben Kosova e më vonë Emil Kastrioti. I. Kelmendi thotë se Emini paska qenë i rrezikshëm dhe i dyshimtë!? I. K. shton tek Emin Fazlija; nuk ka pas mundësi të bashkëpunohej me të, sepse ka mund të vijë deri te vrasjet ndërmjet shqiptarëve. Pse I. Kelmendi e konsideron si të dyshimtë dhe të rrezikshëm Emin Fazliun. Për kë ka qenë i rrezikshëm Emin Fazlija?

Dihet se Emini luftohej nga titoistët dhe enveristët, megjithate ai luftonte për bërjen e Shqipërisë Etnike dhe shkatërrimin e Jugosllavisë së AVNOJ-t. Për këtë arsye me 1960 dënohet vetë i katërti. Gjykata ushtarake e Zagrebit për veprimtari politike dhe atdhetare i shqipton dënimin me 8 vjet burg nga të cilat i vuan 6, dhe lirohet më 1966. Pas shkarkimit të kriminelit nga posti i ministrit të brendshëm jugosllav Alesandër Rankoviq, Titoja amneston disa të burgosur, ku edhe  Emini përfiton nga ky rast dhe lirohet. Unë me një rast e kam pyetur Eminin a ka biseduar ndonjëherë me Ibrahim Kelmendin për bashkpunim?  Emini më është përgjigjur ; kurrë nuk kam biseduar për çështjen kombëtare, e as nuk kam pi kafe me të.

I. Kelmendi me disa enveristë tjerë, djathtistët nuk i kanë konsideruar kurrë si patriotë dhe kombëtarë, edhe kur ata kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut. Për ta s`pari ka qenë dashtë të jesh enverist e pastaj mund të jesh edhe patriot e atdhetar!?

Po të ishin gjallë Enver Hadri dhe Vehbi Ibrahimi nuk e besoj se I. Kelmendi do kishte guximin ti njolloste ata dy dëshmorë të kombit shqiptar. Gjykatave për raste të tilla nganjëherë u duhen muaj e vite derisa të kryhen proceset për të vërtetuar fajësinë, apo pafajësinë. Me ç`farë të drejte akuzon ky mjeran atdhetarët ?

Regjimi i Enver Hoxhës kishte larguar nga vëndi i vet antikomunistët dhe shumë atdhetarë të cilët u shpërndanë në gjithë botën dhe kurrë nuk i la të qetë edhe në dhe të huaj. Si Nasho Jorgaqi dhe Ibrahim Kelmendi, ka pasur edhe të tjerë që në bashkëpunim me konsulatat shqiptare shpërndanin literaturë të E. Hoxhës, e nuk bënin punën që duhej bërë, integrimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me botën, por shanin revizionizmin angloamerikan etj. Dhe se çfarë i solli kombit politika enveriste, e pamë të gjithë pas vitit 1990..!?

 

I. Kelmendi tregon se E. Hadri pati filluar të mbledh para dhe nuk tregon për çka?

Unë mendoj se për ta vazhduar punën e çështjes shqiptare, e jo për xhepin e vet ?

Tash, Ibrahim Kelmendi e ka obligim moral dhe njerëzor që para se të shkruante romanin do duhej ta denonconte “vrasësin” e dëshmorëve të kombit në prokurorinë  gjermane dhe ate kosovare, dhe pse jo edhe tek ajo ndërkombetare, dhe vërtet nëse do dënohej vrasësi me fakte, atëherë libri i tij do ishte një  sihariq për shqiptarët. Por, derisa Rezili ecë shlirë në Kosovë, do të ketë shumë komente për këte libër “senzacional”!?

 

Pastaj meqë njihen mes vete me siguri se Riza Salihu do t’i thotë diçka Ibrahim Kelmendit, sepse akuza që i ngarkohet Riza Salihut nga I. K. nuk mund të mbetet vetëm në letër..!   Pasi që organet gjermane R. Salihun pas disa muajve burg e kanë liruar, organet e  drejtësisë së Kosovës nuk e kanë të lehtë ta ngrisin procedurën kundër tij, sepse krimi ka ndodhë në shtetin gjerman. Këto që theksova më lartë le t’i vlerësojnë lexuesit dhe le t’i japin mendimet e veta. Sepse vrasjet nuk mund të vërtetohen duke shkruar libra (lexo: aktakuza) në stil romanesh, pa e thënë fjalën e fundit drejtësia. Po ashu posedoj shkrimet e 8 gazetave gjermane, të përkthyera në gjuhën shqipe, pra edhe ato të cilat kanë shkruar për Riza Salihun.

Ibrahim Kelmendi edhe në intervistën dhënë revistës “Republika” të Sali Kabashit përgojon figurat politike dhe kombëtare si Hafiz Gagicën, se kinse sigurimsi i UDB-së jugosllave Selim Brosha paska vizituar atë në zyrën e LDK-së në Stuttgart dhe se I. Kelmendi paska informata për këtë!?

A thua nuk paska pasur vend tjetër ku të takohet H. Gagica me S. Broshën, përveçse në Zyrët e LDK-së në Stuttgart?! Çfarë shpifje e kulluar!

Ajo që shkruan I. Kelmendi për takimin e Selim Broshes me H. Gagicen në zyrat e LDK-së është fyerje e rëndë edhe për 36.000 antarët e LDK-së, sa ishim dikur në Gjermani. Për ne kjo është një gënjeshtër si shumë tjera, për të cilat nuk i zëmë besë askujt, e aq më pak I. K.  Një lansim i tillë ka qenë në vitet e 90-ta, tani u vërtetua se nga ka dalur një dezinformatë e tillë! Sikur të kishte fakte të tilla, me siguri do e thonin publikisht edhe ata që e kanë pa, sepse dihet që organizimi i LDK-së ishte legal dhe gjithashtu edhe i Gagicës dhe gjithë të tjerëve që nuk kanë pas pseudonime, prandai shtrohet pyetja, kush ishin këta keqedashës të një levizjeje të fuqishme politike që përpiqeshin të dezinfomonin opinionin, por për fat pa sukeses ! Ne sikur ta njihnim H. Gagicen si njeri të dyshimtë, jo një dekadë, po asnjë ditë nuk do ta lejonim të jetë kryetar  yni, sepse do ia merrnin imunitetin ne anëtarët e LDK-së. Ne dimë mirë se në zyrat e LDK-së përherë ka qenë dikush kujdestar, qoftë nga kryesia e Degës, ose nëndegëve apo aktiveve. Mendoj se për një shpifje të këtillë z. H. Gagica duhet ta padisë në gjyq I. Kelmendin. Kurrë nuk  kam dëgjuar nga anëtarësia e LDK-së dikend të ketë folur për këtë vizitë të S. Broshës në Shtutgart.

 

Edhe  për Xhafer Shatrin  kur ka ikur nga burgu flitej se e kanë parë duke u larguar me një mercedes të zi të UDB-së..!?

Pse i bëheshin Xh. Shatrit këto akuza, nuk është vështirë ta kuptojmë. Sepse, tipat si I. Kelmendi ia kishin frikën, se tani ka ardhur një intelektual i rangut të Jusuf Gërvallës dhe po u merrte frejtë nga dora. Pos kësaj, Xh.Shatri ishte vizionar dhe e dinte se nga marksizëm-leninizmi s`ka gjë. Pra,edhe ai si Enver Hadri dhe disa tjerë ishte pro-perëndimor. Me një rast u kishte thënë disa shokëve se kam frikë se këto shtriga-ambasada të Shqipërisë po na përçajnë. Këto ishin arsyet se pse Xh. Shatri duhej etiketuar. Unë, pak e njoh atë, vetëm nëpër demonstrata dhe në tubime tjera e kam dëgjuar duke mbajtur fjalime. Kurrë nuk kam biseduar me të dhe nuk besoj se ai më njeh. Për herë të parë e kam parë duke folur në një demonstratë në Bernë. Gjelozitë e pakuptimta të I. Kelmendit ndaj të tjerëve, janë një sëmundje e pa shëruar.

H. Gagica ishte shumë më politikan dhe vizionar se I. Kelmendi. Ai dijti që me kohë t’i përkrahë intelektualët e universitetit të Prishtinës, të cilët e formuan Lëvizjen legale gjithë popullore, LDK-në e viteve të 1990-ta, e udhëhequr nga intelektualë të vërtetë të dëshmuar kombtarisht, siç ishte Dr. I. Rugova, akademikët; F. Agani, Mark Krasniqi, Nexhat Daci etj. Në qendrat evropiane protestonin prej 10.000 deri në 100.000 shqiptarë dhe Hafiz Gagica, falë përkushtimit të tij atdhetar bëri emër të madh në politikën shqiptare. Ndërsa I. Kelmendi mbeti një minifigurë, por që kombit të vet i solli shumë sherre. Edhe fushata që po bën sot me librat e tij, kinse “historike” kundër të djathtës shqiptare, nuk ia mbulon dot fajësinë dhe përgjegjësinë që mban për përçarjet që i ka shkaktuar, si në mesin e mërgimtarëve, ashtu në Kosovë dhe Shqipëri.

                               

Heronjë të tillë mbeten Ambasadorë të Perjetshëm
E shtune, 03-05-2008, 06:24pm (GMT+1)

Gentian Marku

HERONJ TE TILLE MBETEN AMBASADORE TE PERJETSHEM

(Nga promovimi i librit ''Heroi i dy kontinenteve'' i autorit Ndue Hila)

Ne radhen e heronjve shqiptaro-amerikanë, radhitet edhe Gentjan Zef Marku,i cili dha jetën duke luftuar heroikisht ne radhet e ushtrise amerikane ne Irak ne vitin 2004. Megjithese i ri në moshë, heroizmi i tij shkroi faqe të lavdishme në lutën kunder terrorit, kesaj plage që ka mberthyr planetin tonë. Kjo u bë frymëzim edhe për njerëzit e penës, që heronjtë të mbeten gjithnjë në memorien tonë. Ndue Hila,tashme I konfirmuar si i palodhur ne fushen e letrave, i cili per nje periudhe me pak se 10 vjecare arrin te botoje 10 libra me tregime, poezi dhe një roman. Nga këta libra 6 prej tyre mbajnë autoresinë e tij dhe 4 si bashkautor. Libri i fundit monografik” HEROI I DY KONTINENTEVE”, mblodhi pervec miq dhe te njohur te Ndue Hilës dhe dashamirës të librit, por edhe bashkatdhetarë të tjerë,që mbushën sallën “Gjergj Fishta” ne Kishën e shën Palit. Libri ne fjale është kurorëzim I një pune gati dyvjecare të autorit Ndue Hila I cili sje! ll përpara lexuesit një pune me vlera të padiskutueshme historike, njohese dhe patriotike. Në këtë përurim morën pjesë edhe kongresmeni Joe Knollenberg,ambasadori shqiptar ne SHBA Aleksander Sallabanda bashke me konsullin e ambasades Arjan Spasse,Konsulli shqiptar I nderit per Michiganin Ekrem Bardha,kryetari I lidhjes se shkrimtarëve shqiptaro-amerikane Dalan Luzaj e te tjere. Gjithashtu ndodheshin edhe e ema dhe motra e heroit Gentian Marku. Ky aktivitet u drejtua nga Gjovalin Kacorri . Folës të shumtë ndërmjet tyre, kongresmeni Knollenberg, Ambasadori Sallabanda, Ekrem Bardha, Dom Anton Kqira, dom Ndue Gjergji, Dalan Luzaj, Nua Ivanaj, Ndrek Guri, Eduard Aliko, Ndue Ftoni dhe të tjerë, në fjalët e tyre theksuan se perjetesimi i vepres së heronjëve do të ishte i pamundur nëse do të mungonin shkrimtarët, artistët, piktorët, skulptorët, të cilët në punët e tyrë gjen frymëzim e mishërim vepra e këtyre heronjëve. , - Heronj te tille mbeten ! ambasadore te përjetshëm, - do shprehej Luke Juncaj, njeri n! ga foles it e rastit. Poeti i njohur Nexhip Ejupi bën një përshkrim të shkurtër mbi kapitujt e këtij libri,duke u ndalur në punën e kujdesshme që ka bërë autori për të pasquruar deri në hollësi gjithë jetën dhe veprën e Gentjan Markut deri ne ditën e fundit të jetës së tij duke e sjellë në pëmasat që e meriton një hero. Per librin “Heroi I dy kontinenteve”, kishin dhene vleresimin e tyre dhe mjaft personalitete politike dhe ushtarake. Dede Beleshi lexon pershendetjet dhe falenderimet qe ka marrë autori Ndue Hila nga Presidenti i SHBA George W Bush, Sekretari i Departamentit te Shtetit për mbrojtjen, Komandanti I pergjithshëm i marinnsave amerikane e të tjerë. Kongresmeni Knollenberg dhe ambasadori Sallabanda i dorezojne familjes se heroit certifikatat per veprën heroike te Gentjanit. Mjaft prekëse do të ishin fjalët e bashkëmoshatarit dhe bashkëluftëtarit te Gentjanit, Belis Krisafi,i cili do të tregonte detaje nga jeta ne bazat e pergatitj! es së marinsave dhe lufta e Gentjanit që me trimëri luftoi përkrah ushtarëvë të tjere derisa dha jetën ne Mosul te Irakut. Nena e heroit Sata Marku nuk i mban dot lotet që lidhen jo vetëm me dhimbjen e humbjes së djalit të saj të vetëm, por edhe me nderimin e madh që i bëhet djalit dhe familjes, duke e kujtuar në mënyrë të tillë, ajo falenderon ne emer te familjes autorin e librit. Moter Joana i kujton dhe shpreh me emocion fjalët që vëllai i saj i shkruante para se të vritej ne fushën e luftës. Një montazh muziko-letrar pergatitur nga poeti Gjovalin Lumaj dhe kengëtari Fran Gjoka plotësoi kuadrin e kësaj veprimtarie që ishte mbresëlënëse dhe me vlera. Me modesti do te shprehej Autori Ndue Hila , i cili tha se nuk do te reshtë në punën e tij për të pasquruar jetën dhe veprën e heronjëve , duke menduar se ky është një obligim i çdo krijuesi që merr në dorë penën.Ai falenderoi të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë! ndihmuar në realizimin e kësaj vepre.

ZEF LLESHI – Detroit 12 mars 2008


Fjala pershendetese e konsullit shqiptare te nderit per shqipatret ne shtetin e Michiganit Z. Ekrem Bardha

Te nderuar zonja dhe zoterinj,

Te nderuar klerik,

I nderuar zoti Ambasador Aleksander Sallabanda

I nderuar zoti konsull Arjan Spasse

Jemi mbledhur sot per te prezantuar librin e Z. Ndue Hila “Heroi i dy Kontinenteve” kushtuar Gentian Marku, nje djele i ri nga Lezha, qe hyri ne histori ashtu siç i ka hije te hyje nje shqiptari dhe nje burri te vertete.

Gentian Marku tregoj jo me fjale por me gjakun e tij qe shqiperia dhe shqiptaret jane aleate besnik te SHBA

Historia e shqiptareve qe kane luftuar ne rradhet e ushtrise amerikane e ka fillimin qe ne luften e Dyte Boterare duke vazhduar ne Korese, Vietnamit etj.

Kjo na na ben te ndjehemi krenare qe ne shqiptaret kemi perkrahur dhe vazhdojme te perkrahim Ameriken edhe sot ne luften e saj kunder terrorizmit.

Ne çdo periudhe, ne çdo vend qe kane punuar e jetuar shqiptaret kane dhene kontributin e tyre duke prezantuar dhe ngritur lart vlerat patriotike e paqedashese si komb.

Shqiptaret kurre nuk e kane harruar dhe jane shume mirenjohes Amerikes per perkrahjen e saj duke filluar me presidentin Wilson , presidentin Clinton , presidentin Bush, ku ju the ndal genocidit Serb ndaj vellezerve tane Kosovare.

Zonja dhe Zoterinj, me kete rast me lejoni t’ju pergezoj per pavarsine e kosoves, te cilen e fituam vetem 3 jave me pare.

Pavarsia nuk eshte me nje enderr per shqiptaret por realitet, Kosova tashme eshte nje shtet I lire dhe kosovaret gezojne lirite e tyre te shumepritura.

Falenderoj edhe nje here Zotni Ndue Hila per librin qe i ka kushtuar heroit Gentian Marku.

Deshiroj te falenderoj ambasadorin shqiptar Zotni Aleksander Sallabanda si dhe konsullin e ambasades zotni Spasse te cilet perfaqesojne institucionin e shtetit shqiptare ne Washington dhe sot na nderojne komunitetitn shqiptar te Michiganit me pranine e tyre

Ju faliminderit.


Pjese nga fjala e Kongresmenit amerikan Z. Joe Knollenberg

Faliminderit per ftesen qe me keni bere. Une asnjehere nuk e kam menduar se do te jene kaq shume njerez. Me vjen keq qe nuk mundem te flas shqip, por per ju qe flisni dhe kuptoni englisht ju lutem perktheni.

Nuk ka pas kuptim qe une te mos marr pjese sot ne kete promovin ne nderim te djalit te kesaj gruaje fisnike Zonjes Marku.

Une nuk mundet te thoja jo per nje gje te tille, kjo ishte me e pakta qe une mundet te beje.

Djali i saj eshte nje hero jo vetem i nje kontinenti por i dy kontinenteve, ashti si shkruhet ne kete liber “Heroi i dy Kontinenteve” ku ju te gjithe e dine se çfare shkruhet ne kete liber.

Sot dua t’u tregoj per kete rezulute qe i eshte bere nga kongresi amerikan ne nderim te LCpl Gentian Marku per kontributin e tij per shtetin tone...

Nuk ka fjale qe une mund te shpreh per t’ja larguar merzine kesaj familje te nderuar.

Familjes Marku ne nuk mundet te ja shperblejme sakrificen qe ka bere per shtetin tone. Gjithmone keshtu duhet ta nderojme Gentian Marku...

Ne fund Z.Knollenberg i dorzoj familjes , nenes dhe motres se heroit rezoluten e kongresit amerikan, ne kujtim te djalit te tyre Gentian Marku.


Fjala e ambasadorit te RSH ne SHBA, Z.Aleksader Sallabando.

Te nderuar bashkeatdhetar.

Eshte nje nder dhe privilegj per mua qe ne emer te ambasades shqiptare ne SHBA te pershendes komunitetin shqiptar ne Michigan me rastin e promovimit te librit “Heroi i dy Kontinenteve”, autorit Ndue Hila, kushtuar heroit te shqiperise Gentian Marku.

Ne jemi mbledhur sot ketu per te promovuar nje liber qe prezanton jeten dhe vepren e nje heroi qe i takon dy vendeve gjeografikisht larg njeri-tjetrit, por shpirterisht shume afer me njeri tjetrin , nje heroi te Shqiperise dhe SHBA, qe e jetoj jeten e tij pjeserisht ne vendin ku lindi dhe u edukua me dashurine per atdheun e tij dhe kombin shqiptar, me dashurine per liri dhe zhvillim social, dhe pjeserisht ne SHBA, ne vendin aq shume te aspiruar prej tij ashtu si edhe shume bashkekombas te tjere si ai.

Gentian Marku me Shqiperine e lidhte origjina, identiteti kombetar, dashuria e pafund per vendin e lindjes per rrethin familjar e miqesor, krenaria per vlerat kombetare, per historine dhe kultuen shqiptare, ndersa me SHBA e lidhte dashuria dhe respekti per vlerat demokratike amerikane, per mundesite e pakufizuara qe afron amerika per te jetuar i lire, me dinjitet dhe prosperitet.

Historia e jetes se heroit Gentian Marku eshte nje pjese e pandare e histories se kombit tone, pjese e krenarise kombetare qe buron nga patriotizmi tradicional i shqiptareve te amerikes, nga sakrivica dhe kontributi i diaspores shqiptare ne amerike per mbrojtjen e vlerave te lirise dhe demokracise se vertete.

Ne kujtesen tone kombetare shqiptaret e Amerikes kane hyre si atdhetare, fisnike dhe demokrate te medhenje, me vepren e te cileve te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen jane krenar. Zeri i shqiptarve te amerikes eshte ngritur gjithmone lart ne mbrojtje e vlerave te lirise dhe krenarise kombetare.

Edhe ky takim i juaj sot ne promovimin e librit “Heroi i dy Kontineteve” qe flet mbi jeten dhe vepren e heroit Gentian Marku perben nje eveniment patriotik te larte, eshte nje tregues i fuqishem i lidhjeve te forat dhe te sinqerta qe ju keni me atdheun dhe kombin shqiptare ne pergjithesi, i respektit dhe i dashurise se madhe per SHBA. Zeri dhe qendrimi juaj patriotik kane nje rendesi shume te madhe per marredhenjet me SHBA dhe jane nje kontribut i vyer per mardhenjet e shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA, midis Kosoves dhe SHBA, midis bashkombasve shqiptar kudo qe ndodhen ne SHBA. Me vlerat dhe dashurine e madhe qe ju ruani ne zemrat dhe mendjen tuaj per shqiperine dhe kombin shqiptar, ju meritoni respekt te madh dhe mirnjohje te thelle per rolin qe keni ne historine tone kombetare.

Shqiptaret e Amerikes brez pas brezi kane dhene nje kontribut te vyer e te gjithanshem ne dobi te zhvillimit dhe begatise se Shqiperisedhe kombit shqiptar. Sheti shqiptare e nderon lart vepren tuaj.

Çdo popull mbart dhe ruan vlera te veçanta qe krijojne identitetin. Ne shqiptaret jemi krenar per identitetin dhe vlerat e rradhe qe perfaqesojme. Ne i kemi dhene botes heron tone kombetar Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) me te cilin jemi bere mbrojtes te krishterimit dhe kultures europiane, ne i kemi dhene botes te madhen Nene Terezen, ne i kemi dhene botes shembullin e beses dhe fisnikrise me te cilen kemi mbrojtur jeten e mijera hebrejve gjate luftes se dyte botrore, ne i kemi dhene botes shembullin e bashkejeteses nderfetare model per vende dhe rajone te botes, ne i kemi dhene botes gjakun dhe jeten e bijve tane shqiptar ne lufte per mbrojtjen e lirise dhe paqes, nder te cilet biri juaj dhe i yni, heroi Gentian Marku.

Shteti shqiptare nderon lart jeten dhe vepren e Gentian Marku, gjithmone do ta ruaj kujtimin per vepren dhe jeten e tij dhe gjithmone do ta çmoje lart angazhimin e tij per te perfaqesuar me dinjitet dhe trimeri shqiperine dhe shqiptaret ne radhet e ushtrise amerikane. Familja e Heroit Gentian Marku qyeti i Lezhes dhe komuniteti juaj te cilve i perket Gentian Marku si dhe per te gjithe bashkekombasit shqiptare kudo qe ndodhen jane krenar per heroin Shqiptar te Dy Kontinenteve.

Ai dha jeten e tij te re per te mbrojtur paqen dhe vlerat e demokracise, per te na dhene mundesine ne te tjerevet te vazhdojme jeten tone ne paqe dhe te permbushim, misionin tone te perbashket per ndertimin e nje bote te lire e te sigurt, ne respekt te dinjitetit dhe te drejtave te njeriut ne paqe dhe prosperitet ekonomik.

Libri i z.Ndue Hila “Heroi i Dy Kontinenteve” eshte nje deshmi respekti dhe falenderimi i nje krijuesi shqiptaro-amerikan jo vetem per familjen e Heroit Gentian Marku por per gjithe kombin shqiptar, per kontributin e vyer te shqiptareve ne mbrojtjen e vlerave te demokracise amerikane. Nepermjet refimit te jetes dhe idealeve te heroit Gentian Marku ne Shqiperi, SHBA dhe Irak autori i librit shpreh konsideraten e larte dhe besimin e patundur te popullit liridashes shqiptar per demokracine Amerikane deri ne sakrificen e fundit per mbrojtjen e saj.

Libri i Z.Ndue Hila Heroi I Dy Kontinenteve eshte nje vlere e re qe i shtohet gjerdanit te literatures shqiptare ne amerike duke e pasuruar ate me dekumentimin e jetes dhe vepres se heroit qe i perket histories se dy kontinenteve.

Çdo kush qe do ta kete ne dore kete liber do te kete çka te mesoje dhe te tregoje per dashurine dhe respektin e shqiptareve per SHBA, per sakrificat dhe kontruibutin e tyre ne mbrojtje te vlerave te demokracise amerikane

Le te sherbeje kjo dite perkujtimore e jetes dhe vepres se heroit te dy kontinenteve si nje dite perbetimi te sejcilit nga ne per ti sherbyer çeshtjes kombetare me shume dhe me mire.

Me lejoni qe ne mbyllje t’ju uroj edhe nje here per kete aktivitet te rendesishem patriotik, t’u shpreh mbeshtetjen e ambasades si dhe tu uroj suksese ne aktivitetet e ardhshme kombetare.

Ju faliminderit

Disa mendime për Monografinë: Hero i i Dy kontinenteve” kushtuar martirit Gentian Marku

Nga poeti Nexhip Ejupi

Duhet thënë që në fillim se shkrimtari i njohur Ndue Hila duhet përshëndetur për daljen në dritë të kësaj vepre monografi për një nga figurat më të reja në historinë e popullit shqiptar, Gentian Marku që bëri të dëgjoheshin në të gjitha kontinetet emrat; Piraj, Lezhë, e Shqiperi. Deomos dhe emri SHBA u bëshkangjitej këtyrë tre emrave meqë heroi Gentian Marku ishtë nënshtetas i këtij vendi të nderuar

Kjo vepër voluminoze me, pothuaj, 500 faqe doli në dritë botimi falë punës serioze, këmbëngulëse, pa asnjë lloj detyrimi material, përveç atij moral, të zotni Ndue Hilës, i cili ka kapërcyer shumë vështirësi, të llojeve të ndryshme, deri te bindja e disa skeptikëve që “një përkushtin ndaj këtij heroi heroi shqiptaro-amerikan do të ishte i pa mundur të realizohej”.

Tani që veprën-monografi e kemi në duar rëalizuar më së miri me gjuhën artistike, mbështetur në jetën e heroit Gentian Marku, themi se pikërisht kjo punë këmbëngulëse e zotni Hilës është edhe përgjigja më e saktë që u jepet skeptikëve se vetëm me sakrificë deri në vetmohim përjetësohesh në altarin e pavdekësisë, për t’u bërë shembull frymëzimi për brezat e sotëm si dhe të atyrë që do të vijnë më pas.

Kjo monografi është rëspekti më i madh që i bëhet heroit Gentian Marku, i cili nuk kurseu as gjënë më të shtrenjtë: jetën, për paqe dhe liri në botë. Ai që ishtë vetëm i fshtatit Piraj por me aktin vetmohues që bëri nuk ishtë me vetëm i një fshati apo një qyteti; u bë i gjithë Shqipërisë, i mbarë SHBA i mbarë botës përparimtare që dëshiron, lufton e sakrifikon për paqe, liri e demokraci njerëzore.

Trimat si Gentian Marku e kuptojnë jetën personale vetëm si mëshirim i sakrificave sublime për paqe e drejtësi prirë nga deviza: “Në qoftë se më ndodh gjë në luftë, të varrosem në vendlindje, atje ku janë stërgjyshërit e mi”

Shkrimtari Ndue Hila në këtë monografi të qëllimshme ka pasqyruar idenë se shqiptarët, edhe pse larg atdheut, janë mishërisht e shpirtërisht të lidhur me të. Kur është fjala për liri dhe paqe nuk pyesin për fe e kombësi, as për moshen e as për jetën.

Liria dhe paqa e njerëzve që duan të jetojnë vëllazërisht janë më të çmuara, se jeta personale e dhënë kjo nga zoti. Është me vend të përmendim në këtë shkrim mëndimin-pohim të të nderuarit Presidentit amerikan George Ë. Bush, që thekson: “Për mua është një krenari e dyfishtë që me ushtrinë amerikane në luftë kundër terrorizmit u bashkuan më mijra bij emigrantësh që nuk kanë lindur në Amerikë dhe nuk janë shtetas amerikanë, por që kanë vendosur që jetën e tyrë t’ia kushtojnë atdheut të dytë, Amerikës”! Një nga këta bij emigrantësh ishte edhe Heroi Gentian Marku që nëpër shekuj do të ndriçoje faqen e lavdisë shqiptaro-amerikane, dukë jetuar përgjithmonë në zemrat e të gjitha nënave e motrave shqiptaro-amerikane, gjithashtu duke pasur vend nderimi në zemrat e bashkëluftëtareve dhe të eprorëve të tij.

Libri është ndarë në disa kapituj... Në kapitullin e parë “Pak histori nga Zadrima, vendlindja e heroit”, flitet për një zonë me banim të hershëm që është karakterizuar nga besa, burrëria, e patriotizmi ndaj çështjes kombëtare, flitet për zadrimorët që kanë qenë e janë me vetëdije të shëndoshë atdhetarie dhe liridashëse. Më pas bëhet portretizimi i heroit shqiptaro-amerikan, Gentian Zef Makru, portretizimi e 22-vjeçarit me aq pak pranvera, por me aq shumë akte trimërore, sakrifica e të cilit do të bëhet pikë referimi për ta dashur më shumë atdheun, lirinë dhe demokracinë mbarënjerëzore. Monografia është rezultat i kujtesës së veçantë të autorit Ndue Hila i cili është mbështetur fuqishëm edhe në ditarin personal të Gentian Markut, po edhe në kujtimet e miqve, të shokëve, të bashkëluftëtarëve si dhe të eprorëve të heroit.

Kjo vepër vuluminoze tregon se sa shumë vështirësi i kanë dalë para autorit por që i ka kapërcyer me sukses, për ta sjellë heroin si të gjallë te njerëzit e thjeshtë, te kushdo që e ka njohur heroin, sa më të plotë e sa më bindëse figurën e këtij trimi shqiptaro-amerikan, si mik të miqve, si shok te shokët, si luftëtar te bashkëluftëtarët dhe eprorët e heroit.

Autorit i është dashur të shletojë me qindra gazeta, revista, libra shqip dhe në anglisht, qindra letra të nënave amerikane drejtuar familjes Marku, ka studjuar ngjarje momente e fakte pranë kësaj familjeje në ditët më të vështira e më pas, për të pohuar se Gentian Marku, djali i Zef e Sata Markut nuk ishte njeri i pozave fallso nuk shtirej, nuk hiqëj, nuk shiste mend, nuk e mbivlesonte veten,.

Gentiani gëzohej kur i zgjidhtë hallin dikujt dhe nuk kursehej kur dikush i kërkonte ndihmë, ai nuk bënte asnjë lloj lëshimi. Me sinqeritetin që i buronte nga thellësia e zemrës kritikontë këdo që ishte kundër reales dhe me argumente arrinte ta bindte në bisedë e sipër se si ishte e vërteta.

Kapitulli i tretë e i katërt përqëndrohet në edukatën familjare dhe shkollore të heroit, duke nënvizuar se kjo familje ishte dhe është me tradita bese e burrërie, bujare dhe mjaftë punëtorë.

Tek Gentiani në këto vitë fëminorë bintë në sy zgjuarsia e një femijë të zhvilluar që ectë më shpejt se vitët. Kishte një dashuri të madhe kishte një dashuri të madhe për vendlindjen për gjyshërit e gjithë moshatarët e vet të cilët i dontë me gjithë shpirt. Nuk i kursente për askënd fjalët e mira, dhe dintë vetëm të buzëqeshte

Udhetimi për në kontinentin e shpresës do ta gjente mjaft optimist për të ardhmen me kërkues ndaj vetes, me dashamirës e më i afrueshëm, më të tjerët. Amerika do t’i mësontë heroit të ardhshëm se në të lulezon barazia mes feve, racave, se lulëzon mendimi i lirë demokratik, se është vendi që prodhon për të gjith botën të mira si dhe besim për jetën.

Në kapitullin: “Karierë e mbushur me shpresë” theksohët se ishte një nxënës shembullor dhe shumë i zgjuar.

Rritej dita-ditës fizikisht, kurse shpirtërisht i rritej dashuria për punën shkollën e shoqërinë. Mësoi shkëlqyeshëm anglishtën dhe me dëshirën e tij mobilizohet më marinsat amerikanë në operacionet luftarakë në Irak, në zonën e Mosulit. Në mesin e ushtarakëvë amerikanë Gentiani shumë shpejt gjeti vetvetën duke u respektuar mjaftë, fale punës dhe edukatës civilë dhe ushtarakë

E pasur është korrespondenca e familjes dhe e disa miqve me Gentianin dhe asnasjelltas: ajo e Gentianit me familjen, miqtë dhe shokët .

Duke shfletuar këtë letërkëmbim kupton se Gentiasni nuk e mbivlerësonte vetveten, interesohet për të afërmit, miqtë e shokët e punës, dukë shfaqur një thesar të çmuar mendimesh me një humanizëm të theksuar.

Kapitujt për lajmin e hidhur janë shumë prekës, por jo dëshpërues. Dheu i tokës mëmë do ta presë me ngrohtësi dhe heroizëmi i tij do të mbëtet si shembull i vetemohimit sublim në emër të paqes, i paharruar në kujtesën e çdo shqiptari në shqipëri në SHBA dhe kudo në botën përparimtarë dhe liridashëse.

Në kapitullin “Një nisme në kujtim të heroit” paraqitet puna e madhe që është bëre nga autori z. Hila ne lartësimin e figures së heroit në vendlindje ku sot kemi një rruge dhe një shkollë me emrin “Gentian Marku”, punë kjo e realizuar me inisiativen dhe me shpenzimet e Zotni Ndue Hila

Veçanërisht kapitulli i XV (pesëmbëdhjetë) dhe ai i elegjive popullore (vajtimeve) janë shumë tërheqëse për mënyrën poetikë-lirikë të rrëfimit të gjëmës, të vrasjës se heroit duke bërë portretizimin e tij, se sa i dashur punëtor e largpames qe heroi, duke bërë portretizimin e tij se sa i dashur punëtor e largpamës qe heroi; del figura rrezatuese, vëllazërore, shoqërore nga të gjithë e me të gjithë pa dallim: shqiptar apo amerikan, i ri apo i moshuar, pa dallim feje apo race, larg bindjeve të verbëra politike , gje që duket edhe në albumin e pasur që mbyll librin monografik kushtuar heroit Gentian Zef Marku.

Përfundimisht, themi se Monografia “Heroi i dy Kontinenteve” është një vepër dinjitoze, më shumë vlera njohëse dhe edukative, burim frymëzimi dhe nxitjeje për brezin e ri që rritet me dashuri për paqe, liri e demokraci në botë.

Është libri më i suksesshëm i Zotni Ndue Hila, është kurora e artë e krijimtarisë së tij në vijim.


Fjala pershendetese e autrorit te librit shkrimtarit Ndue hila

E nderuar familja e heroit Gentian Marku.

I nderuar zotni ambasador

Te nderuar perfaqesues te senatit, kongresit te SHBA, dhe shtetit te Michiganit dhe pushtetit lokal.

Te nderuar Klerik, bashkeluftetar, shoke, miq dhe te aferm te heroit.

Te dashur vellezer dhe motra pjesmarres ne kete eveniment te rendesishem

Sot ne kete dite te shenuar ne kujtim te njerit nga figurat me te çmuara te kombit tone heroit Gentian Marku, pjesmarrja juaj eshte nje nder dhe respekt qe i behet kesaj figure qe me pak pranvera jete, kishte akte te larte trimerie, i cili me gjakun e tij vulosi ne alterin e demokracise botrore emrin e tij, te vendlidjes se tij, kombit tone shqiptar.

Pjesmarrja juaj prej qindra e qindra vetesh eshte nder qe tregoni ne rradhe te pare per herorin tone Gentian Marku, por edhe mua si shkrimtar ne rrugen e bukur dhe te veshtire te krijimtarise, dhe si autor i librit Heroi I dy Kontinenteve” te cilin ju falenderoj edhe nje here per fjalet qe thate ne adresen time, ku do te jene piknisja e krijimtarise sime

Me daten 9 mars 1998 familja Marku ka hyre per here te pare ne SHBA, prandoj eshte lene kjo date me rastin e 10 vjetorit, per te bere promovimin e ketij libri, eshte kjo date ky Heroi Gentian Marku ne ate kohe ne moshen 15-16 vjeç erdhi si gjithe ne te tjeret per nje jete me te mire. Por vitet rrodhen dhe ai ndryshoj shume nga te gjithe ne, u be pishtar I lirise dhe paqes ne bote, pushtoj zemrat dhe mendjet e liridashesve kudo qe ndodhen dhe e kane njohur kush ishte Gentian Marku.

Eshte nder per ne te gjithe dhe per çdo ameriken se djem si Gentiani ne SHBA po i tregojne botes se trazuar nga aktet vandale te terrorizmit ne kete fillim shekulli, se paqa dhe solidariteti eshte ajo qe duhet te sundoje boten dhe jo hijet e zeza te njerzimit te cilet po perpiqen te mbjedhin frik e terror.

Trimat si Gentian Marku dhe te gjithe bijte dhe bijat, motrat dhe vellezerit tone te cilen ndodhen ne ballet e luftes te kesaj murtaje terrorizmit jane krenaria jone, jane krenaria e popullit dhe shtetit amerikan e me gjere ne bote, prandaj nderi dhe respekti per keta bij nenash duhet te jete ne kufirin maksimal.

Me punen vepren dhe aktin e tij trimeror Gentian Markui tregoj botes perparimtare, liridashese demokratike se shqiptari eshte trim, besnik dhe kur eshte pune qe cenohet paqa dhe demokracia ne bote nuk pyet per mosh, bindje fetare, kombesi, por ato i barazon te gjitha bashke e rradhitet ne frontin me te veshtire te jetes.

Pjesmarrja juaj sot eshte nje nder dhe obligim per mu ne rrugen time te krijmtarise.

Ju falenderoj te gjitheve, se pari falenderoj perfaqesuesit e senatit dhe te kongresit SHBA, pushtetin lokal qe ndodhen te pranishem sot ne kete salle.

Gentian Marku djali trim nga Lezha erdhi ne SHBA per nje jete me te mire

Ai erdhi ne kete vend te bekuar nga zoti, djep perkundes i demokracise botrore, fanar shprese dhe jete per te gjith te unshmit e botes, me shprese qe te realizonte enderren e tij per nje jete me te bukur nga ajo qe kishte dhe kishin ne vendin tone.

Gentianin e lindi shqiponja dykrenare, e rriti dhe e burreroj shqiponja nderkontinentale, dhe te dyja se bashku farketuan tek ai besimin dhe vetmohimin per paqe dhe liri ne bote

Gentiani sot nuk i perket me as Pirajvet, Lezhes e shqiperise, as SHBA por i perket gjithe botes perparimtare dhe liridashese.

Ju falenderoj per fjalet qe thate per punen time ne drejtim te librit tim, “Heroi i dy Kontinenteve” per te cilin me gjithe perpjekjet qe kam bere per gati dy vjet dhe gjysem jam i bindur se nuk i kam thene, grumbulluar dhe shkruar te gjitha per te, sepse akti i tij heroik eshte me shume dhe nuk permblidhet nje nje apo ne disa libra.

Nje filozof ka thene: “Ai komb qe ka heroit ti perjetesoj dhe ai komb qe nuk i ka duhet t’i nxjerri” ne rastin konkret kombi shqiptare i ka heroit por duhet ti respektoje.

Gentian Marku eshte krenaria e kombit shqiptar eshte farketuesi i jetegjatesise se miqesise shqiptaro-amerikane

Gjaku i tij eshte nje ure lidhese midis dy shteteve ku kemi lindur dhe jetojme Shqiperi-Amerike.

Ai eshte me plot bindje heroi i dy kontinenteve

Gjate punes per librin shume here jam zene ngusht, disa here i kam thene vetes stop, jo se nuk duhet te shkruaja por kisha frike se nuk do te arrij te pasqyroj sado pak aktet e trimerise se Gentianit asnjehere nuk u ndala, ndoshta kam hasur shume veshtirsi ne te gjitha drejtimit por objeksioni im; ishte se duhet te shkruaj, per te se ai meriton me shume se nje liber.

Nuk dua te flas per lodhjen time, per stresin gjate punes per grumbullimin e ngjarjeve dhe fakteve, mbi jeten dhe aktin heroik te heroit.

Dua te falenderoj te gjithe ata qe me ndihmuan ne kete drejtim e ne veçanti, bashkeluftetarin e e heroit, Philip Straub, Black Benson, shkrimtaret amerikan, Gary Livingston, Dr Richard Jadick, marinsin Aldo Gega, Belis Krisaf e shume e shume te tjere.

Ne veçanti dua te falenderoj familjen e Gentian Marku, te cilet me ndihmuan ne grumbullimin e materialeve me gjithe dhimbjen e madhe qe kishin.

Nuk do te flas per ngjarjet dhe datat se ato jane ne liber qe e keni ne dore, por dua t’u tregoj se emri i Gentian Marku sot ne vendlindje e kane

1 - Nje rruge,

2 - Nje Shkolle,

3 - Tavolina ku mesoj heroi abc e pare shqipe sot eshte nje tavoline muze me emrin e tij siper saj, nje abetare dhe nje trendafil.

4 - Ne Lezhe shume shpejt do ti jepet emri nje sheshi te madh, dhe mendojme qe ne ate shesh ti vendosin edhe nje bust te Heroit,

5 - Ministria e mbrojtjes shqiptare na ka premtuar se do ti veje emrin e tij nje objekti ushtarak.

6 - Si dhe ne qyetin e Warren do te ridiskutohet per ti vene emrin e tij nje rruge.

Per te gjitha keto falenderoj perkrahesit moral, ne shume shtete te botes, ku ka shqiptare si Australi, Danimark, Itali, Greqi, Rumani, Gjermani, Kanada, Svicer, pothuajse ne te gjitha shtete e bashkuar te amerikes, shoqata shqiptare ne shtetin e Michiganit te cilet me inkurajuan qe ti futem punes ne perjetsim te jetes dhe vepres se heroit, nje pjese e ketyre materiale jane te sistemuar edhe ne liber.

Njekohesisht ju premtoj se punen per perjetesimin e vepres se heroit Gentian Marku, nuk do ta nderpres, ajo sapo ka filluar, sepse eshte gjaku dhe rinia e tij qe me therret ndergjegjen e brendeshme, per te vazhduar me tej, jane aktet e tij te trimerise qe me paraprijne ne kete pune sa te lodhshme, e me shpenzime materiale, por eshte krenari dhe obliging ndaj tij...

Ju faliminderit.

Ndue Hila, mars- 9- 2008