E enjte, 28.03.2024, 08:08 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Dyert tona lahen me lot

E diele, 02.06.2013, 10:50 AM


Demir KRASNIQI:

 

DYERT TONA  LAHEN  ME LOT

 

Nëpër stinë e nëpër mot –

Dyert tona  lahen  me lot !

Jo nga sëmundja , as hidhërimi ,

Por nga  vuajtja  e mallëngjimi ...

 

Ikën vitet , iku shëndeti –

Fëmijët tanë na i  treti  kurbeti !

Djem e vajza , nipa e mbesa –

Humbëm gëzime , humbëm shpresa !...

 

Për çdo festë e çdo pushim –

Prindërit  presin  me padurim ;

T’ iu vijnë  fëmijët , t’ua thyejnë heshtjen ,

T’ ua fshijnë lotët , t’ua kthejnë buzëqeshjen !

 

Kurbetçinjtë  kur ua hapin  derën –

Sikur dielli kur sjell pranverën !

Fëmijët –  prindërit kur përqafojnë –

Gëzimet –  botën e pushtojnë !

 

Kalojnë ditët  si ujë nën urë –

Prindër e fëmijë nuk çmallen kurrë !

Prapë vjen ndarja  prej  fëmiut –

Mbulojnë qiellin retë e shiut !...

 

Prapë shtëpinë e kaplon heshtja –

Pikojnë lotët , humb buzëqeshja !...

Fëmijët – prindërve kur ua kthejnë shpinën –

Edhe vera u bëhet dimër !

 

Kur ndahet  djali prej nënës –

Edhe rrezet i ndalën hënës !

Kur ndahet baba me djalë –

Edhe dielli rrezet i ndalë !

 

Kur shkojnë fëmijët në kurbet –

Shpi e oborr mbesin shkret !

Shikojnë prindërit prej oborrit –

Si me i këqyrë t’ vdekurit prej vorrit !

 

Gjilan , më 01.06.2013.



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora