E premte, 26.04.2024, 12:54 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Papa që foli shqip...

E shtune, 01.06.2013, 07:08 PM


PAPA QË FOLI SHQIP…

Nga Fritz RADOVANI

Angelo Giuseppe Roncalli (Papa Gjoni XXIII), ka lé me 25 Nandor 1881.

Viti 2013 na kujton disa pervjetor të Kësaj Figure të Madhe Botnore.

Papa Gjoni XXIII, erdhi në Vatikan me 28 Tetor 1958, plot 55 vjet ma parë…

Mori këte Emen si Papë me shlye nga historia një tjeter emen që nuk nderoi postin.

Nga viti 1904 ka krye detyra të randsishme, ku perfshihet edhe kenja e Tij në vitin 1944, si Nunc Apostolik në Francë, kur Bota ishte e ndezun flake në Luften e Dytë Botnore.

Në vitin 1953, Papa Piu XII, e shuguron Kardinal, një tjeter pervjetor me u kujtue…

Në vitin 1962, me 8 Dhjetor asht hapë Koncili i Dytë Historik i Vatikanit.

Thirrja e Tij ishte: “Pacem in Terris!”, “Paqë në Botë!” e shpallun me 11 Prill 1963.

Mbylli jeten plot lavdi i nderuem me Emnin “Papa i Mirë” me daten 3 Qershor 1963, pra, plot 50 vjet perpara...vit i cili mbeti në historinë e gjithë Botës, viti që mori dy Figurat e Mëdha, të shpresave të mëdha per mbarë njerzimin, po që do të kujtohet si vit i shuemjes së atyne shpresave me vdekjen e Papës Gjoni XXIII, dhe pak muej ma vonë me vrasjen me atentat të Presidentit amerikan Gjon Kennedi, në SHBA me 22 Tetor 1963.

Papa Gjoni XXIII asht njohës i dy luftave botnore, të cilat i jetoi Ai vetë. Nga vitet 1925 – 1935, asht kenë Nunc Apostolik në Bullgari, Turqi dhe Greqi. Ka njohë mirë mardhanjet ballkanike.

Në vitin 1944 kur ishte në Paris, ka njoh tiparet e masonëve dhe të ebrejëve, per të cilët, me shumë perkushtim ka ndihmue në shpetimin e tyne nga nazizmi. Kur ishte në Turqi, ka vizitue me shumë dëshirë Palestinën. Shkruen nder kujtime per Sllovakinë, Rumaninë dhe Hungarinë.

Ardhja e Papes Gjoni XXIII në Vatikan ishte hapja e një rruge të re në mardhanjet e Kishës Katolike me Fuqitë e Mëdha e të vogla tue fillue nga acarimi i mardhanjeve mes SHBA – BRSS e deri tek Shqipnia Europjane, nën pushtimin komunist e diktatorial të pashoq.

Në 25 Dhjetor 1958, Papa i ri Gjoni XXIII, viziton një spital fëmijësh me të meta mendore, “Krishti Fëmij”, ku jep porositë e veta per kujdesin e shtetit në mirtrajtimin dhe edukimin e tyne.

Të nesermen me 26 Dhjetor, diten e Shen Shtjefnit, viziton burgun “Regina Coeli”, ku ishin të dënuemit e perjetshem per vrasje e krime të randa...ku, u tha atyne: “Nuk kam ardhë me më pa ju mue, sot do t’ ju shoh unë ju, unë i kam ngulë sytë tek ju...Eni të gjithë këtu, eni e më shikoni edhe ju e ngulni sytë tuej tek unë, sot due me ua hapë zemren time, e edhe ju, m’a hapni zemren tuej!”

Me fluturimet në hanë Gjoni XXIII shpjegon madhshtinë e Njeriut si krijesë e Hyut.

Në Diten e Pashkëve të vitit 1959, në pershndetjen që Gjoni XXIII i drejton Popujve të të gjithë Botës, që quhet “Mesazhi i Paqës”, per të paren herë në historinë e kësaj Feste të Madhe u ndigjue nga goja e Papës në Kishen e Shen Pjetrit, në gjuhën Shqipe: “Per shumë mot Pashkët!”

Sot ndoshta, kjo nuk çuditë asnjë njeri! Po, per né që e kemi jetue dhe ndigjue në radio, tue kumbue zani i Gjonit XXIII, nder dhomat tona të mbylluna hermetikisht që nga viti 1944... Kjo ngjarje mbetet e paharrueshme dhe e perjetshme nder kujtesat e dhunueme nga diktatura...

Papa Gjoni XXIII asht Papa që ka folë Shqip! Kujtesa e Tij, ishte shpresa ynë!

***

Me daten 22 Tetor 1962, ishim para një momenti shperthyes të një konflikti mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, i cili kishte instalue disa raketa missili në Kubë. Presidenti Xhon Kennedi kishte blokue anijet detare ushtarake në detin e hapun. Nikita Hrushov kishte ngritë Murin e Berlinit...

Kuba komuniste kishte shpallë edhe luften kunder fesë dhe Kishës Katolike...

Bota po perjetonte çaste frike dhe trishtimi. Konflikti sillte vetem luftë...

Papa mbyllet në kapelen e vet dhe fillon lutjet... Aty e zen nata nder gjujë para Kryqit...

Askush nuk mundet me parashikue se shka mundet me ndodhë në sejcilin minut...

Me daten 25 Tetor 1962, Papa Gjoni XXIII, me anen e Radio Vatikanit i tregon të gjithë njerzimit “Thirrjen per Paqë” që Ai i drejton me anen e ambasadorëve Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, ku thekson se “Kisha Katolike kerkon Paqë dhe Vllaznim në mes të Popujve të të gjithë Botës, dhe ...Kryetarët e Shteteve nuk duhet të mos respektojnë kerkesat e Popujve të vet...Uluni...bisedoni dhe zgjidhni mosmarrveshjet pa luftë, pa vrasje, me Paqë...

Atëherë, do të keni edhe Bekimin e Qiellit!”

Mesazhi u ba shkak marrveshje dhe kriza heshti.

Vetem në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit, kam rikujtue rolin e madh që kanë luejtë në të gjitha ngjarjet ma të randsishme të mbasluftës së Dytë Botnore Figurat e Mëdha, e mbas sa vitesh prap Gjon Pali II, Reagan e Gorbaçov...ndryshuen Boten e molisun nga diktaturat...

Edhe Gjoni XXIII, e mbas Tij, edhe Gjon Pali II kanë folë në Gjuhë Shqipe.

Papa Gjoni XXIII mbeti i perjetshem në kujtesen mbarë njerzimit perparimtarë si: “Papa i dashunisë, Unitetit dhe Paqës në Botë!”



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora