E enjte, 28.03.2024, 02:02 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Zonja Arta Dade, njëra nga ata!

E merkure, 14.05.2008, 06:04 PM


Kadri Mani
Gjurmëve antikombëtare të socialistëve të pa reformueshëm për jetë

Zonja Arta Dade,
njëra nga ata!

Nga Kadri Mani

Zonja Arta Dade, e dëgjuam, pa vëmendje, intervistën tuaj në mesditë, sot më 13.5.2008, sa fort i ngjaje Rada Trajkoviqit!?! Përse nuk tentonit ta imitonit të madhen Natasha Kandiqin?- nuk po ta përmendim zonjën Nekibe Kelmendin, se ti s’ke as zemër as shpirt për vepra të mëdha.

Por natyra është kujdesur të ju pajisë me të gjitha veset socialist-komuniste dhe demokracia nuk ju ka hije!

Ju si Ministre e Punëve të Jashtme, keni ardhur me dhunën poshtëruese të vitit të mbrapshtë 1997! Jeni të incizuar përpara kamerave duke pirë gjak të demokracisë!

Edhe rasti i intervistës qëlloi sot më datën-13! Datë ters kjo kur djalli u fut midis apostujve dhe bëri përçaje!

Daltoniste! Shko te mjeku i syve, se nuk është Edi Rama më i mirë se Sali Berisha!! Pse s’pate pikë turpi “ta këshillosh” Kryeministrin që t’ua lëshojë udhën juve për ta marrë pushtetin dhe për ta poshtëruar edhe njëherë Shqipërinë!?

Trupa e të Rinjve të Qytetit Prishtinë, këto ditë po e jep dramën e autorit Fadil Hysa: “Balada e urtisë”, ku ju (për krahasim) po e lozni rolin e Njeriut-ujk të partisë tënde!

PLAKU I URTË: Kur të hiqet ligësia, vjen drita nga perëndia…Kur të jeni të bashkuar, do të agojë ditë e mbarë, kur asgjë të mos ju ndajë. Kur të përpiqeni për veten tuaj, e të mos punoni për të huaj…Kur ta ruani vëllazërinë, miqësinë e urtinë, dhe  të gjithë të jeni të një dëshire. Do të agojë, ditë e mbarë. Kur zemërimet e mëritë, e të gjitha marrëzitë prapa krahëve t`i hidhni dhe urtësinë ta zgjidhni… Kur në një shpirt të bashkoheni të tërë. Kam shpresë se një ditë ligësia mërgohet dhe Shqipëria ndriçohet. Ditët e mira do të vijnë! Kam shpresë! Kam shpresë!

 NJERIU-UJK: (urdhëron me ulërimë) Vrani! Preni! Rrihni! Varni! Përhapni ligësinë, marrëzinë e pabesinë! Ndajini, përçani! Mos i lëni dy gurë bashkë! Mbillni inat e zili, ua mbytni dashurinë, paudhësinë ua mësoni! Ua zhdukni miqësinë, pabesinë ua mbillni… zilinë! Të mos kenë më një gjak, një gjuhë, një fe, një komb. Njëri tjetrin të mos e njohin, të mos e njohin zotin! Le të punojnë për dhe të huaj, veten mos ta njohin kurrë! Vrajini! Rrihni! Preni! Varni! Vritni!

Këso rolesh keni lozur gjysmë shekulli dhe po vijoni traditën e zezë të përçarjes e të vëllavrasjes.

---------

http://sq.wikipedia.org/wiki/Arta_Dade

Arta Dade lindi më 15 mars të vitit 1953Tiranë, është politikane shqiptare, gruaja e parë në historinë e Shqipërisë që ka mbajtur detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Edukimi

Gjatë viteve 1972 - 1975 ndoqi studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Gjuhë Angleze.

Veprimtaria profesionale

Gjatë viteve 1975 - 1985 punoi si mësuese në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi", Tiranë. Pastaj gjatë viteve 1985 - 1997 punoi si pedagoge në Universitetin e Tiranës, Departamenti i Gjuhës Angleze.

Veprimtaria politike

Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Europiane.

Në vitin 1996 kandidon për deputete në kuadër të Pastisë Socialiste duke kaluar me sukses zgjedhjet dhe gjatë viteve 1997-2001 mban postin Deputete në Legjislaturën e XV të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë këtij mandati nga korriku i vitit 1997 deri në prill të vitit 1998 mban postin Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Nga shtatori i vitit 2001 deri në korrik të vitit 2002 emërohet Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Veç kësaj, Arta Dade ka mbajtur postet: zëvendës kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Anëtare e Komisionit të Posaçëm për Paktin e Stabilitetit, Anëtare e APF-së (Asambleja Parlamentare e Frankofonisë), Zëvendësuese në delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Gjatë viteve 1998 - 2001 emërohet zëvendëskryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë vitit 1998 ishte gjithashtu dhe Sekretare Ndërkombëtare e PS-së (rizgjedhur disa herë).

 Arta Dade, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, (1997 - 1998)
Ministre e Punëve të Jashtme, (2001 - 2002)

---------------------------------------------------

 

10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve

Dhe  heshtja mortore e Shqipërisë tonë të keqe!!

 

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!

 

(Rushit Ramabaja:”Mareci i shpresës së mirë- dhe rrëfime të trishta

për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)

 

 Lexuesit e nderuar, pas këtij ekskursioni biografik të Arta (kallaj!) Dadës, mund të nxjerrin edhe përgjegjësinë e saj për katastrofën e Gërdecit, me kompaninë (dhe katastrofat tjera të kohës së monizmit të urryer), që në mënyrë tejet të skajshme e të pandershme tentojnë ta hedhin në anën tjetër të barrikadës!! Të kësaj klase politike zenitore, e cila për herë të parë në histori po i kërkon trojet e veta dhe po na lidhë me autostradë, të cilën skllopi e soj-sorollopi juaj po tentoni ta sabotoni e ta pengoni!!

Zonja Arta, keq keni startua: “Në vitin 1991 bëhet anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë, një vit më pas bëhet Anëtare e Kryesisë së kësaj partie. Në vitin 1993 bëhet anëtare e Forumit të Grave të Majta Europiane.”- dhe keq do të përfundoni!!

-Ti nuk e di gjuhën amtare: vënd, mënd, kuvënd, zëmër... (vend, mend, kuvend, zemër), s’ka shkelje më të rëndë të normës, të standardit.

-A pajtoheni (jo- dakordoheni!) që të hapen  dosjet!?- dhe atje të shihet faqja e zezë mbi kalë të bardhë!!

-A e keni paraqitur pasurinë?- ju dhe gallagani-sterhelli (Edi), sikur ata të Tropojës?- kurse rrondokopit ia kemi zbuluar gjysmën e Velipojës!!

-Në biografinë tënde “të bujshme”, nuk figuron se je pleqnare!?- apo ngaqë jeni lindur në Tiranë, jeni bërë aq tiranike!? Dhe jetoni midis gjaqeve pa një grimë frike!?

-Pse po ju pengonte aq fort autostrada Durrës-Morinë!?! Duke qenë një shqiptare e jo shkinë!?!

-Përse na e keni aq maraz, dhe u çove dhe erdhe në Prekaz!?

-Ju jeni udhëheqëse partiake, por kurrë popullore!

-Ju nuk mund të flini e qetë, pa djersët si lumë, se vjen Marija (Shllaku) e Shota (Galica) e ju vrasin në gjumë!!

-Juve ju kanë rrjedhur trutë, zoti majtazi jua pruftë!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora