E marte, 19.03.2024, 02:26 AM (GMT)

Shtesë » Shoqëria

Marjan Sebaj-Sopi: Familja dhe kurora e martesës (2)

E enjte, 30.05.2013, 05:00 PM


FAMILJA DHE KURORA E MARTESËS - PËRCAKTIM  HYJNOR  (2)

Nga Marjan Sebaj-SOPI

... Pra, jo vetëm njëri prej tyre por që të dy së bashku kanë mundësi të sjellin në jetë një krijesë të re, një subjekt të ri... ''I krijoi mashkull e femër, Hyji i bekoi dhe u tha; Shtohuni dhe shumohuni e mbusheni tokën!”

Njeriu nuk ka të drejtë dhe askurrë nuk guxon të nënçmoj tjetërkënd e veçanarisht gjërat të cilat sjellin në jetë, jetën e re.

Familja dhe kurora e martesës nuk janë krijimtari njerëzore!

Më parë kemi cek se njeriu në martesë nuk është autonom. Kur njeriu hynë në martesë, hynë në diç që është i ftuar e jo në diç ku ai vet vepron e është zotëri i saj. Pikërisht, për këtë njeriu në martesë nuk mund të sillet vetjakisht e si të doj, porse duhet të sillet sipas përcaktimit Hyjnor. Gjithçka që ndodhë pa përcaktimin e Krijuesit, ajo do të qoj në kaos. Sikur që qonë në kaos çdo mëkat.

Të marrim shembull; nëse e merrni ndonjë radio apo televizor të cilin e hapni dhe e shiqoni përmbrenda, çka? Para teje atëherë do të jetë një idejë, kuptim, mjeshtri gjeniale, mirëpo nëse nuk ke dijeni rreth këtyre gjërave elektronike, atëherë ajo punë do t´iu duket edhe më gjeniale. Gjithë ata kontenzatorë, integralët etj...janë një idejë. Aty çdo send ka vendin e vet, çdo send. Pikërisht, për atë ti këtu nuk guxon të sillesh në mënyrë vetanake e si të duash. Për shembull nëse thua okej ta përvojmë e këpusim, ndërprejmë këtë tel të kuq, kjo mund të të kushtoj me jetë, pra ai tel do të të dënoi. Dhe me këtë ti sjell një kaos, çrregullim dhe kuptohet se ajo më nuk do të funkcionoi siç duhet funkcionuar. Kuptohet se me këtë i ke sjell kokëqarje kujt, pra vetëvetës. Kjo do të thot se ti sa i përket atij radioni apo televizori nuk je autonom, kuptohet veçse nëse dëshiron ta shkatërrosh atë.

Njësoj është edhe me martesë. Njeriu në martesë nuk është autonom, sepse kurora e martesës nuk është idejë, krijimtari, prodhim i yt. Për këtë në këtë punë, krijimtari, idejë gjeniale, nuk mund të sillesh vetanakisht e si të duash, sepse me këtë menjëherë krijon kaos, ç’rregullon, prishë planet e Krijuesit.

Përse ka kurorëthyerje?

Përse sot ne kemi aq kurorëthyerje? Pikërisht, për atë se njeriu që nga fillimi mendon se kurora e martesës nuk është asgjë! Kurse ne para kurorës jemi pikërisht para një gjëje të Shenjtë, të cilën e themeloi vet Zoti e na dhuroi, na paraqiti ne. Dëtyrë e jona është që para kësaj gjëje të Shenjtë të dalim, të qëndrojmë me frikënderim të madh, ndryshe asesi nuk guxojmë të sillemi po dëshiruam një jetë të lumtur. Çka do të thot kjo? Ti mundësh të rrahësh qylymet me thithëse por kështu do të shkatërrosh edhe njërën edhe tjetrën. Ti mundë të veprosh, të sillesh si ndonjë ''harambash'' në kurorën martesore por do të shkatërrosh partnerin tënd, fëmijtë tu e vetvetën, ku do të nxitësh një pështjellim social!

Prishja e kurorës Shenjte le pasoja, hetohet menjëherë një psikoprofil te fëmijët e gjitha këto janë gjëra të tmerrshme. Në martesë janë të nevojshëm të dy, burrë e grua, pikërisht në funkcion të komplementaritetit. Janë të nevojshëm që të edukojnë, zhvillojnë drejt e mirë një ''vocrrak'' që të mos jetë ky i cunguar dhe që në moshën e njomë 15- 16 vjeçare menjëherë të hetoj e shoh se është i gjymtë.

Njeriu - qenie seksuale!

Njeriu është i përcaktuar nga vet Zoti si qenie seksuale, si mashkull dhe femër. Ky është një moment shumë i rëndësishëm të cilin nuk guxojmë kurr ta harrojmë. Dhe pikërisht kjo mashkull e femër caktojnë seksualitetin apo gjininë njerëzore. Njeriu është i përcaktuar nga vet Zoti si qenie seksuale dhe në këtë kuptim në veti ka mundësi ta sjell në jetë tjetër kënd. Mirëpo, as kjo nuk është vetëm punë e tij. As me këtë njeriu nuk mund të veprojë e të bëjë si don vet. Edhe këtu pra ai nuk është autonom. Do të thot se as në fushën seksuale njeriu nuk është autonom. Pra, edhe këtu njeriu hynë në diç të caktuar e i ftuar nga vet Krijuesi. Thot: ''I krijoi mashkull e femër, Hyji i bekoi dhe u tha; Shtohuni dhe shumohuni e mbusheni tokën ''... Pra, jo vetëm njëri prej tyre por që të dy së bashku kanë mundësi të sjellin në jetë një krijesë të re, një subjekt të ri. Shohim edhe këtu pra kjart një nga funkcionet primare të marrëdhënieve seksuale. Në rend të parë seksualiteti pra është dhe duhet të jetë në shërbim, funkcion të jetës së re.

Seksualiteti në rend të parë është përshkak jetës së re!

Seksualitetin e përcjell bashkësia, dashuria e përcjellë dorëzimin. Gjithçka e përcjell seksualitetin është gjë e shenjtë, mirëpo askurrë nuk guxohet të hiqet mendësh apo defunkcionalizohet. Ajo pra në rend të parë është paraparë si mundësi e ''ftuarjës'', sjelljës në jetë krijesën e re.

Shpeshherë rinia kundërshton dhe pyet përse apo për ç'arsye futet seksualiteti në martesë? Dhe shpesh është kundërshtare ndaj seksit që kërkohet të jetë i kontrolluar, nderuar dhe respektuar sipas përcaktimit Hyjnor, seksit i cili kishte me përjashtuar të gjitha veçse sipas tyre jo kënaqësitë. Pikërisht, shkaku i këtij funkcioni primar Zoti edhe e futi seksualitetin në martesë. Përse? Mu për atë se vetëm familja është e gatshme të pranojë jetën e re. Këtu çdo seksualitet është në mundësi të sjellë në jetë një krijesë tjetër të re. Kjo asesi nuk guxon të jetë lojë. Njeriu nuk ka të drejtë dhe askurrë nuk guxon të nënçmoj tjetërkënd e veçanarisht gjërat të cilat sjellin në jetë jetën e re. Për kët arsye edhe futet seksualiteti në martesë. Kjo nuk është rastësisht as prej Zotit, as prej Kishës e shoqërisë, por duke e parë se seksualiteti është mundësi e përhershme e sjelljës së krijesës së re në jetë, e këtë Njeri, jetë të re, mund ta pranojë vetëm martesa, pra pikërisht për këtë lidhen ngusht këto dy gjera seksualiteti dhe martesa.

Prindërit nuk janë pronar të fëmiut!

Çdo fëmijë në vete bartë jetën dhe është për vete, vetja. Prindërit nuk mund të jenë pronar të fëmiut, veçse ata janë shërbëtorë të Krijuesit cilët duhet sjellë dhe pranuar krijesën e re në jetë. Pikërisht, që të ket fëmija përkrahje dhe rritje, zhvillim të mirë, Zoti caktoi prindërit si shembull, burrë e grua të jenë në shërbim të fëmiut, dhuratës Hyjnore.

Ky fillim ''Mashkull e femër krijova'', përsosmërisht parafiguron në formimin psikoprofil te fëmiu i vogël. Pra, do të thot se nëse dëshirohet që fëmiu të jetë i zhvilluar mirë në psikë, duhet që barazisht t´i jenë shembull edhe njëri edhe tjetri, pra mashkull e femër. Çdo variantë apo kombinim tjetër vetëm kishte me dëmtua psikën dhe psikoprofilin e fëmiut.

Të themi për shembull, nëse ndonjë fëmijë është rritë pa prezencë të babait apo nëse babai nuk ishte prezent fizikisht sa duhet në jetën e fëmiut etj, do të thot se në përgjithësi në jetën e fëmiut ishte prezente vetëm nëna e cila e udhëheq dhe rregullon jetën e fëmiut, shtrohet pyetja çka ndodhë më tutje? Një nga dëmtimet tipike është se fëmijtë e martesës së tillë do të jenë më të butë, tërhequr e frigacak sepse do t´iu mungoj ajo komponentë e mashkullit. Ata janë më emotiv dhe të pasigurt, të afërt narcizmit dhe homoseksualizmit. Këtu të gjitha hulumtimet psikologjike janë të një mendime e pëlqehen. Vajzat nga martesat e tilla, do të thot ku nuk ishte prezent fizikisht apo me ndikim babai, ato vajza sipas psikoprofilit janë të egra, të rrepta, të dëmtuara emotivisht, pastaj në martesë kanë probleme të shumta, dëshirojnë të krijojnë martesë në shembullin ose sipas shembullit-modelit të prindërve të vet, pra që nëna të dominoj e kjo që sjell situatë të acarruar e me konflikte dhe kurorëthyerje të shpeshta. Zoti nuk e la seksualitetin që ne të sillemi me te si dëshirojmë vet, Zoti dhuroi por njëkohsisht nga ne kërkon edhe përgjegjësi. Ndaj seksualitetit kemi dhe duhet të kemi një nderim sepse atë e konsiderojmë si vepër të Krijuesit.

Seksualiteti është gjë e shenjtë!

Hyji është burim i seksualitetit njerëzor sepse seksualiteti është përcaktim apo idejë Hyjnore. Pikërisht, për këtë edhe e nderojmë, nuk bëjmë shaka me te e në dobi të saj. Këtu pastaj kemi edhe pornografinë e cila në të vërtetë ka kthimin e saj ashtu që vlerëson gabimisht apo ç´vlerëson seksualitetin. Për të krishterët (besoj se duhet të jetë edhe për besimet tjera njësoj) seksualiteti është diç e thellë dhe shenjte. Lidhje me këtë ne mesiguri dallohemi nga njerëz tjerë, nga ata, të cilët nuk e kuptojnë jetën e tyre në përgjithësi, do të thot në marrëdhënie me Zotin, por jetën e kuptojnë si gjë autonome. Pikërisht, me këtë bëhet ajo shkëputja me Zotin, këtu njerëzit fillojnë të mendojnë e mbeten vet duke menduar se tash mund të bëjnë, veprojnë e të sillën si të duan!

Dostojevski në librin e tij ''Vëllezërit Karamazovë'' thot: '' Zot nuk ka, gjithçka është e lejueshme''. Mirëpo, tashmë kur janë rrënuar të gjitha sistemet ateisto – komuniste pamë e shohim se gjithë ai moral shoqëror kishte qenë vetëm një farsë (fasadë) e mjeruar që shkatërroi familje, fshatëra, qytete e shtete, kultura, pra Njeriun.

Seksualiteti mund të arrijë plotësimin vetëm në martesë edhe atë siq kemi cekë, pikërisht për atë se vetëm martesa mund të pranojë jetën e re. Pastaj dashuria dhe dorëzimi të cilat vijnë shumë thellë dhe fiziologjikisht në shprehje përmes seksualitetit, në të vërtetë arrijnë deri te plotësimi vetëm përmes martesës dhe në martesë sepse martesa lidhë njerëzit me lidhje të përjetshme e jo si diç të gjysmuar.

Vijon...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora