E premte, 19.04.2024, 06:45 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Grupet islamike në Kosovë

E enjte, 30.05.2013, 09:01 PM


Grupet  fundamentaliste islamike që po vepërojnë    Kosovë

ka; Kryetarë komunash, mësuese-ë,  profesor, akademikë , deputetë të Parrlamentit të Kosovës,etj.

Nga: Ramiz DËRMAKU

Në fillim të këtij komenti e përshëndes z. Sami Islami,për këtë shkrim dhe analizë të thukët . Sot nuk është koha që ne të merremi me çështje fetare kur para vehtit kemi detyra më të mëdha kombëtare. Të gjithë kemi dëgjuar e mësuar nga historia jonë e hidhur se kombi shqiptarë kurrë nuk ka qenë i ndarë apo i përqarë sa i përket besimeve fetare, por çdo herë ka qenë unikë dhe tolerantë. Kjo dukuri pozitive që ka ndodhur tek kombi shqiptarë nuk ka ndodhur tek asnji kombë tjetër, ku toleranca fetare ka qenë shembull i mirë bashkëpunimi e uniteti. Mirëpo, pasë luftës së fundit,  siq po shihet tek ne arritën shumë njerëz (po themi miqë) gjëja për ta ndihmuar Kosovën  e cila doli nga lufta e fundit. Edhe gjatë  paqës por edhe gjatë luftës, shqiptarët ishin s’bashku dhe luftuan për ta shporrë armikun tonë shekullor nga trojet etnike dhe për t’ia sjellur Lirinë vendit të vetë. Ne grupin e atyre shteteve që dërguan përfaqësuesit e tyre “gjëja“ për t‘i ndihmuar Kosovës, erdhen njerëz edhe nga vendet islamike të cilët në vend se ta ndihmojnë  formimin e shtetit të Kosovës, (disa)   shfrytëzuan rastin dhe bënë një propagandë fetare, dmth; akuzonin njerëzit-krijonin përqarje ndëretnike.., akuzonin vëllazërit e besimit Katolikë.. ,etj. . Populli i Kosovës, jo të gjithë i ndodhur në një gjendje të mjerueshme materiale, sociale dhe pa një vetëdije të fortë kombëtare, jo që përkrahu idet e tyre por ata, po bëjnë orvatje titanike që njerëzve me forcë e dhunë t’ua imponojnë përcaktimin fetarë.., thënë shkurtë për ti bërë simpatizantë apo përkrahës së fundamentalizmit islamik.

Kjo farë e keqe e cila arriti në Kosovë, në vend se ta ndihmojë Kosovën për ndertimin e shtetit të ri, ata edhe më tepër e ndanë dhe i penguan proceset demokratike dhe unitetin e popullit të Kosovës . Këta “Miqë“ të cilët arritën në Kosovë me qëllim të ndihmimit të Kosovës, për shërimin e plagëve të marra nga lufta, në fillim ata filluan të shpërndajnë ndihma humanitare, e me kalimin  e kohës filluan të krijojnë-formojnë grupe të ndryshme fundamentaliste (dhe në emër të ndihmës ata e sakatosën dhe e përqan popullin e Kosovës, duke aluduar çdo herë në fenë islame. Këta“mysafirë“,këta njerëz “humanitarë“, të cilët nuk janë besimtarë të fesë islame, sepse askund në libërat e fesë apo të myslimanimit nuk thuhet se besimet fetare; Katolikë, protestan, etj etj, janë besime të këqia. Sepse këtë e ndalon edhe feja islame. Pra thënë shkurtë po t’i përmbaheshin këta “ miqë“ ligjeve të vërteta të islamizmit – KURANIT, nuk do të vepronin siq po veprojnë sot ata në Kosovë.   Populli i Kosovës, pra edhe besimtarët e islamizmit  jo që i dënojnë idet e tilla, por ato ndëshkohen edhe nga vetë libri i shenjë KURANI. Nëse myslimanizmi  qenka  njëri ndër besimet më të mira i cili siq thuhet nga imamët; nuk mendon keqë për të tjerët, nuk bënë vepra të këqija, ndihmon të varfurit- skamnorët.., nuk xhelozon ndaj zhvillimit të besimeve tjera, nuk i akuzon, nuk i pengon ., etj. Edhe në  KURAN , thuhet se; citoj;“ Nëse vetëm mendon gjatë natës keq, për dikend .., atëherë  ju keni bërë një mëkatë, edhe pse se keni kryer veprën, pra dmth; ju keni bërë planifikuar se  si me e kryer  atë vepër  të ligë. Bile,bile në KURAN, thuhet, për ti larë të gjitha mëkatet njeriu duhet  të bëjë vepra të mira, dmth; mos të mendoj keq për të tjerët, mos të ketë  xhelozi, urrejtje, fanatizëm, të jetë humanistë, .., dhe çdo herë të bëjë vepra të mira…, etj. Mirëpo,“miqët“  që erdhën  për t’na ndihmuar sikur i harruan detyrat  që kërkon izlamizmi ;  humanitetin, mirëbesimin, ndihmimin e njerëzve pa marrë parasysh bindjet e tyre fetare, por çdo herë duke e vënë mbi të gjitha çështjen kombëtare.

Grupet e ndryshme të të rinjëve që siq po flitet janë “ besimtarë“ të islamizmit, unë po i quajë të fundamentalizmit jo që nuk i respektojnë e zabtojnë detyrat dhe porositë që dalin nga KURANI, por ata shkelin ne mënyrë drastike mbi ato detyra dhe bëjnë orvatje që me dhunë t’i   pengojnë njerzit e besimeve tjera. Këto grupe të mbrapshta që janë krijuar  pasë luftës në Kosovë, shumë herë dhe lirishtë mund të themi çdo herë i kanë dënuar dhe i dënojnë edhe sot një pjesë  e madhe e besimtarëve mysliman. Këto grupe ti quajë mafioze fundamentaliste- e islamike, kanë prejardhje nga ata të cilët gjëja erdhën për t’na ndihmuar ne në Kosovë. Në shumë fshatëra e qytete të Kosovës, grupe të tilla të të rinjëve jo që pengojnë zhvillimin e ndertimin e shtetit të Kosovës por ata, pengojnë edhe xhematin e xhamisë gjatë lutjeve në Xhami. Thënë shkurtë.., grupet e tilla fundamentaaliste ne duhet demaskuar ne çdo mënyrë sepse ato kanë një qëllim finalë, pra përhapjen e islamizmit fundamentalistë, pengimin e Institucioneve tona, përqarjen në mes të besimeve fetare, mos unitetin…etj.  Këta  njerëz- apo thënë shkurtë këta “miqë“, më mirë dhe më humane do të ishte që ndihmat humanitare tua shpërndanin familjeve të varfura, jetimëve, fëmijëve të dëshmorëve, sakatëve, të verbërëve, të hendikëpuarëve, e jo atyre të cilët nuk e meritojnë dhe nuk u takojnë ato ndihma. Siq po flitet se shumë të rinjë e të reja, të cilët janë të aftë për punë .., marrin një ndihmë simbolike nga këta“miqë“ të Kosovës. Është  befasi e madhe se ne grupin e atyre   ( nëse më lejohet ti quajë) përkrahësve apo simpatizantëve të këtyre grupeve mafioze gjinden edhe intelektualë, kryetarë komunash, deputet të Parrlamentit të Kosovës, mësuese-s, arsimtar-e-ë, mjekë.., nxënës-e, studentë-e, etj.., etj. Është koha e fundit që Institucionet e shtetit të Kosovës të marrin masa dhe t‘i ndëshkojnë të gjithë ata të cilët bëjnë pjesë në ato grupe, apo ne nji mënyrë apo tjetër janë simpatizantë të atyre grupeve.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora