E premte, 13.12.2019, 04:10 PM (GMT)

Reportazh

Pal Sokoli: Takimi i parë pas 64 vitesh me axhën Zef Sokoli në Brazil

E merkure, 14.05.2008, 07:00 PM


Pal Sokoli me axhën Zef Sokoli (buzë liqenit në qytetin Pampuhlia)
TAKIMI I PARË  PAS 64 VITESH ME AXHËN ZEF SOKOLI NË BRAZIL

“Shqipëria është një trup, një gjak, një kokë, ashtu ta bëjmë. Po të ndajmë diçka nga trupi ai nuk jeton”

Nga Pal Sokoli

Në jetën e njeriut ndarjet janë shumë te vështira, ato janë të vështira sidomos kurë ndahesh nga një i(e)dashur, nga një i afërm, e aç më të rënda kur ndahesh thjeshtë nga një gjak i yti, dhe pesha e mallit vjen e rritet për aq sa zgjatë edhe jeta. Malli është i pangopshëm dhe ushqehet me ndarjet,ushqehet me mërzinë,me mendimet,e pastaj edhe me vetveten, e rritet,e rritet e bëhet bjeshkë mbi supet e njerëzve qe bëhen të pandashëm me përmallimet, me ndarjet, me pritjet, nuk e di se sa prej tyre e shohin si një dritë përtej tuneli shpresën qe një ditë këtë bjeshkë të mbledhur me ditë, me muaj, me vite, me një jetë te tëre ta shkarkojnë nga supet e tyre. Po çka është më e keqe në këto ndarje nuk merr pjesë vetëm një njeri, aty marrin pjesë më së paku dy, çka do të thotë se kjo bjeshkë e përmallimit nuk është një, po kjo bjeshkë na vjen si e dubluar, e shumëzuar mbi çdo pjesëmarrës në ndarje.
E fillova kështu këtë rrëfim, pasi qe shkarkova nga supet e mija një bjeshkë malli, dy bjeshkë malli,shumë bjeshkë malli dhe i shkarkova mbi Oqeanin Atlantik qe ti bëje urë dhe një ndarje 64 vjeçare ta kthej në BASHKIM.

Mu dashtë një rrugë deri në Belo Horizonte në shtetin e Brazilit,mu dashtë ta kaloj Atlantikun qe të bashkohem me një degë të shkëputur të familjes Sokoli,dhe me Lulen e saj, veprimtarin e paepur të Shqipërisë etnike  axha  i dashur Zef  Sokoli. Qe nga data 15. mars 2008. kur veprimtari  dhe shkrimtari Engjëll Koliqi, në shtegtimin e tij për çështje kombëtare hapi dyert i pari në shtëpinë e bacës Zef, rilindi lidhja në mes Sokol-ve në Europë dhe në Brazil. Pasi morëm kontakte, telefonuam disa here në mes veti,dhe pa menduar shumë sigurova biletën për në Belo Horizonte(Horizontet e bukura) dhe me datën 5 maj 2008 mora fluturimin në relacionin Dyseldorf-Paris-Rio De Janiro-Belo Horizonte. Përpara syve me shfaqeshin fotot qe mi kishte dërguar Engjëlli, kështu qe kisha imazhe të dukjes së ti.. Po në kokë kisha një peshë të madhe të përgjegjësisë qe më duhej  të shtjelloja 64 vite, pastaj nga një familje 12 anëtarësh tani kishim afër 100 anëtarë. Gjithë rrugën tretesha në mendime, çka do me mbetet pa i treguar, çka do harroj pa e pyetur, kështu ndjeja një përgjegjësi të madhe për çka do ti mbetem njëri tjetrit “borxh“.
 
Pikërisht në orën lokale(të Brazilit)10,35 minuta të datës 06.05.08 ,zbrita ne Aeroportin e Belo Horizontes dhe çdo gjë shkonte shumë ngadalë, kisha për të pritur bagazhin, pastaj pritesha qe do ketë edhe kontrollime dhe me dukej se po vonohem shumë,edhe pse nuk zgjati me tepër se 15 minuta, më bëhej se dikush më priste jashtë. Mora koftrin dhe një çantë dore dhe po e tërhiqesha deri ne dalje,kaloja përskaj shumë njerëzve qe mbanin pano me emra të atyre qe pritnin në duar, i lexova të gjitha me radhë,nuk kishte Sokoli gjëkundi të shkruar. Pasi i rashë në fund atyre njerëzve u ktheva edhe njëherë të shoh  se mos e kisha kaluar gjëkundi, prapë nuk kishte. Mësyva drejt daljes kur para recepcionit shohë nja njeri të ulur ne një karrige,më flokë dhe mjekërr të bardhë, me një shkop në duar dhe sodiste daljet pothuaj se pa lëvizur fare asnjë milimetër. Baca Zef, thash me vete. U përvodha anash qe mos të me sheh. Nxora një video kamerë qe kisha në çantën e dorës dhe po e incizoja disa minuta pa me vërejtur fare. Dikur nuk mu durua dhe ju hodha ne përqafim. “Heu Pal Sokoli heu, mirë se të pruri  zoti”, më tha. Mirë se të gjeta o Zef Sokoli ja ktheva dhe u zhgreha në vajë. Mu dukë se ky vajë me ç’liroj nga një përgjegjësi, mu dukë se me lehtësoj, kështu mbetem disa minuta të përqafuar dhe pastaj si instinktivisht u nisem dika qe te dy. U nisem për në shtëpinë  e bacës Zef me autobus. E gjithë rruga shkoj duke i shtruar pyetje njeri tjetrit. Kur më ka vdekur babi im, kur ka vdekur Brahimi, babai i yt, e kur ka vdekur Preni, ishin pyetjet e para të bacës Zef. “Iu bre, kurrë nuk u  pashë më fytyrën asnjërit”, tha baca pas përgjegjës sime, dhe ca pika loti i rrjedhën nga sytë e rrudhur dhe i rrëshqitën nëpër mjekrrën e bardhë si bora dhe të krehur me pedanteri. Për mua ata lot ishin ortek qe rrokullisen mbi mua dhe nuk mund e përmbaja vetën pa e përqafuar disa herë rrugës thuajse doja të ja shtrëngoj plagët e 64 viteve.
 
Tani jam në shtëpinë e bacës Zef dhe po i “lëpijmë “ plagët e njëri tjetrit. Mjekra e tij reziston ende për idealin e tij; Shqipëria e bashkuar e pavarur dhe sovrane. I tregova se edhe unë kisha 28 vite mjekërr po e kisha  hequr me 17. shkurt 2008 më rastin e pavarësisë. Mirë ma kthej “ti paske arritur qëllimet tuja, po unë të mijat jo ende”. Dëshira e tij e madhe është ta vizitoi Kosovën dhe Shqipërinë nëse mund i  përballon udhëtimit të gjatë me aeroplan, dhe nëse e lejon mjeku i ti personal qe kujdeset për të. Vuajtjet e tija janë të papërshkrueshme, ënde i ka shenjat këmbëve kur në Janarin e 1945-ës i ngrijnë nga bora e madhe dhe të ftohtit diku në fshatin Polac shumë afër shtëpisë se Shaban Polluzhës, kur kishte dezertuar nga brigada e tij “qe ti dalë në ndihmë një njeriu qe mendonte krejt si unë”,thotë baca Zef. Ne pyetjen time se a ke porosi sa  për fillim për shqiptarët kudo janë, më tha po kam;” Shqipëria është një trup, një gjak, një kokë, ashtu ta bëjmë. Po të ndajmë diçka nga trupi ai nuk jeton, prandaj pas këtij hapi që bëmë të mendojmë në bashkimin e trojeve shqiptare, e nëse do të jam ëndë gjallë do ta hekë edhe unë ballist i moçëm , këtë mjekrrën time”.

Këmbëkryq qahen hallet shqip



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Apolonia antike Pal Sokoli: Robi i Lirisë... Nën tingujt e natës... gjeti rrugën e lirisë...deri tek Gjeografia... e plotë U nënshkrua binjakëzimi i Shkollës së Stubllës me Institutin Edukativ Novos Tempos në Contagem Instituti Brakos vazhdon takimet, në kërkim të investimeve në Kosovë Caio Werneck: Brënda ditës - Dy ligjërata dhe një binjakëzim Profesori kosovar Engjëll Koliqi rikthehet me ligjërata në Universitetin Papëror Katolik të Minas Gerais-it Engjëll Koliqi: Ata vdiqën per t'u ringjallur Kosova Së shpejti bëhet binjakëzimi me Kolegjin Universitar të Gjilanit José Raimundo da Costa: Shtëpia botuese O Lutador mund të shtrihet edhe në Kosovë Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi

Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT