Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lutfi Alia: Dita senese

| E merkure, 29.05.2013, 07:55 PM |


DITA SENESE

 

Nga Lutfi Alia

 

Me një veshtrim tinzar,

kundroj buzqeshjen tënde,

e ngjyrosur e tëra në të kuqe,

e kerkoj sytë e tu

të fshehur në boshllekun pezull mes nesh,

si ëndërrat tona të ndezura flakë.

Me rri perballe në heshtje

i hutuar të veshtroj me ngulm

tringëllima e fjalëve tuaja më rrenqeth trupin,

mendimet e mbrapshta m’i largon era

flokët si ujvarë lëshohen mes gishtrinjëve të mi

supet e zbuluara në ajer të ngrohtë

i perkëdhel me mall dashuror

e ndjej nën këmishen tënde transparente

si fërfëllojnë gjinjtë bardhoshë

që ëmbël feksin në ngjyrë qumështi.

Në këtë ditë mpleksur me mister dashuror,

rrezet delikate të diellit pranverorë

ngatërrohen në shptirtat tonë të trazuar

ku ndezur është dashuria zjarr,

ndërsa dita senese ngadalë merr emerin tënd.

 

Bashkangjitur: -artikulli per prezantimin e vellimit me poezi të poetit Lutfi Alia "Notturno senese", botuar ne gazeten "LA NAZIONE"

-Per ZSh-në, nga Z. Lushaj, Maj 2013-