E shtune, 20.04.2024, 05:05 PM (GMT+1)

Mendime

Sylë Arifi: EULEX, po e keqpërdorur misionin!?

E merkure, 29.05.2013, 08:41 PM


EULEX, po e keqpërdorur misjonin!?

Nga Sylë Arifi, avokat

Arrestimet dhe zbatimi i marraveshtjeve kan skenar ? Njoftimi se u arrit pajtimi në parim për planin e zbatimit të marrëveshjes se 19 prillit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit shihet si një veprim pozitiv, për fillimin e implimentimit të marrëveshjes? Pra, Pala e Kosovës nuk e thot se nuk ka plan apo marraveshtje të arritur me serbin kësaj radhe? Serbia vazhdon të taktizoi për qellime përfitimi në kerkesat e saja, për deri sa ndermjetsusia Ashtoni jep hapsir ketyre zvarritjeve. Siduket, ky proqes do të vazhdoi pafundësisht, meq këte po ia mundeson BE-ja, duke zgjatur afate për zbatim të marraveshtjës edhe për 6 muaj.....? pa ia kushtezuar  me marrjën e datës për antarsim në BE. Sipas shumë analizave po rezullton se Kosova nese vazhdon keshtu me zhagitje  do të dali e demtuar  përkundër palës Serbe se mund të jetë e fituar në shumë aspekte. Skenaret e shtyrjeve për të gjitha proqeset në mes të Kosovës dhe serbis, kan qen qellim primar dhe se fillim i zbatimit të marrëveshjs për Serbinë do të nënkupton ndryshim të situatës dhe do të ia prish matematikën e sajë strategjike në rrafshin e sajë politik dhe ate nderkombëtar.Pra, faktori kohë dhe blerja e sajë është insistim vazhdues i serbis, duke i besuar ndryshimit të rrethanave në favor të vetin.

Para, qdo marrëveshje apo ujdie natyrshëm mund të ketë kompromise. Ndërsa, Asociacioni i komunave veriore ka mbetur të formohet vetëm pas zgjedhjeve. Por, kompromise kur cenohet rendi kushtetues dhe ligjor është më shum se keq. Disa here është konfirmuar nga ekipi dialogues se nuk do të pranohet shkelja apo nderhyrja në ligjet dhe kushtetutën e Kosovës, dhe e kunderta do të na prodhoi pasoja politike.

Sigurisht se marrëveshja e 19 prillit ka qen dashur të miratohet në paket edhe me planin e zbatimit si pjesa adiminstrativo-teknike, duke i parashikuar decidivisht afatet, menyrat dhe akteret e implementimit. Pra me vet faktin se ketu është lejuar të shkohet në dy lloi marraveshtjesh, ajo politike dhe kjo e zbatimit operativo-teknik, i është mundesuar serbis të përfitoi në kohë. Nese, serbija do ta merr daten e antarsimit në BE në qeshor siq po thuhet, dhe afati i implimentimit të marraveshtjeve do të ndodh mbrenda 6 muajsh, atehere sigurisht se do të dalim që të gjitha të zhgenyar, se serbia si herave tjeter nuk i ka mbajtur fjalet, vetem kur ka qen e detyruar. Deklarata se puna kryesore ka përfunduar  se Prishtina dhe Beogradi nuk mund ta kthejnë procesin prapa, sigurisht me deshirën e mir por se që nga Rambujeja e deri me sot kan kaluar mbi 14 vite, pra koha po kalon !

Nga praktikat e gjertanishme, po vertetohet se BE  si ndemjetsuese dhe lehtesuse e ketyre bisedimeve, ka qen e gatshme t’ia miratoi të gjitha pretendimet e Serbisë, me asyetim se ajo të tregohet bashkpunuse në dialogim me palën e Kosovës. Nga takimet e kaluara, në të  gjitha rundat dialoguse, është komunikuar me të arriturat e marraveshtjeve, por se kësaj radhe ndërmjetësuesja e bisedimeve Catherine Ashton, nuk ka komunikuar takimin dhe detajet e planit të zbatimit, dhe disi opinjoni ka mbetur i hutuar se qka ka ndodhur se kemi apo jo marraveshtje për zbatim të marraveshtjës.

Ftesa e BE-s, se palët negociatore e kan obligim që pelqimin e tyre ta japin deri në fund të javës, lidhur me zbatimin e marraveshtjës së 19 prillit, jo pa skenar ndodh fushta e skenuar nga EULEX-i kundër ish komandantëve të UÇK-së.  Vertet Institucjonet e Shtetit të Kosovës, nuk kan bërë sa kan mundur sipas ligjeve dhe Kushtetutës për  ti ndalur keto skenare dhe fushata ndaj luftetarve që e kanë bërë luftën qlirimtare për qlirimin e Kosovës nga pushtusi serb. Sipas të gjitha konventave dhe ligjeve të luftës, krime lufte mund të bajnë vetem forcat pushtuse e jo qlirimtaret. Nese keshtu vazhdohet me këte fushat kundër qlirimtarve, dhe Institucjonet tona heshtin apo reagoin kalimthi duke i lejuar keto veprime jo ligjore kundër UQK-s, atehere po ju rikujtoi ate thanjen që  profesori i yn i nderuar Akademik Gazmend Zajmi ia pat drejtuar kryediferencueve të LKJ se duhet ta ruan nga ni gisht edhe për veten e juajë, sepse edhe juve do të ju vie radhe. Prandaj nese keshtu vazhdohet atehere ju themi se askush nga ish ushtaret dhe komandantet e UQK-s nuk do të mbesin  pa u arrestuar.

Ky veprim bahet edhe në mungesë të ligjeve të nevoishme me të cilat përcaktohet  mbrojtja e luftetarve që kanë qenë pjesë e luftës, që do ti mbronin angazhimet dhe luftën e tyre qlirimtare. Zatën, Parlamenti yn është dashur të nxjerrin ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës. Mendoi se i ka ardhur fundi që edhe më tutje Institucjonet  tona Shtetrore ti mbyllin syt para burgosjeve të tilla që po na bahen në emer të rendit ligjor dhe të siguris nga misjoni i BE-s, pa e kuptuar se Luftën qlirimtare e kemi ba bashk me nderkombëtaret. Fushata 40 ditëshe e intervenimit të NATOS nuk ka ndodhur rastesisht, kundër pushtusit serb, dhe kjo nderhyrje është bërë në bashkrenditje dhe bashkveprim me UQK-n dhe komandatet e sajë që juve po i burgosni dje dhe sot. Ju pysim pse i gjith ky mllef dhe luft shtrigash kunder qlirimtarve që bashk me ushtaret e NATO-S, ia sjellen lirin popullit të Kosovës.

Që nga pas lufta misjonet nderkombetar për rend dhe ligj, UNMIK  dhe sot EULEX, e kan keqpërdorur misjonin e tyre duke zbatuar fushata antiligjore kundër ushtarve dhe komandantëve të UQK-s, dhe e kan shkelur mirbesimin e dhan nga institucjonet e Kosovës si të ftuar për ndim në fushën e rendit dhe ligjit. Prandaj, ato misjone qofshin edhe nën mandat të BE-s, të cilat nuk e kan njohur pavarsin e Kosovës, tani edhe pas heqjës së mbikqyrjës nderkombetare të Kosovës, dhe njohjeve nga më se 100 shtete, misjoni e ka humbur kuptimin e vetë të qendrimit në Shtetin e Kosovës. Zaten, edhe ky rast duhet të jetë i fundit që Institucjonet tona shtetrore të jenë zot shtepie dhe misjoneve si EULEX të i merret besimi i mëtejm duke ia ndërprer menihere qendrimin në Kosovë. Institucjonet tona nuk kan nevoi ti besoin më tutje drejtesis që e zbatoin misjone si EULEX, dhe shteti i Kosovës duhet ta udhehq vetë rendin ligjor konform Kushtetutës dhe ligjeve nderkombëtare.

Popull i Kosovës beson fuqishëm në pastërtinë e luftës së UÇK-së, dhe se lufta e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe në përputhje të plotë me ligjet nderkombëtare të luftës. Ka ardhur koha apo jemi vonuar shumë që sundimin e rendit dhe ligjit ta zbatoin institucjonet e pavarur të drejtësisë në Kosovë. Është e tejkaluar apo e demoduar shprehja e gjertanishme që e kan than Institucjonet tona apo lider institucional dhe politik se besoin në  pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së. Shiqoni se qka ndodhi në rastin Haradinaj dhe limaj,  edhe pas më shum vitesh në perballje me të ashtuqujtur drejtesi ata u liruan të pa fajshëm, por se jeta e tyre dhe shpirti e din më se miri. Pra, gjykime të organizuara nga skenare dhe skenarist sipas projekteve sebe dhe miqve të tyre, ju ka ardhur fundi. Ta thuash dhe ta mbrosh të verteten për popullin tënd nuk do të thot se po i luhaten apo prishen raportet me miqët  dhe institucjinet nderkombëtare. Edhe kjo fushat arrestimesh pa dyshim se është ni luft speciale kundër popullit të Kosovës, Institucjoneve Shtetrore, duke tentuar ta demtonin imazhin e luftës qlirimtare, UQK-en, dhe luftetaret e komandatet e ushtris qlirimtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora