E marte, 19.03.2024, 04:21 AM (GMT)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Mësuesit austriak vizitë në Kosovë

E merkure, 29.05.2013, 04:20 PM


Mësuesit austriak vizitë shkollave në Kosovë

Mësuesit austriak u pritën në Ministrinë e Arsimit nga zj.Shejnaze Elezi dhe drejtues shkollash, zj.Valbona Kastrati, zj.Kumrije Sahiti dhe  z.Walter Hapel. Ishte një takim i përzemërt, i hapur dhe informativ i  dyanshëm...

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Kosova po ringjallet shumë ngadalë në jetën e saj, përfshi edhe  marrëdhëniet me shtete të ndryshme të botës. Këtu hyn edhe bashkëpunim në lëmin e arsimit dhe edukimit. Pa dyshim një rol më rëndësi kanë mërgimtarët tanë gjithandej botës dhe veprimtarët tanë nga të gjitha fushat. Një  rast i ri është iniciativa e mësuesve shqiptarë në Vjenë, të cilët së bashku  me mësuesen me përvojë zj.Elisabeth Nevyjeil (Lisa), realizuan vizitë  në Kosovë me Grupin Studireise  në përbërje prej 20 mësuesve ku kishte edhe drejtor shkollash nga disa qytete të Austrisë.  Përndryshe grupi i pedagogëve çdo vit organizon vizita profesionale në vende të ndryshëm me qëllim njohjen nga afër me gjendjen e shkollave, mësimit, lidhjeve të miqësive mes shkollave, mësuesve, nxënësve, projekte të përbashkëta, shkëmbim përvojash nga mësimdhënia e mësimzënia etj. Mësuesit austriak u pritën në Ministrinë e Arsimit nga zj.Shejnaze Elezi. Ishte një bisedë e hapur dhe informative e dyanshme. Rreth rrjedhave të mësimit në gjuhën shqipe informuan z.Osman Ademi dhe autori i shkrimit, mësues në Vjenë. Rreth sistemit shkollor në Austri informoj z.Josef Hirch, drejtues i shkollave  në Deutschlandsberg të Steirmarkut. Biseda ishte e hapët dhe miqësore ku të gjithë u interesuan dhe shtruan pyetje lidhur me rrjedhat në shkollat fillore të Kosovës.

...në Prizren

     Shkolla e parë që u vizitua ishte gjimnazi gjerman “Leyola-Gimnasium” në Prizren. Mësuesit mysafir i priti drejtori i shkollës z.Walter Hapel dhe zvd.Mark Gojan. Z Hapel e dha kronologjinë e jetës, rrjedhave  brenda shkollës, sfidat, qëllimet, sukseset dhe objektivat në të ardhmen. Edhe pse ishte ditë e shtunë mësimi vazhdonte dhe stafi drejtues i shkollës  bëri një pritje të ngrohtë duke shtruar edhe drekë për kolegët nga Austria. Nga ana e tyre mësuesit austriak njoftuan lidhur me sistemin e shkollimit në Austri, marrëdhëniet me shkolla të shumta nga shumë vende. Me përshtypje të mira nga një shkollë gjermane e themeluar menjëherë pas luftës, mysafirët vizituan Prizrenin. Do ishte kënaqësi po të ishte gjimnazi pasqyrë prezantuese tipike e shkollave kosovare, por jo, këtë fakt idhnak e kuptonte secili nga mysafirët.  Në Shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ata u njohën lidhur me formimin, rolin, qëllimet dhe pësimet e kësaj lidhje në përpjekjet për lirinë dhe bashkimin e të gjitha trevave etnike shqiptare. Ata mësuan se barbaria serbe jo vetëm sakatoj e shkatërroj territore shqiptare, por cak i tyre ishte edhe shkatërrimi i çdo gjurme në historinë shqiptare duke përfshirë këtu edhe ndërtesën dhe dokumentet e saj origjinale. Në pasurimin e agjentes ndihmoj shumë cicëronja Fatmira Gjoni e cila ishte njohëse e mirë e detyrës së saj. Lëvizja për Përparimin e Turizmit na befasoj me aktivitetin e saj. U vizituan Xhamia e Vjetër, Xhamia e Sinan Pashës, Hamami, Sahatkulla etj. Mysafirë pas një vape tridhjetë shkallë në qytet, shijuan freskinë e luginës së Lumbardhit deri tek lartësitë e Përfëlakës (Sharrit) së varfër në ndërtim e në shërbim.

...në Pejë

 Ditët tjetër vizita vazhdon në Pejën e Haxhi Zekës, ku mysafirët i priti dhe i  shoqëroj gjatë vizitës z.Feim Kurahsani, përgjegjës në Radio Dukagjin. Ai i dhuroi secilit CD me pjesë nga programi muzikor i radios. Pasi të gjitha pikat muze të qyteti ishin të mbyllura, mysafirët i shijuan ato vetëm nga largësia, pa cicëron dhe pa komente e pyetje. Atë që e hasem në Prizren ditën e parë mungonte në Pejë ditën e dytë.  E veçanta e Pejës, muzetë e mbyllur në fundjavë. Nga vapa në qytet një freski fizike e shpirtërore në bukuritë e Burimit të Drinit. Aty freskia e ujit që shpërthen nga zemra e shkëmbit shekullor të impresionon duke të hedhur në lojën shpërthyese të muzikës së Mozartit. Vallsi Vjenez  askund në botë nuk do jetësohej në natyrë më fuqishëm se sa me orkestrën e gjallë dhe aromën e bjeshkëve tona. Edhe këtu u pa dora ndërtuese e njeriut tonë e pa studiuar duk prekur atë bukuri mahnitëse  për secilin vizitor.  Një bukuri tjetër që u shijua nga mësuesit ishte Shpella e Mermertë në Gadime, shqetësim ishte kujdesi i dobët në mirëmbajtje. Shkrimet shkarravitëse me ngjyrë në disa stalaktite e stalagmite tregojnë për nënvlerësime e paedukatë ndaj një pasuria aq e rrallë. Rreziku nga dora e njeriu ishte akut.

 ...me kolegë vendor

     Grupi Studiereise vizitoj Fakultetin për  Mësuesi   ku në mungesë të personelit drejtues ata panë vetëm ndërtesën e bukur dhe biseduan shkurt me disa nga mësuesit  që studionin pa ndërprerje nga puna dy profesorët ligjërues që ndodheshin aty.

    Në shkollën  fillore “Meto Bajraktari”, mësuesve austriak iu bë një pritje e përzemërt nga mësueset, nxënësit dhe drejtoresha zj.Valbona Kastrati. Ishte rezervuar ushqim dhe ëmbëlsira vendore. Mysafirët u njohën me historikun e shkollës, vështirësitë, synimet dhe hapat aktual në reformim si pjesë e reformës së përgjithshme të arsimit në Kosovë. U shkëmbyen informata, mendime reciproke.  Ditën e fundit mësuesit austriak vizituan Shkollën e Plotë Fillore “Faik Konica” ku përjetuan pritjen e përzemërt nga personeli arsimor dhe drejtoresha e saj zj.Kumrije Sahiti. Ajo informoj lidhur me procesin mësimor, falënderoj Austrinë mike e cila përmes ambasadës së saj në Kosovë dha donacione për pasurimin me materiale fillestare të nëntë kabineteve mësimore sa ka shkolla. Mësuesit vizituan kabinetet dhe shikuan një pjesë teatrale në përgatitje e sipër nga nxënësit e shkollës.  Nga të dy shkollat mysafirët austriak u impresionuan me pritjen e përzemërt e miqësore Në të dy shkollat  zj.Elisabeth Neyvil-Lisa ua dhuroi drejtoreshave disa  fjalor e tekste mësimore të botuara në Austri për nxënësit shqiptarë dhe Mocartkugel-ëmbëlsirë e njohur vjenezë. Mësuesja Martin Ursulla dhuroi  ngjyra e lapsa si shenjë nderimi, kurse nga përfaqësuesit e shkollave mësuesve austriak iu dhuruan piktura të punuara nga nxënësit, fotografi etj. Një pikturë nga nxënësi Atdhe Uka 8/3 ishte një simbolikë e gjallë në frymën e traditës sonë, mikpritjes kosovare.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora