E marte, 23.04.2024, 08:28 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: ''Luli i vocerr'' në teatrin ''Migjeni''

E marte, 28.05.2013, 09:29 PM


“LULI  I  VOCERR” … NË  TEATRIN  “MIGJENI”…

Nga Fritz RADOVANI

A ka shkodranë që nuk e kujton “Lulin e vocerr” ?!

As vetë Migjenit nuk i ka shkue mendja sa ishte gjallë se me 22 prill 2013 “Luli i vocerr” ka me shkue në Teatrin që mban emnin e tij, Migjeni, në Shkoder, megjithse, atij nuk ka pasë si me i shkue mendja 75 vjet perpara, tek “ai” Luli i vocerr, per të cilin, atëherë shkruente:

“Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij, që perpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mirë me thanë se e njofin, por ata lozin per hesap të vet e Luli i shikon per hesap të vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe qeveritarët, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punen tande!

Dhe kur Luli e ka ftyren e dlirë dhe pa puça, një shok ia ledhaton faqet, gushen, e Luli i afrohet, ja merr doren, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t' i falë diçka… Por vjollca nuk ka. Veç ne i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojen si me dashtë me e hanger...

Po, po, tollumbat e Lulit të vocerr kanë me e hanger edhe atë “shokun” perbrijë...”

Shumë njerëz mendonin se komunistët “hanë njenitjetrin” dhe kujtonin deri tashti vonë se kjo veti i perket atij sistemi! Migjeni e shpjegon kjartë se kjo ngjet nga “tollumbat” e tyne dhe jo, se komunistët hanë njerëz! E ka pa kush me sy Enver Hoxhen tue hanger “shokët” e tij!? As nuk kemi pa Ramiz Alinë me ndonjë kockë në gojë, kur thonte “edhe gjak do bëjmë”... As pasuesit e tyne nuk i kujtoj tue hanger ndonjë njeri... Per tollumba ase shkarpat e tyne nuk dij çka të tham! Nder shumë shtëpija shihen tollumbat ose shkarpat tek dera jashtë... E, simbas shkrimit që na ka lanë Migjeni, ata, tue qendrue mbas derës kanë mundësi edhe me të hanger! Migjeni, nuk asht kenë shkrimtar i “ndaluem” nga rregjimi komunist, edhe pse ka nxjerrë një sekret të atij sistemi. Tashti mund të thohet edhe arsyeja pse nuk u ndalue Migjeni nga sistemi komunist? Ma mirë se me thanë që komunistët “hanë njenitjetrin”, le të thonë, se kur u shkon kush tek shtëpija e tyne “tollumbat ose shkarpat e tyne të perlajnë”... Kjo që ngjet nder dyertë e tyne edhe justifikohet me thanjen se kjo asht një trashigimi nga “vëllezërit e gjakut turq”, që edhe ata i lanë shkarpat mbas dere, kjoftë edhe kur vijnë në shtëpinë tande! “Siguria” asht e mirë, prandej edhe “sigurimi” ishte kudo dhe në çdo lëvizje të tyne, e po mos t’ ishte “sigurimi”, nuk dihet cila shkarpë të han!

Çka nuk po mendojnë per Ty o Shkoder, këta koka gjarpijshë?

***

Sa shumë o Shkoder, po të takon me pa e me provue!

100 vjet shka ke groposë nder oborret e atyne shtëpijave të mbrojtuna vetem nga Zoti...

100 vjet shka nuk të ka rrezikue o Shkoder, vuejtjet, uria, fukaralleku, vorfnia, urrejtja, dashakeqja, shtypja, mizoria, burgosjet, vrasjet, torturat, burgjet, hetuesitë, kampet, plaçkitjet, smira, vjedhjet, shpifjet, dhuna, paditunia, shnderimi, perçamjet, tradhëtia, topat, mitralozat, pabesia e komshijve, brigadat e ndjekjes, brigadat e pushkatimit, agjentat e sigurimit të shtetit, “çlirimtarët” poshtnues, thirrjet “plumbin ballit”, ”Ik në Zallin e Kirit...atje është i pushkatuar!”...

Betohen…tash 72 vjet veç, betohen, se “do t’ a shkatrrojmë kulm e temel” Rozafen…

Ashtu si u betue Enveri me Titon në vitin 1941, ku në sofren e tradhëtisë ishin Mugoshat e Popoviqët...në krye të vendit, prap me 22 prill 2013, po shovenistët serb, Boris Tadiç, Milo Doukanoviç (trashiguesi i Krajl Nikollës së Malit të Zi), Ranko Krivokapiç, Svetozar Pudariç, Muhamed Budimliç,  me tollumbat e Lulit të vocerr, erdhën mysafirë në shtëpinë e Migjenit...

Vazhdojnë “amanetin” e të parëve të vet…”Amanetin” e 1467, 1479...

Sa gjaku asht ba n’ Atë Vend...

Vazhdojnë “amanetin”...

“Amanetin” e tradhëtarit…1913, 1925, 1941, 1944, 1967, 1985, 1989, 1991…1997…

Edhe tue ngordhë “tradhëtari la amanet”: “Gjak, vetem gjak e parimet mos i ndryshoni!”

“Shkodra duhet shkatrrue, Ajo pengon triumfin e “tradhëtarëve” të Ballkanit!”…

Kanë kalue plot 100 vjet dhe asnjë ndryshim në qeverisjen e anadollako sllave të 1913...

Shkon një palë e vjen një tjeter, të gjithë vetem me një qellim të paracaktuem që në 1469: “Me e shkatrrue dhe pergjakë kulm e temel Shkodren, ashtu si porositën sulltanët tash 100 vjet, por edhe tue vjedhë, tue mbushë xhepat dhe tue trashigue pushtetin..!”

22 prill 2013... Tek dera e Teatrit “Migjeni”, “Luli i vocerr” prap ka vue tollumbat...

E prap se prap, unë të shoh krenare Rozafë!



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora