E premte, 29.03.2024, 02:38 AM (GMT)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Poeti Adem Gashi bën promovimin e veprave të tij

E merkure, 14.05.2008, 05:18 PM


Shkrimtari, Adem Gashi ne shtepine e Heinrich Böll-it
Nga Aktivitet kulturore shqipëtare në Diasporë.

Bukuri mbrëmjesh poetike

Poeti Adem Gashi bën promovimin e veprave të tij

Nga Muharrem Sfarqa

Sic është bërë e ditur kohë më parë, pikërisht këtë fillim maji erdhi për vizitë në Gjermani, shkrimtari Adem Gashi. Ai fillimisht u shfaq në Bonn, në një performancë poetike organizuar nga fondacioni "Heinrich- Böll- Stiftung" dhe rrethi kulturor shqiptaro-gjerman, prirë nga Dr. Jonel Trebicka, kryetar dhe Dr. Peter Mario Kreuter, kryetar i asociacionit të shkrimtarëve të Bonnit dhe ligjerues në Universitetin e Bonnit.
Ky manifestim  u organizua ekskluzivisht në shenjë të promovimit të tri veprave letrare të autorit: " Udhëtimi i fundit"- Dukagjini/2002; "Lulet e vetmuara"(Ditarë gjerman)-Poezi,Rilindja,Prishtinë/2002, dhe " Portali i fshehtë i jetës"(Shenime nga shtëpia e Heinrich Böllit)-LSHK,Prishtine/2007 dhe u moderua nga poeti dhe përkthyesi letrar, Selajdin Gashi, i cili një kohë të gjatë punon dhe vepron në Gjermani. Përveq paraqitjes së shënimeve biografike për shkrimtarin, Adem Gashi u bë edhe leximi i poezive dhe fragmenteve eseistike dhe të tregimeve në të dy gjuhët, shqipe dhe gjermane.
Pas leximit të një dyzine poezish,ku ato në gjuhën Shqipe u deklamuan nga vet autori, u zhvillua edhe një bashkëbisedim me te. Të pranishmit gjerman dhe shqipëtar, që kishin mbushur sallën e klubit Universitar të Bonnit, Gashit i parashtruan një seri pyetjesh dhe komentesh që kishin të bënin me krijimtarin e tij, aq me tepër që ai vinte pas 7 vjeëtve kur kishte qenë bursist i fundacionit "Heinrich-Böll", periudëh gjatë së cilës ishin shkruar që të tri veprat në fjalë. Autori, Adem Gashi me këtë rast  paraqiti një tablo të zhvillimit të letërsisë shqipe në përgjithësi dhe të krijimtarisë letrare, në Kosovë në vecanti, për të cilën tha se "ajo tashti ka psuar një transformim të ndjeshem dhe mund të thuhet me plotë gojën se ndjek ritmet e zhvillimit të letërsisë si kudo në botë, pa përjashtuar as nivelin posmodernist".
Pjesa e tretë e mbrëmjes u karakterizua me paraqitjen e impresioneve dhe të vlersimeve të të pranishmëve për veprën e autorit.
Vlen të përmendet me këtë rast konstatimi i albanologut nga Praga, Lubor Kralik, i cili me një shqipe të rrjedhshme e vlerësoi lart vokacionin poetik të Gashit, pastaj Dr. Peter Mario Kreuter, që shfaqi konsiderata me peshë për verbin poetik të autorit shqipëtar.
Natyrisht nuk munguan edhe impresionet e disa krijuesve shqipëtar,student dhe veprimtar që jetojnë në Gjermani.
Në këtë vazhdë autori, A. Gashi, bëri edhe një paraqitje të suksesshme artistike në klubin "Arbëria", të Stolbergut, një pjesë e anëtarëve të të cilit janë njëkohësisht edhe personazhe të veprës eseistike "Portali i fshehtë i jetës". Disa nga të pranishmit, midis të cilëve, Faruk Tasholli, Muharrem Zajmi dhe Abedin Gashi përgëzuan autorin për pasqyrimin brilant të dromëcave jetësore të mërgimtarëve, bashkë me dramën që përjetuan gjatë luftës së fundit për clirimin e Kosovës.
Ndërkaq me 11 maj Adem Gashi shoqëruar nga bashkëshortja Drita dhe miqë të tij, vizituan shtëpinë e Heinrichut në Langebroich. Ishte një shpërthim i paparë emocionesh kur autori takoi bibliotekisten, znj. Waltraud Ludwig, prej së cilës mësoi për të rejat në këtë shtëpi dhe për zhvillimet e tjera gjatë 7 vjetve të kaluara, që kurë autori kishte kaluar këtu 4 muaj. Ajo shpërtheu deri në lotë kur në librin e Gashit(dhuratë nga autori), pa fotografinë e saj dhe epitetin "Nëna Tereze e Langebroichit", krahasimi më i admiruar i saj. Znj. Ludwig edhe pse në moshë të thyer, mbi të `80-tat, nuk le pa përmendur emër për emër krijuesit  shqipëtar, që kishte njohur këtu, sic ishin: Qosja, Podrimja, Cavdërbasha,Zhiti, Lubonja, Arapi,Tufa, Leka,Jonuzi, etj. 
Nga kjo pjesë e bukur e Westfalisë autori është nisur në drejtim të viseve tjera të Gjermanisë, ku pritet të vazhdoi paraqitjen e tij artistike dhe do të ketë takime të ndryshme me autor të fushës së letrave që krijojnë dhe veprojnë në Diasporë.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora