E shtune, 20.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Papagaj politik kafazi

E hene, 27.05.2013, 09:49 PM


PAPAGAJ POLITIK KAFAZI ME DYER TË HAPURA

Nga Kalosh Çeliku

Namën e turkut gati të gjithë e dimë, që nga koha e Baba Dovletit. Shqiptarët, kur ia kthyen pushkën dhe shpinën Turqisë, i nemi turku: kurrë, mos t’u heqtë nga shpina robëria. Njëri - tjetrin e hënkshi me gjithë lecka për karrike e pushtet! Mallkimin e asaj Perandorie osmane, herë pas here na e kanë bërë me dije edhe të parët tanë kaçakë, që gjithë jetënë me pushkë në dorë e luftuan “lirinë e dhuruar të vëllezërve” nga Anadolli. Rilindasët tanë, (jo këta politikanët e sotshëm) e futën edhe nëpër libra ose këngë popullore. Edhe, përçudi “vëllezërit” këtij populli liridashës ende nuk i zbresin nga shpina krah për krahu me kalorësit e arratisur. Punemadhe, që gomari asht e lëkurë me të katra këmbët me gjithë Nastradinicën në shpinë është rrasur deri në bark mes batakut. I zbresin “vëllezërit” sllav, i hipin “vëllezërit” turq. I zbresin “vëllezërit” turq, i hipin përsëri “vëllezërit” sllav.

Interesant, pas Luftës së parë botërore si “çlirimtarë” i hipën edhe italjanët bashkë me gjermanët. Në fund të Luftës “nacional-çlirimtare” si “shpëtimtarë” edhe partizanët e xhaxhit Enver e shokut Tito. Kohën e sotshme me ndihmën e argatëve shqiptar, përsëri e vallojnë livadheve me “politikë madhore vëllezërit” sllav. Tymemjegull me të katra e shalojnë nëpër histori. Dhashtë Zoti, këtij populli historik, nuk i hip mbi samar përsëri turku. Amani, le t’i hipi kush të dojë nesër, vetëm jo edhe turku se, nuk mund ta bartim edhe pesqind vjet të tjera samarin e tyre historik mbi shpinë me gjithë barrë.

Përjashtim, deri diku sot bëjnë Shqipëria dhe Kosova. Sllavi vështirë më i shalon me të katra nëpër stadiume sportive e sheshe të qyteteve. Ndoshta, i shalojnë miqt e tyre “strategjik”: Bashkimi Evropjan dhe Amerika. Dihet, me vullnetin dhe dëshirën e tyre mikpritëse njëzetëvjeçare në një sofër: me bukë, kripë e zemër. Shkak ky, që bëjmë “sefa” nën hije si në kohën e Turqisë me këngë e valle duke e vrarë armikun shekulllor nëpër dasma e “konaqe” televizive. Copë-copë i bëmë daullet. Çiftelitë me dy tela. Duart duke u rënë shuplakë e përdredhur bythët në valle me kënëgën e Adem Jasharit. Vetë u hipim kuajve të arratisur për pushtet, vetë u zbresim pas fushatës së zgjedhjeve lokale e parlamentare nëpër kabinete të Qeverisë. Betejave të “përgjakshme” na prinë në ballë “bajraktarët” me Skënderbeun e postere të Rilindasëve shqiptar nëpër foltore. Herë pas here, në çdo tubim madhështor - parazgjedhor para popullit, rrugën na e shtrojnë me lule, e bëjnë sa çelë e mëshelë sytë Shqipëri Etnike.

Rrugë shtrojnë me qindra kilometra, hapin vende pune, ujësjellësa nëpër qytete, shkolla moderne e universitete nëpër katunde. Edhe pse, nëpër ato vendbanime nuk na ka mbetur asnjë fëmijë për shkollë. Fshatarëve Nëna parti u bënë edhe fëmijë. Vetëm e vetëm, që t’ua vjedhin në mes të ditës “votën e lirë demokratike”.

Nesër, pas zgjedhjeve lokale e parlamentare, që zakonisht ndodhin në pranverë, verë ose vjeshtë, vjen “Dimri i vetmisë madhe”, siç shkruan në romanin e tij Kadare. Gurë e dru mbi politikanë shqiptar: tradhtarë, hajdutë, spiunë… Na mashtruan për një thes miell, vende pune në administratën shtetërore e pak para.

Mirë, them unë mes këtyre rreshtave të këtij shkrimi. Njëzet vjet me radhë ta mashtrosh popullin shqiptar, e ky përsëri të të besoj për liri?! Nuk e mba këtë rrenë politike asnjë kandar në botë. Njëzet vjet, të njëjtët individë me “votën tonë të lirë” rrotullohen me ushtrime akrobatike nëpër parti politike, kabinete e qeveri me të njëjtat parulla patetike “për ndryshime”?! Premtime boshe nëpër sheshe e stadiume sportive. Herë me ngjyrë qielli, herë me ngjyrë bordeli e herë kuqezi… Shpenzime marramendëse bëjnë nëpër fushata zgjedhore anë e mbanë Shqipërisë. Fishekzjarre me qindra mijëra mbi qytete duke e ndezur flakë edhe qiellin. E merreni me mend, sikur gjithë ato para t’i derdhnin për arsimin dhe kulturën shqiptare?! Qindpërqind, nuk do të ishim në këtë gjendje të mjerueshme kombëtare siç i kemi sot punët, po krah për krahu me të arriturat shkencore para dyerve të botës përparimtare.

Gojën plot them: Jo, kjo aspak nuk është e besueshme në Ditën e sotshme. Problem siç duket, ne nuk kemi me armikun shekullor, po me vetëdijen e popullit shqiptar?! Vetveten, që na ngatërrohet me vite nëpër këmbë. Shqiptarët nga dy më të këqijat politike, duhet të zgjedhin atë më të mirën për Shqipërinë. Nuk e marr guximin t’ua them në sy se cilën rrugë demokratike. Shkaku se, populli shqiptar është vetë i mençur. Përmëtepër, vetë i zgjedhë rrugët historike dhe prijësit e tij politik për Nesër. Patjetër, në këtë shkrim duhet ta përsëris edhe se, një popull për të ardhë deri te qëllimi historik i duhen t’i pri tre faktorë kryesor: në ballë - njerëzit e ditur, pastaj vijnë të pasurit dhe në fund populli. E, a i ka sot populli shqiptar këto tre faktorë për të arritur deri te qëllimi historik?! Fatkeqësisht, ende jo.

Përpjekjet e disa fundrrinave politike me inetresa personale për ndryshime në politikën shqiptare, përfunduan siç thotë populli: “si qeni në rrush”. Mësim të cilin duhet ta marrin parasysh politikanët e ardhshëm shqiptar, nëse duan të themelojnë lëvizje politike për ndryshime, që me verprimet e tyre politike të mos u shërbejnë më këmbekrye partive politike në pushtet. Parti politike mund të themelojnë individë që nuk i ka shtrydhur dhe harxhuar deri më sot asnjë parti politike, pjellë pas porte si Kuaj Troje. Shembull më i freskët është ai i papagajve politik të kafazit me dyer të hapura. Partizanë, që u kanë shërbyer padronëve partiak deri në themelimin e lëvizjeve të tyre politike, që me veprimet “nacionaliste” ende i mbajnë gjallë në pushtet.

Shqiptarëve u duhet tjetër kalibër  i politikanit: Burrë mejdani, që tjetër flet e deklaron në mjetet e  “pavarura” të informacionit. Tjetër mendon dhe tjetër punon për Atdheun. Dhe, krejtë tjetër vepron në politikë.

Koha është pra, ta ndryshojmë veten ne shqiptarët në veprime dhe politikë, e jo partitë politike që njëzetë vjet me radhë bëjnë luftë demagogjike për pushtet si ato Dhitë kryeneqe mbi vigun e lumit te Abetarja! Votën e lirë kësaj radhe në këto zgjedhje parlamentare t’ua japim individëve që e kanë dëshmuar veten për zgjidhjen e çështjes shqiptare e jo partive politike që bëjnë luftë për pushtet.

Papagajve politik të kafazit me dyert e hapura krah më krah, që para zgjedhjeve lokale e parlamentare rrinë “gju më gju” me popullin, e pas “fitoreve historike” i zë gjumi me sy të hapur në Qeveri, erdhi dita t’ua mbyllim dyert politike me çelës, t’i lëmë të çirren pas porte për pushtet .

Dhe, me shqelma (votën e lirë demokratike) t’i përzëmë nga politika shqiptare…



(Vota: 127 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora