E marte, 23.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Tradhëtarë apo guximtarë qyqarë

E hene, 27.05.2013, 08:59 PM


TRADHËTARË, APO  GUXUMTARË  QYQARË…

Nga Dedë Preqi

A do të ketë mundësi  që dialogu i marrëveshjes  në mes Kosovës dhe Serbisë, ta ndihmojë gjetjen e kompremisit dhe pajtushmërisë në mes  këtyre palëve kontestuese, që të lehtësojnë përpjekjet e veprimëve dhe bashkëjetesën    mes  këtyre dy popujve mbrenda Kosovës, dhe a do të ketë rryma të reja të ndryshimëve  për një  Evropë të lirë, paqësore dhe të bashkuar, në mënyrë që edhe populli serb të lirohet nga kjo barrë e rëndë, e koncepteve  mesjetare ndaj shqiptarëve ???

Ky proces nuk është i lehtë dhe nuk mund të përfundon shpejt, duke u bazuar në palën serbe, e cila nuk është fare e përshtatshme, as ajo e Beogradit dhe as pala serbe në veriun e Kosovës, të cilat në kohën e fundit janë shëndrruar në rivalitet me njëra-tjetrën, duke i quajtur  udhëheqësit e marrëveshjes  si tradhëtarë …

Mirëpo, palës kosovare një gjë e tillë po i kushton shumë, sepse tani Kosova po përballët në dy fronte, të cilat kundërshtohen  në mes njëra-tjetres, por që të dyja janë forca të njëjta që e kundërshtojnë  palën kosovare dhe Rebublikën e Kosovës, që kanë qëllime të njëjta, që kanë politika dhe strategji  të njëjta, për ta penguar dhe ngadalësuar shtetin e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvëllimore, dhe ajo që është më e rrezikshme, që këtë vend ta riokupojnë përsëri, ose ta lënë të zvarritur gjithmonë në të tilla probleme.

Në këtë aspekt, qëllimet e palës kosovare si në fillim të negociatave të para, ashtu edhe në ato të fundit, ka qenë që Kosova , si një shtet i pavarur dhe sovran, të jetë vendi i njerëzve të lirë, pa dallime nacionale dhe fetare dhe ky vend është atdheu i gjithë kosovarëve, mirëpo serbët e veriut të Kosovës, nuk e pranojnë një demokratizim të tillë, dhe nuk e pranojnë Kosovën si shtet të tyre, duke i drejtuar sytë kah Beogradi, i cili ka investuar më të madhe në këtë pjesë të Kosovës, duke i frymëzuar dhe përkrahur  shumë kriminel , dhe duke i formuar strukturat paralele e të paligjshme  për ta penguar Kosovën  në proceset e saja.

Qeveria e Kosovës dhe shqiptarët , ushqejnë shpresat e tyre se një evulucion paqësor, do të ishte më i mirë se ndonjë konflikt i mundshëm, ashtu, që  të negociohet për krijimin e një atmosfere mirëkuptimi, dhe të mirren parasysh ndjenjat e të gjithëve, dhe problemet të zgjedhën në prani të BE-së, si dhe në prani të Bashkësisë Ndërkombëtare, por në asnjë mënyrë të mos negociohet për qështjen e statusit të Kosovës dhe as për tendenca të lëvizjeve kufitare, të cilat pika ishin të pranuara edhe nga palët ndërmjetësuese, si qështje të përfunduara.

Evropa si Evropë, kurrënjëherë nuk u tregue e gatshme  dhe guximtare, që Serbisë t’ia  jep „kartonin  e kuq“, që ta ndëshkojë ashtu sikur e ka merituar, sepse në gjitha „lojërat“  luftarake që i luajti gjatë shpartallimit të Jugosllavisë, ishte iniciatore e parë e konflikteve dhe ato më të cilësuara pas Luftë së Dytë Botërore, por përkundrazi, Evropa tregoi  më shumë si një lloj përgëdhelje ndaj saj, duke ia liberalizuar vizat e qytetarëve të saj, nga të cilët përfituan edhe shumë kriminel në mesin e tyre, si edhe duke i shpejtuar proceset tjera të hapjes së rrugës drejt kandidimit në anëtarësinë e BE-së.  Kosova nuk ka kohë për të humbur, edhe pse është e fundit e cila do ta  merr statusin e liberalizimit të vizave nga BE-ja, si edhe statusin e stabilizim-asocimit, që të fitoj kandidaturën në gjirin e BE-së, me që duhet ta pranoj padashur opinionin evropian dhe ndërkombëtarë, mirëpo, duhet pasë energji të mjaftueshme në këto bisedime me shtetin fqinj të Serbisë, e cila marrëveshje po del si kokëqarje, ndonse e pa kuptueshme për palën serbe, sepse me shtimin e disa pikave për komunat e veriut të Kosovës, të cilat janë të stërtepruara dhe si ligje të veqanta vetëm për minoritetin serb, gjë që kjo teori nuk mund të realizohet në praktikë, sepse bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, atëherë çka përfituam me këto negociata, apo vetëm shihet qartë se është tëndeca e palës serbe, që pak nga pak, të çkoqë  dhe shkatërron gjithçka që është ndërtuar deri me tani në Kosovë.

Dhe, Serbia ka harruar shumë shpejtë, së paku ajo e djeshmja, në kohën kur bëri shkelje brutale me të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, e cila të njëjtat  skandale i përsëritë edhe sot qeveria aktuale, me shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të tjerët, dhe lidhur me këto ngjarje nuk ka asnjë justifikim , ndërsa për qështjen e veriut, si pjesë teritoriale e Kosovës, po e ngritë zërin dhe po e  shkrinë tërë potencialin e vet politik dhe shtetëror, e cila qështje debatohet  deri në Parlamentin Evropian dhe atë Ndërkombëtar.

Ndërkaq, agonia vazhdon, dhe gjërat kanë shkuart aq largë, sa që me kokën e kthjellët, flitet vetëm për një marrëveshje, e cila nuk sjellë më shumë se një mosmarrëveshje, një gjë e cila kuptohet se pala serbe është gjithnjë e pa guximshme të bëjë një marrëveshje të mirëfilltë ndërshtetërore dhe fqinjësore, duke jetuar ende më ëndërrallat dhe mitët e saja  për Kosovën para e sa shekujve.

A është ky fundi, apo fillimi i kësaj marrëveshje?

Kjo gjendje e kritalizuar e marrëveshjes në mes palëve,  nuk e përcakton fillimin dhe as mbarimin e kësaj marrëveshje, kur proceset  nuk tregojnë rrezulltate pozitive, duke mos lëvizur pak hapa para nga e kaluara, edhe pse flitet se brenda gjashtë , apo më shumë muajve, do të bëhët implementimi i marrëveshjes në fjalë nga pala serbe, ndonëse pala kosovare është pajtuar disi më pikat dhe planin që e shtroj Baranesha Ashton dhe BE-ja, përveq partia Vetëvendosje, që  nuk lëvizi nga qëndrimet e saj, duke e mos pranuar një plan të tillë, por problemet të cilat rrjedhin dhe janë evidente në këtë pjesë të veriut, kërkojnë angazhim  të shpejt dhe veprim të kujdesshëm, sidomos  te popullata  shqiptare, të cilët shtëpiat e veta i kanë në veri të vendit, por  janë të detyruar  që të jetojnë në banesa të përkohshme në anën tjetër të Mitrovicës , e cila tregon një aparthejd të egër që ushtrohet akoma nga kriminelët serb në veriun e vendit kundër shqiptarëve, që do të thotë se, vorbulla miope e cila e ka kapluar  pjesën e  madhe të kësaj  popullate serbe,  ende nuk ka filluar të  ç’jerrët dhe të vetëdijësohet, deri sa  vet Beogradi do ti heq  të gjitha financimet  dhe këshillat ndaj tyre.

Nuk është e çuditshme, pse qytetarët serb  u  fishkëllojnë qeveritarëve dhe „kallauzëve“ të vet, gjatë manifestimëve tradicionale , apo atyre fetare,  duke i quajtur edhe tradhëtarë, sepse vetë këta qeveritarë janë ata të cilëve nuk u zënë fjala vend, duke mos qenë të guximshëm dhe duke mos qenë demokrat të sinqertë, që t‘i a  tregojnë  popullit vet realitetin e Kosovës , duke ditur se Kosova  kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë dhe e nënshtruara e saj, por gjithmonë fjalët e tyre i rezervuan, duke e thënë të kundërtën para popullit të vet për Kosovën dhe popullin e saj, me ç’rast, në vend të fjalës guximtarë, populli i quan tradhëtarrë, apo guximtarë qyqarë…

Një gjë e tillë do të ndodhte edhe me popullatën kosovare dhe qeveritarët e saj, nëse para qytetërëve të vet flasin me rezerva , duke e mos e thënë të vërtetën dhe qëllimet e kësaj marrëveshje.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora