E enjte, 18.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Habib Mustafa: Kundër falsifikimeve historike sllave

E diele, 26.05.2013, 04:44 PM


Këto ditë doli nga shtypi libri historik i studjuesit të palodhur, historianit Izet Miftari Shqiptarët përballë invayionit pansllavist (shekulli XIX- 1913), i cili me fakte e argumente bindëse hedh poshtë gjithë falsifikimet e historianëve pansllavistë

Recension

Habib Mustafa

Me fakte e argumente kundër falsifikimeve historike sllave

(Izet S. Miftari, Shqiptarët Përballë Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913), Vushtrri, 2013

Libri Shqiptarët Përballë Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913), i autorit Izet Miftari, është një studim i veçantë, që ka paraqitur në mënyrë objektive të dhënat lidhur me ngjarjet e shtjelluara historike.

Autori në mënyrë të argumentuar ka bërë zbardhjen e falsifikimeve të historisë së Ballkanit në përgjëthësi dhe të shqiptarëve në veçanti nga

pansllavizmi.

Si recensent i këtij libri, mendoj se autori ka arritur qëllimin, duke ofruar mjaft argumente, fakte dhe të dhëna historike që demanatojnë falsifikimet historike.

Përmes burimeve të ndryshme historike, autori i librit në fjalë, nxjerrë në pah të vërtetën e pakontestueshme, se e gjithë katrahura ndaj popullit shqiptar  u shkaktua nga iedologjia pansllaviste.

Në këtë libër, Izet Miftari paraqet përpjekjet e tij për të studiuar vështërësitë, peripecitë, luftrat dhe pasojat e popullit shqiptar që i përjetoi gjatë shekullit XIX dhe çerekut të parë të shekullit XX.

Libri Shqiptarët Përballë Invazionit Pansllavist (Shekulli XIX – 1913 është i ndarë në pesë kapituj.

Kapitulli i parë përmbanë të dhënat për përpjekjet e Perandorisë Osmane për t’u reformuar dhe për të dalë nga kriza që e kishte kapluar. Po ashtu, autori nxejrrë në sipërfaqe edhe ambicjet e Rusisë Cariste dhe satelitëve të saj në Ballkan, që në emër të luftës “çliruese”, të pushtojë territore të Perandorisë Osmane, sidomos trojet shqiptare.

Gjithashtu, në mënyrë të argumentuar paraqet edhe organizmin politik të popullit shqiptar për formimin e shtetit të tyre etnik, duke përfshirë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Lidhjen e Pejës, që kishin qëllim kryesor, mbrojtjen e territoreve shqiptare nga pansllavizmi.

Në këtë kapitull, autori  jep edhe vlerësimin e tij shkencor për padrejtësitë e bëra nga disa fuqi të mëdha, sidomos për vendimet e padrejta që ishin marrë kundër shqiptarëve, duke filluar nga Konferenca e Stambollit, Marrëveshja e Fshehtë e Budapestit, Traktati i Shën Stefanit, Kongersi i Berlinit dhe Konferenca e Ambasadorëve në Londër.

Në kapitullin e dytë përfshihen hollësi për rrethanat politike ndërkombëtare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, veçanërisht pas bashkimit kombëtar të SHBA-së, Gjermanisë dhe Italisë. Në kapitullin në fjalë përfshihen ambicjet ekspansioniste të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Këto shtete hartuan projekte hegjemoniste për “trashëgimin” e territoreve osmane. Greqia hartoi “Megala Iden” (Ideja e Madhe)  derisa Serbia kishte hartua “Naçertanien” (Projekti).

Autori jep të dhëna për copëtimin e trojeve shqiptare, për torturat, dhunën dhe deportimin e shqiptarëve nga trojet e tyre që i pushtuan shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Bullgaria) në vitin 1878.

Në mënyrë kritike dhe të argumentuar, paraqet “Revolucion Xhonturk” të vitit 1908. Për triumfin e  këtij revolucioni, Izet Miftari shkruan: “Nuk është aspak ekzagjeruese dhe kurrsesi ndonjë falsifikim i historisë, por është fakt i pakontestueshëm historik se roli i shqiptarëve në triumfin e Revolucionit Xhonturk është primar”.

Ky libër përmban edhe të dhëna të reja shkencore për kryengritjet shqiptare të viteve 1910 – 1912, “Luftën e Parë Ballkanike”, masakrat e ushtrive të shteteve pansllaviste të kryera ndaj popullit shqiptar, Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Për “Luftën e Parë Ballkanike” shkruan: “Lufta për Ballkanin nuk është zhvilluar vetëm për pushtimin e territoreve shqiptar, por edhe për zhdukjen gjenetike të shqiptarëve. Aleatët ballkanik nuk e kishin në thumb Perandorinë Osmane për popullin shqiptar”. Në këtë kapitull autori i librit jep të dhëna edhe për kërkesat e shteteve të mëdha, shtetev ballkanike dhe të vet shqiptarëve gjatë kohës së mbajtjes së Konferencës së Londrës më 1913, për caktimin e kufijve të ri në Ballkan.

Nga të dhënat  e këtij libri studimor, çdo lexues mund të kuptojë leht për padrejtësitë që iu bënë popullit shqiptar. Gjatë kësaj konference as një kërkesë e shqiptarëve nuk u shqyrtua në mënyrë të drejtë. Nuk u morr asnjë vendim nga Fuqitë e Mëdha  për fatin e gjysmës së shqiptarëve që mbeten jasht kufijve të shtetit shqiptar.

Në kapitullin e katërt, autori me të drejtë konstaton, se përveç Fuqive të Mëdha, shteteve pansllaviste ballkanike, shkaktarë për copëtimin e torjeve shqiptare ishin edhe disa shqiptarë, që me veprimet e tyre karrieriste, injoruese, bashkëpunuese me shtete fqinje, kontribuan në dëmë të çështjes shqiptare.

Në kapitullin e fundit (pestë), paraqiten të dhëna për elaboratet famëkeqe të shteteve fqinje, me theks të veçantë të Serbisë, që ishin të hartuara kundër shqiptarëve. Në këto elaborate parashihej asimilimi i shqiptarëve dhe zgjerimi i Serbisë në dëmë të territoreve shqiptare.

Me të drejtë, autori i librit, Izet Miftari, bënë krahasime të ngjarjeve historike që kanë përjetuar shqiptarët gjatë shekullit XIX dhe XX me ngjarjet e sotme. Krahason ngjarjet e viteve 1877– 1878, kur u larguan qindëra mijëra shqipëtarë nga trojet e tyre (Toplica) me ngjarjet e vitit 1998– 1999, kur regjimi i Millosheviqit deportonte me dhunë shqiptarët nga territoret e tyre.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora