E shtune, 20.04.2024, 03:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Cikël poetik nga Myrvete Mehmeti

E diele, 26.05.2013, 04:37 PM


MJESHTRI E FJALËS SË SHKRUAR

Shkruan: Shaban Cakolli

Myrvete Mehmeti është krijuese letrare dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve në Norvegji. Ka lindur në Mitrovicë të Republikës së Kosovës.Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Si shumë shqiptarë edhe Myrvete Mehmeti mori udhën e mërgimit. Jetoi në Slloveni, pastaj në Austri, Holandë dhe Gjermani. Dhjetë vitet e fundit jeton në Norvegji. Është marrë me përkthime nga gjuha shqipe, boshnjake dhe gjermane në gjuhën norvegjeze.

Ka botuar librat me poezi " Aty ku janë të ngujuara lumnitë"(2010) dhe "Kuajt e mjegullës" (2012).

Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë u nderua me cmimin ''Kosovë Rexhë Balaj'' , të cilin e jep komuniteti shqiptarë i Malmes në Suedi.

Poezitë e saja janë përfshirë edhe në antologjitë:

«Lotët e virgjër» (Antologji për nënën) nga Fatmir Terziu,

"Një shekull dritë - 100 poetë, 100 poezi" nga Hasan Qyqalla,

''Zjarrë i pashuar'' (shqip-rumanisht) nga Baki Ymeri dhe në

"Thesarin Kombëtar" që del së shpejti në Suedi nën redaktimin e Prof. Fetah Bahtirit.

 

 

LADY NORVEGJEZE*

 

Ti e bërë statujë të presësh,

me dorën strehë dielli

mbi bregoren e liqenit të njelmët!

Kë prisje vajzë deti?

Ørnuf Bast një burrë i rrahur nga jeta

psherëtinte: - Dyveke bijë, Dyveke...!

-nën ujëra të qeta fshihen apokalypset e vogla.

Ti këndoje një serenatë

dhe ç'të bëje tjetër më mirë

ku hëna binte e plotë mbi qytet bojë ari

e qentë mend bëheshin ujq,

hijet mend bëheshin njerëz.

Po ti si kishe frikë si orkanin Barbara

dhe përmbysjen e anijes ''Dictatori''

në Virginia Beach!

)*Norwegian Lady statues

 

 

NUK DITKE

 

Kërkon të më përdoret dore

një ëndërr, si vashëz e mitur

flokë erë, bregut të lumit Piedra

 

O fytyrë, mërtisur kujtimesh

zhytur gërshërësh të ujëra

Ti nuk ditke as të thërrasësh.

 

 

PUSHTOHEN QARQET

 

Në ndërrim motesh

ndezën të gjithë shandanët.

Dirigjohen flakët

e dy mijë e dyqind

fijesh shkrepëse!

Përdridhet tymi në vals

veshur në kostume lëkure

e shurdhëri Betoveni.

Janë nisur kalorësit e natës

vijnë vetmuar si zefiri.

Marsi në akrep të vonuar

afrohet

burimi i agut varë

rrëke...

Një etje trumcaku

pi strehëve nota që pikojnë,

prej pllaka gramafoni.

Pushtohen qarqet, pushtohen;

gërryerje rrathëve të jetës

diapazonit zë një gur

mullirit mbi një lumë.

(A)KE

Andej e këtej ikëm.

Ëndërrt: çfarë mbeti këtu

prej dy siluetash zemërake?!

Ujori, derdhë me shtambë

të pirën e detit në breg.

Rrumbullak më e madhe

bota në të ecur poet.

 

 

Poet poeti

 

Vështrim ti hedhësh

fjalë e Tij, përkujton Atë dhe majin!

Për vargun thukët pikon penda ar

prekë faqesh e pa shfaqura e kohës.

u mata t'u them, c'ka thënë poeti:

''Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë,

në shkretëtirë...''.. e dinë

bërë pikë uji mbi gjithë këtë det epigrafi

zë s'më nxori vargu

Poeti shkoi poet me shkronje të vogël

e sa për dhembje bërtiti fjala

sa maja e lapsit thyhet

Si More Vdes Poeti, Si?!

i linduri flakëve të gushtit '42

edhe i heshtur vazhdon e fletë

fletë ...

P.s. Shenim i autores për botuesin/përkthyesin: - Titulli i kësaj poezie është lënë qëllimisht me shkronja të vogla!

 

 

BIE SHI

 

Atë vit vashat

thurnin kurora

cila mund ishte më e bukur

Ajo hoqi lule nga flokët

i la mbi një gur

stina mos plakej

Prapë erdhi prilli

dhe shi bie...

Sytë e engjëjve

qajnë vetëm

në tokë

 

 

SHIRAT MELODIK

 

Lëviz përtueshëm

kopeja e mjegullave të bardha

drejt muzgut të harrimit

derdhet violina paganine

në shira melodik

Mos i lëvizni retë

retë mos i lëvizni

e dua në heshtje

harkut të Robin-it

flokun e eshkët të vajzës

sa të nxjerr nën lëkure

dhe një pendël

për fletët e akullta

 

 

ORA E IKJES

 

Perëndo

i pa lindur si dielli

mbi zinxhirin e gurët

ku ti hap e mbyll

kalldrëmet vetë zhgënjimi

e koha bohemiane

s’rrotullon me asgjë

klesidrën e njëjtës grua

 

 

GURI I ZI

 

Para se

qenkam mysliman

isha krishterë,

po më tutje,.. tutje

isha edhe pagan...

Kaq afër dielli e yjesh

jam vetëm Ilir;

i lirë prej ndasive fetare,

dialektore,

partiake,

kufitare...

Po ti,

më quaj Shqiptar

dhe më jep nder

besimin tim

të ruaj si të parin

në Gurin e Zi të Shkodrës

 

 

RROTULL KOHE

 

..akrepi orës në njësh;

të errëta rrugët

më rreken nëpër këmbë

të marrë në thua

të grindem me dikë...

Ora gjashtë!

Diçka e munguar

fshehur botës i rri

e verdha e syrit reflekton

zgjidh gjarpërimin e horizontit.

Dielli orën dymbëdhjetë

marramendës mbi gozhdë;

shfletohen romane

vetëm fletët e pëlqyera.

Në orën pesëmbëdhjetë

flokët kërthinja shelgu

thurin fustanin e liqejtë;

shtegton mjellmë kënga e jetës,

mbushen sytë e tharë të vjeshtës

mbi fletët e kapërcyera

era e mbrëmjes shfletësore

të pa lexuarës së librit.

Pres.., e pres

rënien e dhimbshme të kambanave

shtyn dikush kohën me gisht

për një orë...

 

 

TANGO

 

Koktej gjumi e zgjimi

dua a s'dua

të shkelim rrugës

që tangoje lulëzon

Në bel mbaj

vallëzimin e fundit

si të parin pikturës lëvizëse

këndojnë taket kallëzimtare

të gruas vetmuar

joshës kostum i zi burri

Ngase nuk është ajo

rruga që e nis

që e tremb

ndalon...

E njohë këtë grua

doresh më del

gjallë më tradhton

sikur vdekur

 

 

KUR TË KËNDOJ NUK DI

 

Ç'është pranvera

Nëse nën hije qerpikësh

nuk shuajnë etje zogjtë

në qeska të murrme liqenet!

Vegjët brigjeve endin me erë deti

oborreve të ëndrrave

të humburit

sa kot të kërkojnë valëve

frymën që ka bari i malit

dhe kroi i kaprojve.

Zhvidhos degët e ndërthura

si roletët e pranverës

mund të gjeje një varg apo dy

këngën e natyrshme të zogjëve...

 

 

KËRKOJENI

 

Kërkojmë njeriun

kërkoni..

Njeriun pas xhamash të zinj syzash

me këpucët e veshjet e tij

pozon me stil urban

në rubrikat gazetë e përditshme.

Por prapë kërkojeni,kerkojeni njeriun...

Prej gjumit letargjik zgjojeni!

 

A E DI

 

Asnjëri se di

këngën e fshehur

të Atlantidës

Lëviz flladi perdeve

vagëllimë mëngjesore

vala han bregun

nëpër fije harpe

vijnë erërat

ndërrohen

mbi pentagram...

Deti nesër do t’ i përkund

të gjitha lëkundjet e kuptimta

ndërmjet brigjesh, pa ditur se

..se bënë shurdhërinë e botës

kjo qetësi e shprishur

prej këngës

 

 

ZGJIDH E MERR

 

Me vjen peshk i artë

të vallëzoj me algët,

muzikën e pa kënduar valësh

këndoja solo duet

as dënim as falje

zgjidh e merr

merr e zgjidh

 

 

SIKUR NË KTHIM

 

E kaluara

rrinë në shuplakë

që jep jeta

shkruar në linjën e zemrës.

Nisma e saj vijëzore ndërmjet

gishtit tregues dhe të mesëm

busulla ime

kusarit tim

në ndjekje pas tij

Kë quajmë egoizëm

lexo të pa harruarat

gërryer në linja të dorës

të pashkruarat e të ardhmet nesër do t'i dimë

mbaj në grusht çarçafët e purpurta të muzgjeve

si frymën rëniet ngrihen

labirinteve vizatuar bjeshkëve

ndiq shkëndijën përkujtimit përtej

ku për jetën s’kam thirrur

për dashuri mund thërrisja

ndjenjën tundim kusarësh

ikjesh sikur në kthim

kthimesh sikur në ikje

hap e mbyll një libër

ndrydh e shtrydh një frymëzim

 

 

HESHTUR

 

Sythësh

në kupola të blerta

i fle pranvera

kësaj zonesy.

I pa puthur poleni

rri nëpër buzë dimri

trishtimi i lexohet djalëror

dashuria fshehur vajzërisht

shfleton gjuhët e botës

dhe fjalor nuk ka

pranvera kështu vjen

e pa këputur, e ndjerë

mbledh flokët e vet të bujshme

mbështjell gruan

mbi veshjen intime

të heshtur të virgjër

 

 

PO UNË

 

Kur të vija

si fëmija pranë djepit

kërkon nënë, ngarend

vrapon peizazheve sa një troh malli

qepallës kërkon lindjet e reja varreve

gërmadhave ringjalljet e mëdha

oxhaqeve plagën e moçme

buzëqeshje të gjej

që ëmbëlson fytyrën

e fëmijëve të rritur pa lodra

me ëndrra pleqëroje në sy

në sy pyesin...

Po unë...

..kaq gjatë isha këtu

vend kujtimesh

 

 

NJOLLA AJRI

 

Mos u bëj gjurmë

netëve të bardha

këmbët mbathur kujtimesh

gërvishtin pikturat e mugëta

Do të fle një herë

dhe fërshëllima e uritur e zogjve

nuk do të gjejmë

as një grusht dallëndyshe

largësisë t'i prishet kuptimi

për disa njolla ajri

 

 

NJË MIKES

 

Më mirë pyet

ç'është koha

ku zë veten rrotull saj

hije vetëm e pëshpërimë

t’i thosha gruas në pritje

hijeshi është çlirimi

hijedritë drithërima që teptis fytyrën

kur hijohen çarçafët si letër e djegur

Kjo kohë duhet zhveshur

të fërgëlli mëndafsh

këmbësh zbathur të gruas

si hije ëndërr zgjuar shpurë te vetja

dhe vetë e dytë bëhet e gjitha

tersi falshëm falet në duar e pastra

 

 

GËZOF EMRASH

 

E madhe po më vjen

paraqitja e brendshme

pamjes dhe dukjes së çelur

më e vogël objektivisht

pika më largët

krijova për ta dashur

ta përthekoja me duar

sikur me sy

Po më vjen të them me piskamë

je përsëritje e madhe botës

për të ndje veçantë

Vishe timen heshtje

bëje gëzof emrash

që kurrë s'të thirra

bëje fjalë po deshe



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora