E enjte, 28.03.2024, 08:42 PM (GMT)

Mendime

Lush Palokaj: Shqiptarët - atëherë e tash

E diele, 26.05.2013, 07:04 PM


SHQIPARET - ATEHERE E TASH

Nga Lush Palokaj

E kaluara e jonë e largët është e lavdishme. Gjergj Kastriotin është princi që i ka ra hise atyre që vetën e quajnë shqiptar dhe nuk ka mburrje më të madhe për ta.  Por kësaj radhe do ta lidhi ngjarjen me një hero tjetër që thonë se është i racës tonë gjithashtu.

Shpesh here me kënaqësi  të madhe e ndjek filmin 'Spartacus' në rrolin kryesor me Kirk Daglasin. Historianët thonë se ka qënë  thrakas, nga një fis i stergjyshrive tanë por shumë i zoti. Një herë ushtarak romak, pastaj dezertor,  për aftesitë e tij fizike gladiator dhe më në fund me ushtrinë e tij edhe plaqkitës  i të priveligjuerve për të varfurit. Vepronte në kohën e Perandorisë Romake (109-71 par K) kur ajo ishte në kulminacionin e fuqisë ushtarake me bashkluftarët e tij që kishin pothuajse të njejtën shkathtësi si ai. Me sjelljet dhe aftesitë e tij i ofrohen shumë bashkluftarë por në krahasim me  Perandorinë  Romake, një grusht njerezish dhe për disa vite me qëndresën e tij ishte i pathyeshëm.  Më në fund e prangosin bashkë me shokë. Të gjendur në një lendinë të hapët, të gjithë të ulur, Crasus (pric romak) kerkon qe Spartaku të ngritet ose ndonjeri të tregojë se cili është ai, do ti falet jeta. Së pari ngritet vet Spartaku kur papritmas ngritet edhe ai që ishte pranë tij i  prangosur me të njejtin zingjir dhe menjeherë të tjerët të gjithë në këmbë ndonëse duke  e ditur se do të vdesin bashkë. Crasus mbet i habitur dhe e pamundur që ta dij se cili është Spartaku. Kur Spartaku  e shef se sa unikë dhe të besës paskan qenë shokët e tij, i rrjedhin lotët.  E pamundur që edhe ai i cili e shikon këtë film që t'i ndalë lotët, sipas meje nuk ka virtyt më madhështor se qëndrimi i  tyre. Shtrohët pyetja, pse aq i fortë dhe i pamposhtur me aq pak njerëz? Eshtë ky karaktër i fortë njeriu, morali e dinjiteti, të sakrifikohesh për aspiratat jo personale por të gjeneratave që vinë pas teje.

Në Gjimnazin Filologjik Eqrem Cabej në Prishtinë ku punoja nga Partia Komuniste na erdhi një ultimatum që ta shqyrtojmë dhe të distancohemi nga apeli për të drejtat tona kombëtare, nënshkrues shumica  e profesorëvë  të Universitetit të Prishtinës. Debatin që pasoj lidhur me atë apel e inicuan nje serb dhe një shqiptar,  Krasniqi me mbiemer. Unë profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze, Rexhep Kastrati, profesor i kimise dhe Bardhyl  Kelmendi profesor i anglishtës ashpër e kundershtuam kurse të gjithë të tjërët e ngritën dorën për tu distancuar prej apelit. Pranë meje ishte Rexhep Kastrati  dhe në atë sallë kishte edhe perfaqësues të nxenesve, nja dy. I thash Rexhepit që ta ngrisë dorën sepse isha i bindur se nëse nuk e ngris dorën  nxenësit do të me perkrahin por nuk ishim më shumë se katër. Nuk dua të shkojmë në burg bashkë me nxenës për këta pisa i thash Rexhep Kastratit. Isha i bindur se po të ishim unik nuk mund të na mposhtnin, dhe e pamundur që t'na burgosnin të gjithve  por shumica nuk na perkrahën. Ishte situata e tensionuar dhe e dija se me kundërshtim nëpër mbledhje nuk arrinim asgje.  Madje e marrin fjalën  e diskutojnë kundër tyre. Një femër turprohët me profesorët dhe akademikët që i kanë dhenë mësim në fakultët, ata që na i kan hapur sytë duke na treguar se ka duhet  t'ja mbajmë dhe kush jemi. Kur Gjergj Dedës (mësimdhënës në atë gjimnaz), sot kryetar i liberalëve (pa anëtarë), me sjelljët e tij të deritashme pa pikë dinjiteti, i cili ngrehët si patriot i pata thënë se Partia Komuniste janë fashista. Ku ku Lush qa ke folë u pergjegj ai. I pari e ka ngritur dorën kundër apelit. Krasniqi (nuk me kujtohet emri), sigurisht punëtor i sigurimit shtetnor Jugosllav , mu ka kërcnuar me likuidim që nuk di a ka sot pozitë në Qeverinë e Thaqit.  Edhe pse u distancuam nga apeli ndertesat shkollore na i mbyllën, nxenësit mbetën pa mësim. Shkolla jonë gjendet  rranzë Gërmije dhe pasiqë levizjët policore ishin më të rralla asaj ane dhe pas dy jave vendosëm të kthehemi në objekte . I thash drejtorit që po i pamë policinë e kthehemi  nuk vij me ju. Fati, nuk pat polic dhe arritëm pranë dyerve të shkollës. Nuk  ja merrte mendja askujt të hynte brenda. I rash shkelem njërës derë por kuriri  me tha se mund të hyhet permes dritarës dhe për të mos e thyer derën u pajtova dhe hyra brenda përmes dritarës dhe e hapa derën. Mësonim në dy objekte shkollore. Nga friga drejtori  me tha që të mos hyem  në tjetrin objekt se kjo mjafton. Nuk vijnë policia të na hapin derën i thash dhe u versula të ndertesa tjetër dhe e hapa derën. Askush nuk donte ta merrte pergjegjesinë. Pik falë mos u kofsha , u thash, vetë e marr pergjësinë se tash nuk përgjigjen nxenësit dhe për një kohë bukur të gjatë mbetëm në objekte  shkollore.

E mora shembullin me Spartakun e shekullit të dytë para K. dhe luftën dhe qendresën e tij të pathyeshme të cilët njeri tjetrin nuk e tradhtuan por u sakrifikuan të gjithë të gozhduar në kryqa.  Spartaku i gozhduar duke dhënë shpirt qeshet kur e shef të birin e tij në krahnorin e nënës se vet me shpresë për një të ardhme të tij më të mirë dhe e leshon  shpirti. Desha të bëj krahasimin e thrakasit me pasardhesit e tij - me shqiptarët  e sotëm 2000 mijë vjet më vonë,  kur mendohët që njeriu ka një vetdije më të lartë dhe është më i vendosur. Por për fat të keq nuk jemi pasardhës as të thrakasve as të ilireve por populli me i çoroditur në hapsirën evropiane. Më dukët qesharake kur hulumtojne dhe mburren se gjoja jemi pasardhes të pellazgëve, ilirëve, maqedonasve e thrakasve dhe qeshëm  edhe me shkrimin tim lidhur me lashtësinë tonë. Pë të mos e lënë ngjarjë të pa pefunduar vazhdoj më tutje për ta demoralizuar lexuesin më teper.

Në sallën e arsimtarëve shpesh bisedonim  për çeshjtje të ndryshme por në një rast folnim  për art dhe thash se letersia me pelqen më se shumti. Papritmas një profesor i gjuhës shqipe që sot sa di unë është drejtor i asaj shkolle me këmbngulje më tha se letersia nuk është art por shkencë. Shka është më e keqe të gjithë profesorët  e gjuhës shqipe e kishin të njejtin mendim duke filluar prej drejtorit që ishte gjuhtar dhe  të gjithë të tjerët me radhë, të gjithë profesor me tiull. Tentova ti bind se letersia është art e jo shkencë por pa dobi. Njeri prej tyre në rubrikën e lëndëve mësimore e kishte shenuar emrin e Nolit  që e kishte pasë temë shtjellimi gjatë asaj ore. Papritmas hynë inspektorët për ta parë ecurinë e orës. E shofin të shenuar  FANOLI në rubrikën e gjuhës shqipe. Theofanit që e njef edhe bota, profesori i gjuhës shqipe nuk e din emrin e tij.

Një ditë tjetër në sallë  arrita gjysëm ore pa filluar mësimi.  Pak më vonë arritën dy koleg dhe u ulën përballë meje. Gjatë bisedës njeri prej tyre mu drejtu: Lush Paloka, baba jem ju njef juve si shki, dhe ishte ai cili ngrihej si patriot dhe kishte ngulur këmbë per të mos e ngritur gishtin kunder apelit të nënshkrimit të profesorëve. U ndala i habitur dhe e pyeta , ku bazohët baba i yt që na quan neve shki, si e quan ai veten? Turk e hamdurulah mu përgjegj  profesori tjetër që kishte ardhur me të i të njejtit  katund që e njifte mirë. Një professor' që i ka kaluar bankat e shkollës fillore, të shkollës se mesme dhe të fakultetit dhe nuk e din se kush i përket  kombit të tij duke menduar se krejt Kosova janë islam kurse ata me kryq  jo shqiptarë,a mund të quhët ai patriot dhe profesor?

Për ta arsyetuar këtë që thash më lartë e tregoj një rast tjetër. Nuk ishim në objekte shkollore por nxenësit i mesonim në shtepija private. Në orën time të anglishtës me ra në sy e vetmja nxenese e besimit katolik ku në të dy veshët e saj kishte vathë me disa kryqa të vegjel. Për kënaqësinë time nga nxenësit asnjë urrejtje dhe të gjithë shokët dhe shoqet i preknin ata kryqa të vegjel duke i thënë se sa të bukur qenkan. Ishte kohë demokracie kur religjioni nuk ishte i ndaluar.  Papritmas gjatë asaj ore hyri zavendësdrejtori për t'i porositur nxënësit diçka. E pashë se u ndal duke shikuar vathët, kryqat e asaj vajze. Nese ti vjen  në orën time me këta kryqa e shofim si do sjellna me ty, ju drejtua asaj. Me sinqeritetin tim më të plotë e them se më shumë u prekën nxenësit se sa unë. Nuk reagova në prani të nxenësve sa ishte në orë sepse nuk kishte kuptim. Kur doli jashte shkova pas tij e thirra në emër. Don ti të hymë në Evropë,  atje terbohësh prej kryqave, i thash. Si s'te vjen turp, zavendës drejtor, më shumë i ke ofenduar shokët dhe shoqët e saj se vetë atë nxënëse, e din ti se religjioni tash nuk është i ndaluar -  kur të vi në sallë shifëm të drejtori. Kur u ktheva në klasë mbretnonte në qetsi dhe asnjerit prej nxenësve nuk i dëgjohej zëri nga keqardhja, ishin viti i tretë i gjimnazit. Me kërkoj falje dhe nuk e zmadhova atë problëm.Kësaj radhe e arsyetoj Oliver Schmitt-in i cili e ka nervozua akademikun Mehmet Kraja kur kosovarët i ka quajtur jo shqiptarë por musliman shqipfolsa dhe i lus lexuasit të me pergjigjen nese pajtohen me Schmitt-in kësaj radhe për këta dy të lartpermendur.

Nuk është ky shkrim për ta lavdruar vetvetën  - është një e vertetë - mjerimi në shkollat tona.

Deshira më e madhe e imja është që nese ndonjerit prej kolegëve të mi e lexon  këtë shkrim dhe të me kundërvihet nese nuk e kam thenë të vertetën.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora