E enjte, 28.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Kulturë

Shukrije Bunjaku - Mani: Teatri i të rinjve të qytetit - Prishtinë

E marte, 13.05.2008, 09:26 PM


TEATRI  I  TË  RINJVE  TË  QYTETIT -  PRISHTINË

Regjisori i heshtur- që flet shumë!

Nga Shukrije Bunjaku - Mani

Regjisori, Xhemail Luta, me trupën e vet të Teatrit për të Rinj të Qytetit Prishtinë, po e feston 15-vjetorin e themelimit të teatrit të vet, të mbajtur e të zhvilluar, kryesisht, me forca të veta, përveç ndonjë ndihme nga shokët e ti, si zotni Abdurrahim Kelmendi- Durri me shokë, dhe është përkrahur disa herë kohët e fundit nga Komuna e Prishtinës. Është shumë e nevojshme dhe e arsyeshme që kjo trupë të ndodhet në ndonjë lokal ku do të kontribuonte shumë në zhvillimin e këtij arti në trevën tonë. I është bërë disa herë kërkesë Komunës së Prishtinës, Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Dekanatit të Fakultetit Filologjik, Juridik, Ekonomik...por si duket pa sukses.
Këtë art zotni Luta e kultivoi me brezin e ri që  kur ishte arsimtar i historisë dhe gjeografisë në Shkollën Fillore “Rilindja” në Keqekollë  1981-1990 (Te Monografia e Rrahman Latifit: RREZET E DITURISË,  nuk figuron emri i Regjisorit, jo më që ka qenë shembull, por as në regjistrin e rrogave!!), në këtë vend pasiv e në kushte të vështira izolimi.), e për ta vazhduar në shkollën fillore “Pandeli Sotiri” të Kastriotit (ish-Obiliqit), duke i vënë themelet e këtij Teatri, e për ta vazhdua punën më me vrull deri në ditët e sotit...
Pastaj ushtrimet i mbante në lokalet e shkollës fillore “Zenel Hajdini” dhe më tutje në sallën e mirë të shkollës “Emin Duraku” në Prishtinë, derisa drejtori i kësaj shkolle i ndaloi këto ushtrime (edhe pse ky teatër kishte pëlqimin me shkrim nga Drejtorati i Arsimit që të veprojë këtu deri sa të gjendet ndonjë zgjidhje lokali në Pallatin e Rinisë si dikur. Pastaj, u desh të kërkohet strehim në Bibliotekën Kombëtare, i pranuar shumë mirë nga stafi udhëheqës. Tash ushtrimet i mban të shtunave dhe të dielave, në sallën e leximit të Bibliotekës Ndërkomunale “Hivzi Sulejmani”, ku regjisori punon.
Ka pritur e duruar as sa s’duron dot as druri, as guri...

Regjisori Xhemail Luta- nuk lutet hiç!

Regjisori hesht dhe flet, dhe sikur me gjuhën e poetit këlthet: pak lokal, pak lokal... se ne, për zotin, nuk duam gjë nuk, vetëm një sallë dhe pak publik!!
Fillon në vitin 1993, dhe arriti këtu më 2008: në Monografinë e Teatrit defilojnë drama e komedi, skeçe... nëpër dërrasat e teatrove defilonin gjeneratat nga 7 e 70 vjeçare!! Një dekadë e gjysmë, hej, përpara hundëve të policisë fashite serbe, dhe askush nuk e dinte se po shpotitej e po akuzohej aparati shtetëror antipopullor!!
Regjisori këmbëngulës dhe energjik, zotni Xhemail Luta, u inkuadrua me tërë familjen e vet teatrore!
Aktualisht shfaqet drama nga autori Fadil Hysaj:

Balada e urtisë

(varianti i dytë i dramës me motive nga vargjet e Naim Frashrit)

Rolet i interpretojnë:

Poeti...................................................Agron Zeqiri
Njeriu ujk.......................................Labinot Maloku
Plaku............................................Shkumbin Ademi
Sihana...........................................Gresa Keqekolla
Fantazma e Skënderbeut....................Kadri Osmani
Burri I...........................................Besnik Ramadani
Burri II...............................................Pajtim Morina
Plaka........................................................Arta Elezi
Siluetat........................................Alberina Krajkova
...........................................................Arbenita Arifi
.........................................................Etleva Bashota
Të tjerët:............................................Leonit Maloku
.........................................................Flamur Ahmeti
..............................................................Granit Luta
.......................................................Rozafa Bashota

Të premten, më datën 16.5.2008, në orën 17,- shfaqja jepet në Ferizaj!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora