E premte, 19.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Emocione

E premte, 24.05.2013, 07:20 PM


Emocione

 

Nga  Përparim Hysi

 

Emocione

 

Emocione pak romantike

Si në kohërat kalorsiake

Ndjej tani që jam në ikje

Sevdallisur me zambake.

 

Është e  hijshme dhe shtatëhedhur

I qesh nuri çiltërsisht

Dhe më hyn si papandehur

Mu në vargje, çuditërisht.

 

Një fustan  me një kordele

Varen flokët vezullues

Si do jem, vërtet, në vete

Ballë për ballë me një Venus ?!!!

 

Dehur "verës"  së admirimit

Ato "shënja" mirë i njoh

Sytë e humbin prej shkëlqimit

E më çojnë në tjetër kohë.

 

Mu  në kohë të djalërisë

Kur nuk mbahesha nga pasioni

Tash në moshë të pleqërisë

Më mbërtheu emocioni.

 

15  maj 2013

 

 

Kënga

 

Kjo këngë është e lidhur me një kujtim

Mbresa është e kahershme

E dëgjoj dhe nuk mbaj nostalgjinë

Sado që mbresa është perverse.

 

Një vajzë e doja dhe më donte

Më donte, por kufi u bë biografia

Dhe ja tek e dëgjoj këngën sonte

Para m'u shfaq historia.

 

E dhimbshme, por vallë a pati faj

Se "kloni" qe i përbindshëm

E dëgjoj... humb... dhe, pastaj,

Mallkoj regjimin e pështirshëm.

 

17 maj 2013

 

 

Të jem në ëndërr ?

 

Seç shkëlqen e  tëra

Sikur je rubin

Unë po krejt u zhbëra

Veç nga një vegim.

 

Fytyrë të gëzuar

Buza vesh më vesh

  ke mrekulluar

Sa jam bërë përshesh

 

Pranvera ka sjellë

Tek ti shend e gaz

Mua sikur më ndjellë

Ogiç, gurelmaz!

 

Buzëqeshjen të ëmbël

Nxjerr gjarprin nga vrima

Dhe sikur në ëndërr

Me ty ia bëj prima...

 

23 maj 2013



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora