E premte, 19.04.2024, 06:01 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Fshatra, me atdhetarë të rrallë

E enjte, 23.05.2013, 09:36 PM


Fshatra, me atdhetarë dhe kombëtarë të rrallë

Nga   Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtë

Ky tekst, është pjesë e dorëshkrimit im, me të njëjtin titull, që jam duke e përgatitur për botim, prandaj dhe, në këtë rast, me përjashtime të vogla, anashkalova  pothuajse  tëra fshatrat në Maqedoni, ku zhvillohej luf  e UÇK-së,2001-në dhe për të cilat është shkruar vazhdimisht me rastin e përvjetoreve, etj. Sidoqoftë, kërkoj falje nga ata të cilët meritonin të ishin në listën e këtij shkrimi. Përndryshe, sa e di unë, nuk ka shkruar tjetër njeri gjer më sot ndonjë tekst me titull të tillë, prandaj dhe ndoshta do të tërheqë vemendjen e lexuesëve, si dhe mund të nxisë ndonjë prej tyre të zbulojë  emra të atdhetarëve të tjerë  nga fshatra të ndryshme  në trojet shqiptare dhe t ia dërgojë ato kësaj reviste. Sepse, gjykoj, s ka fshat nga i cili mos ketë dalë ndonjë atdhetar ose patriot.

Renditja e fshatrave, sipas rendit alfabetik

Arvati i Prespës: Shaban Demirai, atdhetar dhe patriot i shquar, pran

daj ushtria bullgare, me sugjerimin edhe të albanofobëve vendas, e fu

tën pothuajse të gjallë në vendin,,Dollgirid,, të kësaj ane.

Asamati: Tefik beu, trimi më i  madh në çetën e Nijazibe Resnjës i cili  shpalli Hyrjetin (Liritë)në Manastir, më 1908,duke i dhënë  fund  abso

lutizmit pesëshekullor të sulltanëve.

Banjicë e Gostivarit: Nevzat Bejta, ministër, kryetar i  qytetit etj.

Bashaj i Vlorës: Zigur Lelaj,gjeti vdekjen si komandant i një çete kun

dër garnizonit italian në Luftën e Vlorës,1920.

Batër e Madhe e Matit: Rexhep pashë Mati,veprimtar i Rilindjes Ko

mbëtare, i cili dëshironte një Shqipëri të lirë, prandaj dhe  më 1908 u gjend i vdekur në zyrën e tij.

Bekaj i Malësisë së Madhe: Mirash Ivanaj,student i Universitetit Mb

retëror të Romës, avokat në Shkodër, ministër i Arësimit, i dënuar 7 vjet nga regjimi komunist.Vdiq në  burg,1953.Nderohet me Urdhrin

,,Nderi i Kombit,,.

Belica e Poshtme, e Strugës: Abdulla Bojku, luftëtar i shquar për çliri

min kombëtar, etj.

Bellkameni i Greqisë: Spiro Bellkameni,atdhetar i rrallë, i plagosur

disa herë nga ana e albanofobëve të asaj ane.U vra në f. Neveskë më

14 tetor 1912, në luftë me çetat osmane. Veprimtaria e tij ishte prezente edhe në Manastir.

Bënja e Këlcyrës: Kamber Bënja,aktivist i Komitetit ,,Për lirinë e Shqipërisë,, Manastir,1905, oficer i lartë në  Qeverinë e Ismail Qema

lit,etj.

Bërzeshta e Librazhdit: Halit Bërzeshta, bashkëluftëtar i Bajo Topu

llit, aktivist i Komitetit ,,Për lirinë e Shqipërisë ,,Manastir,1905,etj.

Boboshticë e Korçës: Gjergj Bubani, më 1945 u dënua me 15 vjet burg nga regjimi komunist.

Boletini i Mitrovicës: Isa Boletini, luftëtar i rrallë, shoqërues i sinqer

të i Ismail Qemalit, hero i popullit.U vra pabesisht, më 1916.

Bozovca e Tetovës: Fadil Sulejmani, iniciatori kryesor për hapjen e Universitetit ilegal të Tetovës i cili pastaj ishte shkak edhe për hapjen e universitetit tjetër po në  këtë qytet.

Brabaniq i Mitrovicës: Ramadan Maliqi, dha jetën për çlirimin e Kosovës, i vrarë tradëtisht, më 1921. I dekoruar me Urdhrin,,Për vepri

mtari Patriotike,, të kl.I.

Brezhan i Dibrës: Jusuf Karahasani, veprimtar i dalluar i lëvizjes kombëtare në Dibër e në Kosovë,etj.

Burgajet, i Matit: Ahmet Zogu, Mbreti i Shqipërisë i cili  emancipoi femrën shqiptare dhe vendin e çoi në drejtim të  Evropës së  qytetëruar.

Burojë e Drenicës: Hashim Thaçi, udhëheqës i UÇK-së, kryeministër. Butka e Kolonjës: Sali Butka ,,legjendë e Shqipërisë së Jugut,, i  biri Safet Butka- themelues i çetave të para të armatosura  të Ballit Kombë

tar në qarkun e Korçës,etj.

Çajle e Gostivarit: Rufi Osmani, u dergj  disa vjet në burg, dy herë kryetar i qytetit,etj.

Dajkoc e Dardanës: Metush Krasniqi, një nga organizatorët e demon

stratave të v.1968, iniciatori për bashkimin në një lëvizje  të vetme të gjitha grupet ilegale që vepronin në Ish Jugosllavi, i dënuar me 18 vjet heqje lirie, etj.

Dishnicë e Korçës: Ymer Dishnica, edhe pse kryesonte delegacionin e PKSH-së, pranoi platformën e propozuar nga ana e Ballit kombëtar, prandaj u kritikua ashpër,kurse disa vite më vonë,  u dënua me 6 vjet bu

rg, por pas një viti iu fal dënimi.

Drenoc i Malëshevës: Xhevë Lladrovci,e cila luftoi bashkë me të shoqin,Fehmiun dhe së bashku u vranë, më 1998.

Drenovë e Korçës: Asdreni, poet dhe veprimtar patriot, autor i Himnit të Flamurit.

Dubovik i Deçanit: Jusuf Gërvalla, publicist, muzikant dhe dëshmor i luftës për pavarësinë e Kosovës. U vra ga agjentët e UDB-ës,1982.

Erind i Gjirokastrës: Petro Poga,veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, deputet, ministër,etj.Vdiq në vendlindje,1944.

Ermenji i  Skraparit: Abaz Ermenji, një nga themeluesit e Ballit Ko

mbëtar.Vdiq në Paris,2003.

Fang i Bujanit (Tropojë): Mis Sokoli, u hodh mbi topin e armikut osman dhe u vra,1881.

Fishtë e Zadrimës: Gjergj Fishta,  poet  i  famshëm, pjesëmarrës ndër

më të shkëlqyerit në Kongresin e Manatirit,etj.

Frashëri: Tre vëllezërit Frashër,si dhe Mitat Frashëri,djali i Abdylit dhe kryetar i Kongresit të Manastiti dhe  Ballit kombëtar.

Gajre e Tetovës: Murat Isaku. Koordintor me intelegjencën nga Koso

va dhe Maqedoni, lidhur me grupin ilegal të v.1949.Shkrimtar i shqu

ar, i njohur në tëra trojet shqiptare.

Garanë e Kërçovës: Sanie Sadiku, e vetmja femër shqiptare deri atë

here,si kryetare e një komune në Maqedoni (Osllomej e Kërçovës)

Gërçari i Prespës: Nazar Mehmeti, kurbetçiu i cili ka shpenzuar mi

liona dollarësh për çështjen kombëtare,si dhe vëllezërit Muharrem dhe Hasan Nexhipi, pjesëmarrës në anën e Ballit kombëtar të Mitat Fra

shërit.

Gërmenji i Kolonjës: Themistokli Gërmenji, veprimtar i rrallë  i mbe

tur në histori posaçërisht me rastin para pushkatimit kur kërkoi që mos ia mbyllin sytë, të vështillet me Flamurin kuq e zi dhe të japë vetë ur

dhër kur të qëllohet drejt tij.

Gllogjan i Deçanit: Ramush Haradinaj, 2004 kryeministër i Koso

vës, kryetar i Partisë ,,Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,, etj.

Gostivishti i Kolonjës: Paro Kita, veprimtare për çlirimin e bashki

min kombëtar, e vrarë nga shovinistët grekë, më 1914.

Gradeci i Pollogut: Voisava, nëna e  Skenderbeut, Mehmet pashë De

ralla, Ministri i parë  shqiptar i mbrojtjes në Qeverinë e Ismail Qema

lit.

Greshnica e Kërçovës: Sali Ramadani, i  pari deputet që në Parlamen

in  e Maqedonisë pati guximin të shpalosë para foltores Flamurin e Skenderbeut, kurse atyre që rezistuan u tha të shkojnë në Bullgari.

Gri e Tropojës: Tahir Sinani, komandant i Brigadës 116 UÇK-së në Maqedoni, 2001,kur edhe u vra në Tanushë të Gostivarit.

Gur i Hasit (Kukës): Pjetër Bogdani, i shek.17, luftëtar kundër push

tuesëve osmanë,etj.

Gjorm i Vlorës: Sadik Premte, në fillim komunist, por pastaj nuk pajtohej me PK, prandaj  më 1944 u largua në Itali, më vonë në Paris ku iu bë një  atentat,1951,por pa sukses.

Gjyrgjeviq i Kosovës: Sadik Rama,veprimtar i dalluar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë.Vdiq më 1944 në Rahovec, të Kosovës.

Hoçisht i Korçës: Marigona, që qëndisi Flamurin e Pavarësisë.

Hogosht i Dardanës: Rexhep Mala, luftëtar i dalluar për lirinë e Koso

vës, për të cilën dha jetën më 1984.

Jubani i Shkodrës: Zef Jubani, veprimtar dhe ideolog i njohur i Rilin

djes Kombëtare.Është ndër të parët që bëri përpjekje për një gjuhë let

rare kombëtare,etj.

Kanina e Vlorës: Ka nxjerë të parët e diplomatit më të madh shqiptar-shpallësit të Pavarësisë-Ismail Qemalit.

Kardhiq i Gjirokastrës: Hasan Dosti, student i Sorbonës, Paris, ja

shtë vendit- kryetar i Ballit Kombëtar. Vdiq në Los Angele,ShBA,1991.

Kaskaveli i Tebës,Greqi: Aristidh Kola, veprimtar i shquar arvanitas, dekoruar nga Shqipëria me Urdhrin ,,Ismail Qemali,, kurse një rrugë në Gjirokastër mban emrin e tij.

Kievë e Llapushës: Ramadan Shabani, luftëtar i shquar kundër  pushtuesëve osmanë dhe serb,etj.Vdiq,1931.

Kllobçisht i Dibrës: Iljaz Pashë Dibra, drejtues i shquar i Lidhjes Shq

iptare të Prizrenit,1878-1881.

Kocul i Vlorës: Qazim Koculi, pjesëmarrës në Kuvendin e Vlorës,etj.

Konjuh i Lipjanit: Mehmet Konjuhu, veprimtar i lëvizjes për çliri

min dhe bashkimin kombëtar.

Koprenckë e Skraparit:  Ali Koprencka dhe Xhelal Koprencka, vep

rimtarë  të lëvizjes kombëtare. Aliu ishte oficer në Manastir, mbrojtës aktiv i Kongresit të Lushnjës,pjesëmarrës në Luftën e Vlorës,deputet i Skraparit etj. U  vra në Korçë,1930.Xhelali ishte delegat i Skraparit në Kuvendin e Vlorës dhe në  Kongresin e Durrësit,etj.

Koskë E Çamërisë: Muharrem Rushiti, udhëheqës i kryengritjes  kundër pushtuesëve osmanë dhe grekë.Vdiq në Sarandë,1931.

Koshare e Ferizajt: Sefë Kosharja, pjesëmarrës  në një betejë të ash

për ku u zu  i plagosur dhe meqenëse nuk pranoi të dënonte Lidhjen e Prizrenit, e varë në në lis para fshatit.

Kranji i Prespës: Musa Kranji, ballisti më i njohur i kësaj ane.

Kreshovë e Kolonjës: Zekie Krasta, gruaja e parë infermiere që shër

beu në radhët e luftëtarëve vullnetarë shqiptarë në Luftën e Vlorës,1920

Krushë e Madhe e Rahovecit të  Kosovës: Ukshin Hoti, veprimtar i  shquar kombëtar,i  rrëmbyer nga forcat serbe dhe akoma nuk i dihen gjurmat.

Kuç i Vlorës:Abedin Nepravishta, me funksine të larta të Shqipërisë

pas Pavarësisë së saj, kurse në v.1945 u burgos dhe qendroi në burg plot 12 vjet.

Lagje e Kërçovës: Ilmi Veliu, iniciatori kryesor i gjimnazit ilegal në gjuhën shqipe dhe drejtor i saj,i dënuar me katër vjet burg, drejtor i  tea

trit të parë shqiptar ,,Uskana,,në Kërçovë, drejtor i Muzeut Historik të Maqedonisë Perëndimore  me seli në Kërçovë,etj.Ferit Ramadani, po

et dhe patriot i shquar. Shaqir Sadiku, i burgosur politik, bashkëvep

rimtar i Jusuf Gërvallës,etj.

Lepenica e Vlorës: Hysni Lepenica,komandant i forcave ushtarake të Ballit Kombëtar për Jugun. U vra nga forcat italiane,1943. U shpallur dëshmor, i dekoruar me ,,Urdhrin e Lirisë,, të kl.I dhe me ,,Urdhrin   e Flamurit kombëtar,,.

Letovicë e Bujanovcit: Hivzi Islami, gjeograf, demograf, akademik, veprimtar politik në Kosovë, etj.

Libofshë e Lushnjës: Naum Prifti, pjesëmarrës  në Luftën e Vlorës,

1920,anëtar i  Komitetit  Nacional  Revolucionar, formuar nga emigra

ntët shqiptarë, në Vjenë,1925,etj.

Luarasi i Kolonjës: Petro Nini Luarasi, pjrsëmarrës në Kongresin e Dytë të Manastirit,1910, vdiq i helmuar nga xhonturqit në Ersekë,1911.

Lugajë e Llapit: Afrim Zhitija, u vra në përpjekje me forcat e policisë e të ushtrisë jugosllave në Kodrën e Trimave,1989.

Llojan i Kumanovës: Hisni Shaqiri, i bindur se lirija rrënjët i ka në gjak, lëshoi rehatinë e Parlamentit,si deputet dhe doli në mal, vepër kjo e rrallë në histori.

Malishevë e Gjilanit: Abdullah Tahiri,  aktivist i dalluar në lëvizjet studentore, demonstrata,në UÇK, i burgosur disa herë,etj.

Marana, e Shkupit: Azem Marana, gjatë dënimit me vdekje, 1946, ka thënë “Sa e ëmbël qënka vdekja për liri”.

Margëlliçi i Çamërisë: Hamdi bej Margëlliçi, luftëtar për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga grekët.Vdiq në Stamboll,1936.

Mborja e Korçës: Haki Mborja, atdhetar dhe luftëtar për pavarësinë  kombëtare, si  mjek në Manastir, bashkëpunoi me Qiriazët, Bajo Topu

llin,etj.

Mjeda e Shkodrës: Ndre Mjeda,patriot e demokrat i dalluar, antar i Komisionit  për hartimin e Alfabetit në Kongresin e Manastirit,etj.

Negovani i Greqisë: Kristo Papë Negovani (Kristo Harallambi) i   vra rë nga një çete greke më 1905, gjë që nxiti çetën e Çerçiz dhe Bajo To

pullit, të hakmerren duke  vrarë fajtorin  kriminel–Fotin.

Negros i Drenasit: Jakup Krasniqi, i dënuar me  15 vjet burg të rën

dë, zëdhënës i parë i UÇK-së, pjesëmarrës  në Konferencën e Rambu

jesë, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, etj.

Ninat i Çamërisë: Hasan Tahsini, veprimtar i Rilindjes Kombëtare, pjesëmarrës në Komisionin që hartoi alfabetin e  Stambollit, rektor i pa

rë i Universitetit  të Stambollit, nga i cili pastaj u përjashtua   dhe u bur

gos për shkak të koncepcioneve të  tij  përparimtare  që nuk përputhe

shin me ato të pushtetit osman,etj.

Nistrova e Rekës së Epërme: Josif Bageri, patriot i  shquar në Sofje të Bullgarisë.

Novosella e Maqedonisë: Shaip Kamberi dhe  Sherif Mina, udhëhe

qës të shquar të  Ballit kombëtar. Sherifi,  në fund të nëntorit 1944 bën vetvrasje për të mos rënë i gjallë në duart e OZN-së famkeqe sllavo-maqedonase, gjë që ndodhi me Shaipin, të cilin bashkë me Kadri Saliun i dogjën për së gjalli fër lumit Shkumbim të Tetovës.

Novosellë e Kolonjës: Sejfi Vllamasi, një ndër themeluesit e Komite

tit ,,Për lirinë e Shqipërisë,,Manastir,1905,etj.

Orizare e Kumanovës: Ismet Jashari ,,Komandanti që vulosi histori

në e Kumanovës, vdekja do ta gjejë  në Luzhnicë të Malishevës  më 25 gusht 1998, gjatë aksionit  të ndërmarrë  për tërheqjen e shokëve  të rënë nga plumbat  serbë,,njofton historiani dr.Naim Halimi.

Pakashticë e Podujevës: Fatmir Sejdiu,aktivist i shquar i PDK-së së Ibrahim Rugovës, pas vdekjes të së cilit, u zgjodh President i Kosovës

Papaj i Deçanit: Demë Pozhari, luftëtar për çlirimin  dhe bashkimin kombëtar,vdiq në Stamboll,1974.

Perlepi i Dibrës: Said Najdeni (Hoxhë Voka),themeluesi i shkollës së parë shqipe  në Dibrën e Madhe, etj.

Picar i Kurveleshit: Çelo Picari, udhëheqës popullor kundër sundue

sëve osmanë.

Piqeras i Sarandës: Vasil Llaçi, qëlloi me revolver  kundër Mbretit të Italisë Viktor Emanuelit,1941, u dënua me varje.

Poda e Kolonjës: Zyluftar Poda, udhëheqës i kryengritjeve antiosma

ne, i vrarë bashkë bashkë me fëmijët, 1835.

Pojani i Korçës: Orhan Pojani,veprimtar për çlirimin e vendit, mbë

shtetës i Ismail Qemalit, etj.

Poliçka e Dardanës: Kadri Zeka, jurist e publicist,dëshmor i Lëvizjes për liri e pavarësi të Kosovës.U vra më 17 janar 1982, së bashku me vëllezërit Gërvalla.

Polluzha e Darenicës: Shaban Polluzha,1945 -Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare të Drenicës.U vra  po atë vit nga forcat ushtarake serbo-malazeze, duke luftuar heroikiosht kundër tyre.

Poroj e Tetovës: Nevzat Halili, kryetar i Partisë të parë shqiptare në Maqedoni.Teuta Arifi, kryetare e  parë femër shqiptare e një qyteti-(Tetovës)etj.

Prekazi i Drenicës: Adem Jashari, themelues i UÇK-së, trimi më le

gjendar i shqiptarëve, pas Skenderbeut.

Prekazi i Drenicës: Tahir  Meha, luftëtar për mbrojtjen e Kosovës.

Gjatë një betejë me forcat serbe,1981,u hodh mbi tank dhe mbeti i vrarë.

Premka e Kërçovës: Jusuf Ali Beu,  figurë tepër e njohur kombëtare, edhepse, disa  e paraqesin për sllavofil?.

Qestorat i Gjirokastrës: Koto Hoxhi, veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare, bashkëveprimtar i Sami Frashërit në Stamboll,lidhur me alfabetin,etj.

Qafëzezi i Kolonjës: Kasëm Qafëzezi, Ministër i luftës në Qeverinë e Fanolit,etj.

Qullës e Shqipërisë së Mesme: Hidër Manësi, udhëheqës i shquar i kryengritjeve të shek.17. Fshatarët e shpallë për legjendë.

Qyshku i Pejës: Agim Çeku,shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, kryeministër,etj.

Qytezë e Devollit(Korçë): Kolë Tromara, një nga themeluesit dhe udhëheqësit kryesorë të Ballit Kombëtar, i dënuar me vdekje pushkatim pas mbarimit të luftës. Veprimtar i dalluar i Rilindjes ishte edhe Vasil Tromara.

Qytezë (Ibrik Tepe)e Turqisë: Fanoli,burrë shteti,atdhetar demokrat.

Radishevë e Drenicës: Qerime-Shotë Galica, luftëtare e shquar për çlirimin e Kosovës nga  pushtuesit serbë, heroinë e popullit, etj.

Radusha e Shkupit: Adem Bulka, kaçaku më trim   në Maqedoni,pas Kalosh Zajazit të Kërçovës.

Rasadishtë e Tetovës: Sadi Bexheti, rektor, kryetar i qytetit, etj.

Reçani i Gostivarit: Aqif  Reçani, komandant më  i shquar  në forcat balliste të  Xhemo Gostivarit.

Rexhin i Kurveleshit : Sali Nivica, demokrat i dalluar, u vra në Shko

dër në prag të Kongresit të Lushnjës,1920.

Salari i Tepelenës: Selam Musai, luftëtar i shquar, hero i popullit, i vrarë në luftë, më 1920, trup më trup me pushtuesit italian.

Sefer, fshat i Karadakut të Shkupit: Idriz Seferi, një nga udhëheqë

sit kryesorë të Kryengritjes së Kosovës më 1910,etj.

Selckë e Gjirokastrës: Pandeli Sotiri, drejtor i parë i shkollës së parë kombëtare shqipe, Korçë, 1887, u vra pabesisht në Stamboll nga alba

nofilët,1891.

Simnica e Gostivarit: Xhemo Gostivari, ballisti  më i njohur  në Ma

qedoni dhe më gjerë.

Sllovë e Dibrës: Elez Isufi, atdhetar dhe udhëheqës popullor në luftën për mbrojtjen e trojeve shqiptare,etj.

Sopik i Gjirokastrës: Branko Merxhan,  ithtar i madh i Rilindjes Ko

mbëtare dhe ecjes së  Shqipërisë drejt Evropës demokratike.

Starje e Kolonjës: Abdyl dhe Xhfer Ypi, atdhetarë të shquar, i dyti  zogist i përbetuar. Shahin Kolonja,dhëndri i Naim Frashërit,etj.

Starje e Kolonjës: Sali Dede Njazi, Kryegjysh Botëror i Bektashinjë

ve, i vrarë nga pushtuesët fashist,1941.

Suhodoll i Mitrovicës: Rexhep Bajrami, pjesëmarrës aktiv në UÇK,

kryeministër i Kosovës,2002, ministër i Punëve të Brendshme,etj.

Shepër e Zagorisë: Çajupi, atdhetar e demokrat, avokat në Kajro, pje

sëmarrës në Konferencën e Paqes në Paris, 1919, etj.

Shëngjon i Pejës: Mark Krasniqi, kryetar i  Partisë Shqiptare Demo

kristiane,1993, i dekoruar  me ,,Dekoratën e Artë,, dhe me ,,Medaljen e Artë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,, etj.

Shipkë e Shkodrës: Mark Raka, i dekoruar me Urdhrin për Veprim

tari Paatriotike të kl.I, me titullin ,,Dëshmor i Kombit,, etj.Vdiq 1926.

Shkabë e Drenasit: Fehmi Lladrovci, luftëtar i UÇK-së,i dënuar me 10 vjet burg,me bashkshortern, Xhevën  dhanë jetën në luftën e paba

rabartë me forcat serbe,më 1998.

Shkozë e Vlorës: Kanan Maze, luftëtar,hero i popullit,pjesëmarrës në çetat kundër sundimit osman,përkrahës i Qeverisë së Vlorës,një ndër organizatorët e Luftës së Vlorës,1920,etj.

Shoshan i Malësisë së Gjakovës: Haxhi Zeka, organizatori  dhe krye

tari i Lidhjes Shqiptare të Pejës, 1899.U vra pabesisht më 1902.

Shqiponjë e Kosovës(ish Jabllanicë): Myrtë Zeneli, dëshmor i UÇK-së, kolonel pas vdekjes, emrin e tij e pagëzoi Brigada 132,etj.

Shtikë e Kolonjës: Thoma Kacori, shkrimtar,pedagog, studijues  dhe atdhetar në Sofje të Bullgarisë.Vdiq në v.2008.

Tërova e Manastirit: Gjerasim Qiriazi,një ndër patriotët më me zë në botën shqiptare pas Frashërinjëve.

Tërpezë (sot Trollishtë) e Gjillanit: Hysen Tërpeza, nënkryetar i Li

dhjes së Dytë të Prizrenit, njëri nga legjendat e veprimtarisë atdhetare

luftëtar dhe atdhetar i shquar,  etj.

Trebickë e Korçës: Anton Athanasi, veprimtar i shquar në Amerikë, fitues i ,,Çmimi i Portës së Artë,,etj.

Traboin i Hotit,Mali i zi: Gjo Dedë Luli, prijës popullor, pjesëmarrës në disa beteja  kundër forcave serbo-malazeze, nga të cilat gjeti vdek

jen,1915.

Turanë i Besianës: Zahir Pajaziti, luftëtar i UÇK-së për çlirimin e Kosovës,u vra nga serbët,1997.

Ujmisht i Kukësit: Muharrem Bajraktari, kolonel, kundërshtar i ma

dh i komunizmit, antar i Komitetit ,,Shqipëria e lirë,, jashtë vendit,etj.

Vajkal e Bulqizës: Fejzë Baba,  themeluesi i ,,Lidhjes  Bektashiane,, të 72 teqeve, organizator i  kryengritjes  kundër forcave osmane nga të cilat u vra bashkë me djalin e vet 12 vjeçar.

Vajzë e Vlorës: Ali Asllani, patriot dhe shkencëtar i madh.

Velçishti i Këlcyrës: Riza Velçishti,  anëtar i Komitetit ,,Për lirinë e Shqipërisë,, manastir,1905, pjesëmarrës në  çetën e Bajo Topullit dhe Sali Butkës, i vrarë më 1907,dekoruar me Urdhrin ,,Për Veprimtari Patriotike,,të kl.I.

Vërnik i Kurveleshit: Hamit Lumi, luftëtar i madh kundër osmanëve, prandaj u dënua me 101 vjet burg prej tyre.Vdiq në Boston, 1929.Em

rin e tij e mbajnë disa shkolla.

Vërtop i Beratit: Jani Vruho, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, publi

cist i dalluar,etj. Vdiq në Egjipt,1931.

Vicidol i Tropojës: Sali Berisha, kryeministrin aktual të Shqipërisë i cili futi vendin në NATO, hoqi vizat për në Evropë, lidhi Shqipërinë me Kosovën përmes rrugës kombëtare, hapi kanalin Tiranë- Elbasan etj.

Vithkuqi i Korçës: Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Ko

mbëtare shqiptare,Grigor Cilka,një ndër më aktivët për krijimin e Komitetit për çlirimin e Shqipërisë, në Manastir, më 1905.

Vodicë e Kolonjës: Thoma Avrami, drejtues i Mësonjtores Shqipe të Korçës,1911-1912,etj.

Vranisht i Vlorës: Sali Vranishti-Murati: Atdhetar dhe luftëtar i shqu

ar kundër pushtuesëve osmanë dhe italianë.Me trimëri kishte ikur nga burgu,kurse me çetën e tij hapi burgun e Vlorës,1912.Luftoi bashkë me Çerçiz Topullin dhe nga plagët e rënda në luftën e Vlorës, 1920 etj.

Zajazi i Kërçovës: Mulla Nashut, intelektual i cili në v.1917 solli në vendlindje abetaren e Asdrenit nga Bukureshti, i dënuar me vdekje në Manastir dhe i varrur në urrën e gurrit në Shkup( deklarata e dr. Ilmi Veliut)

Zajazi i Kërçovës: Mefail dhe Kalosh Zajazi,  trima më të njohur të kësaj ane  dhe më gjerë, etj.Fatime Zajazi, gruaja e Kaloshit, e cila merrte pjesë në çetën e tij. Ali Ahmeti, komandant i UÇK-së,

Zavalani i Përmetit: Fehim Zavalani, veprimtar i shquar në Manastir, i dekoruar me Medaljën  ,,Shqiponja e Artë,,.Menduh Zavalani,anëtar i Komitetit ,,Për lirinë e Shqipërisëë,,Manastir,2005, i vrarë nga bandat e Esat pashë Toptanit në afërsi të Pogradecit, 1914.Izet Zavalani, delegat në Kongreswin e Manastirit.

Ziçishti i Devollit: Kostë Çekrezi. Historinë e kreu  në Universitetin e Harvardit. Bashkëpunoi me Fanolin, më 1941 themeloi organizatën ,,Shqipëria e Lirë,, vdiq në SHBA,1959.

Ps: I kujtoj edhe  njëherë lexuesit, të cilët, siç e kemi zakon të gjithë,lexojmë shpejt e shpejt, se shkrimi i mësipërm u  kushto

het vetëm disa  personaliteve të lindur në fshatra të  ndryshme, ose me origjinë  nga ato fshatra, e jo atyre të qyteve, për të cilët, po në këtë mënyrë, do shkruaj në një  rast tjetër.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora