Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dikushi i fliste askushit në dhe të huaj

| E hene, 06.06.2005, 06:03 PM |


Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhësia dhe lumturia jote gjenden në Shqipëri e cila të jep nder e të fal emrin Shqiptar. Çdo shqiptar është vëllau yt; kurdoherë respektoje, nderoje dhe ndihmoje kur të ketë nevojë. Mos e përbuz gjuhën e nënës tënde duke folur në gjuhë të huaj kur nuk është nevoja. Kujtohu se i përket gjuhës më të vjetër që ka mbirë në Evropë dhe Mesdhe. Mos e harro gjuhën e shenjtë Shqipe që është gjuha jote gjenetike, gjuha që shkruhet dhe lexohet njësoj, gjuha - rrënjë e gjuhëve te Evropës, gjuha e më e vjetër e lashtësisë, gjuha e djepit të qytetërimit mesdhetar dhe evropian. Kuptoje dhe lexoje mirë ambjetin ku punon e jeton. Prandaj mëso e lexo sa më shumë gjuhë të huaja, që të behesh njeri ditur dhe Shqiptar me mendje të ndritur. Nderoje flamurin e Atdheut tënd, të parëve tuaj, të natyrës tënde. Kush nuk e nderon shenjën e kombësisë së tij, çnderon veten e vet. Kush mohon kulturën dhe trashëgiminë e tij bëhet njeri pa shpirt, njeri kot. Ruaje mirë llojin tënd, karakterin kombëtar dhe krynaltësinë shqiptare; bindju ligjeve të vendit kudo që të jesh. Ruaje si drita e syve moralin Shqiptar.

Paraqitu si Shqiptar se ndryshe je gënjeshtar ndaj vetes dhe të tjerëve që ke përballë. Nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, atëhere çfar kulture mendon se përmban apo përcjell? Je frikacak nëse nuk paraqitesh si Shqiptar, sepse ke frike e turp nga vetja jote dhe po kështu sillesh ndaj të huajve që të shkelin me këmbë. A mendon se je i zgjuar kur mohon vetveten? A e ndjen se çfar ere të vjen kur urren vetveten, llojin tënd, prindërit dhe të afërmit që të kanë lindur dhe rritur? Nëse mendon që dallon se nuk ke kulturë si Shqiptar ose po ashtu mendon se nuk ka të tillë, domethënë je askushi, atëhere si ka mundësi të dallosh kulturën e huaj dhe t’i përkasësh asaj?! Me një fjalë je njeri pa shpirt, një copë mishi me dy sy. Po të kujtoj se kultura dhe trashëgimia janë rrënjët që ushqejnë shpirtin e njeriut. Njeriu ka vlerë duke shtuar vlerë dhe jo duke mohuar vlerë.

Mos harro se të tjerët të venë atë çmim që i vë vetes. A mos po mendon se po jep mend se kush do zgjidhet ose si te zhvillohet vendi i huaj ku je? Apo mendon se takon apo do kesh të bësh me të huaj që iu dëgjojnë në këtë drejtim?! A mos kujton se të huajt, qofshin me kulturë, do të të bëjnë mik ty që paraqitesh si me pa kulturë? A nuk ke vënë re që të huajt përpiqen të gjejnë trashëgimi për veten e tyre me qëllim që të paraqiten me kulturë? Po ashtu, duket se nuk vë re që të huajt me kulturë nuk kanë turp të tregojnë origjinën apo vjetërsinat e tyre? Eh, mjerë vendi i huaj për ty dhe mjerë vetja jote o jetim i mjerë! Kujtohu që në vend të huaj je pranuar për të paguar qera. Nëse të ka ardhur koha për t’u martuar, lidhjen martesore bëje vetëm me familje Shqiptare, sepse kështu nuk tretesh në dhe të huaj dhe kështu ke vlerë si njeri dhe si kulturë; domethënë nuk je material mbushës për shoqëritë e huaja dhe ruan fisnkëritë familjare arbërore.

Natyra dhe gjeni biologjik të lindi Arbëresh, Ilir, Shqiptar. A mos je i zgjuar që ia fal veten apo fëmijët një kulture, gjuhe apo vendi të huaj? Përgjigju vetë se kush fal kështu. A mos kujton që të huajt janë të mefshtë edhe kur pyesin për gjethet e tuaja dhe nuk pyesin për rrënjët e tuaja? A mos kujton që je i zgjuar duke mohuar vetveten, prindërit tuaj që të lindën e rritën, njerëzit tuaj që të qëndruan pranë? A kujton se të huajt do të hapin derën e shtëpisë dhe do të të bëjnë bir për shpirt fytyrën tënde? A mos kujton se je i zgjuar kur mendon e vepron me shpirt të ngushtë? A mos mendon që të huajt nuk e dallojnë shpejt një gënjeshtar dhe vesin e tij për të gënjyer përsëri? A mos mendon se i rrit vlerë vetvetes kur shan apo i shprehesh kështu të huajve?

Respektoje veten dhe Shqiptarët e tjerë. E mbi të gjitha, të mendosh jo vetëm të punosh në Shqipëri, por edhe për Shqipërinë; sepse ndodh që mund të jetosh e punosh edhe në Shqipëri, por jo për Shqipërinë! Bashkoji forcat tuaja me Shqiptarët e tjerë. Kudo ku të jesh mblidhi të mirat e përvojat e mira, mendjen e fuqinë tuaj dhe dërgoji në Shqipërinë e bashkuar dhe përdori për të.
"Shqiptar i Lire"